Tag: rivaldo

  • Rivaldo kundër Xabi Alonso: E pëlqen apo jo, Vinicius është lojtari më i mirë në botë sipas FIFA-s

    Rivaldo kundër Xabi Alonso: E pëlqen apo jo, Vinicius është lojtari më i mirë në botë sipas FIFA-s

    31 Tetor 2025

    9:35

    Alfred Lleshi

    Legjenda braziliane dhe fituesi i “Topit të Artë” më 1999, Rivaldo, komentoi reagimin e zemëruar të Vinicius kur Xabi Alonso e zëvendësoi në “El Clasico” ndaj Barcelonës: “Qëndrimi i tij nuk ishte i drejtë. Nuk pajtohem me atë që bëri, por duhet t’i jepet një shpjegim, sepse nuk është vetëm kjo ndeshje, por një kontekst i zëvendësimeve të tij të përsëritura”.
    Ai theksoi cilësinë e jashtëzakonshme të sulmuesit të Real Madridit: “E pëlqen apo jo, Vinicius është ende lojtari më i mirë në botë sipas FIFA-s” (duke iu referuar çmimit ‘The Best’ që ka fituar).
    Rivaldo iu drejtua edhe Alonsos: “Një lojtar si Vinicius, me vlerë të madhe për Real Madridin, nuk mund të zëvendësohet në 7 ndeshje radhazi, aq më pak në një ‘El Clasico’ që po fitohej me pak diferencë, ku ai mund të kishte vulosur fitoren”.
    Ai shtoi: “Reagimi i Vinicius nuk ishte korrekt, por nervozizmi i tij kuptohet; luante mirë dhe ishte protagonist”. Shpresa është që Vinicius dhe trajneri të bëjnë paqe, sepse të dy punojnë për të njëjtin qëllim; të fitojnë tituj.
     

  • Rivaldo këshillon Yamal: Do ta fitosh “Topin e Artë” nëse e bën këtë gjë

    Rivaldo këshillon Yamal: Do ta fitosh “Topin e Artë” nëse e bën këtë gjë

    26 Shtator 2025

    7:51

    Alfred Lleshi

    Rivaldo, legjenda e Barcelonës dhe fitues i “Topit të Artë 1999”, foli për garën e fundit të këtij çmimi prestigjioz dhe perspektivën e yjeve blaugrana. Ai e inkurajoi Lamine Yamal që të vazhdojë të rritet, duke theksuar se “ka gjithçka për ta fituar ‘Topin e Artë’ vitin e ardhshëm”, por se do ta arrijë vetëm kur të shtojë edhe më shumë gola dhe asiste, ashtu siç ndodhi me Cristiano Ronaldon apo Messin.
    Rivaldo u shpreh i zhgënjyer që Raphinha përfundoi i pesti, ndonëse ishte golashënuesi më i mirë i Champions-it dhe sipas tij meritonte një pozicion më të lartë, madje edhe çmimin. Ai beson se eliminimi ndaj Interit dhe mosarritja në finalen e Champions-it dëmtoi si Lamine, ashtu edhe Raphinha, duke i lënë rrugën të hapur Dembélé, të cilin megjithatë e përgëzoi: “Ai bëri një sezon të madh, me shumë gola e asiste, fitoi trofe dhe ishte figura kryesore e PSG-së. Prandaj mori ‘Topin e Artë’, e përgëzoj”.
    Gjithashtu, Rivaldo tha se Pedri, i renditur i 11-ti, duhej të ishte në “top 10” dhe se një ditë, edhe ai ka potencial për ta fituar çmimin.

  • “Rashford është përforcim i shkëlqyer për Barcelonën, por nuk ia zë dot vendin Raphinha-s”

    “Rashford është përforcim i shkëlqyer për Barcelonën, por nuk ia zë dot vendin Raphinha-s”

    Rivaldo, fitues i “Topit të Artë” dhe legjendë e Barcelonës mes viteve 1998-2003, ka përgëzuar transferimin e Marcus Rashford te katalanasit, i huazuar nga Manchester United për këtë sezon.
    “Rashford është një blerje e shkëlqyer, – tha braziliani, sot ambasador i “Betfair”. Ish-kampioni i botës me Brazilin më 2002 dhe dikur vetë një nga protagonistët në rolin ku po luan Rashford, vlerësoi potencialin e sulmuesit anglez: – Ka gjithçka për të spikatur, me një trajner të madh pranë vetes do të përparojë shumë”.
    Rivaldo theksoi se ndryshimi i ambientit mund t’i bëjë mirë Rashford-it: “Duke qenë një ligë ndryshe nga ajo angleze, besoj se do të ketë më shumë hapësira për të shprehur futbollin e tij dhe për të bërë diçka të madhe në Spanjë. Ai është një lojtar i shkëlqyer, pa asnjë dyshim”.

