Tag: rinumërimi

  • Rinumërimi në Fier/ Ja kush është kandidatja e PD-së që ka ‘rëmbyer’ vota te pamerituara

    Rinumërimi në Fier/ Ja kush është kandidatja e PD-së që ka ‘rëmbyer’ vota te pamerituara

    Fenomeni i votave të pamerituara është vënë re edhe në kutitë e qarkut Fier, gjatë procesit të rinumërimit që vijon në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”.

    Nga kandidatët e koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Silva Hasaj rezulton me numrin më të lartë të votave të pamerituara. Deri më tani, rezulton se ka 624 vota më shumë se sa janë në kuti.
    Nga ana tjetër, Ledion Çala është kandidati i opozitës që i janë hequr padrejtësisht votat më shumë se të tjerët. Nga rinumërimi, del se ai ka 112 më shumë në kuti se sa ishin në procesverbalë.
    Kërkesa për rinumërimin e Fierit ishte e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, i cili pretendon një mandat, për t’ia marrë Partisë Socialiste. E që kjo të ndodhë i duhen 517 vota të cilat deri më tani nga kutitë e rinumëruara duket një mision i vështirë.

     

  • Rinumërimi i qarkut të Fierit, të gjitha forcat humbin vota, PS fiton 13 më shumë

    Rinumërimi i qarkut të Fierit, të gjitha forcat humbin vota, PS fiton 13 më shumë

    350 kuti nga 587 të qarkut të Fierit janë hapur për rinumërim deri më tani.

    Të dhënat zyrtare tregojnë se “Nisma Shqipëria Bëhet” e cila inicioi ankimimin ka humbur 10 vota,  Partia Demokratike 79, Lëvizja Bashkë 8 vota dhe Partia Mundësia 3 vota. Ndërsa Partia Socialiste ka fituar 13 vota.
    Ankimi u bë nga koalicioni i drejtuar nga Adriatik Lapaj, qe humbi një mandat në Fier përballë Partisë Socialiste.

    Kandidati Azmer Duleviç nuk fitoi dot mandatin pasi rezultoi me një diferencë 500 vota kundrejt Zegjine Çaushit të PS.
    Pas qarkut të Fierit rinumërimi do të zhvillohet edhe për 257 kutitë e  qarkut të Durrësit, përfshirë edhe diasporën./vizionplus.tv

  • Rinumërimi për Fierin në ditën e dytë, gazetarja: Hapja e kutive zbeh shpresat e Lapajt për një mandat

    Rinumërimi për Fierin në ditën e dytë, gazetarja: Hapja e kutive zbeh shpresat e Lapajt për një mandat

    Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” po vijohet me ditën e dytë të rinumërimit të votave për qarkun e Fierit. Deri më tani janë hapur 278 kuti nga 587 kuti, ose rreth 47% (ora 11:45).Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Hapja e kutive edhe në këtë qark, nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim. Njëjtë si në qarkun e Tiranës, hapja e kutive po tregon vetëm gabime të vogla, ndërsa PD edhe në këtë qark kryeson me numrin e votave të pamerituara. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Partisë Demokratike i zbriten 72 vota të pamerituara, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 40 vota nga rinumërimi. Shifra këto që i zbehin shpresën Lapajt për t’i marrë PS një mandat në Fier.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Nisma Shqipëria Bëhet shpreson që të marrë 519 votat  e nevojshme dhe të fusë në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Por, zhvillimet deri tani nuk i kanë shkuar në favor. Pasi, jo vetëm që PS është fuqizuar, por nga ana tjetër Lapajt i janë zbritur 10 vota.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Humbje të vogla kanë pësuar edhe parti të vogla si Lëvizja Bashkë që i zbriten 5 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i zbriten 2 vota. Përveç PS-së, që i shtohen disa vota, edhe Partisë Mundësia i shtohen 3 vota, që i janë hequr nga numërimi fillestar.

    Mandati i Zegjine Çaushit ishte në pikëpyetje për shkak të diferencës së ngushtë me kandidaten Maldrita Bardhos. Por rinumërimi i deritanishëm ka thelluar diferencën në favor të Çaushit, pasi Bardho ka humbur 31 vota, ndërkohë që Çaushit i janë shtuar 16 vota.

    Ndërkohë, në kampin socialit, deputeti i zgjedhur Ceno Klosi rezulton ‘kampion’ i votave të pamerituara, të cilit i zbriten 338 nga rinumërimi. Ndërsa kandidatit që i është bërë më shumë ‘padrejtësi’ është Klevis Jahaj, të cilit nga rinumërimi i shtohen 192 vota.

