Tag: rinumërimi

  • Rinumërimi në Fier konfirmon skandalin, Klosi batërdi me votat, si e vodhi Klevis Jahjan me urdhër të Belinda Ballukut

    Rinumërimi në Fier konfirmon skandalin, Klosi batërdi me votat, si e vodhi Klevis Jahjan me urdhër të Belinda Ballukut

    Skandali elektoral në qarkun e Fierit është tashmë i konfirmuar nga të dhënat zyrtare. U vërtetua ajo që gazeta “SOT”, denoncoi me detaje disa ditë më parë për një skemë të mirëorganizuar të vjedhjes së votave në dëm të kandidatit Klevis Jahaj dhe në favor të “të preferuarit të Belinda Ballukut”, Ceno Klosit. Gazeta “SOT” raportoi se gjatë numërimit të mbi 60% të kutive, Klevis Jahaj po rezultonte me mbështetje të jashtëzakonshme, duke tejkaluar pritshmëritë dhe duke rrezikuar seriozisht pozitat e Ceno Klosit, “ushtarit” politik të Belinda Ballukut në Fier. Kjo e fundit, në rolin e drejtueses politike të qarkut ndërhyri personalisht për të ndalur këtë “rrjedhje” votash drejt Jahajt.
    Statistikat e nxjerra nga procesi i rinumërimit hedhin dritë mbi nivelin e manipulimit. Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” brenda dy ditëve të rinumërimit të votave për qarkun e Fierit u hapën 433 kuti nga 587 kuti. Deri më tani rezulton se Ceno Klosi ka humbur 930 vota nga rezultati fillestar. Ndërkohë, Klevis Jahaj ka fituar 454 vota. Përveç PS shifrat e rinumërimit tregojnë se kampione e votave të pamerituara në PD është Silva Hasaj me 670 vota që i zbriten nga rinumërimi, më shumë se 18% e votave nga rezultati i 11 majit. Hasaj ndiqet nga Gentian Çela, të cilit i zbriten 215 vota.
    Zegjineja siguron mandatin
    Nga ana tjetër, mandati i Zegjine Çaushit ishte në pikëpyetje për shkak të diferencës së ngushtë me kandidaten Maldrita Bardhos.  Por rinumërimi i deritanishëm ka thelluar diferencën në favor të Çaushit, pasi Bardho ka humbur 5 vota, ndërkohë që Çaushit i janë shtuar 63 vota.  Partisë Demokratike i zbriten 108 vota të pamerituara, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 12 vota nga rinumërimi. Shifra këto që i zbehin shpresën Lapajt për t’i marrë PS një mandat në Fier. Nisma Shqipëria Bëhet shpreson që të marrë 519 votat e nevojshme dhe të fusë në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Por, zhvillimet deri tani nuk i kanë shkuar në favor. Pasi, jo vetëm që PS është fuqizuar, por nga ana tjetër Lapajt i janë zbritur 9 vota. Humbje të vogla kanë pësuar edhe parti të vogla si Lëvizja Bashkë që i zbriten 9 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i zbritet 1 votë.  Përveç PS-së, që i shtohen vota, edhe Partisë Socialdemokrate i shtohen 7 vota, kurse Mundësisë i hiqen 3 vota, që i janë shtuar nga numërimi fillestar. Në PD nuk mund të këtë asnjë ndryshim, pasi kjo parti arriti të marrë vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur.
    A do të ketë kallëzime penale?
    Gjithashtu, anëtari i KAS, Ledio Braho, nga Pallati i Sportit “Farie Hoti” ku po rinumërohen votat e qarkut të Fierit, tha dje se mund të bëjnë kallëzim penal për grupet e rinumërimit që i kanë shtuar në bllok vota kandidatëve. “Do të shihet rasti i grupit të numërimit nëse janë grupe rinumërimi të njëjta që kanë bërë këto lëvizje apo janë të ndryshme. Por megjithatë kur votat janë në nivele të tilla, çështja duhet parë më në themel. Ne patjetër që do bëjmë ato verifikimet tona me aq sa kemi mundësi nga ça del nga kutitë e fletëve të votimit. Por që të arrijmë një rezultat, duhet të kemi emrat e grupit të numërimit, duhet të shohim kutinë e materialeve zgjedhore.
    Pra, janë një sërë elementësh që ne do të kërkojmë informacion të mëtejshëm që të kryhet edhe nëpërmjet KQZ dhe në varësi të saj, pastaj do të ketë një qasje nëse do të procedohet me kallëzim penal apo jo. Por duhet të kemi parasysh që tabela e rezultateve nuk është një gjë që është një informacion konfidencial që e ka vetëm KAS apo vetëm komisioneri. Është informacion publik, prokuroria e Fierit i ka të gjithë mundësitë që të nisë”, u shpreh Braho.  I pyetur se përse KAS nuk ka marrë ende një vendim për qarkun e Elbasanit, ku PD pretendon se ka pasur tren bullgar, Braho theksoi se do ta shqyrtojnë pasi të mbyllin procesin e rinumërimit. Sipas tij, kur u bë verifikimi i materialeve zgjedhore, PD nuk kërkoi rinumërim, duke shtuar se nuk beson se do të bëjë një kërkesë të tillë tani, duke parë edhe rezultatet e Tiranës dhe të Fierit.  Sipas tij, nuk ka pasur shtysë nga partitë drejt numëruesve për trafikimin e votave.
    “Nuk ka asnjë kërkesë deri tani nga PD. Kjo është shtyrë për arsye që ne mos pezullojmë procesin këtu sepse seanca për shqyrtimin administrativ të Elbasanit të vijojë në ambientet e KQZ, ku bëjmë  mbledhje. Kështu që kemi vendosur që të mbarojmë edhe Durrësin dhe pastaj të zhvillojmë katër seanca për këto katër qarqe. Unë nuk e shpreh votën, sepse nuk e di çfarë pretendimesh do të ngrihen në seancë. Por ajo që mund t’ju them është që në seancën e fundit që është zhvilluar përpara se të vendosej hapja e atyre kutive të Elbasanit dhe 96 qendrave të votimit, kemi qenë të qartë me përfaqësues të PD kur i kemi thënë, jeni të sigurt që doni këto. Sepse ishin të paqartë nëse donin rinumërim apo thjesht këqyrje të materialit zgjedhor dhe fletëvotimit. Dhe ata ishin të mendimit që donin vetëm këqyrje, dhe u bë për 96 në votimin e Elbasanit.
    Pra, u bë një konstatim mes fletëve të gjendura në kuti, fletëve të papërdorura. Nuk kanë pasur kërkesë për rinumërim dhe nuk besoj se do të ketë kërkesë për rinumërim pas hapjes, sidomos të qarkut të Tiranës dhe të Fierit. Ajo që mund të kuptojmë ne është që të paktën subjektet zgjedhore nuk kanë pasur një shtysë për numëruesit e tyre që trafikonin votat. Se çfarë është bërë me kandidatët në qarkun e Fierit dhe preferencat që mund të kenë pasur numëruesin për kandidatë potencial në zonat e tyre, kjo është për t’u parë deri në fund”, shtoi Braho.

