Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, këmbëngul se mesfushori i River Plate, Franco Mastantuono, është mjaftueshëm i mirë për Real Madrid.
Megjithatë, ai këmbëngul se 17-vjeçari do të ketë nevojë për mbështetje në Madrid për të përmbushur potencialin e tij.
Scaloni tha përpara ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kolumbisë:
“Të shkosh te Real Madridi është një gjë e madhe. Po flasim për klubin më të mirë në botë, ose ndoshta për një nga më të mirët. Është një hap i madh dhe kemi folur me të kohët e fundit.
“Me atë vendosmëri, atë mentalitet dhe atë dëshirë për të mësuar, ai me siguri do të bëjë mirë. Megjithatë, duhet që të gjithë përreth tij ta dinë se po flasim për një shtatëmbëdhjetëvjeçar. Ne të gjithë duhet ta ndihmojmë të përmirësohet edhe më shumë.
“Jam i lumtur nëse ndodh, sepse do të thotë që klubet e mëdha do të shikojnë drejt futbollit argjentinas. Shpresoj që t’u ndodhë edhe të tjerëve, siç ka ndodhur me Saviola-n, Riquelme dhe Aimar në të kaluarën.
“Padyshim, humbja e tyre nuk është një gjë e mirë, por është vërtet mirë t’i shohësh në fundjavë në klubet më të mira në botë.”
Real Madridi tani është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Mastanuonon për klauzolën e tij të lirimit prej 45 milionë eurosh, me të riun që do të qëndrojë te River për pjesën tjetër të vitit kalendarik.
Tag: river
-

“Është lojtari i duhur për Real Madrid”, Scaloni: Ja çfarë i duhet
-

Real Madrid mposht konkurrencën, siguron për 48 milionë euro shërbimet e talentit argjentinas
6 Qershor 2025
13:57
Telesport
Real Madrid ka mposhtur konkurrencën, veçanërisht atë të PSG, dhe sipas shtypit spanjoll, javën e ardhshme, sapo të ketë kaluar testet mjekësore, do të zyrtarizojë nënshkrimin e Franco Mastantuono nga River Plate.
Mesfushori 17 vjeçar, në ndeshjen e djeshme kundër Kilit u bë debutuesi më i ri me fanellën e kombëtares së Argjentinës. Menaxheri i vëzhgimit të Real, Juni Calafat, shkoi personalisht në Buenos Aires për të marrë ‘PO’-në përfundimtare nga lojtari dhe familja e tij.
Kjo konsiderohet si një hap paraprak për mbylljen e marrëveshjes me River Plate. Klubi madrilen, i cili ka ndjekur rritjen e Mastantuono për disa sezone, do të paguajë klauzolën prej rreth 48 milionë eurosh dhe ka një kontratë gjashtëvjeçare gati për mesfushorin sulmues. -

Zanetti konfirmon një merkato të fuqishme për Inter dhe piketon talentin e River Plate
Javier Zanetti, një nga drejtuesit e Inter, u shpreh se skuadra zikaltër është duke menduar jo vetëm për finalen e Champions League që do të luajë ndaj PSG por edhe për të ardhmen. E më saktë për merkaton.
“Ne të gjithë jemi ende në valën e entuziazmit për atë që ndodhi në Champions, por së shpejti do të vijë koha që të ulemi dhe të fillojmë të planifikojmë atë që do të jetë sezoni i ardhshëm”, tha Zanetti.
“Me përvojën e grumbulluar në të gjitha këto ndeshje që kemi luajtur dhe që Inter do të vazhdojë të luajë, sigurisht që do të ketë disa përforcime. Dhe ndoshta do të vijnë edhe disa lojtarë të rëndësishëm”, shtoi drejtuesi i Inter.
Duke folur për emra konkretë, ai përmendi Mastantuono (mesfushori i River Plate, 18 vjeç), për të cilin tha: “Ai është një lojtar që çdo ekip do të donte ta kishte dhe mendoj se do të luante mirë në çdo kontekst”.
“A është i shtrenjtë për Inter? Po, është i shtrenjtë, veçanërisht për moshën e tij të re. Por unë mendoj se River po bën një punë të shkëlqyeshme, megjithëse nuk e di edhe për sa kohë do të mund ta shijojnë atë”, tha Javier Zanetti. -

Refuzon United dhe Chelsea, ylli i ri do të vetëm Real Madrid
2 Maj 2025
15:20
Telesport
Ylli i River Plate, Franco Mastantuono, po refuzon Manchester United dhe Chelsea, ndërsa pret një transferim te Real Madrid.
Sipas TyC Sports, 17-vjeçari i njoftoi zyrtarët e Djajve të Kuq se nuk është gati të vendosë ende për të ardhmen e tij, duke preferuar të presë kontaktin nga gjigantët e La Liga-s.
Mastantuono u bë golashënuesi më i ri i River Plate në moshën 16 vjeç, pesë muaj dhe 25 ditë në shkurt 2024, dhe tashmë është shfaqur për skuadrat U17 dhe U21 të Argjentinës.
Ai duket se është gati të jetë suksesi i radhës i akademisë së klubit, pas të diplomuarve të kohëve të fundit si Enzo Fernandez dhe Julian Alvarez. -

