Ka përfunduar proçesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve 11 majit për qarkun e Durrësit. Mësohet se nga rinumërimi Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste ka humbur vetëm pesë vota.
Këto ndryshimet janë të vogla dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve, por vijnë si pjesë e një procesi transparence dhe kontrolli për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Tag: rinumërimi
-

Përfundon rinumërimi për qarkun e Durrësit, ja si paraqiten rezultatet
-

Përfundon rinumërimi për Durrësin, nuk sjell asnjë ndryshim në mandate
Ka përfunduar pak minuta më parë rinumërimi i pjesshëm i kutive të Qarkut të Durrësit, ku përfshiheshin edhe 85 kuti të diasporës.
Rinumërimi, pavarësisht lëvizjeve të vogla në rezultat, nuk ka sjellë ndryshime në mandate mes subjekeve politike, apo në emrat e kandidatëve që do të marrin mandatin e deputetit për legjislaturën e ardhshme që fillon në shtator.
Pritet që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të hedhë në sistem edhe procesverbalet e fundit, për t’u njohur me rezultatin përfundimtar.
Me përditësimet e deritanishme, Arian Ndojës i janë hequr 88 vota nga kutitë brenda vendit, teksa i janë shtuar 3 vota nga kutitë e rinumëruara të diasporës.
Ndërkohë, Aulon Kalasë, i cili pretendonte trafikim votash, i janë shtuar 22 vota nga kutitë brenda vendit dhe 3 vota nga kutitë e diasporës. -

Rinumërimi në Durrës/ Hapen 148 kuti votimi, më shumë gabime për votat preferenciale tek socialistët
Foto ilustruese
TIRANË- Vijon rinumërimi i votave në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë. Sot po vijon procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit për qarkun e Durrësit, si për subjektet politike, ashtu dhe për kandidatët. Edhe në këtë qark, ashtu si në Tiranë edhe në Fier, subjekti që po humbet më shumë vota është Partia Demokratike. Aktualisht demokratët, në 148 nga 290 kuti të numëruara, janë humbur 18 vota. Por “lëshime” ka pasur edhe nga kandidatët. Për qarkun e Durrësit më shumë vota të pamerituara duket se ka marrë ish-prokurori, Arian Ndoja, i cili ka “rikthyer”, 77 vota. Ndërsa më shumë vota ka rikuperuar Emri Vata, i cili ka rimarrë 54 vota.
Më të larta janë numrat tek socialistët. Në kampin rozë, Ani Dyrmishi rezulton se deri më tani ka marrë 236 vota të pamerituara, ndërsa Gentian Hilla ka rikuperuar 241 të tilla.
TË DHËNAT SIPAS KQZ:148-290 kuti të numëruara
1. Koalicioni Partia Demokratike PD-ASHM 18 2. Lëvizja Bashkë 1 3. Lëvizja Atdheu – 4. Partia Koalicioni Euroatlantik – 5. Partia Socialiste e Shqipërisë 4 6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet- “-5” 7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare- “-1” 8. Partia Aleanca Demokracia e Re – 1 9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 5 10. Partia Mundësia – “-3” 11. Partia Socialdemokrate- “-1”
Sipas projeksioneve të deritanishme nuk ka ende asnjë ndryshim rezultati sa i takon subjekteve politike. Aktualisht, deri më tani, rinumërimi ka përfunduar në Tiranë, ku nuk pati asnjë ndryshim mandati. Ndërsa në Fier, po. Për 10 vota më shumë mandatin e Zegjinë Çaushit, e mori Maldrita Bardho. Por megjithatë kjo e fundit hoqi dorë nga mandati, duke rikthyer sërish Çaushin në Kuvendin e Shqipërisë./ZËRI -