  • Rinumërimi në Fier nxjerr zbuluar kandidatët e PS&PD! Rreth 1 mijë vota më shumë në kuti

    Rinumërimi në Fier nxjerr zbuluar kandidatët e PS&PD! Rreth 1 mijë vota më shumë në kuti

    FOTO ILUSTRUESE

    FIER-Teka ka nisur rinumërimin të votave të qarkut Fier, janë evidentuar edhe parregullsi brenda listës të kandidatëve. Deri më tani janë rinumëruar 456 kuti nga 587 në total, ose mbi 79%. Shifrat nuk tregojnë ndikim të mundshëm në mandate, por vihet re një numër i lartë i votave të pamerituara në radhët e kandidatëve si nga Partia Socialiste, ashtu edhe nga ajo Demokratike.
    Në PS, Ceno Klosi rezulton me numrin më të lartë të votave të pamerituara, me 914 vota që i zbriten nga rezultati fillestar. Ndërsa Klevis Jahajt i shtohen 462 vota, që i janë hequr nga numërimi i parë.
    Në PD, edhe pse 4 deputetët e dalë janë të listës së mbyllur, janë evidentuar humbje të konsiderueshme. Silva Hasaj është kandidatja me më shumë vota të pamerituara, 690 vota, ndjekur nga Gentian Çela me 209 vota. Në lidhje me shkeljet anëtari i KAS, Ledio Braho tha se do të shqyrtojnë grupet e numërimit dhe më pas do të vlerësojnë nëse do të procedojnë me kallëzim penal apo jo.

