Kandidati i opozitës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, u paraqit sot (28 korrik) në Prokurorinë e Posaçme.
Thirrja e tij ka të bëjë me kallëzimin që përfaqësuesi i PD-ADSHM depozitoi në SPAK ditë më parë, ku kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit për rinumërim, pasi pretendon se i kanë vjedhur votat brenda partisë për kandidatët, duke favorizuar ish-prokurorin e shkarkuar nga Vettingu, Arjan Ndoja.
Kalaja kërkon nga SPAK që të hetojë vendimin e paligjshëm të KAS, i cili mori vendimin për të rinumëruar pothuajse dyfishin e kutive që kaloi në proces dhe për shkak të trendit të lartë të tjetërsimit të votave të kandidatëve, e ndërpreu procesin.
Kalaja që ka aktualisht rreth 900 vota diferencë me Ndojën pas rinumërimit të mbi 150 kutive të Durrësit, e ka ngushtuar diferencën dhe thotë se ka prova të tjera me filmime ku shfaqen tjetërsime masive votash nga një kandidat te tjetri. Ai kërkon rinumërim edhe të kutive të tjera.
Më herët ai kishte bërë kallëzim edhe ndaj qeverisë për vendimin e faljes së gjobave para zgjedhjeve, por SPAK u shpreh se nuk ka vepër penale.
Tag: rinumërim
-

Aulon Kalaja përsëri në SPAK/ Kallëzoi vjedhjen e votave brenda partisë, kërkon rinumërim e kutive të Durrësit
-

Kërkoi rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Qarkun Durrës, Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ Aulon Kalanë
Kolegji Zgjedhor ka pushuar çështjen e Aulon Kalasë. Trupa gjykuese nuk pranoi kërkesën e tij për rinumërim të gjithë kutive të votimit në qarkun e Durrësit.
Kandidati i opozitës, PD-ASHM për qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pretendoi në padinë e tij se po të numërohen të gjitha kutitë që nuk u hapën qëllimisht nga KAS dhe KQZ, duke fshirë të dhënat e vendimit që morën për 290 kuti dhe hapën vetëm 152 prej tyre, rezultati mund të sjellë ndryshim mandatesh brenda partisë. -

Rinumërimi i Fierit drejt fundit/ Kandidatët e PS e PD humbin vota. Aulon Kalaja: Të hapen të gjitha kutitë e Durrësit
Teksa të gjitha kutit e qarkut të Fierit janë drejt përfundimit të procesit të rinumërimit të votave, kandidati për deputet i PD në Durrës në zgjedhjet e 11-majit, Aulon Kalaja ka protestuar përpara pallatit të sportit Fahrie Hoti në kryeqytet.
Kalaja ka kërkuar rinumërim të plotë të votave edhe për qarkun e Durrësit.
“Kam qenë kandidati i parë që kam kërkuar rinumërim por jam i zhgënjyer nga KAS dhe mënyra se si kanë vendosur t’i quajnë votat e pavlefshme. Durrësi do të hapej në orën 3 ndërkohë që marrim vesh se do hapet nesër në orën 9. Durrësin e kam kërkuar unë që të hapet. Shqetësimi im është shumë i thjeshtë, po na shpallin votat e pavlefshme në një mënyrë totalisht të çuditshme. I bie që ne jemi hajdutë votash. Kjo protestë sot është këmbanë alarmi për atë që do të ndodhë nesër”, tha Kalaja.Kalaja ka kërkuar gjithashtu që përveç rinumërimit të bëhet edhe shqyrtimi i pamjeve filmike.
Vetëm me disa kuti ende në rinumërim, në Fier partia Demokratike ka humbur 140 vota të cilat i kishte marrë padrejtësisht nga rezultati i 11 majit, Lëvizja Bashkë 11 vota, Koalicioni Djathtas për zhvillim 2 vota, 6 vota Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, ndërsa PS ka rifituar 32 vota dhe PSD 7 vota.
Numrin rekord me më shumë vota të fituara padrejtësisht nga 11 majin e kanë, Silva Hasaj nga PD me 670 vota dhe Ceno Klosi nga PS me 851 vota.
Ankimimin në KAS e bëri Nisma Shqipëria Bëhet me pretendimin se humbi mandatin kundrejt PS për vetëm 5 vota të ndryshuara në mënyrë të parregullt, por që nuk rezultoi poztive. -