River Plate fiton superklasiken ndaj Boca Juniors, 17-vjeçari shënon një supergol që do ta mbajë mend gjatë
27 Prill 2025
22:34
Telesport
River Plate ka fituar superklasiken ndaj Boca Juniors, e luajtur sonte në “Estadio Monumental” në Buenos Aires, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit argjentinas, faza e parë.
17-vjeçari Franco Mastantuono zhbllokoi rezultatin duke kaluar vendasit në avantazh në minutën e 25-të, pas ekzekutimit mjeshtëror të një goditjeje dënimi nga distanca. Ai bëhet lojtari më i ri që ka shënuar ndonjëherë në historinë e përballjes mes dy klubeve.
Miqtë e drejtuar nga Fernando Gago barazuan shifrat në minutën e 37-të me Miguel Merentiel, i cili pasi mori një top të gjatë dhe përfitoi nga gabimi fatal i mbrojtësit të River, dërgoi topin në rrjetë.
Gjithsesi, ekipi vendas i drejtuar nga Marcelo Gallardo gjeti sërish golin në fund të pjesës së parë dhe e mbylli atë në avantazh 2-1. Driussi shënoi me kokë pas një krosimi perfekt që mori nga shoku i skuadrës.
Në pjesën e dytë, të dyja ekipet patën rastet e tyre por rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Pas kësaj fitoreje, River Plate mban vendin e tretë me 28 pikë në Grupin B, ndërsa Boca Juniors mbetet e para në Grupin A me 32 pikë.
SHIKOGOLAT -

Spektakël në superklasiken River Plate-Boca Juniors, 3 gola të shënuar në pjesën e pare (video)
27 Prill 2025
21:28
Telesport
Po luhet në “Estadio Monumental” në Buenos Aires superklasikja, River Plate-Boca Juniors, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit argjentinas, faza e parë.
Mastantuono zhbllokoi ezultatin duke kaluar vendasit në avantazh në minutën e 25-të, pas ekzekutimit mjeshtëror të një goditjeje dënimi nga distanca.
Miqtë e drejtuar nga Fernando Gago barazuan shifrat në minutën e 37-të me Miguel Merentiel, i cili pasi mori një top të gjatë dhe përfitoi nga gabimi fatal i mbrojtësit të River, dërgoi topin në rrjetë.
Gjithsesi, ekipi vendas i drejtuar nga Marcelo Gallardo gjeti sërish golin në fund të pjesës së parë dhe e mbylli atë në avantazh 2-1. Driussi shënoi me kokë pas një krosimi perfekt që mori nga shoku i skuadrës. Sigurisht që në një sfidë si kjo nuk ka si të mungojnë kartonët, plot 5 të verdhë janë dhënë vetëm pjesën e parë, 4 për miqtë dhe 1 për vendasit.
SHIKOGOLAT -

Manchester United piketon yllin e ri të River Plate, kushton 45 milionë euro
23 Prill 2025
9:08
Telesport
River Plate vazhdon të konfirmojë veten si një nga fabrikat më pjellore të talenteve në futbollin e Amerikës së Jugut. Perla e fundit që ka dalë nga sistemi i të rinjve të klubit të Buenos Aires është Franco Mastantuono, një mesfushor me tipare sulmuese, 18 vjeç, që tashmë ka fituar një vend titullari.
Mastantuono zyrtarisht bëri debutimin e tij me ekipin e parë në janar 2024 dhe që atëherë ngritja e tij ka qenë konstante. Në vetëm pak muaj ai ka bërë 56 paraqitje për River, duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 4 asistime. Një paraqitje që ka tërhequr vëmendjen e disa top klubeve evropiane.
Sipas “The Sun”, Manchester United është gati të bëjë një lëvizje për të siguruar argjentinasin e ri. “Djajtë e Kuq” e konsiderojnë një talent me karakteristika të ngjashme me Phil Foden. Konkurrenca është e ashpër: Barcelona, Atlético Madrid dhe Inter e kanë vënë në shënjestër lojtarin.
Mastantuono është i lidhur me River Plate deri më 31 dhjetor 2026 dhe ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë euro, më e larta e vendosur ndonjëherë nga River. Megjithatë, ka një kusht themelor: lojtari do të mund të lëvizë jashtë vendit vetëm pasi të mbushë 18 vjeç, pra nga 14 gushti 2025.