Interi është kualifikuar për në 1/8 finale të Kupës së Botës për Klube. Me fitoren 2-0 ndaj River Plate, zikaltrit e mbyllin grupin në vendin e parë. Ky kompeticion deri tani është shoqëruar nga temperaturat e larta. Në “Lumen Field” të Seattle, nxehtësia ndihej jo vetëm fizikisht, por edhe për shkak të atmosferës së zjarrtë që krijuan tifozët e River Plate, pothuajse si një kundërshtar shtesë për Interin e drejtuar nga Chivu.
Megjithatë, temperatura faktike ishte e këndshme dhe ndeshja nisi me ritëm e intensitet. Asllani provoi i pari të thyente baraspeshën, ndërsa më pas ishte Mastantuono, rreziku kryesor i argjentinasve, që testoi Sommer me një goditje të rrezikshme. Me kalimin e minutave River Plate fitoi terren dhe e detyroi Interin të tërhiqej.
Pas gjysmës së pjesës së parë erdhi rasti më i madh për gol për Interin, i ndërtuar nga Barella për Pio Esposito, por Martinez Quarta, ish-lojtari i Fiorentinës, bëri ndërhyrje vendimtare. Qendërsulmuesi i ri ishte protagonist edhe në një tjetër tentativë, por më pak e qartë, para se skuadrat të shkonin në pushim me rezultatin 0-0.
Parashikimet për pjesën e dytë (me Monterrey në avantazh 3-0 ndaj Urawa Reds në ndeshjen tjetër të grupit) nënkuptonin një River Plate të gatshëm për të sulmuar që në fillim, por Interi duket se e kuptoi mësimin nga pjesa e parë dhe shfrytëzoi hapësirat që lanë “millonarios” për të goditur, sidomos me Lautaro Martinez.
Kapiteni zikaltër provoi tri herë në 15 minutat e para të pjesës së dytë. Goditja e parë u ndal nga shtylla, në të dytën u ndal mrekullisht nga portieri Armani, dhe e treta përfundoi mbi traversë. River reagoi dhe rrezikoi me Colidion, por goditja me kokë e tij ishte e dobët dhe në qendër, e lehtë për Sommer.
Në mesin e pjesës së dytë ndodhi momenti kyç për Interin. Një gabim i dyfishtë i Martinez Quarta, i cili fillimisht gaboi kontrollin e topit dhe më pas ndaloi me faull Mkhitaryan, që ishte nisur i vetëm drejt portës.
Karton i kuq i drejtëpërdrejtë. Interi përfitoi menjëherë nga epërsia numerike dhe e shndërroi në rezultat konkret. Inkursion i bukur i Sucic, i sapo futur në fushë, dhe pasimi për Pio Espositon në zonë. Bomberi i ri ishte i pamëshirshëm, simuloi goditjen e parë dhe realizoi me të dytën për 1-0. Lëvizja e Chivu dha fryte.
Pasi kaloi në avantazh, Interi e kontrolloi ndeshjen me qetësi dhe në minutën e dytë shtesë gjeti golin e dytë. Një realizim fantastik nga Bastoni, me dy driblime dhe një goditje të fuqishme me të majtën, që mposhti Armanin. Pas golit të dytë, River Plate humbi toruan dhe ndeshja u tensionua, me Acuna që do të përplasej me Dumfries.
Me fitoren 3-0 të Monterrey ndaj Urawa Reds, të konfirmuar në ndeshjen tjetër, “millonarios” eliminohen, ndërsa Interi feston kalimin në 1/8 finale si i pari në grup. Pas fishkëllimës së fundit, tensioni në fushë nuk mungoi, me trajnerin Chivu që ndërhyri personalisht për të qetësuar Dumfries.
Kujtojmë se Kristjan Asllani luajti me kohë të plotë në këtë ndeshje, duke bërë paraqitje mjaft pozitive. Mesfushori shqiptar, në mungesë të Calhanoglu, me probleme lëndimi, po luan rregullisht në SHBA, duke fituar “pikë” në sytë e trajnerit të ri, Chivu.
Tag: river
-

Bastoni në shtesë, pas Espositos. Fitorja 2-0 e kualifikon Interin si i pari i grupit në 1/8 finale
-

Mastantuono: Më bindi trajneri Alonso, të gjithë ëndërrojnë të luajnë me Real Madridin
Tifozët e Real Madridit do të duhet të presin edhe disa javë për të parë Franco Mastantuono me fanellën e bardhë. Talenti i ri argjentinas, në një intervistë për DAZN, theksoi edhe një herë dashurinë për River Plate dhe dëshirën për të lënë gjurmë pozitive përpara se të transferohet:
“Sa herë zbres në fushë me fanellën e River, mundohem ta përfaqësoj me profesionalizëm. E di që më kanë mbetur edhe pak ndeshje këtu, por gjithmonë tregoj të njëjtin pasion e dëshirë. E dua thellësisht këtë klub, do të jap gjithçka deri në ditën e fundit”.