Rinumërimi i votave në Durrës, Aulon Kalaja dhe Arjan Ndoja “përplasen” për votat
Prej dy ditësh vijon rinumërimi i votave për 290 kuti në qarkun e Durrësit.
Deri në këtë fazë janë kaluar rreth 100 kuti ku vërehen lëvizje të papërfillshme votash mes subjekteve politike.
Sa i takon kandidatëve në garë, e gjithë beteja përqendrohet brenda PD, ku Aulon Kalaja si iniciator i ankimimit ka rifituar vetëm 4 vota deri më tani, ndërsa kandidatit tjetër të PD, Arjan Ndoja, i janë hequr 51 vota që i kishte marrë padrejtësisht.Më 11 maj, Arjan Ndoja i rrëmbeu mandatin Aulon Kalas me një diferencë rreth një mijë vota.
Qarku i Durrësit përfshin në rinumërim edhe disa kuti nga diaspora, ndërsa do të jetë i fundit që do t’i nënshtrohet procesit të analizës.
/vizionplus.tv -

Rinumërimi në Durrës ndez garën Kalaja–Ndoja, ja çfarë tregojnë 5 kutitë e para
Pas verifikimit të materialeve zgjedhore në 126 kuti në qarkun Durrës, ka nisur tani të rinumërohen votat për partitë dhe kandidatët.
Deri më tani janë hapur 5 nga 290 kuti brenda vendit, ku janë vënë re dhe gabimet e para. Do të hapen gjithashtu edhe 85 kuti që i përkasin diasporës së këtij qarku.
Partisë Socialiste i shtohen dy vota, ndërsa 1 i hiqet Nismës Shqipëria Bëhet.
Në këtë qark, beteja bëhet në PD, mes kandidatit Aulon Kalaja dhe Arjan Ndojës.
Ish-prokurori fitoi me një diferencë prej 1047 votash. Kalaja kërkoi rinumërim votash me pretendimin se i janë trafikuar vota brenda partisë. Pritet të shihet nëse hapja e pjesshme e kutive të Durrësit do t’i japë vota në favor të tij, për t’i marrë mandatin Ndojës.
Rinumërimi i Durrësit vjen pas përfundimit të procesit të Fierit, i cili prodhoi ndryshime. Zegjine Çaushi humbi dhe rifitoi mandatin brenda një dite. Ajo u mund nga kolegia socialiste Maldrita Bardho me një diferencë prej 10 votash nga rinumërimi, por kjo e fundit reagoi dhe tha se do t’ia linte mandatin Çaushit. -

Nis rinumërimi i votave të Durrësit, hapen 11 nga 290 kuti, reflektohen gabimet e para! Në ‘sitë’ edhe diaspora
Pas verifikimit të materialeve zgjedhore të 126 kutive në qarkun e Durrësit, ka nisur procesi i rinumërimit të votave. Sipas të dhënave të KQZ, deri më tani janë hapur 11 nga 290 kuti që do të rihapen brenda vendit, ku janë vënë re dhe gabimet e para.
Do të rihapen gjithashtu edhe 85 kuti që i përkasin diasporës së këtij qarku.
PD-së i hiqet një votë ndërsa PS-së 3 vota. Nismës Shqipëria Bëhet i hiqet gjithashtu një votë.
Në këtë qark, beteja bëhet brenda PD, mes kandidatit Aulon Kalaja dhe Arjan Ndojës. Ish-prokurori fitoi me një diferencë prej 1047 votash në numërimin fillestar. Nga këto 11 kuti të rinumëruara, rezulton se Ndoja ka humbur 3 vota ndërsa Kalasë i shtohet 1 votë.
Edhe në PS vihen re gabime brenda kandidatëve. 6 vota i hiqen Erjon Xhilit, ndërsa nga një votë iu shtohet Indrit Gjokës, Gentian Hillës, Entela Hoxhës, Jona Osmanit dhe Alban Xhelilit.
Aulon Kalaja kërkoi rinumërim votash me pretendimin se i janë trafikuar vota brenda partisë. Pritet të shihet nëse hapja e pjesshme e kutive të Durrësit do t’i japë vota në favor të tij, për t’i marrë mandatin Ndojës.
Kalaja protestoi edhe dy ditë më parë para Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku po rinumëroheshin kutitë e fundit të Fierit, duke kërkuar korrektësi nga KAS dhe rinumërim të plotë të Durrësit. Kërkoi gjithashtu paralelisht edhe këqyrjen e pamjeve filmike me pretendimin se i janë transferuar votat brenda partisë.
Rinumërimi i Durrësit vjen pas përfundimit të procesit të Fierit, i cili prodhoi ndryshime.
Zegjine Çaushi humbi dhe rifitoi mandatin brenda një dite. Ajo u mund nga kolegia socialiste Maldrita Bardho me një diferencë prej 10 votash nga rinumërimi, por kjo e fundit reagoi dhe tha se do t’ia linte mandatin Çaushit. -

