Tag: ristani

  • Bashkia e Tiranës përgatitet për festat, nënkryetarja e deleguar: 2025 një vit i vështirë

    Bashkia e Tiranës përgatitet për festat, nënkryetarja e deleguar: 2025 një vit i vështirë

    Në prag të festave të fundvitit, kryeqyteti pritet të vishet me dekorimet festive. Në një intervistë dhënë për RTSH, e pyetur për menaxhimin aktual në bashkinë më të madhe në vend, nënkryetarja e deleguar Anuela Ristani flet për axhendën e aktiviteteve, ndërsa zbulon një pjesë të surprizave duke nisur nga data 6 dhjetor.

    Ajo që do të pritet për fundvit është se në datë gjashtë do të fillojmë me ndezjen e dritave; kemi një koncert të vogël me këngë krishtlindjesh. Fëmijët që do të ndezin dritat këtë vit do të jenë ata të qendrës sociale. Më pas, gjatë gjithë dhjetorit do të ketë aktivitete. Do të vijojnë aktivitetet në datën tetë, të dedikuara Ditës së Rinisë. Do të ketë koncerte në të gjithë periudhën, që nga koncerti i madh i Krishtlindjeve që është në vigjilje të Krishtlindjeve, më datë 24, dhe çdo mbrëmje deri në koncertin e madh të fundvitit. Koncerti do të jetë po aq festiv dhe gazmor siç ka qenë çdo vit. Do të kemi edhe të ftuar të veçantë. Fokusi do të jetë sheshi ‘Skënderbej’, ku do të ketë edhe disa qendra të vogla për t’i sjellë frymë festive edhe hapësirave të tjera të qytetit”, tha Ristani.

    Shkresat në bashkinë e kryeqytetit mbajnë firmën e kryetarit Erion Veliaj, i cili prej 10 muajsh ndodhet në paraburgimin e Durrësit. Sipas Ristanit, puna vijon normalisht.

    “Ka qenë një vit i vështirë për Bashkinë e Tiranës nga pikëpamja administrative. Mendoj se për sa i përket shërbimeve, jemi përpjekur t’i mbajmë në normalitet. Asnjë nga shërbimet nuk është ndaluar; madje jemi përpjekur të jemi në ndihmë të qytetarëve. Puna ka vijuar me ritmin më normal të mundshëm. Dokumentet e Bashkisë së Tiranës janë në emër të kryetarit Erion Veliaj, për vetë faktin që ai është ende në detyrë dhe unë jam nënkryetarja e deleguar, ashtu sikur ai të ishte i sëmurë apo jashtë vendit. Pra, nuk ka ndryshuar asgjë nga kjo pikëpamje”, tha Ristani.

    Ristani ndalet edhe te problematikat që janë konstatuar gjatë këtij viti.

    “Sot ka disa nyje rrugore të cilat, për shkak të shtimit të Unazës së Madhe dhe hapjes së kanaleve të hyrjes dhe daljes së unazës, krijojnë edhe më shumë vështirësi në qarkullim, dhe në to do të ndërhyjmë. Përmend edhe rrugën e Tufinës, e cila për shkak të lidhjes që duhet të bëjë më pas me rrugën e Arbrit, ka goxha ngarkesë. Jemi duke punuar për disa probleme të tilla që janë krijuar apo krijohen si pasojë e zhvillimit të qytetit”, nënvizoi ajo.

    Me miratimin e buxhetit për vitin 2026, Bashkia e Tiranës pritet të vërë në zbatim projekte të tjera që janë parësore për qytetarët.

  • “Merr koburen vramë moj…”, takimi me ‘armiken’ Anuela Ristani, Braçe ironi në Instagram: Gëzim i madh, duket!