    Ndërkohë Partia Demokratike ka humbur 103 vota që i ka marrë pa meritë, ndërsa PS-së i janë shtuar 12 vota. Koalicionit të Adriatik Lapajt i duheshin 519 vota për të marrë mandatin por, rinumërimi deri më tani nuk i ka dhënë asnjë përparësi, pasi i janë hequr 7 vota që i ka marrë pa meritë.
    Humbje të vogla votash kanë pësuar edhe parti të tjera si Lëvizja Bashkë që i janë zbritur 7 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i zbritet 1 votë dhe partisë Mundësia i zbrtien 3 vota.

  • Rinumërimi i votave të Fierit, pritet të hapen 131 kutitë e mbetura, ja partitë që kanë humbur më shumë vota

    Rinumërimi i votave të Fierit, pritet të hapen 131 kutitë e mbetura, ja partitë që kanë humbur më shumë vota

    Sot vijon dita e tretë e rinumërimit të votave për qarkun e Fierit në Pallatin e Sporti “Farie Hoti”, ku pritet të hapen edhe 131 kutitë e mbetura. Deri më tani janë rinumëruar 456 kuti nga 587 në total, ose mbi 79%. Rezultatet e deritanishme kanë treguar gabime në shifra, por pa ndikim të mundshëm në mandate.
    PD ka humbur 103 vota që i ka marrë pa meritë, ndërsa PS-së i janë shtuar 12 vota. Këto ndryshime kanë zbehur shpresat e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet për t’i marrë një mandat PS-së dhe për të futur në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Koalicionit të Adriatik Lapajt i duheshin 519 vota për të marrë mandatin por, rinumërimi deri më tani nuk i ka dhënë asnjë përparësi, pasi i janë hequr 7 vota që i ka marrë pa meritë.
    Humbje të vogla votash kanë pësuar edhe parti të tjera si Lëvizja Bashkë që i janë zbritur 7 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i zbritet 1 votë dhe partisë Mundësia i zbrtien 3 vota.
    Sa i përket kandidatëve, në kampin socialist, mandati i Zegjine Çaushit, duket tashmë i sigurt pasi ajo ka fituar 60 vota nga rinumërimi, ndërsa “rivalja” e saj Maldrita Bardho ka humbur një votë. Në PS, Ceno Klosi rezulton me numrin më të lartë të votave të pamerituara, me 914 vota që i zbriten nga rezultati fillestar. Ndërsa Klevis Jahajt i shtohen 462 vota, që i janë hequr nga numërimi i parë.
    Në PD, edhe pse 4 deputetët e dalë janë të listës së mbyllur, janë evidentuar humbje të konsiderueshme. Silva Hasaj është kandidatja me më shumë vota të pamerituara, 690 vota, ndjekur nga Gentian Çela me 209 vota.
    Anëtari i KAS, Ledio Braho, i pyetur një ditë më parë nga Report TV për votat që i kanë shkuar në bllok kandidates Hasaj tha se do të shqyrtojnë grupet e numërimit dhe më pas do të vlerësojnë nëse do të procedojnë me kallëzim penal apo jo.
    Duke patur parasysh ritmin që kanë ndjekur grupet e rinuërimit, pritet që procesi i Fierit të mbyllet ditën e sotme. Më pas do të vijohet me 360 kutitë e Durrësit, disa prej të cilave janë të diasporës.

  • Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak

    Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak

    Nëse në qarkun e Tiranës lëvizjet e votave nga rinumërimi ishin “të pranueshme” ajo që ka ndodhur mes kandidatëve të listës së hapur të forcave politike në qarkun e Fierit është e pabesueshme. Nga hapja e 456 kutive nga 587 që janë gjithsej ose 77% shihet se nuk ka ndonjë lëvizje të fortë votash mes partive.
    PS ka shtuar edhe 15 vota të tjera ndërsa PD ka humbur 103. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” që pretendonte një mandat, deri tani është larg pasi edhe vetë ka humbur 7 vota. Por le të shohim se çfarë ka ndodhur mes kandidatëve të listës së hapur. Partia Socialiste futi plot 7 deputetë nga lista e hapur.

    Më i votuari ishte Ceno Klosi, ish-kreu i tatimeve me 19 290 vota preferenciale, por rinumërimi i ka hequr plot 914 vota. Socialisti që “e ka pësuar më shumë është Klevis Jahaj të cilit në 11 maj i janë hequr padrejtësisht 462 vota deri tani. 78 vota i janë hequr deputetes aktuale Antoneta Dhima, 60 vota i janë hequr edhe “yllit të fushatës” Zegjine Çaushi.
    Jo më pak vota janë transferuar edhe brenda demokratëve që nuk mundën dot të plotësonin as listën e mbyllur. Bie në sy Silva Hasaj që ka 690 vota më shumë nga sa meritonte apo dhe Gentian Çala me 209 më shumë dhe Ajet Gurguri me 152. Haku i është ngrënë Ledion Çalës që i kanë marrë 125 vota.

  • Rinumërohen 456 kuti të qarkut Fier, ja si ndryshon rezultati i kandidatëve

    Rinumërohen 456 kuti të qarkut Fier, ja si ndryshon rezultati i kandidatëve

    Është mbyllur numërimi për 456 kuti nga 587 që ka në total qarku i Fierit. Nga të dhënat paraprake rezulton se PS i janë hequr 15 vota ndërsa koalicionit ASHM i janë shtuar 102 vota. 

    Rinumërimi i votës për qarkun e Fierit, ndryshe nga ai i Tiranës, prodhoi një numër më të madh votash të shtuara ose te hequra padrejtësisht kandidatëve në listë të hapur.

    Rinumërimi i qarkut Fier mbyllet nesër, për të vazhduar me rinumërimin e 257 kutive për qarkun Durrës. Ndryshe nga dy qarqet e tjera Fieri dhe Tirana, për Durrësin nga e para do te rinumërohen edhe votat e diasporës për këtë qark.

  • Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

    Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

    Ka vijuar sot, më 1 korrik 2025, dita e dytë e procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Fierit.
    Gazetarja e TV Klan, Jolldiz Shuaipi, raporton se deri më tani janë numëruar mbi 74% e kutive të votimit.
    Nga rinumërimi i tyre, ka dalë rezultati se Partia Demokratike – Aleanca Për Shqipërinë Madhështore dhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, kanë humbur më shumë vota se sa Partia Socialiste. Kjo e fundit sakaq, ka shtuar votat.
    Kështu, PD-ja ka humbur deri më tani 108 vota. Nga ana tjetër, “Shqipëria Bëhet”, e cila ishte dhe partia që kërkonte rinumërimin në qarkun e Fierit, ka humbur nëntë vota.
    Ps-ja, sakaq, ka shtuar 12 vota.

  • “Rinumërimi u bë si donte KQZ dhe jo si donim ne”, Alimehmeti i pakënaqur: Nuk u morën parasysh videot si provë

    “Rinumërimi u bë si donte KQZ dhe jo si donim ne”, Alimehmeti i pakënaqur: Nuk u morën parasysh videot si provë

