Tag: rinumërimi

  • Hapja e kutive për Tiranën dhe Dibrën! KQZ: Na duhen 10 ditë kohë për të nisur rinumërimi i votave

    Hapja e kutive për Tiranën dhe Dibrën! KQZ: Na duhen 10 ditë kohë për të nisur rinumërimi i votave

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nevojë për 10 ditë kohë për të përgatitur infrastrukturën dhe stafin e nevojshëm para se të nisë rinumërimin e 1282 kutive të votimit të qarkut Tiranë pas miratimit të kërkesës së Partisë Demokratike një ditë më parë.
    Janë 450 mijë fletë votimi që do të numërohen nga fillimi dhe vendi ku do të realizohet ky proces nuk është vendosur por duket se ambientet më të përshtatshme janë ato të parkut olimpik ‘Feti Borova’ ku u realizua numërimi i votave të diasporës. Për rinumërimin po negociohet sërish edhe me federatat sportive për të marrë sërish në përdorim Parkun Olimpik ku u numërua vota e diasporës. 
    KQZ-së i duhet të bëjë gati pjesën teknike, energjinë elektrike, tavolina, karriget, monitorët, kamerat, internetin dhe rrjetet kompiuterike që do të rivendosen aty për të ofruar transparencë për të gjithë. Po ashtu, një grup i posaçëm do të punojë për të veçuar në magazinë kutitë e Tiranës, dhe për t’i sjellë për rinumërim sipas një rendi të caktuar e të sigurtë. Të gjitha këto përgatitje, do të kërkojnë të paktën 10 ditë kohë.
    Partia Demokratike shpreson të gjejë vota për të marrë një mandat të 14-të, duke ia hequr Mundësisë së Agron Shehajt. Ilir Alimehmeti nga ana tjetër, dyshon se votat ia kanë vjedhur e ai ka marrë më shumë vota se Jorida Tabaku që aktualisht ka fituar një mandat me 2400 vota avantazh. 
    Ndryshe nga Tirana, në Dibër PD do të rinumërojë vetëm votat e kandidatëve të saj për shkak të pretendimeve të kandidatit Xhemal Gjunkshi se ka pasur parregullsi.
    Rinumërimi i 44 kutive të Dibrës do të zhvillohet të mërkurën dhe do të kryhet në ambientet e komisionit qendror të zgjedhjeve.
    PD kishte kërkuar pavlefshmërinë e rezultatit dhe organizimin e një rivotimi, duke argumentuar se procesi kishte parregullsi të cilat ndikuan në përfundimin e zgjedhjeve. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së PD-së, duke e argumentuar vendimin me mungesën e provave të nevojshme për të ndryshuar rezultatin./ZËRI

  • Rinumërimi i votave në qarkun e Tiranës dhe Dibrës, KQZ: Na duhet 10 ditë kohë përgatitje

    Rinumërimi i votave në qarkun e Tiranës dhe Dibrës, KQZ: Na duhet 10 ditë kohë përgatitje

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur që të rinumërohen votat për qarkun e Tiranës dhe Dibrës. Komisionin Qendror i Zgjedhjeve pas këtij vendimi mësohet se ka kërkuar 10 ditë kohë për përgatitjen e infrastrukturës njerëzore dhe teknike për të kryer procesin e rinumërimit të votave për dy qarqet.
    Po mendohet që rinumërimi i votave të bëhet sërish në Parkun Olimpik të Tiranës.
    “Na duhen rreth 10 ditë kohë të përgatisim gjithë infrastrukturën njerëzore dhe teknike për këtë proces. Po mendohet që rinumerimi i qarkut Tiranë dhe kutive të qarkut të Dibrës të bëhet në Parkun Olimpik”, mësohet të ketë deklaruar KQZ.
    Në qarkun Tiranë do hapen 1282 kuti dhe do rinumërohen si vota për partitë dhe për kandidatët.
     
     

  • “Na duhen 10 ditë për t’u bërë gati”/ Rinumërimi për Tiranën dhe Dibrën, reagon KQZ

    “Na duhen 10 ditë për t’u bërë gati”/ Rinumërimi për Tiranën dhe Dibrën, reagon KQZ

    Vendimi për rinumërimin e kutive në qarkun e Tiranës u mor me vendim të dy anëtarëve të opozitës, Ledio Braho e Elvis Çela në KAS. Për Qarkun e Tiranës do të hapen 1,282 kuti votimi, ndërsa do të rinumërohen rreth 450 mijë vota, si për subjektet politike ashtu edhe për kandidatët.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përgatitet për rinumërimin në qarkun e Tiranës dhe hapjen e 44 kutive në Dibër. Burime pranë KQZ-së bëjnë me dije se për realizimin e këtij procesi janë të nevojshme të paktën 10 ditë përgatitje, për të ngritur infrastrukturën e duhur të numërimit dhe për të angazhuar personat që do të merret me rinumërimin e votave. Sipas të njëjtave burime, vendi i mundshëm ku do të kryhet rinumërimi është Parku Olimpik i Tiranës, aty ku edhe u numërua vota e diasporës.
    Për qarkun e Dibrës do të numërohen rreth 44 kutive votim, vetëm për kandidatët, pas pretendimeve të kandidatit Xhemal Gjunkshi se i janë vjedhur votat preferenciale.