Tag: rinumërimi

  • Shumë pranë ‘ëndrrës’ së Kuvendit/ Zegjineja humb mandatin për 10 vota, ja kush ia merr vendin

    Shumë pranë ‘ëndrrës’ së Kuvendit/ Zegjineja humb mandatin për 10 vota, ja kush ia merr vendin

    Mbyllet rinumërimi i votave për qarkun e Fieri. Maldrita Bardho fiton mandatin pas rinumërimit në qarkun Fier me vetem 10 vota diference.Mandatin me pare e kishte Zegjine Caushi.Sipas informacionit zyrtar të KQZ, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, janë hapur 586 kuti në total (përfundoi në orën 15:30). Rezultatet e deritanishme kanë treguar gabime në shifra si në votat për partitë, por më së shumti për kandidatët, ku në disa prej tyre ka devijime të shumta.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Rinumërimi i votave u krye pas kërkesës për verifikim të hollësishëm dhe ka rezultuar vendimtar për fatin e mandatit mes dy kandidateve. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Shifrat sipas KQZ:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Maldrita BardhoReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Vota preferenciale: 3616

    Vota nga Diaspora: 1020

    4636 vota në total

    Zegjine Caushi

    Vota preferenciale: 4026

    Vota nga Diaspora: 600

    4626 vota në total

  • Rinumërimi në Fier e nxorri deputete, Maldrita Bardho jep dorëheqjen pa u mandatuar Akoma. Zegjine Çaushi do të hyjë në Parlament

    Rinumërimi në Fier e nxorri deputete, Maldrita Bardho jep dorëheqjen pa u mandatuar Akoma. Zegjine Çaushi do të hyjë në Parlament

    Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!

  • Rinumërimi e nxorri fituese me 10 vota më shumë, Bardho jep dorëheqjen në favor të Zegjinesë së PS- së

    Rinumërimi e nxorri fituese me 10 vota më shumë, Bardho jep dorëheqjen në favor të Zegjinesë së PS- së

    Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputetet e re e Kuvendit të Shqipërisë, pasi fitoi mandatin nga rinumërimi i kutive të votimit në Fier, duke i marrë mandatin Zegjine Çaushit me 10 vota më shumë.
    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maldrita Bardho shprehet se do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.
    Ajo shkruan se do ia lejë vendin koleges së saj, Zegjine Çaushi, që sipas saj e meriton të jetë në sallën e Kuvendit.
    “Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat”, shkruan ajo.
    Reagimi i Maldrita Bardhos
    Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.
    Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.
    Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.
    Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.
    Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Përmbysja e rezultatit në qarkun Fier, flet gazetari: Rinumërimi, i nxori PD-në dhe Lapajn më keq, Berisha…

    Përmbysja e rezultatit në qarkun Fier, flet gazetari: Rinumërimi, i nxori PD-në dhe Lapajn më keq, Berisha…