    Sidoqoftë, nuk do të jetë e lehtë: “Barcelona pati një sezon të madh, të kaluarin, kështu që është normale që Rashford ta nisë nga stoli. Me kalimin e kohës do ta fitojë ritmin, do të kuptojë si do trajneri që të luajë, do të përshtatet. Më pas do ta fitojë vendin e tij në formacionin startues”.
    Konkurrenti më i madh për Rashford? Raphinha, bashkëkombasi i Rivaldos: “Për mua, Raphinha është sot mes pesë lojtarëve më të mirë në botë. Për këtë arsye e shoh shumë, shumë të vështirë që Rashford të jetë titullar për momentin. Sipas meje, Raphinha është i pazëvendësueshëm dhe nuk shoh asnjë mundësi që të largohet nga formacioni”.

  • “Ka një përgjegjësi të madhe”, Rivaldo për Yamal: Por s’besoj se do ta ketë problem

    “Ka një përgjegjësi të madhe”, Rivaldo për Yamal: Por s’besoj se do ta ketë problem

    4 Korrik 2025

    14:53

    Telesport

    Legjenda e Barcelona-s, Rivaldo, beson se Lamine Yamal e meriton fanellën me numër 10 në klub.
    Fanella me numër 10 në Barcelonë ka një trashëgimi më vete, duke qenë se është mbajtur nga disa prej lojtarëve më të mëdhenj në histori si Diego Maradona, Ronaldinho dhe Messi.
    Rivaldo beson se Lamine Yamal ka personalitetin që i përshtatet fanellës.
    Duke folur së fundmi, siç citohet nga GOAL, braziliani këmbënguli se fanella me numër 10 e katalanasve është në duar të mira.
    “Fanella me numër 10 e Barcelonës është në formë shumë të mirë. Mendoj se ai e meriton, sepse ky numër kërkon shumë përgjegjësi, por ai ka shumë personalitet”, tha Rivaldo.
    Ai vazhdoi:
    “Nuk mendoj se do të jetë problem për të, sepse luan me qetësi të jashtëzakonshme dhe nuk duket se është në moshën që është kur e sheh në fushë. Yamal ka personalitetin që pritet nga një lojtar 25 ose 26-vjeçar”.
    Rivaldo e veshi fanellën me numër 10 gjatë dy sezoneve të tij të fundit me Barcelona-n.

  • Detaje të reja nga vrasja e Rivaldo Rusit! Biznesmeni italian e qëlloi me plumb pas shpine, në vilë pati shkëmbim zjarri

    Detaje të reja nga vrasja e Rivaldo Rusit! Biznesmeni italian e qëlloi me plumb pas shpine, në vilë pati shkëmbim zjarri

    Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e shqiptarit Rivaldo Rusit gjatë grabitjes në Itali. Mediat e huaja bëjnë me dije se pesë gëzhoja janë gjetur në vilën në Foria di Centola, në Cilento në provincën e Salernos, ku sipërmarrësi Aurelio Valiante, pronar i shtëpisë, vrau një nga hajdutët që kishin hyrë për ta grabitur dhe plagosi një prej tyre dhe i treti arriti të largohej.

    Gjithashtu janë publikuar edhe rezultatet e autopsisë së kryer mbi trupin e Rivaldo Rusit, 26-vjeçarit shqiptar, trupi i të cilit u transportua në një fuçi vere dhe u gropos disa kilometra larg pronës. Tre plumba dyshohet se u qëlluan nga hajdutët, të cilët kishin gjetur një armë brenda kasafortës në vilë, që mbahej ligjërisht nga biznesmeni italian.

