Kandidatja për deputete nga ‘Koalicioni Euroatlantik’ Taulanda Jupi, e ftuar në një emision televiziv tha se duhet të bëhet menjëherë një reformë e re zgjedhore. Jupi shtoi më tej se ndihet e keqardhur që opozita nuk mundi të jetë një alternativë në zgjedhje dhe se ka qenë vetë vendimi i saj që në zgjedhjet e 11 majit të ishte në listë të hapur. Sipas saj, vendin në listë duhet ta përcaktojnë qytetarët.
“Për hir të sistemit dhe dakortësisë, ne tentuam një akt të guximshëm. Jemi future në betejë duke kërkuar edhe vetë të jem në listë të hapur. Vendin në listë duhet të ma përcaktojnë qytetarët, atë që duan në raport me përfaqësimin politik. Kushti që i kam vënë kryetarit ka qenë që nuk dua të jem në listë në mbyllur.
Ne e dimë se çfarë ka ndodhur, një sistem që e detyron zgjedhësin të shkojë drejt dy partive të mëdha. Në 26 korrik të 2024 ka qenë një dakortësi për një kod zgjedhor mes dy partive të mëdha. Keqardhja më e madhe e imja ka qenë mungesa e alternativës, mungesa e opozitës për të qenë një alternative, shumë demoraktë ndihen të keqardhur.
Ka nevojë për një reform zgjedhore që duhet të nis me votimin elektronik. Nga rinumërimi kemi parë sesi është deformuar vullneti I qytetarëve. Duhet një reform gjithpërfshirëse, edhe pse mendoj që mungon vullneti politik.” , tha Jupi.
Tag: rinumërimi
-

Rinumërimi pa surpriza/ Petraj kritikon strukturën e KQZ-së: Nuk jemi vende skandianve, jemi në…
Vijon autopsia e procesit zgjedhor në një studio televizive, pas vendimit të fundit të KAS për rrëzimin e kërkesës së demokratëve për numërimin në qarkun e Fierit, Tiranës, Elbasanit dhe Lezhës.
Avokati Edmond Petraj e cilësoi mjedisin si tepër të polarizuar duke sjell agresivitet.
“Problem te ne qëndron te sistemi, ne nuk jemi vende skandianve, jemi në Ballkan ku ka polarizim të jashtëzakonshëm. Kjo na bën të jemi agresiv. Ambienti te ne është shumë i polarizuar. “
Për Rezart Kthupin, rinumërimi nuk solli ndonjë ndryshim dhe se është i domosdoshëm që procesi të departizohet.
“Edhe gjatë numërimi, diferencat janë të vogla.
Problem është që ne duhet të shkojëm drejt departizimit të qeverisë. Ne nuk kemi problem vetëm numërimin, kemi të tërë procesin zgjedhor. KQZ është bipartisan, I ndërtuar në bazë të propozimeve të PS dhe PD.
-

Rinumërimi u mbyll/ KAS vendos sot ‘fatin’ e zgjedhjeve në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Durrës
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të vendosë sot, për vlefshmërinë e zgjedhjeve parlamentare në katër qarqe, Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan. Vendimi vjen pas tre javësh rinumërim, ku u rihapën disa kuti të Elbasanit dhe të Durrësit si dhe u shqyrtuan plotësisht votat në Tiranë e Fier.
Me rihapjen e kutive, Partia Demokratike humbi më shunmë vota nga ç’kishte marrë më 11 maj. Lëvizjet e votave në Tiranë, për anëtarët e KAS ishin si rezultat i gabimeve njerëzore gjatë raundit të parë të rinumërimit, ndërsa për qarkun e Fierit u vu re një fenomen shqetësues, ai i tjetërsimit të votave brenda kandidatëve. Në Fier, rinumërimi i dha mandat me 10 vota diferencë Maldrita Bardhos, por e refuzoi, duke ia lënë karrigen Zegjine Caushit, e cila kishte fituar në raundin e parë të numërimit.
KQZ ka certifikuar përfundimisht rezultatet për 8 qarqet e tjera, ndërsa janë shpërndarë edhe mandatet. Vendimi u mor pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimet e PD-së për këto qarqe, duke ezauruar të gjitha hallkat ankimuese për rezultatin./ZËRI -

Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit
Pavarësisht se në Fier, rinumërimi i dha mandatin Zegjine Caushit, Maldrita Bardhos e refuzoi atë, duke hequr dhe shpresën e fundit për ndryshim nga kjo fazë e dytë e numërimit të votave.
Në të tre qarqet, më shumë vota humbi Partia Demokratike. Në Tiranë, humbi 612 vota, në Fier iu zbritën 147 vota, ndërsa në Durrës 18 vota.
Ndërkohë, Partia Socialiste humbi 318 vota në Tiranë, në Durrës vetëm 5, ndërsa në Fier arriti të rikuperonte 30 vota.
Në qarkun e Tiranës, deri në orët e fundit pati një garë të hapur mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit. Kjo e fundit ngushtoi diferencën nga 140 në 70 vota, por jo mjaftueshëm për të fituar mandatin.
Ndërsa Ilir Alimehmeti, që kishte pretendime për trafik votash, nga rinumërimi rezulton me 137 vota të pamerituara në kuti. Lëvizjet e votave të kandidatëve të Tiranës, sipas anëtarëve të KAS, ishin rezultat i gabimeve njerëzore gjatë raundit të parë të rinumërimit. Ndërsa për qarkun e Fierit u vu re një fenomen shqetësues: ai i tjetërsimit të votave brenda kandidatëve.
Anëtarët e KAS ngritën dyshime për krime zgjedhore nga ana e numëruesve.
Rinumërimi i pjesshëm në Durrës i hoqi 86 vota ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe i shtoi 12 vota Aulon Kalasë, por këto ndryshime ishin të pandjeshme për të ndikuar rezultatin.
KAS do të mblidhet të hënën për të vendosur nëse do të quhen apo jo të vlefshme zgjedhjet edhe në këto 3 qarqe që u rinumëruan. Klan News -

“Sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku”/ Rinumërimi i votave, shpërthen Bradhi: Vota të trafikuara…
Ai shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se krahas tjetërsimit të votave, ka patur edhe trafikime të mandateve, gjë e cila sipas tij u verifikua edhe nga pamjet filmike. Bardhi i bën thirrje SPAK të nisë hetimet për krime zgjedhore ndaj Ceno Klosit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të mos vonojë hetimet ndaj Ceno Klosit, i cili rezultoi nga rinumërimi se kishte përfituar padrejtësisht 831 vota në Qarkun e Fierit.
Postimi i plotë:
Rinumërimi i rreth 2000 kutive në 3 qarqet kyesore të vendit, nxorri në sipërfaqe vetëm atë që të gjithë e dinim: sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku alias Zeqine Balluku.Vota të trafikuara që arrinin deri aty sa kishin trafikuar edhe mandate në tavolinë, në mënyrë të panevojshme, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik, provon qartë se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë larg kamerave dhe vëmendjes së opinionit publik.Vjedhja e votave masivisht deri në trafikimin e mandateve është “gabim njerëzor” aq sa është “gabim njerëzor” vjedhja e:
80 milion eurove me dy TEC-et lundruese në Vlorë;
180 milion eurove në aferën e shitblerjes së energjisë elektrike;
50 milion eurove në aferën e Tunelit të Llogarasë.
Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm. -

Vota që vijnë e shkojnë/ Çfarë zbuloi rinumërimi në Durrës?
Procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Durrësit përfundoi mbrëmjen e së premtes, por nuk solli asnjë ndryshim në rezultatin përfundimtar të mandateve.
Nga rinumërimi, Partia Demokratike ka humbur 18 vota, Partia Socialiste 5 vota, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” humbi 5 vota.Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që në qarkun e Durrësit të hapte 300 kuti, përfshirë edhe 85 nga diaspora.
Ndryshime të lehta të votave u pasqyruan te kandidatët. Kështu, Arjan Ndoja, i cili i mori mandatin e deputetit Aulon Kalaja me rreth 110 vota diferencë, humbi 86 vota që i kishte marrë padrejtësisht në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Aulon Kalaja fitoi 12 vota.Te socialistët, Arkend Balla ka marrë 63 vota pa meritë, që i hiqen nga numërimi i parë. Ani Dyrmishi rikuperon 18 vota, Alban Xhelili 25, kurse Erjon Xhili humb 37 vota.
Të hënën, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të japë verdiktin final për çertifikimin e rezultatit të 11 majit në 4 qarqe: Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa PD ka lajmëruar se do të shkojë edhe për këto 4 raste në Kolegjin Zgjedhor, për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve.
-

