Tag: rivalët

  • Situata te rivalët e Kosovës, trajneri mund të shkarkohet para Play Off

    Situata te rivalët e Kosovës, trajneri mund të shkarkohet para Play Off

    Sllovakia do të përballet me Kosovën në Play Off të Botërorit, në mars. Trajneri i sllovakëve, Francesco Calzona është vendosur në qendër të vëmendjes së fundmi, pasi është kritikuar për paraqitjet e skuadrës.
    Sipas asaj që shkruajnë mediat, e ardhmja e italianit në pankinë do të diskutohet në muajin shkurt, periudhë në të cilën do të mbahen zgjedhje në Federatën e Futbollit të Sllovakisë.

    Nuk përjashtohet mundësia që Calzona të largohet nga drejtimi i përfaqësueses para ndeshjes ndaj Kosovës. Kujtojmë që sfida Sllovaki-Kosovë është e para direkte mes këtyre vendeve.

  • FOTO/ Ish-rivalët politikë në të njëjtin event, ja si reagojnë Binaj dhe Manastirliu përballë njëri-tjetrit

    FOTO/ Ish-rivalët politikë në të njëjtin event, ja si reagojnë Binaj dhe Manastirliu përballë njëri-tjetrit

    Atë që nuk e bëri fushata elektorale, e bëri premiera e filmit “Kazerma”. Florian Binaj dhe Ogerta Manastirliu janë përballur këtë herë në një tapet të kuq, ku të dy ishin të ftuar për të shijuar mbrëmjen mes miqve dhe kolegëve.
    Në zgjedhjet që do të mbaheshin më 9 nëntor, Binaj shpalli kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që Manastirliu nisi fushatën si emri që u propozua nga Partia Socialiste.
    Ndonëse gjithçka u lë përgjysmë, dy rivalët ende i kanë të ndezura motorët për një fushatë. Madje, siç dy politikanëve rivalë iu ka hije, në një shkëmbim që kanë pasur të dy, kanë preferuar që të mos kenë me njëri-tjetrin as edhe një përshëndetje.
    Teksa Binaj ka mbërritur dhe është përshëndetur me ish-ministren Margariti, Ogerta ka preferuar që të merret me telefonin e saj, duke shmangur një përshëndetje me të.

  • Ëndrra Botëror, Kosova njeh rivalët në fazën “play-off”, short i “hekurt” për “dardanët”

    Ëndrra Botëror, Kosova njeh rivalët në fazën “play-off”, short i “hekurt” për “dardanët”

    Kosova, ashtu si Shqipëria, për herë të parë në histori preku fazën “play-off” të një Botërori, një arritje e jashtëzakonshme në një kohë kaq të shkurtër. Dardanët zhvilluan një fushatë kualifikuese fantastike duke e mbyllur Grupin B në vendin e dytë me 11 pikë në 6 ndeshje, 3 fitore 2 barazime dhe 1 humbje.
    Këtë të enjte, përfaqësuesja e Kosovës njohu edhe rivalët në fazën “play-off”, dy pengesat e fundit për të shkruar historinë, për të synuar prezencën në Botërorin “FIFA2026”.

    Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova bënte pjesë në vazon e tretë, ndërsa rivalin e parë e “peshkoi” nga vazo e dytë. Në fazën gjysmëfinale të “play-off”, goglat e vendosën përballë Sllovakisë.
    Kosova është e detyruar të luajë sfidën e parë në transfertë me 26 mars.
    Ndërkohë, në fazën finale, Kosova do të përballet me fituesin e çiftit Turqi-Rumani.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Play Off e Botërorit, ja situata aktuale

    Zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Play Off e Botërorit, ja situata aktuale

