Tag: risia

  • Risia e Silvinjo mbyll kampionatin mbresëlënës në krye të golashënuesve, por humbet në finalen e madhe

    Risia e Silvinjo mbyll kampionatin mbresëlënës në krye të golashënuesve, por humbet në finalen e madhe

    Astana pati sot një transfertë historike përballë Kairat Almatit, që u shpall kampion. Ekipit të Nazmit Gripshit i duhej fitorja, por nuk shkoi më shumë se barazim 1-1.
    Gripshi me shokë po ëndërronin pas 45 minutave të para. Ishte pikërisht risia e Silvinjos për ndeshjet e tetorit, që asistoi për Tomasov. Ky i fundit dërgoi topin në rrjetë.

    Kairat Almati reagoi në pjesën e dytë. Goli i Satpaev mjaftoi për të siguruar pikën e nevojshme, që i fitonte trofeun më të rëndësishëm në vend.
    Gripshi mbyll kampionatin mbresëlënës për të, pikërisht në krye të golashënuesve. Plot 16 gola të shënuar dhe 7 asistime regjistroi fantazisti i Kombëtares në 26 javë.

  • Risia/ Federata e Futbollit Kosovë, pais me defibrilatorë klubet

    Risia/ Federata e Futbollit Kosovë, pais me defibrilatorë klubet

    Në një postim të sotëm FFK njofton se ka marrë masa paraprake për të siguruar defilibratorë e paisje të tjera mjekësore që ndihmojnë në aspektin shëndetësor klubet e futbollit. Ishte vetë Presidenti i FFK-së Agim Ademi gjatë prezantimit të kësaj lëvizje mjaft të rëndësishme në sport.

    Njoftimi i FFK:

    FFK vazhdon me projekte konkrete për sigurinë në futboll.

    Janë shpërndarë defibrilatorë modernë për klubet, një hap i madh drejt garantimit të kushteve më të sigurta për lojtarët dhe stafin.

    Vazhdo leximin