    “Merr koburen vramë moj…”, takimi me ‘armiken’ Anuela Ristani, Braçe ironi në Instagram: Gëzim i madh, duket!

    erion brace dhe anuela ristani

    TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ironizuar takimin e tij me kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, të cilën e ka akuzuar publikisht më herët për keqmenaxhimin e punëve në krye të kryeqytetit. Teksa poston një foto nga festimet në ditën e Pavarësisë, që u organizuan në sheshin Skënderbej, Braçe ironizon se gëzimi i madh dukej në fytyrën e tij, ndërsa postimin e shoqëron me këngën ‘merr koburen vramë moj, se nuk dua jetë’.
    “ISHTE GEZIM I MADH, DUKET! Kishte edhe deshmitare-Lumja, adashi Erjon, Vera dhe … ZOTI!”, shkruan Braçe në postimin e tij në rrjetet sociale.

    postimi i braces

    Në një postim të bërë disa kohë më parë, Braçe e akuzonte Ristanin për arrogancë, për shkak se shqetësimet e tij për komunitetin nuk ishin marrë parasysh nga zyrtarët e bashkisë.
    “Kjo është Anuela Ristani, nënkryetarja e Bashkisë ose kryetarja e Bashkisë në detyrë. Më shkruan mua e me thotë: ‘Që të adresosh saktë videon e radhës’. Dhe më dërgon kontaktin e një nënkryetari tjetër bashkie. A thua se ne punojmë për Anuelën…unë punoj për Anuelën dhe ata atje në Selitë ja kanë për borxh Anuelës bezdisjen për problemet e tyre.
    Më ka shkruar dje në orën 19:07, ndërkohë që i kam folur Anuelës publikisht diku rreth orës 09:00 të mëngjesit. Dhe jo për hallin tim personal, as për shtëpinë time, as për rrugën time. I kam folur për një situatë emergjence mjedisore që zgjat prej muajsh mu në mes të Selitës, 5 hapa larg nga qendra shëndetësore, 3 hapa larg nga posta dhe 6 hapa larg nga kopshti i papranueshëm i fëmijëve për koshat e plehrave që ka vendosur në mes të tyre, ku dje ishte shtuar edhe një qenush i ngordhur, i vrarë apo i helmuar.
    Në derë të qendrës shëndetësore, postës dhe kopshtit të fëmijëve mes lagjes! Ajo që bën përshtypje është arroganca e këtij njeriu, bën ironi me një gjë që ia kam paraqitur si shqetësim që në muajin shkurt në zyrën e saj.
    Ia kam përsëritur thuajse javë për javë në telefon, në mesazhe, përsëri në zyrën e saj. Dhe kujt ia bën? Atyre njerëzve aty në Selitë, mua gjithashtu që duhet të bëj fushatë për të mbledhur vota që Anuela të jetë prapë në pushtet. Anuela! Kuptoni? Me këtë kam të bëj e me këtë keni të bëni! Me Anuelën”, shprehej Braçe disa kohë më parë.

    Socialisti zbuloi pak ditë më parë dhe mungesën e komunikimit me kryeministrin Edi Rama, për shkak të vendimit të këtij të fundit për shkarkimin e Erion Veliaj nga drejtimi i Bashkisë, pa pritur më parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. /ZËRI