    Në PD nuk mund të këtë asnjë ndryshim, pasi kjo parti arriti të marrë vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur. Por, gjithsesi shifrat e rinumërimit tregojnë se kampione e votave të pamerituara në këtë kamp është Silva Hasaj me 586 vota që i zbriten nga rinumërimi dhe ndiqet nga Gentian Çela të cilit i zbriten 224 vota.

  • Rinumërimi për Fierin/ Asnjë ndryshim rezultati pas hapjes së 40 përqind të kutive

    Rinumërimi për Fierin/ Asnjë ndryshim rezultati pas hapjes së 40 përqind të kutive

    Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” po vijohet me ditën e dytë të rinumërimit të votave për qarkun e Fierit. Deri më tani janë hapur 246 kuti nga 587 kuti, ose rreth 42% (ora 10:15). Hapja e kutive edhe në këtë qark, nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim. Njëjtë si në qarkun e Tiranës, hapja e kutive po tregon vetëm gabime të vogla, ndërsa PD edhe në këtë qark kryeson me numrin e votave të pamerituara.
    Partisë Demokratike i zbriten 74 vota të pamerituara, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 28 vota nga rinumërimi. Shifra këto që i zbehin shpresën Lapajt për t’i marrë PS një mandat në Fier. Nisma Shqipëria Bëhet shpreson që të marrë 519 votat e nevojshme dhe të fusë në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Por, zhvillimet deri tani nuk i kanë shkuar në favor. Pasi, jo vetëm që PS është fuqizuar, por nga ana tjetër Lapajt i janë zbritur 4 vota.
    Humbje të vogla kanë pësuar edhe parti të vogla si Lëvizja Bashkë 4 vota, 2 Koalicioni Djathtas për Zhvillim. Përveç PS-së, që i shtohen disa vota, edhe partisë Mundësia i shtohen 3 vota, që i janë hequr nga numërimi fillestar.
    Mandati i Zegjine Çaushit ishte në pikëpyetje për shkak të diferencës së ngushtë me kandidaten Maldrita Bardhos. Por rinumërimi i deritanishëm ka thelluar diferencën në favor të Çaushit, pasi Bardho ka humbur 39 vota, ndërkohë që Çaushit i janë shtuar 4 vota.

  • Rinumërimi për Fierin, hapen 227 kuti, PD humb 69 vota, “lufta” e brendshme mes kandidatëve të PS arrin kulmin

    Rinumërimi për Fierin, hapen 227 kuti, PD humb 69 vota, “lufta” e brendshme mes kandidatëve të PS arrin kulmin

