Tag: rivera

  • Rivera për Gattuson: Rëndësi kanë rezultatet, trajnerët gjykohen nga ato

    Rivera për Gattuson: Rëndësi kanë rezultatet, trajnerët gjykohen nga ato

    13 Nëntor 2025

    11:11

    Alfred Lleshi

    Gianni Rivera, në një intervistë për “Tuttosport”, komentoi momentin e vështirë të Italisë, me sfidat vendimtare ndaj Moldavisë dhe Norvegjisë te dera: “Jemi në vështirësi, ndihem shumë keq për futbollin tonë. Do të doja ta shihja gjithmonë në nivel maksimal, fillimisht kombëtaren. Nuk them që Italia duhet të fitojë Botërorin, por të paktën të marrë pjesë. Në dy edicionet e fundit nuk ndodhi, shpresoj që këtë herë ta arrijmë”.
    Ai vuri në dukje se Gattuso ka rikthyer pak entuziazëm te lojtarët: “Rëndësi kanë rezultatet, trajnerët gjykohen nga ato. Shpresoj që Italia të bëjë mirë”.
    Për talentet e pakta italiane, Rivera tha se aktualisht nuk ka kampionë dhe kjo e bën të vështirë arritjen e rezultateve të rëndësishme. Ai kritikoi klubet e Serie A, ku shumica e lojtarëve të nivelit të lartë janë të huaj, duke theksuar se futbolli italian nuk prodhon më lojtarë të mëdhenj. Fajin ua vuri klubeve, që e kanë lënë zhvillimin e të rinjve tek agjentët.
     

  • Nga Rivera te Kaká…, a i mbani mend të gjithë?  Modric, i 13-ti fitues i “Topit të Artë” te Milani

    Nga Rivera te Kaká…, a i mbani mend të gjithë?  Modric, i 13-ti fitues i “Topit të Artë” te Milani

    Ka nisur aventura e Luka Modric te Milani. Ish-lojtari i Real Madridit dhe fitues i “Topit të Artë” në vitin 2018 është prezantuar para tifozëve me fjalët: “Dua të fitoj”. Ai është gati të veshë fanellën kuqezi, duke u bërë kështu fituesi i 13-të i “Topit të Artë” në histori, që ka luajtur për Milanin.
    Në historinë e klubit kuqezi kanë shkëlqyer shumë legjenda të futbollit, të cilat e kanë fituar këtë çmim prestigjioz, duke filluar nga ikonat si Gianni Rivera, Marco van Basten, Ruud Gullit, George Weah e deri tek emra të mëdhenj të kohëve më të fundit si Kaka dhe Andriy Shevchenko. Modric bashkohet me këtë listë të shkëlqyer, duke shtuar një dimension tjetër eksperience dhe klasi në skuadrën e drejtuar nga Allegri.
    Kjo shifër, 13 fitues “Topi të Artë”, është një nga më të lartat në historinë e klubeve europiane dhe tregon peshën e prestigjin që Milan ka pasur gjatë dekadave, si një nga klubet më të mëdhenj në botë, i cili ka “thithur” jo pak fitues të këtij çmimi shumë të lakmuar në futboll.
    Me ardhjen e kroatit 39-vjeçar, Milani synon jo vetëm të rikthehet në majat e futbollit europian, por edhe të forcojë statusin e vet si një klub ku lojtarët më të mirë në botë bëjnë histori dhe fitojnë çmime madhështore.
    Më poshtë keni me foto dhe brenda tyre vitet kur e kanë fituar çmimin prestigjioz 13 lojtarët, që kanë veshur edhe fanellën e kuqezinjve:

  • E vërteta pas vdekjes së Dan Rivera-s: “Annabelle” nuk ishte në dhomën e tij të hotelit

    E vërteta pas vdekjes së Dan Rivera-s: “Annabelle” nuk ishte në dhomën e tij të hotelit

    Pavarësisht thashethemeve në rrjete sociale, kukulla e famshme “e pushtuar” Annabelle nuk ishte në dhomën e hotelit ku humbi jetën hetuesi paranormal Dan Rivera.
    Lajmi u konfirmua nga mjeku ligjor i Adams County, Francis Dutrow, i cili tha për PEOPLE se kur mbërriti në vendngjarje më 13 korrik, nuk kishte asnjë kukull të tillë në dhomë. Ai shtoi gjithashtu se Annabelle nuk ka qenë fare në atë dhomë.
    Rivera, 54 vjeç, ishte një nga hetuesit kryesorë të New England Society for Psychic Research dhe ndodhej në Gettysburg si pjesë e turit “Devils on the Run”. Ai kishte deklaruar se nuk ndjehej mirë dhe ishte kthyer në dhomën e tij, ku më vonë u gjet i pajetë nga stafi i hotelit.
    Policia e Pensilvanisë njoftoi se nuk kishte asgjë të dyshimtë në vendngjarje, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë, që pritet të zgjasë rreth 8-10 javë.
    Annabelle është bërë e njohur përmes filmave horror dhe historive të shumta, që sipas shoqatës, datojnë që nga viti 1968.

