Pilula e abortit, por edhe kontraceptivet që frenojnë shtatzëninë, po përdoren në mënyrë abuzive nga të rinjtë. Në kushte emergjence, të rinjtë, shpesh edhe nën efektin e alkoolit, i përdorin ata pa ditur pasojat e rënda që japin në shëndetin riprodhues.
“Kemi studime që, fatkeqësisht, tregojnë për një përdorim masiv të kontraceptivëve, por edhe pilulës së shtatzënisë, e cila është edhe e palicensuar”, thotë Elona Gjebrea, “Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin.
Ndaj ky është një alarm për prindërit dhe mësuesit, por jo vetëm.
Më tej Elona Gjebrea shprehet se “Të rritet informacioni dhe aksesi i të rinjve tek mjeku.”
Lidhur me debatin për miratimin e ligjit për barazinë gjinore, por edhe ligjin për shëndetin riprodhues, Gjebrea thekson se: “Më parë se të miratohen, ligjet duhet konsultuar mirë për të frenuar dezinformimin.”
“Informacioni mbi shëndetin riprodhues është futur në kurikulat e shkollës, por shpesh kjo temë anashkalohet nga mësuesit”, përfundon ajo.
Tag: riprodhues
-

Alarmi për pilulën e abortit/ Përdoret pa kriter nga të rinjtë, nuk dinë pasojat e dëmshme për shëndetin riprodhues
-

Nga 1 shtatori BE ndalon substancën që përdoret për thonjtë me xhel
Bota E Martë, 26 Gusht 2025 21:55
Nga data 1 shtator, përdorimi i disa llojeve të manikyrit me xhel për thonj do të ndalohet në të gjithë Bashkimin Evropian. Vendimi është marrë pas shqetësimeve lidhur me një përbërës kimik që është klasifikuar si toksik për shëndetin riprodhues.
Bëhet fjalë për substancën TPO (Trimethylbenzoyl Diphenylphosphine Oxide), një kimikat që përdoret gjerësisht në produktet me xhel për thonj, që ndihmon për të forcuar xhelin nën dritën e rrezeve UV.Sipas klasifikimit të BE-së, kjo substancë paraqet rrezik për fertilitetin dhe shëndetin riprodhues.