    Hoxha theksoi se Rama do jetë i kujdesshëm me qeverinë e re, sepse duke parë hetimet e SPAK ndaj ministrave dhe zyrtarëve këto vite, do përpiqet që të zgjedhë një qeveri me sa më shumë njerëz teknikë dhe jo partiakë, me motiv integrimin në BE.
    I ftuar në një studio televizive gazetari Poli Hoxha foli për zhvillimet më të fundit politike për paszgjedhjet parlemantare dhe procesin e rinumërimit. Ai tha se nuk pret më që Sali Berisha të ndryshojë dhe as që PD-ja të përmirësohet, sepse do të shkojë edhe më keq. Kurse për mazhorancën u shpreh se humbja e mandatit të Zegjine Çaushit nga rinumërimi në Fier nuk përbënte lajm.
    Rinumërimi i votave në Fier tregoi se jo vetëm mandatet nuk ndryshuan për partitë, por PD-ja doli me profil më të ulët nga çfarë ishte pas 11 majit, kurse inicuesi i procesit, Adriatik Lapaj i Nismës Shqipëria Bëhet, teksa kërkonte t’i merrte mandatin PS-së, doli edhe më keq nga numërimi i parë.
    “PD është pa profil të lartë politik nga ky rinumërim, kurse humbja e Zegjine Çaushit nuk është lajm. Inicuesi i këtij rinumërimi, Adriatik Lapaj, rezultoi se doli edhe më keq se çfarë ishte nga ky rinumërim. Ndërsa Gazmend Bardhi u pa se ishte i kënaqur nga humbja e Zegjine Çaushit. Lajmi është se do fillojë hetim për numëruesit dhe komisionerët për votat që u gjetën të devijuara. Pamë se mandatet për partitë nuk ndryshuan as në Tiranë dhe as në Fier, teksa edhe në Durrës nuk pritet të ketë ndryshim”.
    Por ai e sheh raportin e OSBE-ODIHR si një gjysmë kushte për integrimin, me qëllim reformën elektorale dhe korrigjimet e sistemit të gabuar zgjedhor. Justifikimet e Berishës për farsën elektorale i quan të kota, sepse edhe Primaret në PD ishin skandaloze.
    “Nga raporti i OSBE-ODIHR duket se ka një gjysmë kusht për integrimin në lidhje me rezlizimin e Reformës Zgjedhore. Nuk ka analizë të punës nga PD-ja. Këta justifikohen vetëm me farsën, për të justifikuar dështimin, Berisha pretendon por nga ana tjetër nuk kërkoi asnjë reformë për këto gjetje, kur e kishte rastin që korrikun e kaluar me kodin zgjedhor. Primaret madje ishin skandaloze, PD-ja i zgjodhi vetë kandidatët. Nuk pres nga Berisha që të kërkojë diçka ndryshe sepse ajo është rruga e tij kryesore, ajo që kishte për të marrë e ka marrë. Unë mendoj se nuk do ndryshojë gjë te opozita, do vejë keq e më keq, sepse nuk mendon për çlirimin e votës. Këtu vota është kapur, ndaj e nis analizën që nga viti 1991 apo 2001 e më pas”, tha gazetari.
    Hoxha ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Por kreu i mazhorancës do përpiqet që këtë herë të mos emërojë ministra njerëz që janë në shënjestrën e SPAK-ut.
    “Unë i qëndroj mendimit se këta nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, as Rama dhe as Berisha. Ndaj them se Rama ashtu sikurse Berisha i kanë informacionet se çfarë do bëjë Prokuroria. Ndaj edhe ata e kanë informacionin për ministrat që hetohen apo zyrtarët, ndaj do jetë i kujdesshëm në zgjedhje. Hetimet deri tani nga SPAK të njerëzve të tij e kanë cenuar Ramën dhe kjo punë nuk mund të vazhdojë pa fund. Ndaj mendoj se Rama këtë herë do bëjë një qeveri sa më shumë teknike këtë herë, mundësisht tërësisht teknike, me idenë e integrimit, pse jo duke i vënë edhe emër asaj. Mund të fusë edhe emra teknikë, jashtë partisë, jo se nuk e ka bërë, por e ka pasur të përzier”, tha Hoxha.

  • Përfundon rinumërimi në Fier/ Zegjine Çaushi humb mandatin me 10 vota diferencë

    Përfundon rinumërimi në Fier/ Zegjine Çaushi humb mandatin me 10 vota diferencë

    Përfundon rinumërimi i kutive të zgjedhjeve të 11 majit për qarkun Fier.

    E famshmja kandidate socialiste e Fierit Zegjine Çaushi humbi mandatin me 10 vota diferencë.
    Çaushi kishte 64 vota më shumë se sa Maldrita Bardho në numërimin e votave të 11 majit dhe me rinumërimin i janë hequr 48 vota të padrejta.
    Bardho arriti t’ia rrëmbente mandatin Çaushit me 10 vota diferencë pasi iu shtuan 26 vota pas rinumërimit.
    Me humbjen e mandatit, nuk do të arrijmë të shikojmë përballjen në Kuvend mes Çaushit dhe Gazment Bardhit.
    Dy kandidatët kanë sulmuar njëri-tjetrin në distancë që prej nisjes së fushatës.
    Kërkesa për rinumërimin e Fierit ishte e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, i cili pretendonte një mandat, për t’ia marrë Partisë Socialiste, gjë e cila nuk u arrit.
     

    Top Channel

  • Rinumërimi i votave për qarkun Fier/ Përmbysje rezultati, Zegjine Çaushi humb mandatin, ja kush i merr ‘vendin’

    Rinumërimi i votave për qarkun Fier/ Përmbysje rezultati, Zegjine Çaushi humb mandatin, ja kush i merr ‘vendin’

    Kandidatja e PS Zegjine Çaushi ka humbur mandatin, ndërsa Madrita Bardho ka arritur të sigurojë vendin në Kuvend me vetëm 10 vota më shumë në radhët e PS.
    Ka përfunduar procesi i rinumërimit në Qarkun e Fierit, duke sjellë një përmbysje në ndarjen e mandateve.
    Rinumërimi i votave u krye pas kërkesës për verifikim të hollësishëm dhe ka rezultuar vendimtar për fatin e mandatit mes dy kandidateve.

  • Përfundon rinumërimi në Fier/ Zegjine Çaushi humbet mandatin, Madrita Bardho fiton me 10 vota më shumë

    Përfundon rinumërimi në Fier/ Zegjine Çaushi humbet mandatin, Madrita Bardho fiton me 10 vota më shumë

    Ka përfunduar procesi i rinumërimit në Qarkun e Fierit, duke sjellë një përmbysje në ndarjen e mandateve.
    Kandidatja e PS Zegjine Çaushi ka humbur mandatin, ndërsa Madrita Bardho ka arritur të sigurojë vendin në Kuvend me vetëm 10 vota më shumë në radhët e PS.
    Rinumërimi i votave u krye pas kërkesës për verifikim të hollësishëm dhe ka rezultuar vendimtar për fatin e mandatit mes dy kandidateve.