    Fitorja e madhe e Shqipërisë ndaj Serbisë ka hapur rrugën drejt një objektivi historik. Kombëtarja kuqezi është tashmë shumë pranë sigurimit të vendit të dytë në grup, një pozicion që praktikisht e çon në fazën “Play Off” për kualifikimin në Kampionatin Botëror.
    Llogaritë janë të qarta: mjafton që Shqipëria të mposhtë Andorrën dhe Serbia të mos fitojë në transfertën ndaj Anglisë, që kuqezinjtë të mbyllin matematikisht çështjen e vendit të dytë. Nëse Serbia arrin fitoren në tokën angleze, atëherë Shqipërisë do t’i duhet të marrë të paktën një pikë ndaj Anglisë për të ruajtur pozicionin.
    Por çfarë ndodh më pas?
    Vendi i dytë nuk mjafton për kualifikim të drejtpërdrejtë, Shqipëria kalon në fazën “Play Off”, ku 12 kombëtare do të ndahen në tre mini-turne, dhe vetëm fituesit e secilit turne do të sigurojnë biletën për Botërorin.
    Sipas një faqeje ndërkombëtare të specializuar në statistika sportive, ndarja e vazove për momentin parashikohet kështu:
    Vazo e parë: Italia, Turqia, Ukraina, Polonia
    Vazo e dytë: Uellsi, Skocia, Hungaria, Republika Çeke
    Vazo e tretë: Sllovakia, Rumania, Shqipëria, Kosova
    Vazo e katërt: Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlanda, Moldavia (nga Liga e Kombeve)
    Sipas rregullores, në gjysmëfinalet e “Play Off”-it, ekipet e Vazos së Tretë përballen me ato të Vazos së Dytë. Kjo do të thotë se Shqipëria mund të ndeshet me një nga katër kundërshtarët e mëposhtëm: Uellsin, Skocinë, Hungarinë ose Republikën Çeke.
    Takimet do të zhvillohen me sistem eliminimi direkt (vetëm një ndeshje) dhe për shkak të renditjes më të ulët në koeficientët e FIFA-s, kuqezinjtë do të luajnë në transfertë. Në rast kualifikimi për në finale, stadiumi do të përcaktohet me short dhe me pak fat, mund të jetë edhe “Air Albania”.
    Në finale, Shqipëria mund të përballet me një nga fituesit e çifteve ku Vazo e Parë ndeshet me Vazon e Katërt, që do të thotë se rivalët e mundshëm për biletën e Botërorit mund të jenë Italia, Turqia, Ukraina ose Polonia.
    Rruga drejt Botërorit mbetet e vështirë, por Kombëtarja shqiptare është më pranë se kurrë realizimit të ëndrrës së madhe kuqezi.

  • Maks triumf prej kampioni, bën me dhimbje koke rivalët

    Maks triumf prej kampioni, bën me dhimbje koke rivalët

    I’u tregon rivalëve se ai është ende kamponi në fuqi në F1. Maks Verstapen shënoi fitoren e tij të katërt të sezonit, duke u ngjitur në krye të podiumit në Baku pas Suzukës, Imolës dhe Monzës.

    Ai dominoi Çmimin e Madh të Azerbajxhanit përpara një Xhorxh Rusëll (Mercedes) jashtëzakonisht të fortë dhe një Karlos Sainz komandues, i cili kishte nisur nga jashtë rreshtit të parë me Williams.

    Mercedesiu afrua podiumit me Andrea Kimi Antoneli (e kishte arritur në Montreal tre muaj më parë), ndërsa Liam Lavson e tejkaloi veten duke plotësuar pesëshen e parë për Racing Bulls.

    Ndërkaq ishte një e diel zhgënjyese për McLaren dhe Ferrari.

    Vazhdo leximin

  • Marquez dominon dhe fiton garën e Hungarisë, tituli kampion është një formalitet

    Marquez dominon dhe fiton garën e Hungarisë, tituli kampion është një formalitet

    24 Gusht 2025

    15:00

    Telesport

    Piloti spanjoll Marc Marquez fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Hungarisë në MotoGP, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion (suksesi i 7 radhazi, i 10-ti sezonal). Spanjolli i Ducati bëri një garë më vete, duke i lënë pas rivalët.
    Në vendin e dytë u rendit spanjolli Pedro Acosta me KTM, ndërsa në të tretin italiani Marco Bezzecchi me Aprilia, por ata mbërritën në finish shumë larg Marquez. Protagonist në këtë garë edhe kampioni i botës në fuqi, spanjolli Jorge Martin me Aprilia, i katërti, rezultati më i mirë sezonal.
    Një garë për t’u harruar kjo për rivalët për titull. Francesco Bagnaia me Ducatin tjetër doli në vendin e 9-të, ndërsa Alex Marquez me Ducati Gresini u klasifikua në vendin e 14-të.
    Tashmë Marquez, që në fillim të garës pati një kontakt e humbi disa pozicione, ka 175 pikë diferencë me rivalët në renditje, ndërkohë që kanë mbetur edhe 8 gara në fund të sezonit.

  • Marc Marquez dikton edhe garën sprint në Hungari, rivalët mbeten jashtë podiumit

    Marc Marquez dikton edhe garën sprint në Hungari, rivalët mbeten jashtë podiumit

    23 Gusht 2025

    15:57

    Telesport

    Ndryshojnë pistat por nuk ndryshon fituesi. Marc Marquez me Ducati fitoi sot garën sprint të Cmimit të Madh të Hungarisë në MotoGP, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt titullit kampion.
    Ky është suksesi i 13-të radhazi í pilotit spanjoll në garat e këtij sezoni (sprint dhe ato zyrtare), duke dominuar thuajse në çdo pistë. Edhe sot, Marquez ishte i pakapshëm nga rivalët, duke triumfuar me meritë.
    Në vendin e dytë dhe të tretë u klasifikuan dy pilotë italianë, Di Giannantonio dhe Morbidelli me skuadrën e Ducati VR46, duke rikthyer motorin e ikonës Valentino Rossi në podium.
    Dobët u paraqitën pilotë kandidatë për titullin kampion edhe pse ai duket tashmë i hipotekuar në duart e Marquez. Alex Marquez me Ducati Gresini u rendit në vendin e tetë, ndërsa Francesco Bagnaia me Ducati i 13-ti.