  • Tërmet Peçi në SPAK për aferat korruptive që denoncoi Arben Ristani

    Tërmet Peçi në SPAK për aferat korruptive që denoncoi Arben Ristani

    Tërmet Peçi në SPAK për aferat korruptive që denoncoi Arben Ristani
    Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi ka qëndruar mbi 1 orë në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa në dalje është pyetur nga gazetarët, por nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Në fund, ish kryebashkiaku i Tepelenës ka deklaruar “të fala Ristanit”.
    Nga kjo deklaratë rezulton se Peçi është paraqitur në SPAK për një denoncim të bërë nga Arben Ristani, në prill 2025 sipas tij për një aferë korruptive.
    Arben Ristani ka depozituar në SPAK një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, duke e akuzuar atë dhe drejtorin e bashkisë, Lorenc Bamin, për ngritjen e një skeme të mirëfilltë korrupsioni me tendera, fonde publike dhe pasuri shtetërore.
    Sipas Ristanit, në vitin 2017 Bami ka krijuar përmes bashkëshortes kompaninë “NG STRUCTURES”, e cila më pas ka siguruar tendera në Tepelenë e Gjirokastër me një vlerë që arrin deri në 66 milionë euro, sidomos në projektet e rindërtimit. Ai thotë se kompania është favorizuar edhe nga subjekti “IUMENTIS shpk”, që ka marrë tokë publike dhe leje për thertoren rajonale, për t’i kaluar më pas paratë tek kompania e drejtorit të bashkisë.
    Ristani shton se në vitin 2019 Bami krijoi edhe kompaninë “Artreum Generation”, përmes së cilës mori nënkontraktime të tjera, përfshirë një tender të ujësjellësit në Memaliaj. Paralelisht, sipas tij, Peçi ka favorizuar motrën e vet duke i dhuruar mijëra metra katrorë tokë publike për një agroturizëm në fshatin Rexhin, i financuar me rreth 1 milion euro nga fondet IPARD të administruara nga Frida Krifca.
    “Ky është modeli i thertores korruptive ku janë futur paratë e qytetarëve të Tepelenës, Gjirokastrës dhe Memaliajt,” deklaron Ristani, duke premtuar se çdo pasuri e përfituar në mënyrë të paligjshme do të konfiskohet.
    Denoncimi i Ristanit
    Tërmet PUBLIÇITARI dhe drejtori i tij kamikaz Lorenc Bami, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë korruptive për të përfituar 18 milionë euro të ardhura nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
    Konkretisht në vitin 2017, Lorenc Bami, nëpërmjet gruas së tij themelon kompaninë NG STRUCTURES dhe menjëherë firmosën tendera publikë në Bashkinë Tepelenë dhe Gjirokastër.
    Kjo kompani, e vetme dhe në bashkëpunim me operatorë të tjerë, ka rezultuar fituese në tendera me vlerë 66 milionë euro, ku spikasin tenderat e rindërtimit.
    NG STRUCTURES rezulton që të jetë kompania e përzgjedhur dhe nga IUMENTIS shpk, kjo e fundit me firmën e Tërmet Publiçitarit ka përfituar tokë publike dhe leje ndërtimi për thertoren rajonale të Qarkut Gjirokastër, e më pas kalon paratë tek kompania e Drejtorit të Bashkisë.
    Por abuzimi nuk mbaron me kaq, Lorenc Bami në vitin 2019 themelon dhe një tjetër kompani, Artreum Generation nëpërmjet të cilës ka marrë nënkontraktimin e një tjetër tenderi në Bashkinë Memaliaj për ndërtimin e Ujësjellësit, një tjetër procedurë e denoncuar nga Partia Demokratike.
    Të nderuar qytetarë,
    Tërmeti i partisë nuk mund të ishte ndryshe nga shokët e Rilindjes.
    Me VKB të posaçme, ai i ka dhuruar motrës së tij mijëra metra katrorë tokë publike në fshatin Rexhin për ndërtimin e një Agroturizmi dhe, për financimin sigurisht i vjen në ndihmë shoqja tjetër rilindase Frida Krifca, me një financim në vlerën 220.000 euro me fondet e IPARD.
    Për thertoren dhe Agroturizmin e motrës, Frida Krifca ka dhënë rreth 1 milionë euro nga fondet, të cilat duhet të shkonin për fermerët.
    Kjo pra është thertorja korruptive në të cilën Tërmeti i partisë i futi paratë e qytetarëve të Gjirokastrës, Tepelenës dhe Memaliajt.
    Kjo kasaphanë korruptive me paratë e shqiptarëve do të marrë fund më 11 maj.
    Sot në emër të Partisë Demokratike, depozitova pranë SPAK kallëzimin penal për këtë megavjedhje 5T, e cila ka lënë me gojë hapur edhe arkitektët e 5D dhe 5B.
    Partia Demokratike zotohet se do t’i çojë para ligjit të gjithë ata që kanë futur duart në xhepat e qytetarëve shqiptarë si dhe do të konfiskojë çdo pasuri të vënë në kurriz të shqiptarëve, për t’i kthyer ato para në buxhetin e shtetit.