17-vjeçari nuk e fsheh entuziazmin për kalimin e afërt në Europë: “Të luaj për Real Madridin është një ëndërr. Për mua është klubi më i madh në botë, më i suksesshmi në Europë. Të gjithë futbollistët duan të arrijnë atje. Do të më duhet të ndryshoj jetë, është e qartë, por nuk ka nevojë as ta them; të gjithë e dinë çfarë përfaqëson Real Madridi”.
Mastantuono është tashmë i orientuar nga e ardhmja, por mbetet i përqendruar tek e tashmja: “Po luaj Kupën e Botës me River dhe mendja ime është këtu. E di çfarë dua, pavarësisht se çfarë thuhet përreth”.
Vendimtar për transferimin e tij ka qenë Xabi Alonso, i cili e bindi me një bisedë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë: “Më dha besim, fjalët e tij më shtynë ta hedh hapin”.
Në fund, për rolin e tij në fushë: “E ndjej veten si sulmues, edhe pse kur isha i vogël luaja si mesfushor ofensiv. Tani sulmoj nga e djathta, më pëlqen më shumë të shënoj sesa të asistoj. Për të qenë i kompletuar, duhen të dyja”. -

Telefonata e fundit e Chivu për Kristjan Asllanin para largimit, mesfushori shqiptar i luan të gjitha shanset e tij kundër River Plate
Telefonata e fundit për Kristjan Asllanin! Këtë herë është e fundit, e vërteta, teksa mesfushori shqiptar luan gjithcka në 90 minuta kundër River Plate. Një kundërshtar shumë më i vështirë sesa në dy takimet e para të Interit dhe ku Asllani pritet që të luajë nga minuta e parë.
Në takimin e parë, Asllani dhuroi falë asistit të tij golin e barazimit, por që nuk mjaftoi pasi barazimi i Interit ndaj një ekipi si Monterrey është zhgënjyes. Në ndeshjen e dytë, Asllani luajti mirë sipas faqeve të statistikave që merren me saktësinë e pasimeve, por fakti që e la Interin në humbje ndaj Uraëa deri sa doli nga fusha, nuk ishte aspak e mirë për shqiptarin.
Ndërkohë kundër River Plate, pritet që të jetë telefonata e tij e fundit, në një ndeshje shumë të rëndësishme edhe për vetë Interin në Botërorin e klubeve. Nëse Asllani zhgënjen këtë herë, largimi i tij do të ishte cështje e mbyllur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
-
Fluminenese kalon Ulsan, Monterrej ndal River Plejt
Ndeshjet e Kupës së Botës për Klube ecin në orare të ndryshme. Në 00-00 u zhvillua takimi i Grupi F Fluminenese- Ulsan i përfunduar 4-2.
Në orën 03:00 radha e sfidës River Plejt-Monterrej, dy ekipet në Grupin E të cilat së bashku me Inter Milano po luftojnë për dy bileta. Ndeshja e luajtur mes argjentinasëve dhe meksikanëve nuk prodhoi gola për 0-0 final.
Ndërkaq sot në orën 18:00 (ora shqiptare) është radha e Juventusit, me bardhezinjtë gati për të sfiduar Vidad Kazablanca. Më vonë në orën 21:00 te Grupi H, Real Madrid-Paçuka, ndërsa në 00:00 Salsburg-Al Hilal.
Vazhdo leximin
-

River Plate e nis me “tris” Botërorin për Klube, mbrojtja e Urawa katastrofë. Kapiteni nuk i jep dorën kundërshtarëve (VIDEO)
River Plate e nis Botërorin për Klube me fitore pasi ekipi tjetër argjentinas, Boca Juniors, u ndal në 2-2 ndaj Benfica-s. Nuk kishte histori ne stadiumin “Lumen Field” ne Seattle. Ndeshja nisi ne fakt me nje veprim te cuditshem pasi kapiteni i Urawa, Marius Hoibraten, nuk i dha doren kundershtarit gjate parakalimit tradicional.
VIDEO E MOMENTIT
Vetëm një gabim i Acuñas kërcënoi të hapte ndeshjen, por River Plate shënoi tre gola kundër ekipit japonez Urawa Red Diamonds: Colidio zhbllokoi rezultatin, Driussi e dyfishoi dhe Meza shënoi të tretin. Goli i Matsuos ishte i padobishëm. Loja përfundoi 3-1 për ekipin argjentinas të drejtuar nga trajneri Gallardo, i cili tani ka 3 pikë në Grupin E, ku përfshihen Interi dhe Monterrey.