  • Zbulohen detaje të reja për hetuesin paranormal që vdiq pas turneut me kukullën Annabelle

    Zbulohen detaje të reja për hetuesin paranormal që vdiq pas turneut me kukullën Annabelle

    Autoritetet në Pensilvani kanë dhënë detaje të reja për hetuesin paranormal që papritmas u gjend i pajetë gjatë një turneu ku po ekspozonte kukullën e famshme Raggedy Ann, të njohur si “Annabelle” dhe e cilësuar si e pushtuar.

    Dan Rivera, 54 vjeç, hetues kryesor për Shoqatën e Kërkimeve Psikike të New England me bazë në Connecticut, vdiq të dielën më 13 korrik gjatë vizitës së tij në Gettysburg, si pjesë e turit “Devils on the Run”.

    Sipas raportit të Policisë së Shtetit të Pensilvania-s, Rivera kishte njoftuar kolegët më herët gjatë ditës se ndihej keq dhe ishte kthyer në dhomë për të pushuar.

    Turneu ku Rivera po merrte pjesë quhej “Devils on the Run”, një seri eventesh kushtuar historive dhe objekteve paranormale. Ndalesa në Gettysburg përfshinte prezantimin e kukullës Annabelle, një kukull klasike e stilit Raggedy Ann, që sipas legjendave urbane, është e pushtuar nga një entitet keqdashës.

    Kukulla Annabelle është pjesë e historisë së njohur të Ed dhe Lorraine Warren, hetuesve të njohur të fenomeneve paranormale, të cilët në vitet ’70 deklaruan se kukulla ishte burim i aktiviteteve të rrezikshme dhe misterioze. Ajo aktualisht mbahet në një kuti të mbyllur xhami, në muzeun privat të familjes Warren.

    Dan Rivera kishte më shumë se 10 vite përvojë në fushën e hetimeve paranormale dhe ishte pjesë e New England Society for Psychic Research (NESPR), organizata e themeluar nga vetë Warrens. Ai ishte gjithashtu një figurë shumë e ndjekur në TikTok dhe producent këshillues në serialin e Netflix “28 Days Haunted”.

    Në një deklaratë për publikun, NESPR u shprehën të tronditur nga humbja:

    “Dan ishte jo vetëm një pjesë thelbësore e ekipit për më shumë se një dekadë, por edhe një mik i dashur, me integritet të lartë dhe pasion të sinqertë për të ndihmuar të tjerët. Ai ndikoi shumë njerëz përmes punës së tij, qoftë në terren, në evente apo përmes rrjeteve sociale.”

    Shoqata konfirmoi se eventet e planifikuara për pjesën tjetër të vitit do të vazhdojnë, në nderim të punës dhe pasionit të Rivera-s:

    “Ne besojmë fort se Dan do të kishte dashur që puna të vazhdonte, për të bashkuar njerëz, për të ndarë njohuri dhe për të mbajtur gjallë trashëgiminë e familjes Warren.”

  • Po bënte tur me kukullën famëkeqe të pushtuar nga demonët, gjendet i vdekur hetuesi i fenomeneve paranormale

    Po bënte tur me kukullën famëkeqe të pushtuar nga demonët, gjendet i vdekur hetuesi i fenomeneve paranormale

    Një nga figurat më të njohura të hetimit paranormal në SHBA, Dan Rivera, ka ndërruar jetë papritur të dielën mbrëma, në moshën 54-vjeçare, ndërsa ndodhej në turne me kukullën famëkeqe dhe të dyshuar për aktivitet paranormal, Annabelle.

    Sipas mediave amerikane, përfshirë New York Post dhe The Evening Sun, Rivera u gjet pa ndjenja në dhomën e tij të hotelit në Gettysburg, Pennsylvania, menjëherë pas përfundimit të një ndalese tre-ditore të shitur plotësisht në kuadër të turit të tij ‘Devils on the Run Tour’.

    Ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën në vendngjarje pas një telefonate për CPR në proces, por përpjekjet për ta shpëtuar rezultuan të pasuksesshme. Ai u shpall i vdekur në vend.

    Lajmin e konfirmoi të hënën The New England Society for Psychic Research (NESPR) – organizata themeluar nga Ed dhe Lorraine Warren, ku Rivera shërbente si hetues kryesor. ‘Shkaku i saktë i vdekjes mbetet i paqartë,’ tha NESPR, ndërsa autoritetet lokale theksuan se nuk ka shenja të dyshimta, por hetimi zyrtar është ende në vazhdim.

    Dan Rivera ishte veteran i Ushtrisë Amerikane dhe një figurë qendrore në komunitetin e hetimit të paranormales. Ai njihej për paraqitjet në Travel Channel me ‘Most Haunted Places’ si dhe për punën si producent në dokumentarin e Netflix, ‘28 Days Haunted’. Ai përdorte rrjetet sociale, veçanërisht TikTok, për të afruar një audiencë të re me fenomenet paranormale dhe trashëgiminë e familjes Warren.

    Gjatë turneut të fundit, Rivera po udhëtonte me kukullën origjinale Annabelle – një lodër ‘Raggedy Ann’ e cila sipas legjendave të ngritura nga vetë Warren-ët, ka qenë e përfshirë në ngjarje të tmerrshme: lëvizje të pashpjegueshme, përndjekje, dhe madje aksidente të dhunshme, përfshirë një rast me goditje me thikë dhe një aksident fatal me makinë të një prifti.

  • Rivera, i ashpër me drejtuesit e Milanit: Amerikanët nuk dinë ende shumë nga futbolli…

    Rivera, i ashpër me drejtuesit e Milanit: Amerikanët nuk dinë ende shumë nga futbolli…

    “Mos më flisni për Milanin amerikan”. Gianni Rivera nuk i kursen kritikat kur komenton aktualitetin e Milanit për “Libero”: “Amerikanët ende nuk dinë shumë nga futbolli. Madje e larguan edhe Paolo Maldinin. Pse nuk më kanë marrë kurrë në konsideratë mua? Ndoshta kam qenë i bezdisshëm, sepse nuk i kam mbajtur kurrë për vete fjalët që m’i thoshte mendja”.
    Gjithmonë ju kanë bezdisur drejtuesit e Federatës (FIGC)?Duke qenë se nuk jam ‘i komandueshëm’, më kanë mbajtur gjithmonë mënjanë. Kam pasur role në federatë vetëm kur president ishte Abete. Gravina? E vetmja herë që tentova ta kontaktoja për të parë nëse mund të isha i dobishëm për kombëtaren, as që më është përgjigjur.
    Ju debutuat 15-vjeç me Alessandria, ndërsa Camarda te Milani po “myket” në pankinë…Sot do të ishte e pamundur të hidhje në fushë një 15-vjeçar, të paktën këtu në Itali. Nuk shihen më Rivera, Totti apo Del Piero, sepse nuk luajnë. Ekzistojnë, por komandën e kanë menaxherët, që mendojnë vetëm për interesin e tyre. Madje ndonjëherë bëjnë edhe keq për futbollin.
    A e ndjeni ende veten pjesë të këtij futbolli?Aspak. Sot komandojnë vetëm paratë dhe lojtarët detyrohen të bëjnë këto ture të çmendura, por problemi është se as vetë nuk rebelohen. Në kohën time, bashkë me Mazzola, Bulgarelli dhe disa kolegë të tjerë, krijuam sindikatën pikërisht për të mbrojtur lojtarët dhe për t’u siguruar atyre të drejta që më parë nuk i kishin.
    Rasti “Acerbi”, a ju ka shkuar ndonjëherë mendja të mos i përgjigjeshit një thirrjeje nga kombëtarja?Kurrë. Paraqitesha gjithmonë, edhe kur më linin jashtë për zgjedhje, le të themi, të diskutueshme. Në ndërrimin e famshëm me Mazzolën në Botërorin e Meksikës pati ndikime të çuditshme.
    Çfarë i uron Italisë së Gattusos?Vitin tjetër është Botërori dhe ndeshja hapëse luhet pikërisht në ‘Azteca’ të Meksikos. Nuk shtoj asgjë më tepër, nga divani i shtëpisë mund t’i uroj vetëm fat të madh kombëtares.