Rinumërimi dhe farsa e doktorit mbaroi/ Juristi Kara: Mospranimi i humbjes, thelb i berishizmit. Zgjedhjet, më të mirat e realizuara
Rinumërimi i votave për qarkun e Durrësit përfundoi me një disfatë tjetër për PD. Jo vetëm që nuk u vërtetua farsa elektorale e Berishës, por rinumërimi zbuloi që PD I ishin shtuar vota padrejtësisht.
Për avokatin Romeo Kara, zgjedhjet e 11 majit kanë qenë ndër zgjedhjet më të mira të realizuara ndonjëherë dhe se për Berishën qëndrimi i tij postzgjedhor është retorikë që përbën thelbin e berishizmit. Më tej, Kara kritikoi Kodin Zgjedhor duke thënë se nuk i jep të drejtë të plotë sovranitetit të shqiptarëve.
“Kjo është një retorikë që përbën thelbin e berishizmit, mospranimin e humbjes. Ka qenë e përgatitur, të dyja palët e kanë ditur kush fiton ose jo dhe të dy janë përgatitur për periudhën postzgjedhore. Berisha ka një retorikë të egër, por është i qetë në pazar me mazhorancën dhe nuk do e lërë në heshtje miratimin e kodit zgjedhor. Dhe pazaret e tjera për të cilin është akuzuar dhe shpresoj që SPAK të zgjohet nga gjumi.
Mendoj që nuk e kemi lënë në dorë të Berishës certifikimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë më të mirat që janë bërë deri më tani, por në thelb është që ky Kod Zgjedhor nuk i jep të drejtën e plotë sovranitetit të shqiptarëve dhe ka gjëra të tjera për të cilat Berisha nuk flet. “ -