    Ky detaj tregon se ka pasur një shkëmbim zjarri mes tij dhe 3 hajdutëve shqiptarë. Ndërkohë autopsia ka treguar se Rivaldo Rusi u qëllua nga një plumb i vetëm, por në shpinë, e shtënë që ka rezultuar fatale për jetën e tij. Plumbi i dytë ka qëlluar Xhuljan Kurtin që e ka prekur midis shpatullës dhe gjoksit. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital në Cardarelli në Napoli. Gjithashtu bëhet e ditur se mallrat e vjedhura në vilën e biznesmenit janë gjetur. 

    Biznesmeni Aurelio Valiante, akuzohet për vrasje dhe fshehje të një kufome, ndërsa vëllai i tij Marco, 50 vjeç, dyshohet se e ka ndihmuar të heqë qafe trupin e të riut shqiptar. 27 vjeçari Xhuljan Kurti, banor në Acerra, një nga bashkëpunëtorët e Rivaldo Rusit, është tani nën arrest. Tre hajdutët thuhet se kanë hyrë në shtëpi dhe kanë marrë para e sende me vlerë, si dhe një armë.I

  • “Gjakun e lajmë me gjak”/ Shqiptarët sulmojnë italianin që vrau grabitësin shqiptar, kryhet autopsia, trupi u dorëzohet familjarëve.

    “Gjakun e lajmë me gjak”/ Shqiptarët sulmojnë italianin që vrau grabitësin shqiptar, kryhet autopsia, trupi u dorëzohet familjarëve.

    Rivaldo Rusi

    ITALI- “Gjaku shpaguhet me gjak,”-këto janë disa nga kërcënimet që i janë dërguar 60-vjeçarit Aurelio Valiante, biznesmenit nga Centola që qëlloi hajdutët në shtëpinë e tij, duke vrarë shqiptarin Rivaldo Rusi dhe plagosi Xhulijan Kurtin. Grabitësi i tretë që u fut në banesën e tij shpëtoi paq, por nuk është gjetur sot e kësaj dite. Kërcënimet u postuan në TikTok nga përdoruesit shqiptarë. Sipas mediave italiane, mesazhet janë plot urrejtje dhe etje për hakmarrje.
    Mesazhet janë pasojë e asaj që ndodhi në terren. Pak ditë më parë, rreth 30 shqiptarë, disa familjarë të viktimës, shkuan në shtëpinë e tij për të marrë hak. Për këtë arsye, burri dhe familja e tij janë transferuar në një vend të mbrojtur për të shmangur vetëgjyqësinë. Por ndërkohë të reja ka edhe nga hetimet. Autopsia e sotme, e urdhëruar nga Prokuroria e Vallo della Lucania, u krye nga mjeku ligjor Francesco Lombardo. Rezultatet, pasi të dorëzohen, do të shërbejnë për të sqaruar më mirë dinamikën e incidentit dhe për të hedhur dritë mbi goditjet që rezultuan fatale për Rusin. Vendimtare do të jenë pozicionet e të shtënave, pasi nëse plumbat janë marrë në pjesën para të trupit, italiani mund të mbrohet se ka vepruar për vetëmbrojtje.
    Tashmë që autopsia ka përfunduar, kufoma e të ndjerit i ka kaluar familjarëve.
    Ndërkohë, hetimi i hapur nga Zyra e Prokurorit Publik të Vallo della Lucania vazhdon me zhvillime të reja. Tre persona janë nën hetim: Aurelio Valiante, 58 vjeç, i cili dyshohet se qëlloi; vëllai i tij Marco Valiante, 50 vjeç, i akuzuar se e ka ndihmuar të fshehë trupin në një fuçi vere që më pas është braktisur në fshat; dhe Xhuliajn Kurtit, 27 vjeç, shqiptar banues në Acerra, një nga bashkëpunëtorët e Rusit, aktualisht i shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Cardarelli në Napoli./ZËRI
     

  • Kryhet autopsia e Rivaldo Rusit, nën hetim vëllai i pronarit të vilës që qëlloi mbi tre shqiptarët

    Kryhet autopsia e Rivaldo Rusit, nën hetim vëllai i pronarit të vilës që qëlloi mbi tre shqiptarët

    Është bërë autopsia mbi trupin e Rivaldo Rusit, 26-vjeçarit shqiptar që humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri nga pronari i një vile në Foria di Centola mbrëmjen e 22 qershorit në Itali. Pronari i shtëpisë duke dëgjuar zhurma, mori pushkën që e mbante me leje dhe zbriti poshtë duke qëlluar.
    Në atë moment ai qëlloi disa herë dhe 26-vjeçari u vra, një bashkëpunëtor tjetër u plagos rëndë dhe një shqiptar i tretë arriti të arratisej dhe aktualisht është në kërkim.