  • Conference League/ Hidhet shorti për fazën play-off, mësoni rivalët e mundshëm të skuadrave shqiptare

    Conference League/ Hidhet shorti për fazën play-off, mësoni rivalët e mundshëm të skuadrave shqiptare

    Në Nyon të Zvicrës u hodh këtë të hënë shorti për fazën play-off të Conference League. Për momentin skuadrat ndodhen në fazën e tretë kualifikuese, por UEFA i ka paraprirë ngjarjeve dhe ka njerrë rivalët e mundshëm. Kundërshtarët i kanë mësuar edhe Drita dhe Ballkani.
    Kampionët e Shqipërisë, Egnatia luan kundër Olimpija Ljubjana në turin e tretë kualifikues. Në rast se kalon sllovenët, Egnatia do përballet me fituesin e çiftit Lincoln Red Imps – Noah. Si skuadra nga Gjibraltari ashtu edhe ajo nga Armenia janë në letër të lehta dhe Egnatias i mbetet të kalojë Olimpjan.
    Nga ana tjetër, Dinamo luan në turin e tretë kualifikues kundër Hajduk Split. Nëse kalon rivalët kroatë, të besuarit e Ilir Dajës do përballeshin në play-off me fituesin e çiftit Silkeborg – Jagiellonia. Ekipi danez dhe ai polak janë me përvojë në këtë event, teksa “Blutë” kanë fillimisht përballë “malin” kroat për të kaluar.
    Ndeshjet play-off për në Conference League luhen më 21 dh 28 gusht.
    Përballjet e mundshme të skuadrave shqiptare:
    Olimpija/Egnatia – Lincoln Red Imps/Noah
    Silkeborg/Jagiellonia – Hajduk Split/Dinamo City
    FCSB/Drita – Differdange/Levadia
    Larne/Santa Clara – Ballkani/Shamrock Rovers

  • Manchester City debuton me fitore, Foden: Ishte më e vështirë të menaxhoje vapën se rivalët

    Manchester City debuton me fitore, Foden: Ishte më e vështirë të menaxhoje vapën se rivalët

    19 Qershor 2025

    9:15

    Telesport

    Skuadra e Manchester City e nisi me këmbën e mbarë Botërorin e klubeve që po zhvillohet në Amerikë. “Citizens” mundën 2-0 afrikanët e Wydad Casablanca dhe një nga protagonistët ishte Phil Foden.
    Ai realizoi një nga dy golat e fitores së skuadrës së trajnerit Pep Guardiola. Mesfushori ka analizuar ecurinë e Manchester City në këtë sfidë, duke vënë në pah kushtet e vështira të zhvilluara sfida, për shkak të vapës.
    “Ishte e vështirë me këto temperatura sepse ne nuk jemi mësuar të luajmë në këtë vapë. Kështu që, duhej ta mbanim topin më shumë dhe të ishim më të duruar. Mendoj se vapa ishte një kundërshtar i fortë”, shpjegoi Foden.
    Në fund, mesfushori anglez shtoi: “Komplimente edhe për rivalët tanë, pasi janë një ekip i fortë në kundërsulm. Edhe ata patën shumë mundësi që të na vinin në vështirësi dhe duhej t’i menaxhonim”.

  • DeepSeek lançoi një përditësim të modelit R1 të inteligjencës artificiale që tronditi botën

    DeepSeek lançoi një përditësim të modelit R1 të inteligjencës artificiale që tronditi botën

    Startupi Kinez i inteligjencës artificiale DeepSeek lançoi një përditësim të modelit të saj arsyetues R1 ditën e Enjte duke shtuar konkurrencën me rivalët Amerikanë të OpenAI.

    DeepSeek lançoi R1-0529 në platformën e zhvilluesve Hugging Face por ende nuk ka bërë një njoftim publik e as nuk demonstroi krahasim të modelit me versioni e kaluar apo rivalët.
    Por LiveCodeBench, një standard i zhvilluar nga hulumtuesit e UC Berkeley, MIT dhe Cornell e rënditën modelin arsyetues të fundit të DeepSeek pas o4 mini dhe o3 të OpenAI në gjenerim kodi dhe përpara Grok 3 të xAI dhe Qwen 3 të Alibaba.

    Në fillim të vitit DeepSeek tronditi botën me avancimet në modelet AI të cilat ishin në një nivel me modelet lider të industrisë në SHBA pavarësisht sanksioneve Amerikane dhe arriti këtë gjë me një buxhet modest.
    Lançimi i R1 në Janar bëri që aksionet e kompanive teknologjiek të zhyten dhe madje sfidoi nocionin se për trajnimin e AI nevojiten sasi të mëdha energjie dhe investime të larta.

    Që nga debutimi i R1, rivalët Kinezë si Alibaba dhe Tencent kanë garuar të sjellin modelet e tyre të fundit për të cilat thonë se tejkalojnë DeepSeek. /PCWorld Albanian