Kërkoi rinumërim, Alimehmeti: S’e ndoqa fare procesin! Mua mëkanë vjedhur që në…
Kandidati i PD-së për deputet në qarkun Tiranë, Ilir Alimehmeti, foli sot në emisionin “Log.” në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos për procesin e rinumërimit të votave.Alimehmeti tha se ai e konsideron këtë proces, rinumërim të votave që sipas tij janë manipuluar në kuti që ditën e zgjedhjeve.
Demokrati tha se është e nevojshme që KAS-KQZ të shohë videot ku duket qartë sipas tij manipulimi i votave, kërkesë e cila u rrëzua nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor.
“Video me verbalin e parë të numërimit nuk korrespondon. Kërkesa ime ka qenë bazuar mbi këto video. Është hedhur poshtë nga KAS , i jemi drejtuar kolegjit zgjedhor, është hedhur poshtë nga kolegji zgjedhor. Më pas subjekti ka kërkuar çfarë ka kërkuar dhe është pranuar. Pastaj unë nuk jam pjesë e këtij procesi, unë mbështes procesin në numërim.
Nuk kam qenë fare i pranishëm të rinumërimi, sepse unë këtë proces e konsideroj rinumërim të diçkaje që është manipuluar në kuti, sepse te videot fillestare origjinale nuk tregojnë këto rezultate”, tha demokrati.
Gjithashtu Alimehemti tha se KAS po i jep konotacion negativ disa kandidatëve.
“Për shkak të përdorimit të termave të gabuar që nuk mendoj se është e rastësishme, hiqen disa votave kandidatëve, disa njerëz, një pakicë voton te mbiemri, me vendim administrativ të KAS janë quajtur që këto vota duhet t’i hiqen kandidatit. Po këto nuk mund të quhen të shtuara, apo të pamerituara. Ky konotacion negativ bëhet qëllimisht për të bërë pis x kandidat dhe kjo është e vërteta”, the demokrati.
Ilir Alimehmeti: Në radhë të parë kërkesa jonë ishte bazuar në videot që vetë KQZ bën në procesin e rinumërimit dhe jo tashmë te votat që ato kanë qenë, ti numëroji një herë, dy herë , 3 herë ato tashmë janë manipuluar.
Video me verbalin e parë të numërimit nuk korrespondon. Kërkesa ime ka qenë bazuar mbi këto video. Është hedhur poshtë nga KAS , i jemi drejtuar kolegjit zgjedhor, është hedhur poshtë nga kolegji zgjedhor. Më pas subjekti ka kërkuar çfarë ka kërkuar dhe është pranuar. Pastaj unë nuk jam pjesë e këtij procesi, unë mbështes procesin në numërim.
Nuk kam qenë fare i pranishëm të rinumërimi, sepse unë këtë proces e konsideroj rinumërim të diçkaje që është manipuluar në kuti, sepse te videot fillestare origjinale nuk tregojnë këto rezultate.
Arsyeja e dytë për shkak të përdorimit të termave të gabuar që nuk mendoj se është e rastësishme, hiqen disa votave kandidatëve, disa njerëz, një pakicë voton te mbiemri, me vendim administrativ të KAS janë quajtur që këto vota duhet t’i hiqen kandidatit. Po këto nuk mund të quhen të shtuara, apo të pamerituara. Ky konotacion negativ bëhet qëllimisht për të bërë pis x kandidat dhe kjo është e vërteta. -

11 Maji, Alimehmeti: Nuk u panë videot ku është e vërteta! E konsideroj rinumërim të diçkaje që është manipuluar në kuti
Ilir Alimehmeti flet për procesin e rinumërimit të votave. Mjeku i njohur ishte pranë marrjes së mandatit të deputetit, pasi ishte në një garë në ngushtë me Jorida Tabakun në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Alimehmeti tha se ai e konsideron këtë proces, rinumërim të votave që sipas tij janë manipuluar në kuti që ditën e zgjedhjeve.Demokrati tha se është e nevojshme që KAS-KQZ të shohë videot ku duket qartë sipas tij manipulimi i votave, kërkesë e cila u rrëzua nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor.
Gjithashtu shton se KAS po i jep konotacion negativ disa kandidatëve. -