GOLI I COLIDO – VIDEO
GOLI I DRIUSSI – VIDEO
Ishte shumë e lehtë per argjentinasit. Kjo u duk shpejt, pasi Driussi goditi shtyllën pas 9 minutash, duke i bërë të qarta qëllimet e River Plate, dhe nuk u desh shumë kohë që ata të kalonin ne epersi ndaj Urawa Reds. Në fakt, nga një krosim i Acuñas, ish-lojtari i Interit, Colidio, nxiton të kalojë midis mbrojtësve qendrorë të ekipit japonez në zonë për ta dërguar topin me kokë në shtyllën e afërt për golin 1-0 në minutën e 12-të.
GOLI I MATSUO – VIDEO
Në pjesën e dytë, Urawa Reds e nis horror me një pasim qesharak nga kapiteni Hoibraten, të lexuar paraprakisht nga Driussi. Pastaj, nga askund, japonezët rikthene ne gare me një penallti të fituar nga Matsuo dhe të shndërruar me qetësi në gol nga pika e bardhë.
GOLI I MEZA – VIDEO
Por nga një goditje dënimi, shfaqet një tjetër e metë në sistemin mbrojtës të Urawa që i jep hapësirë dhe një gol Meza-s: 3-1 në minutën e 73-të dhe loja mbaron. Tre pikët e para të fituara nga River Plate në grupin E, të Kuqtë japonezë mbeten në zero pikë.
Per tu theksuar tifozeria e Urawa Red Diamonds e pranishme ne stadium pas porte ne numer te konsiderueshem.
VIDEO -

River Plate e nis me fitore Botërorin e Klubeve, mposht 3-1 Urawa Reds në ndeshjen hapëse të Grupit E
River Plate ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Botërorin e Klubeve 2025, duke triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj kampionëve aziatikë të Urawa Reds, në sfidën e parë të Grupit E, të luajtur mbrëmjen e së martës.
Skuadra argjentinase dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes dhe tregoi superioritet në të gjitha repartet. Ishte Facundo Colidio ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të pas një kombinimi të bukur në zonë, duke i dhënë avantazhin ekipit të drejtuar nga Marcelo Gallardo.
Në pjesën e dytë, Sebastián Driussi dyfishoi rezultatin në minutën e 48-të me një goditje të saktë nga brenda zonës.
Urawa Reds nuk u dorëzua dhe në minutën e 58-të arriti të ngushtojë shifrat në 2-1 me Yoshio Matsuo, i cili realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Por River Plate nuk la vend për surpriza dhe Nicolás Meza vulosi fitoren me një gol të bukur në minutën e 74-t, duke vendosur rezultatin përfundimtar 3-1.
Kështu River Plate kryeson momentalisht Grupin E, aty ku bëjnë pjesë dhe Inter e Monterrey.Top Channel
-
River Plejt bën detyrën, argjentinasit mposhtin pa vuajtje Urava-n
Me River u aktivizua 17 vjeçari i blerë së fundi nga Real Madrid Franko Mastantuono
Kupa e Botës për Klube që po zhvillohet në SHBA nga 14 qershori, luajti në orën 18:00 (ora e Shqipërisë) Fluminense- Dortmund 0-0 (Gr: F) teksa në orën 21:00 River Plejt- Urava (Gr: E) përfundoi me shifrat 3-1 për gjigandët argjentinas.
Ndërkohë në 00:00 zbresin në fushë Ulsan-Mamelodi. Për të parë Interin e Milanos në ndeshjen e parë të Grupit E (Monterrej-Inter Milano) duhet pritur ora 03:00 e mëngjesit të sotëm. Për meksikanët luan edhe spanjolli i famshëm Serxhio Ramos./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Presidenti i River Plate flet për transferimin rekord: “Drejtuesit e Realit na dhanë ultimatum dhe pastaj lojtari…”
Largimi i Franco Mastantuono vazhdon të gjenerojë polemika. Talenti 17-vjeçar është bërë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit argjentinas dhe, duke filluar nga 14 gushti, ai do të jetë një lojtar i Real Madridit, i cili pagoi mbi 70 milionë dollarë për regjistrimin e tij. Presidenti i River Plate, Jorge Brito, dha detaje të operacionit dhe shpjegoi pse nuk e mbajti fjalën e tij për të vonuar transferimin në muajt në vijim.