    Ilir Alimehmeti nuk është i kënaqur as me procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, edhe përse ishte një nga kërkuesit që kjo gjë të realizohej në kuadër të transparencës.
    I ftuar në  një emision televziziv, Alimehmeti u shpreh se KQZ e bëri rinumërimin si donte vetë dhe nuk pranoi të merrte për bazë videot e saj, nga të cilat ai në cilësinë e kandidatit bëri dhe kërkesën për rivlerësim.
    “Rinumërimi si u bë nga KQZ dhe si u vendos nga KAS nuk u bë si kërkuam ne. Kërkesa ime u hodh poshtë nga KAS dhe Kolegji, duhet të pyesni këto organe se përse. Nuk kanë dashur qëllimisht të shihen videot pasi atyre zbulohet çfarë është bërë. Bëhet fjalë për kamerat e KQZ dhe ajo nuk dëshiroi të hapte videot, por kutitë.
    Videot i hodhi poshtë dhe pranoi kërkesën e subjektit politik. Ishim të qartë që nuk do të prodhonin gjë. KQZ nuk hyri në rrënjën e manipulimit, nuk shkoi te videoja. Ne ia kishim ofruar si kampion dhe nuk pranuan. Ata bën çfarë deshën vetë dhe jo çfarë kërkuam ne. Baza e provës përbëhet nga video e KQZ, ne atë kemi parë. Nëse këtë video nuk e përdor më, atëherë nënkupton që po mbron manipulimin”, tha Alimehmeti.
     
     

  • Alimehmeti: Mbrojti manipulimin, rinumërimi u bë si donte KQZ dhe jo si donim ne

    Alimehmeti: Mbrojti manipulimin, rinumërimi u bë si donte KQZ dhe jo si donim ne

    Mjeku Ilir Alimehmeti i cili ishte pranë marrjes së mandatit si deputet, nuk është i kënaqur as me procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, edhe përse ishte një nga kërkuesit që kjo gjë të realizohej në kuadër të transparencës. Për të KQZ-ja e bëri rinumërimin si donte vetë dhe nuk pranoi të merrte për bazë videot e saj, nga të cilat ai në cilësinë e kandidatit bëri dhe kërkesën për rivlerësim.
    ”Rinumërimi si u bë nga KQZ dhe si u vendos nga KAS nuk u bë si kërkuam ne. Kërkesa ime u hodh poshtë nga KAS dhe Kolegji, duhet të pyesni këto organe se përse. Nuk kanë dashur qëllimisht të shihen videot pasi atyre zbulohet çfarë është bërë. Bëhet fjalë për kamerat e KQZ dhe ajo nuk dëshiroi të hapte videot, por kutitë.

    Videot i hodhi poshtë dhe pranoi kërkesën e subjektit politik. Ishim të qartë që nuk do të prodhonin gjë. KQZ nuk hyri në rrënjën e manipulimit, nuk shkoi te videoja.
    Ne ia kishim ofruar si kampion dhe nuk pranuan. Ata bën çfarë deshën vetë dhe jo çfarë kërkuam ne. Baza e provës përbëhet nga video e KQZ, ne atë kemi parë. Nëse këtë video nuk e përdor më, atëherë nënkupton që po mbron manipulimin”, tha Alimehmeti.

  • Rinumërimi në Fier, Zegjineja po shkon drejt rikonfirmimit në Kuvend

    Rinumërimi në Fier, Zegjineja po shkon drejt rikonfirmimit në Kuvend

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Rinumërimi në Fier/ Kush është kandidatja e PD-së që ka marrë 624 vota të pamerituara

    Rinumërimi në Fier/ Kush është kandidatja e PD-së që ka marrë 624 vota të pamerituara

    Fenomeni i votave të pamerituara është vënë re edhe në kutitë e qarkut Fier, gjatë procesit të rinumërimit që vijon në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”.

    Nga kandidatët e koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Silva Hasaj rezulton me numrin më të lartë të votave të pamerituara. Deri më tani, rezulton se ka 624 vota më shumë se sa janë në kuti.
    Nga ana tjetër, Ledion Çala është kandidati i opozitës që i janë hequr padrejtësisht votat më shumë se të tjerët. Nga rinumërimi, del se ai ka 112 më shumë në kuti se sa ishin në procesverbalë.
    Kërkesa për rinumërimin e Fierit ishte e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, i cili pretendon një mandat, për t’ia marrë Partisë Socialiste. E që kjo të ndodhë i duhen 517 vota të cilat deri më tani nga kutitë e rinumëruara duket një mision i vështirë.

    Top Channel