    Rinumërimi i Qarkut të Tiranës, që prodhoi vetëm gabime njerëzore, por asnjë lëvizje në mandatet e fituara më 11 maj, duket se po zbeh shpresat e kandidatëve opozitarë se edhe hapja e 587 kutive të Fierit, nuk do të ndryshojë gjësend në rezultatin e zgjedhjeve. Azmer Duleviç i pari i listës së “Nisma Shqipëria Bëhet” nuk arriti të merrte mandatin për rreth 519 vota, e megjithatë edhe tani duket gati e pamundur pasi kur janë hapur mbi 33% e kutive, koalicioni i Lapajt jo vetëm që nuk ka rikuperuar por i janë zbritur vota, ndërsa socialistëve të cilëve mund t’ua merrte mandatin e 12-të i janë shtuar vota. Deri dje janë hapur 227 kuti votimi (ora 18:45), ku reflektohen pasaktësi të vogla. PD sërish kryeson me numrin e votave të pamerituara dhe nga procesi i rinumërimit deri më tani humb 69 vota, ndërsa PS-së i shtohen 22 vota.
    Bie në sy fakti se deri më tani edhe Nisma Shqipëria Bëhet humbet 5 vota, pra i zbriten nga numërimi i 11 majit ku i kishte marrë padrejtësisht (teksa po kërkon t’i heqë mandat PS-së). Partisë Mundësia i shtohen 3 vota. Djathtas për Zhvillim i zbriten 3 vota dhe Lëvizjes Bashkë i zbriten 4 vota. Që PS të humbasë edhe një mandat tjetër, në favor të PD, kjo e fundit duhet të marrë rreth 6300 vota më shumë nga rinumërimi, ose PS të ketë rreth 19,000 vota më pak. Pra krejtësisht e pamundur. Lufta në kampin socialist është mes dy kandidateve, Zegjine Çaushi dhe Maldita Bardho, të cilat nga numërimi i 11 majit kanë një diferencë prej 64 votash. Por, edhe balancat e PS në listën e hapur duket se nuk do të ndryshojnë. Zegjine Çaushi e ka forcuar mandatin me 3 vota të tjera plus, që i shtohen nga rinumërimi, ndërsa Bardho ka humbur 41 vota. Te PD, edhe nëse lëviz diferenca mes kandidatëve në listë të hapur, kjo nuk do të ketë efekt në mandate, pasi demokratët nuk arritën të shteronin as listën e mbyllur, me një disfatë të thellë që prodhoi vetëm 4 mandate për ta. Pas Fierit, rinumërimi i cili pritet të mbyllet brenda javës, radhën do ta ketë hapja e kutive të Durrësit. Aty janë 360 kuti për t’u numëruar, përfshirë edhe votën e diasporës.
    Reagon Duleviç
    Ndërkohë kandidati i Nisma Shqipëria Bëhet, Azmer Duleviç, i cili ndoqi dje nga afër procesin e rinumërimit të votave të qarkut Fier, foli për mundësinë që ka për të hyrë në parlament nëse partia arrin të rikuperojë 519 votat që i duhen për t’i rrëmbyer marrë mandatin PS-së. Në një prononcimi për mediat, ai tha se nuk është entuziast, por shtoi se kanë vërejtur parregullsi gjatë këqyrjes së pamjeve filmike. “Është pak herët për të parë nëse do ta marrim apo jo mandatin. Por ne jemi këtu, jam personalisht këtu për respekt të çdo qytetari që më ka votuar por edhe ekipin që përfaqësoj. Pastaj gjykimet do t’i bëjmë në bazë të votave që do të dalin nga rinumërimi. Jam me këmbë në tokë dhe nuk jam shumë optimist dhe entuziast se do të ketë ndryshim pasi çfarë është bërë, është bërë para procesit të numërimit dhe mbetet për t’u parë., u shpreh ai. Më tej Duleviç theksoi se ka parë që disa vota të tyre janë shpallur të pavlefshme ndërkohë që vota të pavlefshme të PS, janë shpallur të vlefshme.
    Sipas tij, sikurse edhe një votë shtesë të mund të rikuperojnë në çdo kuti nga 587 që janë në total, do të mund të marrin 519 votat që iu duhen për të përmbysur rezultatin dhe t’i marrin mandatin PS. “Ne kemi marrë pamjet filmike nga 9 KZAZ dhe kemi vërejtur në disa kuti që disa vota tona padrejtësisht janë shpallur të pavlefshme dhe disa vota të pavlefshme për PS janë shpallur të vlefshme. Kjo na ngriti dyshimin se mund të ketë manipulime ose edhe gabime njerëzore. Na ndajnë vetëm 519 vota për të marrë mandatin. Duke qenë 587 kuti, sikur edhe një votë për kuti, ne na mban në lojë për pjesën e mandatit. Kam kërkuar nëpër disa qendra votimi edhe pamjet ambientale të KQZ, ditën e votimit pasi ka shumë zona që nuk kemi pasur komisionerë dhe anëtarë dhe s’kemi pasur mundësi ti mbulojmë me vëzhgues. Dhe në disa që kemi indicie, kemi kërkuar pamjet e ditës së votimit për të parë se çfarë është bërë me 11 maj.”, shtoi ai. Ndërkaq pyetjes nëse ka pasur përplasje mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, ai tha se “Kjo është pyetje që duhet t’i japin përgjigje drejtuesit e partive, por mesa shikoj çdo gjë duket normale dhe jam besimplotë që koalicioni duhet të vazhdojë për të mirën e të gjitha palëve.”

  • Rinumërimi i votave të Fierit/ Përfundojnë 80 kuti, ja sa mundësi ka “Nisma Shqipëria Bëhet” të marrë një mandat tjetër

    Rinumërimi i votave të Fierit/ Përfundojnë 80 kuti, ja sa mundësi ka “Nisma Shqipëria Bëhet” të marrë një mandat tjetër

    Ka ecur me ritme të mira rinumërimi i kutive të votimit të Fierit në pallatin e sportit “Farie Hoti”. Gazetari Osman Stafa bën me dije se janë numëruar 80 nga 587 kuti që janë gjithsej. Momentalisht po rinumërohen votat e qytetit të Lushnjes.
    Deri tani, PD-ASHM i hiqen 18 vota, PS i hiqen 2 vota, Nisma Shqipëria Bëhet 6 vota, Ndërsa Demokracia e Re i shtohen 2 vota. Në ketë qark ka një pretendim nga Nisma Shqipëria Bëhet e cila pretendon një mandat për të cilin duhen 500 vota. Mundësitë janë fare të ulëta nëse kemi parasysh trendin e deritanishëm.

  • Rinumërimi në Fier, PD-ja përsëri del se ka përlarë vota padrejtësisht

    Rinumërimi në Fier, PD-ja përsëri del se ka përlarë vota padrejtësisht

    Ka ecur me ritme të mira rinumërimi i kutive të votimit të Fierit në pallatin e sportit “Farie Hoti”.
    Deri tani janë numëruar 80 nga 587 kuti që janë gjithsej. Momentalisht po rinumërohen votat e qytetit të Lushnjes.