Mbyllet “kapitulli” i rinumërimit, në Durrës PD humb 18 vota, PS 5, Ndojës i zbriten 88 vota, Kalasë i shtohen…
Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, për qarkun Durrës, ka përfunduar pasditen e djeshme. Ky proces rinumërimi, nuk solli asnjë ndryshim në mandatet e subjekteve politike dhe as të kandidatëve. Sipas rezultatit, Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste humb 5 vota, që ia kanë shtuar padrejtësisht nga numërimi fillestar, 5 vota humb koalicioni Djathtas për Zhvillim, 3 vota i shtohen partisë Mundësia, 1 votë i shtohet Lëvizjes Bashkë, 5 Nismës Shqipëria Bëhet dhe 1 Partisë Socialdemokrate. Sa i përket kandidatëve, (141 kuti deri tani), beteja në PD bëhet mes ish-prokurorit Arjan Ndoja (që u zgjodh deputet) dhe Aulon Kalasë, ky i fundit kërkoi rinumërim. Në betejën për rinumërim të votave, Kalaja nuk u mbështet nga PD, por nga Partia Lëvizja e Legalitetit, përmes firmës së saj, pasi ishte pjesë e koalicionit PD-ASHM më 11 maj. Nga të dhënat e KQZ, Ndoja rezulton se ka marrë 88 vota pa meritë, ndërsa Kalasë i shton 11 vota, që ia kanë hequr nga numërimi fillestar. Sa i përket kandidatëve të tjerë në PD, 54 vota i shtohen Emri Vatës, 17 i shtohen Edlira Harizit, 24 Ndrec Pjetrit, ndërsa 39 i hiqen Petro Vokopolës. Te socialistët, Arkend Balla ka marrë 63 vota pa meritë, që i hiqen nga numërimi i parë.
Ani Dyrmishi rikuperon 18 vota, Alban Xhelili 25, kurse Erjon Xhili humb 37 vota. Me përfundimin e rinumërimit në Durrës (që nuk solli asnjë ndryshim në rezultatin final për këtë qark) mbyllet totalisht dhe ky proces që u zhvillua në 4 qarqe, i kërkuar me ngulm nga opozita, por që prodhoi rezultate kontradiktore me pretendimet që kishte kjo e fundit. Rinumërimi zgjati përreth 3 javë, gjatë të cilit kutitë e votimit në Tiranë e Fier u hapën plotësisht, ndërsa në Elbasan e Durrës pjesërisht. Kujtojmë që një ditë më parë, administrata e KQZ verifikoi materialet zgjedhore në 126 kuti të Durrësit. Aulon Kalaja kërkoi rinumërim votash me pretendimin se i janë trafikuar vota brenda partisë. Pritet të shihet nëse hapja e pjesshme e kutive të Durrësit do t’i japë vota në favor të tij, për t’i marrë mandatin Ndojës. Kalaja protestoi edhe dy ditë më parë para Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku po rinumëroheshin kutitë e fundit të Fierit, duke kërkuar korrektësi nga KAS dhe rinumërim të plotë të Durrësit. Kërkoi gjithashtu paralelisht edhe këqyrjen e pamjeve filmike me pretendimin se i janë transferuar votat brenda partisë. Rinumërimi i Durrësit vjen pas përfundimit të procesit të Fierit, i cili prodhoi ndryshime. Zegjine Çaushi humbi dhe rifitoi mandatin brenda një dite. Ajo u mund nga kolegia socialiste Maldrita Bardho me një diferencë prej 10 votash nga rinumërimi, por kjo e fundit reagoi dhe tha se do t’ia linte mandatin Çaushit.
Reagon Kalaja
Ndërkohë kandidati i PD-së për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, u shpreh dje për mediat nga salla e pallatit “Farie Hoti” ku po rinumërohet pjesërisht me vendim të KAS, se procesi ka treguar se ka transferim të votave të kandidatëve brenda partisë dhe ai po mban shënim çdo rast.
Gazetari që ndodhet 1 mijë vota larg mandatit që ka fituar ish-prokurori i shkarkuar nga vetingu, Arjan Ndoja, shprehet se votat e tij janë transferuar nga numërimi i parë dhe kjo provohet nga rinumërimi i deritanishëm. Ai sqaroi se ka kërkuar në KAS rinumërim të të gjithë qarkut dhe jo ashtu siç po spekulohet qëllimisht sikur kërkoi vetëm 60 kuti. Gjithashtu vuri në dukje se edhe vetë KAS po mban standard të dyfishtë për vota të ndryshme, në lidhje me vlefshmërinë apo pavlefshmërinë. “Unë kam kërkuar hapjen e të gjithë qarkut të Durrësit. Është kërkesë e protokolluar. Unë kam kërkuar për të gjitha, teksa ka dezinformim sikur kam kërkuar vetëm për 60 kuti. Unë kam dërguar prova për 60 prej kutive dhe KAS ka vendosur kështu, por unë dua hapjen e të gjithave”, sqaroi kandidati. Kurse për procesin ai tha se rezulton që vota e tij është transformuar dhe do vijojë me ankimimet për çdo rast të evidentuar që po mbahet shënim.
“Nga faza e parë tek e dyta rezulton se vota ime është transformuar. Unë kërkoj të ballafaqohen videot me procesverbalet apo kutitë. Kam mbajtur shënim çdo lloj vote. Shikoj se kanë mbajtur standarde të ndryshme për vota të ndryshme, në fund të procesit do bëj ankimimet e mia. Edhe KAS po mban qëndrime të tjera, unë po i mbaj shënim, ka problematika të ndryshme, ka pasur standarde të ndryshme për vota të ndryshme. Kam dyshime se janë bërë ndryshime artificiale me shënime votash kandidatësh apo partish nga procesi i parë deri tani. Rezulton se deri tani mua më janë marrë vota deri tani, votat e mia janë të pastra, të tjerëve u janë shtuar vota tepër në procesin e parë”, përfundoi Kalaja. -