KQZ nis rinumërimin e votave, hapen kutitë e Gramshit e Peqinit, procesi do vijojë me Tiranën, Durrësin e Fierin
Kështu u paraqit situata në nisje të procesit të analizimit të dokumentacionit në kutitë zgjedhore për Gramshin dhe Peqinin sot në ambientet e Pallatit të sportit “Fahrije Hoti” në kryeqytet.
Bledi Himçi nga Partia Demokratike, kundërshtoi rezultatin me pretendimin se në njërën prej kutive të para të hapura u konstatuan 2 fletë votimi pa vulë.
Himçi: Kjo kuti të dalë e pavlefshme. E kemi konstatuar nga pamjet filmike dhe po e shikojmë edhe këtu, është një situatë skandaloze. Ka vetëm një vulë dhe vazhdojnë e konstatojnë si të vlefshme. Kjo s’ka vulë fare, është quajtur e vlefshme. Duhet bërë edhe korrigjimi i tabelës dhe konstatimi për pavlefshmëri të kësaj kutie. Futet një fletë bosh që ka krijuar trenin bullgar, është që kjo kuti të dalë e gjithë e pavlefshme.Përfaqësuesi i KAS: Ne nuk shkojmë tek rinumërimi, se kjo që thua ti është rinumërim. Jemi duke rivlerësuar provat për efekt të pavlefshmërisë. Shkojmë në konstatimin e tyre që janë me mangësi formale dhe evidentimin tyre në procesverbal. Pastaj për efekt ligji, KAS ku ka numrin e fletëve të votimit të konstatojnë të parregullta në raport me numrin e fletëve të votimit të dala në kuti, vlerësojmë nëse kjo kuti ka elementë për tu shpallur e pavlefshme. Jo rinumërim. Numëruesi nuk e ka autoritetin me thënë që kjo është votë e parregullt, atë e vlerëson KAS, numëruesi thotë kjo fletë votimi nuk kishte këtë elementë, ishte konstatuar e rregullt, por mungojnë vulat.
Menjëherë pas përfundimit të rishikimit për Elbasanin, do të vijojw puna për 1284 kutitë e Tiranës, pasi rinumërimi do të zhvillohet për subjektin politik dhe për kandidatët. E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për të gjithë qarkun e Fierit, ndërsa për Durrësin do të rinumërohen 360 kuti, përfshirë 85 nga diaspora.
Procesi do të shtrihet për rreth 1 muaj dhe po realizohet me 24 grupe pune dhe 63 punonjës të administratës zgjedhore ku nuk do të përjashtohen vëzhguesit e 3 subjekteve politike që kanë ankimuar vendimin.
Me rinumërim të votave mundësia për ndryshim të emrave kandidat fitues është relativisht e ulët, mundësia ekziston për 2-3 raste ku mandat i deputetit është fituar me më pak se 500 vota, si Olta Xhaçës përball Blerian Gjylametit apo Ornaldo Rakipit përball Qemal Xhefalisë në Tiranë, ndërsa në Fier Adriatik Lapaj kërkon mandatin e humbur me diferencë 500 vota për kandidatin Azmer Duleviç
Vendimi për rinumërimin e votave u mor nga dy anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe sanksioneve pas ankimimeve të subjekteve politike për parregullsi në proces. -

Çefa i KAS sqaron procesin: Jo rinumërim, vlerësojmë nëse një kuti ka elementë për t’u shpallur e parregullt
Elvis Çefa, anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), në një deklaratë për media tha se procesi aktual nuk ka të bëjë me rinumërim, por me vlerësimin e elementëve që mund të çojnë në shpalljen e një kutie votimi si të parregullt ose të pavlefshme.
Ai theksoi se vetëm KAS ka autoritetin për të vendosur mbi vlefshmërinë e votave, ndërsa detyra e numëruesve është vetëm të konstatojnë mungesën apo praninë e elementëve ligjorë në fletët e votimit.
Më poshtë, deklarata e plotë e Çefës:
“Vlerësojmë nëse kjo kuti ka elementë për t’u shpallur e parregullt ose e pavlefshme, jo rinumërim.
Sepse rinumërimi bën ndryshimin e tabelës, ne nuk do e bëjmë këtë.
Për sa kohë kjo votë është e parregullt, është e pavlefshme.
Numëruesi nuk e ka autoritetin për të thënë nëse një votë është e pavlefshme, në këtë proces atë e vlerëson KAS.
Numëruesi do të thotë: nuk e kishte një X element, ishte konstatuar e rregullt, por mungojnë vulat dhe pastaj ne e vlerësojmë në fund a duhet konsideruar apo jo.
Në varësi të kësaj, ata shkojnë te qendra e votimit, më pas te zonat zgjedhore dhe në këtë formë piramidale funksionon procesi”.
-