    Deri tani, PD-ASHM i hiqen 18 vota, PS i hiqen 2 vota, Nisma Shqipëria Bëhet 6 vota,
    Ndërsa Demokracia e Re i shtohen 2 vota.
    Në ketë qark ka një pretendim nga Nisma Shqipëria Bëhet e cila pretendon një mandat për të cilin duhen 500 vota. Mundësitë janë fare të ulëta nëse kemi parasysh trendin e deritanishëm.

  • Fier/ Nis rinumërimi i votave, Lapaj pret mandat shtesë, ja deputeti socialist që rrezikon karrigen (Rezultate)

    Fier/ Nis rinumërimi i votave, Lapaj pret mandat shtesë, ja deputeti socialist që rrezikon karrigen (Rezultate)

    Pas përfundimit të rinumërimit në qarkun e Tiranës, sot ka nisur zyrtarisht procesi për qarkun Fier, një nga qarqet më të mëdha të vendit që përfaqësohet me 16 mandate në Kuvend.
    Në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, janë hapur 587 kuti votimi, me qëllim verifikimin e saktësisë së rezultateve të shpallura pas zgjedhjeve të 11 majit.
    Procesi është kërkuar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i drejtuar nga Adriatik Lapaj, me pretendimin se nga një rinumërim i saktë mund të përfitohet një mandat shtesë për këtë forcë politike.
    Në rast se rezultati përmbyset, kandidati Azmer Duleviç i “Shqipëria Bëhet” mund të fitojë mandatin, duke zëvendësuar deputetin aktual të Partisë Socialiste, Ramion Kurti.
    Ndërkohë, nga të dhënat paraprake të rinumërimit, Zegjine Çaushi (PS) thellon epërsinë ndaj koleges Maldrita Bardho, pasi nga 64 vota diferencë pas zgjedhjeve, tani ka shkuar në 73 vota, pasi Bardhos i janë zbritur 9 vota nga rinumërimi.
    Procesi pritet të vijojë në ditët në vijim, ndërsa vëmendja mbetet tek rezultatet përfundimtare që mund të ndikojnë përbërjen e re të Kuvendit në këtë qark.

  • Nis rinumërimi i votave të Fierit, Nisma Shqipëria Bëhet shpreson ti marrë mandatin Partisë Socialiste

    Nis rinumërimi i votave të Fierit, Nisma Shqipëria Bëhet shpreson ti marrë mandatin Partisë Socialiste

    Ka nisur sot me vendim të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, procesi i rinumërimit të votave për të gjithë qarkun e Fierit për subjektet politike dhe kandidatët.

    Deri në tani janë rinumëruar më pak se 50 kuti dhe ndryshimi i votave ndërmjet subjekteve politike është i papërfillshëm.
    Ankimimi u bë në KAS nga Nisma Shqipëria Bëhet, e cila humbi një mandat në Fier për rreth 500 vota përballe Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike nuk shpreson për mandate, por e konsideron si një aksion në shërbim të transparencës.

    Pas Fierit rinumërimi do të zhvillohet edhe për 257 kutitë e qarkut të Durrësit, përfshirë edhe diasporën.
    Të premten përfundoi rinumërimi për qarkun e Tiranës, por që nuk solli asnjë ndryshim në rezultat.

  • Nis rinumërimi në Fier, Lapaj kërkon një mandat nga PS, Zegjineja forcon pozitat. Ja me sa vota e ruan mandatin

    Nis rinumërimi në Fier, Lapaj kërkon një mandat nga PS, Zegjineja forcon pozitat. Ja me sa vota e ruan mandatin

    Sot ka nisur zyrtarisht rinumërimi i votave për qarkun Fier, pas përfundimit të qarkut Tiranë.

    Në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë janë hapur 587 kuti votimi, për të verifikuar saktësinë e rezultateve të shpallura fillimisht në një nga qarqet më të mëdha të vendit, që përfaqësohet me 16 mandate në Kuvend.
    Procesi i rinumërimit është kërkuar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i drejtuar nga Adriatik Lapaj, i cili pretendon të marrë një mandat shtesë në këtë qark.
    Nëse rezultati përmbyset, kandidati i “Shqipëria Bëhet”, Azmer Duleviç, pritet të zërë vendin në Kuvend, duke zëvendësuar socialistin Ramion Kurti.
    Zegjine Çaushi kishte 64 vota më shumë se Maldrita Bardho pas 11 majit, ndërkohë nga rinumërimi deri tani Bardhos i hiqen 9 vota dhe diferenca shkon në 73.

    Top Channel