Mbyllet rinumërimi! PD humb 18 vota në Durrës, s’ka lëvizje mandati. Aulon Kalaja: Më kanë vjedhur 11 vota
Foto ilustruese
TIRANË- Brenda ditës u mbyll i gjithë procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Durrësit. Rinumërimi kishte nisur që prej orës 09:00 të mëngjesit, në pallatin e Sportit “Farie Hoti” dhe për të gjithë ditën u hapën 154 kuti. Po ashtu, përveç votave të hedhura në Qendrat e Votimit brenda Shqipërisë, janë rinumëruar gjithashtu edhe 85 kuti të tjera, që i përkasin votave të Diasporës. Nga rinumërimi, Partia Demokratike humb 18 vota, ndërsa Partia Socialiste humb 5 vota. Vota kanë “fituar” vetëm koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (5 më shumë); Aleanca Kombëtare Shqiptare (1); Mundësia (3) dhe Partia Socialdemokrate që doli me 1 votë më shumë.
Sa i përket votave preferenciale, nga të dhënat e KQZ, Ndoja rezulton se ka marrë 86 vota pa meritë, ndërsa Aulon Kalasë i janë shtuar 12 vota. Emri Vatës i janë numëruar gabim 56 vota. Nga socialistët, Arkend Balla ka marrë 55 vota pa meritë, ndërsa gjatë numërimit të parë, Alban Xhelilit i ishin hequr 26 vota.
Por pas përfundimit të procesit, kandidati demokrat për deputet në listën e hapur, Aulon Kalaja u shfaq i pakënaqur. Sipas Kalasë, KQZ kishte rënë dakord që në qarkun e Durrësit të hapeshin mbi 295 kuti, por ndërkohë që grupet e rinumërimit kanë rivlerësuar vetëm 154 prej tyre për shkak të një vendimmarrje të re.
“Këtu po zhvillohet një nga skandalet më të mëdha, që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe KQZ, jo vetëm me manipulimin e votave që kanë ndodhur gjatë procesit të 11 majit, por edhe me postmanipulimin. Sipas njoftimit të KQZ, tregohej se do të hapej një pjesë e madhe e kutive të Durrësit dhe 85 kuti për diasporën. Ne ishim përgatit për 295 kuti. Ndërkohë kanë marrë vendim të hapin 154 kuti. Kokoshi ngeli një thelë. Unë kërkova rinumërim të plotë. Tani KQZ ka vendos gjë tjetër sepse i kemi prishur pushimet, të gjitha tavolinat janë mbyllur. Kjo është një vendimmarrje absurde. Nuk janë të interesuar për manipulimin e votave. Jam krenar që më kanë vjedhur 11 vota. Unë nuk kam prekur asnjë votë. Ky është një skandal shumë i madh. Rezultatet që po dilnin do i detyronte këta të çonin njerëz në prokurori. Fieri dhe Tirana u hapën të gjitha, përse nuk ndodh kjo me Durrësin?,”- tha Kalaja.
Kështu, edhe në Durrës nuk ka asnjë ndryshim rezultati sa i takon subjekteve politike. Rinumërimi ka përfunduar edhe në Tiranë, ku nuk pati asnjë ndryshim mandati. Ndërsa në Fier, po. Për 10 vota më shumë mandatin e Zegjinë Çaushit, e mori Maldrita Bardho. Por megjithatë kjo e fundit hoqi dorë nga mandati, duke rikthyer sërish Çaushin në Kuvendin e Shqipërisë./ZËRI -

Përfundon rinumërimi në Durrës, Kalaja: Duan të ikin me pushime, më kanë vjedhur 11 vota
Asgjë të re nuk solli rinumërimi në Durrës. Kandidati demokrat Aulon Kalaja, në fund të këtij procesi është shfaqur i pakënaqur dhe ka denoncuar atë që ai e quan skandalin më të ri të KAS dhe KQZ. Për të KQZ kishte rënë dakord që në qarkun e Durrësit të hapeshin mbi 295 kuti, por ndërkohë që grupet e rinumërimit kanë rivlerësuar vetëm 154 prej tyre për shkak të një vendimmarrje të re.
”Këtu po zhvillohet një nga skandalet më të mëdha, që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe KQZ, jo vetëm me manipulimin e votave që kanë ndodhur gjatë procesit të 11 majit, por edhe me postmanipulimin. Sipas njoftimit të KQZ, tregohej se do të hapej një pjesë e madhe e kutive të Durrësit dhe 85 kuti për diasporën. Ne ishim përgatit për 295 kuti. Ndërkohë kanë marrë vendim të hapin 154 kuti. Kokoshi ngeli një thelë. Unë kërkova rinumërim të plotë.Tani KQZ ka vendos gjë tjetër sepse i kemi prishur pushimet, të gjitha tavolinat janë mbyllur. Kjo është një vendimmarrje absurde. Nuk janë të interesuar për manipulimin e votave. Jam krenar që më kanë vjedhur 11 vota. Unë nuk kam prekur asnjë votë. Ky është një skandal shumë i madh. Rezultatet që po dilnin do i detyronte këta të çonin njerëz në prokurori. Fieri dhe Tirana u hapën të gjitha, përse nuk ndodh kjo me Durrësin”, tha Kalaja.