  • PS dhe PD bëhen bashkë! Votohen anëtarët e rinj të Komisionit Rregullator në KQZ, mes tyre Ristani

    PS dhe PD bëhen bashkë! Votohen anëtarët e rinj të Komisionit Rregullator në KQZ, mes tyre Ristani

    arben ristani

    TIRANË- Mazhoranca dhe opozita janë bërë bashkë për votimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Rregullator në KQZ. Me më shumë se 100 vota, deputetër zgjodhën dy anëtarët e rinj të propozuar nga Partia Demokratike Helga Vukaj dhe Arben Ristani, ndërsa nga PS Ilirjana Nano (kryetare) dhe Bledar Skënderi e Dritan Çakaj anëtar. 
    Si u ndanë votat
    Ilirjana Nano- kryetare e Komisionit Rregullator116 pro 2 abstenim 2 kundër
    Arben Ristani112 pro 2 abstenim 7 kundër
    Dritan Çaka116 pro, 2 abstenim, 2 kundër
    Bledar Skënderi113 pro, 1 abstenim, 5 kundër
    Helga Vukaj112, 3 abstenim, 6 kundër
    /ZËRI 

  • Kush do të jenë anëtarët e rinj të Rregullatorit në KQZ? Rikthehet Arben Ristani, ja lista me 5 EMRA

    Kush do të jenë anëtarët e rinj të Rregullatorit në KQZ? Rikthehet Arben Ristani, ja lista me 5 EMRA

    mbledhja

    TIRANË- Pesë emra janë propozuar për Komisionin e ri Rregullator të KQZ, ndërsa kanë mbetur edhe vetëm 2 ditë për aplikime për vendet vakante. Ndër emrat e propozuar, vetëm Arben Ristani (ish-kreu i KQZ) dhe Shkëlqim Sula janë risi. Ndërkohë që Hegla Vukaj, Dritan Çaja dhe Ilirjana Nano janë aktualisht anëtar të Rregullatorit në KQZ. 
    Lista e emrave:
    Arben Ristani – anëtar (PD)
    Helga Vukaj – anëtar (PD)
    Shkelqim Sula – anëtar (PDIU)
    Dritan Çaka  – anëtar (PS)
    Ilirjana Nano –  kryetar, anëtar (PS)

  • Kush do të jenë anëtarët e rinj të Rregullatorit në KQZ? Ja lista me 5 emra

    Kush do të jenë anëtarët e rinj të Rregullatorit në KQZ? Ja lista me 5 emra

    5 emra janë propozuar lidhur me vendet vakante të Komisionit Rregullator në KQZ. Nga 5 propozimet, vetëm Arben Ristani dhe Shkëlqim Sula janë risi, pasi Vukaj, Çaka dhe Nano kanë janë aktualisht anëtarë të Rregullatorit në KQZ.
    Emrat:Arben Ristani – PD
    Helga Vukaj – PD
    Dritan Çaka – PS
    Ilirjana Nano – PS
    Shkelqim Sula – PS

  • “Anuela Ristani doli e mërzitur nga mbledhja”/ Gazetari zbulon prapaskenat nga takimi i Ramës me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun

    “Anuela Ristani doli e mërzitur nga mbledhja”/ Gazetari zbulon prapaskenat nga takimi i Ramës me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun

    Pa u mbushur 24 orë nga shkarkimi Erion Veliajt nga detyra si kryetar i bashkisë së Tiranës, kryeministri thirri në zyrë nënkryetarët e bashkisë dhe Ogerta Manastirliun, të zgjedhurën e tij për të pasuar Erion Veliajn.

    I ftuar në “Shqipëria Live”, gazetari Anri Bala tha se nënkryetarja Anuela Ristani doli 30 minuta para se të mbaronte mbledhja, dhe sipas tij ishte e mërzitur.
    Sipas tij, Manastirliu është kryebashkiakia e komanduar deri sa të mbahen zgjedhjet për Tiranën.
    “Ka qenë me 4 nënkryetarë dhe udhëzimi është që 4 nënkryetarët, nëse zgjaten afatet e shkarkimit të Veliajt, për shkak të kodit të ri do ketë datë tjetër për zgjedhjet, mund të shtyhen në prill-maj. Udhëzimi që Manstirliu të jetë e komanduar në vend të znj Ristani deri në zgjedhje. Do votojnë sërish dhe do shohim sesi do të votohet.
    Znj Ristani ka dalë 30 minuta përpara dhe ka qenë shumë e mërzitur nga retorika e Ramës mbase. Takimi besoj, sipas gjasave këshilli i Ministrave do e shkarkojë Veliaj, Mesa di unë, vendimi do apelohet dhe do çohet në gjykatën kushtetuese”-u shpreh gazetari.