    Autopsia e sotme, e urdhëruar nga Prokuroria e Vallo della Lucania, u krye nga mjeku ligjor Francesco Lombardo. Rezultatet, pasi të dorëzohen, do të shërbejnë për të sqaruar më mirë dinamikën e incidentit dhe për të hedhur dritë mbi goditjet që rezultuan fatale për Rusin.
    Në vendngjarje ishin gjithashtu të pranishëm gruaja e viktimës dhe disa anëtarë të familjes, shqiptarë që jetojnë në zonën e Casertës. Trupi tashmë u ka kaluar familjarëve.
    Sipërmarrësi është regjistruar aktualisht si i akuzuar së bashku me vëllain e tij, i cili dyshohet se e ka ndihmuar të fshehë 26-vjeçarin e vdekur. Gjithashtu, nën hetim është edhe shqiptari i plagosur, i cili ndodhet ende i shtruar në spital në Cardarelli në Napoli.

  • Vrasja e Rivaldo Rusit/ Nën hetim edhe i afërmi i biznesmenit italian, e ndihmoi të fshihte kufomën

    Vrasja e Rivaldo Rusit/ Nën hetim edhe i afërmi i biznesmenit italian, e ndihmoi të fshihte kufomën

    Rivaldo Rusi

    ITALI- Tani ka tre persona të dyshuar për vrasjen e Rivaldo Rusit. Sipas mediave italiane, përveç Aurelio Valiantes, 60-vjeçarit që qëlloi dhe vrau shqiptarin Rivaldo Rusi, 25 vjeç; edhe një i afërm i sipërmarrësit është gjithashtu nën hetim. Hetuesit kanë arritur që të zbulojnë se i afërmi i biznesmenit, ende i paidentifikuar me emër, e ndihmoi atë që të transportonte trupin e Rusit në një fuçi vere dhe ta fshihte në fshat. I treti person që po hetohet është anëtari i tretë i bandës së grabitsëve që ishte futur në banesën e 60-vjeçarit. Por ende nuk ka asnjë shenjë të tij, edhe pse hetimet vazhdojnë. 
    Ndërkohë, të martën, mjeku ligjor Francesco Lombardo do të ngarkohet me detyrën e kryerjes së autopsisë mbi trupin e të riut, i cili mbahet në morgun e spitalit “San Luca” në Vallo della Lucania. Autopsia do të përcaktojë dinamikën e të shtënave: në fakt do të jetë thelbësore të zbulohet nëse të shtënat që vranë Rusin janë nga përpara në gjoks, apo në shpinë. Kështu mund të kuptohet nëse është qëlluar për vetëmbrojtje apo jo. Por, po ashtu, pritet edhe dëshmia e mikut të të ndjerit, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur nga të shtënat që lëshoi drejt tyre 60-vjeçari italian. I riu tjetër ndodhet ende në spital. 
    Megjithatë ka zhvillime edhe në terren. Në orët e fundit është raportuar se dikush ka hyrë në banesën ku ndodhi e gjithë ngjarja, ndoshta për të kontrolluar nëse Aurelio Valiante dhe familja e tij ishin ende atje… ndoshta për t’u hakmarrë. Ngjarja vjen pas episodit kur 30 shqiptarë ishin mbledhur para shtëpisë për t’u hakmarrë. Ndaj 60-vjeçari dhe familja e tij janë vendosur në një vend tjetër të mbrojtur, për të shmangur vetëgjyqësinë.
    E gjitha ndodhi kur një mbrëmje, tre persona se hynë me forcë në shtëpinë e biznesmenit, i cili hapi zjarri. Valiante qëlloi disa herë me armë zjarri, duke vrarë një nga grabitësit, 26-vjeçarin shqiptar Rivaldo Rusi. Trupi i të riut u gjet më vonë në San Severino di Centola, i fshehur brenda një fuçie vere.
    Valiante është aktualisht nën hetim për vrasje dhe fshehje të një kufome. Pavarësisht kësaj, ndaj tij nuk janë urdhëruar masa paraprake sigurie. I mbrojtur nga avokati Antonello Natale, italiani ka zgjedhur të bashkëpunojë me gjyqësorin, duke dhënë një rrëfim të detajuar gjatë një marrjeje në pyetje që zgjati mbi 11 orë, në prani të kryeprokurorit të Vallo della Lucania, Francesco Rotondo. Ishte ai që tregoi me saktësi vendin ku u gjet trupi. Sipërmarrësi, nëpërmjet avokatit të tij, tha se ishte i shkatërruar nga ajo që kishte shkaktuar./ZËRI

    rivaldo rusi francolise 500×330

    fgjpg

  • Vrasja e Rivaldo Rusit, autori italian merret në mbrojtje familjarisht! Dëshmia: Trupin e futa në një fuçi vere dhe…