“Ne gjithmonë e kemi gjetur Franco Mastantuonon të ketë një vullnet dhe qëllim shumë të fortë për të qëndruar në klub deri në fund të vitit. Ky ishte qëllimi i të gjithëve. Deri të premten ia kemi përsëritur Real Madridit, në fakt, data që treguam ishte gjithmonë qershori i vitit të ardhshëm. Na dukej se dhjetori mund të ishte një pikë e ndërmjetme”, deklaratat e para të raportuara nga TyC Sports.
Duke shtuar më vonë: “Fatkeqësisht, dhe e them për fat të keq pavarësisht se ishte operacioni më i rëndësishëm në historinë e futbollit argjentinas, ne nuk ishim në gjendje të arrinim objektivin, i cili ishte ta mbanim atë deri në fund të vitit. Kur Real Madrid tha: ‘Tani ose asgjë’, lojtari shprehu qëllimin e tij.
Në fakt, operacioni u materializua përmes ekzekutimit të klauzolës së përfundimit nga lojtari, në marrëveshje me klubin. Kjo është arsyeja pse ka këste: nëse nuk do të kishte pasur një marrëveshje, nuk do të kishte qenë e mundur”. -

Sa kushtoi shitja rekord e talentit argjetinas te Real Madrid? Dalin shifrat totale me 6 palë përfituese!
Tani është zyrtare: Franco Mastantuono do të jetë një lojtar i ri i Real Madridit. Talenti argjentinas do të veshë fanellën e Blancos duke filluar nga 14 gushti 2025 (një datë jo e rastësishme, e lidhur me ardhjen e tij në moshë madhore, pra 18 vjeç) dhe deri më 30 qershor 2031. Prandaj, ai do të luajë në Kupën e Botës për Klube me River Plate.
Por sa do të kushtojë në përgjithësi operacioni? “Më 11 qershor 2025, Franco Mastantuono ushtroi klauzolën e tij të përfundimit, së bashku me Real Madridin, duke i dhënë fund kontratës së tij me River Plate para kohe. Lojtari do t’i bashkohet klubit spanjoll pas Kupës së Botës për Klube FIFA 2025”, thuhet në një deklaratë nga River Plate.
Sa i kushtoi Mastantuono Real Madridit? Të gjitha shifrat e marrëveshjes«Shuma totale e operacionit ishte 63.2 milionë euro, ekuivalente me 72.6 milionë dollarë, duke e bërë atë transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit argjentinas. River Plate do të marrë 45 milionë euro neto (ekuivalente me 51.7 milionë dollarë)», vazhdon klubi argjentinas.
Pjesa tjetër e shumës do të shpërndahet si më poshtë:
11.8 milionë euro (13.6 milionë dollarë): Autoritetet tatimore spanjolle1.4 milionë euro (1.6 milionë dollarë): Unioni i Futbollistëve0.9 milionë euro (1 milion dollarë): Fondet Strukturore të AFA-s (Federata Argjentinase e Futbollit)3.6 milionë euro (4.1 milionë dollarë): Dekreti 510/20230.5 milionë euro (0.6 milionë dollarë): Taksa dhe detyrime të tjera
Një tjetër talent nga Amerika e Jugut i bashkohet kështu Real Madridit, pas disa shtesave në vitet e fundit, veçanërisht nga Brazili: Vinicius, Rodrygo dhe Endrick. -
Mastantuono, talenti argjentinas zyrtarizohet te Real Madrid
Pas Dean Huijsen, Trent Aleksandër-Arnold te Los Blancos radha e 17 vjeçarit që spikati te River Plejt.
Real Marid prenoton yllin e së ardhmes Franko Mastantuono. Argjentiansi 17 vjeçar u zhvillua në sektorin e të rinjve të River Plejt midis viteve 2019 dhe 2024 dhe ishte pjesë e ekipit të parë në sezonin 2024-2025.
Në shkurt 2024, ai u bë golashënuesi më i ri në historinë e River Plate, një ekip me të cilin fitoi një Superkupë Argjentine. Sipas klubit të bardhë ai do të bashkohet me Realin më 14 gusht me kontratën afatgjatë deri në qershor 2031.
Njoftimi:
Real Madrid C.F. njofton se Franco Mastantuono do të jetë lojtar i klubit tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, nga 14 gushti 2025 deri më 30 qershor 2031.
Mastantuono u zhvillua në sektorin e të rinjve të River Plate midis viteve 2019 dhe 2024 dhe ishte pjesë e ekipit të parë në sezonin 2024-2025. Në shkurt 2024, ai u bë golashënuesi më i ri në historinë e River Plate, një ekip me të cilin fitoi një Superkupë Argjentine.
Në vetëm 17 vjeç, ai është gjithashtu lojtari më i ri që ka luajtur një ndeshje zyrtare për ekipin kombëtar të Argjentinës në të gjithë historinë e saj.
Vazhdo leximin