    Top Channel

  • Rama dy orë takim në Bashkin e Tiranës, Ristani u largua një orë para me nxitim

    Rama dy orë takim në Bashkin e Tiranës, Ristani u largua një orë para me nxitim

    Anuela Ristani

    TIRANË-Tekas një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, sot kanë vijuar procedurat, ku kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në ambjentet e Bashkisë me nënkryetarët dhe kandidaten e PS, Ogerta Manastirliu. E pranishme ishte edhe kryetarja e komanduar Anuela Ristani, e cila e la takimin një orë më herët se të tjerët.

    Takimet do të vijojnë në orën 18:00, ku Rama do të mbledhë ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës, në parkun “Eden” në kryeministri. Në fokus të diskutime do të jenë zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.
    Ndërkohë pritet edh evendimi për shkarkimin e Erion Veliajt, ku tashmë propozimi i është dërguar Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës.Vendimi i shkarkimit i cili do ti hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, pritet të kundërshtohet nga Erion Veliaj. Ky i fundit ka të drejtë të ankimojë vendimin e marrë në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve. Kushtetuesja më pas është organi që jep verdiktin./ZËRI

  • Ristani del me nxitim, çfarë ndodhi në takimin e Ramës me nënkryetarët e bashkisë së Tiranës

    Ristani del me nxitim, çfarë ndodhi në takimin e Ramës me nënkryetarët e bashkisë së Tiranës

    Një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi propozimin për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në mesditë një takim në Kryeministri me nënkryetarët e bashkisë dhe Ogerta Manastirliun, kandidaten e Partisë Socialiste për zgjedhjet që pritet të mbahen në Tiranë.
    Raportohet se  nënkryetarja Anuela Ristani ka dalë më herët, duke ecur me nxitim drejt makinës së saj, ndërsa Manastirliu dhe pjesëmarrës të tjerë dolën më vonë, pas përfundimit të diskutimeve.
    Në orën 18:00, kryeministri pritet të mbledhë gjithashtu ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës.

  • Rama zgjedh Manastirliun pas Veliajt/ Gazetari zbulon arsyen: Ristani u largua e mërzitur nga mbledhja

    Rama zgjedh Manastirliun pas Veliajt/ Gazetari zbulon arsyen: Ristani u largua e mërzitur nga mbledhja

    Pa u mbushur 24 orë nga shkarkimi Erion Veliajt nga detyra si kryetar i bashkisë së Tiranës, kryeministri thirri në zyrë nënkryetarët e bashkisë dhe Ogerta Manastirliun, të zgjedhurën e tij për të pasuar Erion Veliajn.

    Gazetari Anri Bala tha se nënkryetarja Anuela Ristani doli 30 minuta para se të mbaronte mbledhja, dhe sipas tij ishte e mërzitur.
    Sipas tij, Manastirliu është kryebashkiakia e komanduar deri sa të mbahen zgjedhjet për Tiranën.
    “Ka qenë me 4 nënkryetarë dhe udhëzimi është që 4 nënkryetarët, nëse zgjaten afatet e shkarkimit të Veliajt, për shkak të kodit të ri do ketë datë tjetër për zgjedhjet, mund të shtyhen në prill-maj. Udhëzimi që Manstirliu të jetë e komanduar në vend të znj Ristani deri në zgjedhje. Do votojnë sërish dhe do shohim sesi do të votohet.
    Znj Ristani ka dalë 30 minuta përpara dhe ka qenë shumë e mërzitur nga retorika e Ramës mbase. Takimi besoj, sipas gjasave këshilli i Ministrave do e shkarkojë Veliaj, Mesa di unë, vendimi do apelohet dhe do çohet në gjykatën kushtetuese”-u shpreh gazetari.