Rinumërimi dështim për Berishën/ Kthupi: Kreu i PD kërkon të fitojë kohë për të mos dhënë dorëheqjen
Juristi Rezart Kthupi thotë se rinumërimi i votave duhej bërë, për të pasur transparencë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, se Sali Berisha, kërkon të fitojë kohë, për të mos dhënë dorëheqjen nga kreu i PD.
“Rinumërimi duhej bërë, transparenca është një e mirë e përbashkët. Procesi i numërimit nuk pati pasoja. Partitë politike nuk kanë besim te numëruesit dhe kanë besim te nnumërimi i KQZ. Berisha kërkon të fitojë kohë, që neni “Basha” të zbatohet sa më largt në kohë. Me rinumërimin, certifikuesi i rezultatit është KQZ. Zgjedhjet ishin ato që ishin, me të mirat dhe të këqijat që kanë. Ajo që i duhet Berishës është kauza, jo përfundimi. Për sa kohë ka një kauzë, e mban në betejë. Zoti Berisha e ka krijuar kauzën e tij. Ky është thelbi i diskutimit. Kauza është që vjedhjet u vodhën, në Shqipëri nuk ka demokraci.”, theksoi ai. -

Sot nis rinumërimi në Durrës/ Betejë e ashpër në kampin blu, në lojë edhe votat e diasporës
Pas përfundimit të rinumërimit të kutive në Tiranë dhe Fier, sot në orën 09:00 në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pritet të nisë procesi i rihapjes së 290 kutive të votimit të qarkut Durrës, përfshirë edhe votat e diasporës për këtë zonë zgjedhore.
Në këtë qark zhvillohet një betejë e fortë mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës. Ky i fundit rezultoi fillimisht fitues me 1047 vota epërsi, por Kalaja ka kërkuar rinumërim të plotë të kutive dhe verifikim të pamjeve filmike, duke pretenduar se ka pasur transferim të votave brenda listës së partisë.
Pavarësisht se nuk mori mbështetjen zyrtare të Partisë Demokratike, Kalaja është mbështetur në kërkesën e tij nga Partia e Lëvizjes së Legalitetit, pjesë e koalicionit PD–ASHM.
Ai protestoi edhe një ditë më parë përpara Pallatit të Sportit, duke kërkuar transparencë dhe korrektësi nga KAS, si dhe këqyrjen paralelisht të videove të qendrave të numërimit.
Rinumërimi në Durrës pritet të jetë vendimtar për fatin e mandatit, duke marrë parasysh zhvillimet surprizë në qarqe të tjera. Kujtojmë se një ditë më parë, pas përmbysjes së rezultatit në Fier, Zegjine Çaushi humbi mandatin përballë Maldrita Bardhos me vetëm 10 vota diferencë – por në një lëvizje të papritur në mbrëmje, Bardho u tërhoq, duke ia rikthyer mandatin koleges së saj.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse Kalaja do të arrijë të përmbysë epërsinë e Ndojës dhe të rifitojë mandatin nëpërmjet procesit të rinumërimit.