Balla: Garë e paepur për të nxirë Shqipërinë me përroin psikik të Berishës
Gjatë fjalës në Kuvend, ministri i Shtetit Taulant Balla kujtoi “përroin psikik” të Sali Berishës në PE për të nxirë dhe hedhur baltë ndaj Shqipërisë, me qëllim që të dëmtojë procesin e integrimit të vendit në BE. Duke e cilësuar të turpshëm veprimin e opozitës dhe apeluar për bashkëpunim, pasi “Shqipëria ishte edhe e tyre”, ai apeloi që opozita të reflektonte dhe ndihmonte, pasi kishte rolin e saj dhe të braktiste diskursin e kreut të saj. Për të me moshën që ka nuk mban as përgjegjësi për ato që thotë e bën.
Pjesë nga fjalaGarë e paepur e opozitës për ta nxirë Shqipërinë sa më shumë. Kulmi i kësaj ishte një përrua psikik që u dëgjua në një nga sallat e Parlamentit Europian dhe t’ju them të drejtën, nuk turpëron më atë person, se personi tashmë nuk mban më përgjegjësi për gjithçka bën dhe thotë. U tha këtu nga parafolësja pse nuk bëjmë ne debat për zgjedhjet, po debati për zgjedhjet në momentin në fjalë po e bëjnë institucionet që duhet të diskutojnë zgjedhjet, aty ku ju keni shfrytëzuar edhe të drejtën që kemi dakordësuar së bashku që në 13 vite më parë, për të kërkuar edhe rinumërim. Sepse e dini fare mirë, se nga ky rinumërim nuk del asgjë përsa i përket rezultatit të përgjithshëm.
Por ju mund t’i bëni një shërbim vendit, meqë flasim për eficencë energjie, të bëjmë edhe një eficencë, sepse e keni futur në rinumërim vetëm për të shtyrë kohën. Se e theksoi edhe njëri këtu, ne nuk ua kërkojmë dorëheqjen e Saliut, ne jo njëherë! Ata që ua kërkojnë zgjidheni hallin brenda jush. Ne s’kemi e s’bëhemi pjesë në asnjë diskutim të brendshëm të partisë tuaj. Por vini këtu e kërkoni debat për zgjedhjet, për çfarë? U bënë më 11 maj, rezultati më i qartë se asnjëherë tjetër. Ditë e zezë të më përkthesh ti mua Joridën, por jemi këtu për performancën e energjisë në ndërtesa. Nëse keni çështje për këtë, bujrum, por përsa i përket imazhit të Shqipërisë, çështjes së integrimit, thirrja ime është hiqni dorë nga ai turp i madh, se do vazhdoni të zhyteni edhe më shumë.
Se ju ende s’keni kuptuar një gjë shumë të rëndësishme, vota e shqiptarëve dhe mbi të gjitha vota e diasporës në zgjedhjet e 11 majit, ishin vlerësim për punën e Edi Ramës dhe qeverisë socialistë dhe një ndëshkim për ju, për sjelljen tuaj ndaj Shqipërisë gjithë këto vite. Se ai, del një (Berisha) që paguhet me taksat e shqiptarëve dhe del atje “narkoshteti, narkoshteti…”, lërini mo këto se latë nam, lërini se latë nam, realisht latë nam! E duhet t’ju vij turp se vendi është i përbashkët, edhe i yni edhe i juaji. -

Opozita propozon debat për zgjedhjet e 11 Majit, Balla: Rrini të qetë se nuk iu kërkojmë dorëheqjen e Berishës
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, iu përgjigj kërkesës së opozitës për një debat mbi zgjedhjet e 11 majit, duke deklaruar nga foltorja e Kuvendit se ky debat po zhvillohet nga institucionet përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor.
Ai theksoi se procesi i rinumërimit të votave, i kërkuar nga opozita, nuk pritet të sjellë ndonjë rezultat të ri apo të ndryshojë situatën.
Sipas Ballës, kërkesa për rinumërim është një manovër e demokratëve për të fituar kohë dhe për të zvarritur procesin.
Taulant Balla: Institucionet që administrojnë zgjedhjet janë duke u marrë me procesin. Opozita po shfrytëzon një të drejtë të dakordësuar mes palëve që para 13 vitesh, atë të kërkesës për rinumërim të votave. Megjithatë, nga ky rinumërim nuk pritet të ndryshojë asgjë në rezultatin përfundimtar.
Po shohim raste të izoluara ku ndonjë votë ka kaluar nga një kandidat te tjetri, për shkak të ndonjë gabimi njerëzor të zakonshëm. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në qarkun e Dibrës, ku 20 vota kishin kaluar gabimisht, por që sërish mbeten brenda kufirit të një gabimi teknik të pranueshëm. Në vend që të flasim për eficencë energjie, do të ishte mirë të flisnim edhe për eficencë në kohë. Sepse ky rinumërim, siç po shihet, nuk po sjell ndonjë ndryshim real, përveçse po shërben për ta vonuar qëllimisht procesin.