    Vrasja e Rivaldo Rusit, autori italian merret në mbrojtje familjarisht! Dëshmia: Trupin e futa në një fuçi vere dhe…

    Detaje të reja dalin lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit në Itali. Viktima Rivaldo Rusi 25-vjeç u vra me armë zjarri në zonën Cilentos në Itali nga pronari i një banese gjatë tentativës për grabitje, disa ditë më parë.
    Krimin e rrëfeu vetë biznesmeni italian, Aurelio Valiante, i cili pranoi edhe autorësinë. 58-vjeçari plagosi gjithashtu një person tjetër, i cili ndodhet në spital në Napoli në gjendje të rendë.
    58-vjeçari rrëfeu para drejtësisë italiane se ai qëlloi disa herë me armë zjarri, kundrejt hajdutëve. Nga të shtënat mbeti i vrarë vetëm njëri prej tyre, Rivaldo Rusi. Më pas biznesmeni tha se fshehu trupin e pajetë të riut shqiptar vetëm.
    Ai zbuloi se e transportoi trupin e shqiptarit në një fuçi vere , të cilën më pas e ngarkoi në makinë, për ta çuar në një zonë disa kilometra larg banesës për ta varrosur.
    Mediat italiane raportojnë se biznesmeni nga Foria di Centola po hetohet për vrasje dhe fshehje të trupit të viktimës.
    Për momentin, nuk është urdhëruar asnjë masë paraprake kundër tij. Sakaq biznesmeni së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, janë transferuar në një vend të mbrojtur për arsye sigurie.
    Në orët në vijim, me vendim të autoriteteve, ai mund të shoqërohet jashtë rajonit. Sipërmarrësi, u mor në pyetje për më shumë se njëmbëdhjetë orë nga prokurori publik i Vallos, Francesco Rotondo .
    I shoqëruar nga avokati i tij, Antonello Natale, ai zgjodhi të bashkëpunonte me hetuesit dhe të tregonte se çfarë ndodhi natën midis të dielës dhe të hënës, kur një tentativë vjedhjeje në vilën e tij u shndërrua në një masakër.

  • Biznesmeni italian pranon krimin, ky është i riu shqiptar që e vrau me armë

    Biznesmeni italian pranon krimin, ky është i riu shqiptar që e vrau me armë

    Mediat italiane kanë publikuar foton e të riut shqiptar, Rivaldo Rusi 25-vjeç i cili u vra me armë zjarri në zonën Cilentos në Itali nga pronari i një banese gjatë tantativës për grabitje.
    Krimin e rrëfeu vetë biznesmeni italian, Aurelio Valiante, i cili pranoi edhe autorësinë. 58-vjeçari plagosi gjithashtu një person tjetër, i cili ndodhet në spital në Napoli në gjendje të rendë.
    Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, kur disa persona dyshohet se tentuan të hynin për të vjedhur në vilën e Valiante-s. Sipas dëshmisë së vetë biznesmenit, ai ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar drejt tyre. Një nga plumbat ka lënë të vdekur në vend Rivaldo Rusin, ndërsa tjetri ka plagosur rëndë bashkëkombësin e tij.
    Pas marrjes në pyetje nga autoritetet italiane, Valiante ka pranuar edhe se ka fshehur trupin e pajetë të viktimës. Ai tashmë përballet me akuza për vrasje, fshehje trupi dhe plagosje të rëndë.
    Ndërkohë, në Sant’Andrea del Pizzone, një lagje e banuar e komunës së Francolise, banesa e të ndjerit është kthyer në vend pelegrinazhi nga bashkëatdhetarë të shumtë, të cilët kanë shprehur solidaritet me familjen e të riut. Rivaldo Rusi la pas një grua të re dhe një fëmijë të vogël.