  • Rinumërimi sjell përmbysje surprizë! E besuara e Ballukut drejt humbjes së mandatit në Fier, ja kandidatja që e sfidon

    Rinumërimi sjell përmbysje surprizë! E besuara e Ballukut drejt humbjes së mandatit në Fier, ja kandidatja që e sfidon

    Nga rinumërimi i votave të 11 majit në qarkun e Fierit, kandidatja e Partisë Socialiste Maldrita Bardho ka kaluar përpara koleges së saj Zegjine Çaushi, duke siguruar aktualisht mandatin me një epërsi prej 9 votash.
    Megjithatë, rezultati nuk është ende përfundimtar, pasi mbeten edhe 19 kuti votimi për t’u hedhur në sistem dhe për t’u verifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
    Çdo votë mund të rezultojë vendimtare për fatin e mandatit.

  • “PD, rënie në zgjedhje prej Berishës”/ Petro Koçi: Ja çfarë tregoi rinumërimi

    “PD, rënie në zgjedhje prej Berishës”/ Petro Koçi: Ja çfarë tregoi rinumërimi

    Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se ishte e pritshme rezultati i zgjedhjeve më 11 maj, ku fitues dolën socialistët. Në një intervistë Koçi u shpreh se PD pësoi rënie të madhe, për shkak të Sali Berishës. Koçi shtoi se rinumërimi i votave tregoi se nuk ka pasur manipulim të zgjedhjeve.
    “Është komplet e pritshme, PD në këto zgjedhje pësoi rënie të madhe. Aryseja është Sali Berisha. Nuk pritet diçka tjetër. PS duhet t’i qëndrtojë me shumë seriozitet asaj që ka ndodhur me deformimin e votës personale. Numëruesit kanë qenë më rigorozë për votat e subjekteve politike. Ajo që ndryshon në rastin e Fierit, është vota individuale. Në përgjithësi, nga rinumërimi është konfirmuar rezultati në numërimin fillestar. Ne mund të themi këtë që pretendimi i PD për zgjedhje të manipuluara, pëson një goditje të re. ‘
    Në pretendimin e PD ka vulgaritet dhe bëhet vetëm për interesin e Sali Berishës. Ai e ka për efekte të brendshme, i duhet që të mos japë dorëheqjen. Ai kërkon që demokratëve t’u mbushë mendjen se ka manipulim dhe se nuk duhet të lëvizë nga karrigia e kryetarit. Nuk ka asnjë shenjë reflektimi. Nuk ka zëra të tjerë. Një pjesë prej tyre e kanë dashur këtë humbje, që ai të mbante përgjegjësi. Por duke mos pasur përgjegjësi, ata bëjnë lojë teatrore.”, theksoi ai.

  • Petro Koçi: PD, rënie në zgjedhje prej Berishës! Rinumërimi i votave tregoi që nuk ka pasur manipulim

    Petro Koçi: PD, rënie në zgjedhje prej Berishës! Rinumërimi i votave tregoi që nuk ka pasur manipulim

    Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se ishte e pritshme rezultati i zgjedhjeve më 11 maj, ku fitues dolën socialistët.
    Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Koçi u shpreh se PD pësoi rënie të madhe, për shkak të Sali Berishës.
    Koçi shtoi se rinumërimi i votave tregoi se nuk ka pasur manipulim të zgjedhjeve.
    “Është komplet e pritshme, PD në këto zgjedhje pësoi rënie të madhe. Aryseja është Sali Berisha. Nuk pritet diçka tjetër. PS duhet t’i qëndrtojë me shumë seriozitet asaj që ka ndodhur me deformimin e votës personale.
    Numëruesit kanë qenë më rigorozë për votat e subjekteve politike. Ajo që ndryshon në rastin e Fierit, është vota individuale. Në përgjithësi, nga rinumërimi është konfirmuar rezultati në numërimin fillestar. Ne mund të themi këtë që pretendimi i PD për zgjedhje të manipuluara, pëson një goditje të re.
    Në pretendimin e PD ka vulgaritet dhe bëhet vetëm për interesin e Sali Berishës. Ai e ka për efekte të brendshme, i duhet që të mos japë dorëheqjen. Ai kërkon që demokratëve t’u mbushë mendjen se ka manipulim dhe se nuk duhet të lëvizë nga karrigia e kryetarit.
    Nuk ka asnjë shenjë reflektimi. Nuk ka zëra të tjerë. Një pjesë prej tyre e kanë dashur këtë humbje, që ai të mbante përgjegjësi. Por duke mos pasur përgjegjësi, ata bëjnë lojë teatrore.”, theksoi ai.