Tag: rinovojë

  • E BUJSHME NGA SPANJA: Vinicius Junior takon privatisht Perez dhe e njofton për vendimin për kontratën

    E BUJSHME NGA SPANJA: Vinicius Junior takon privatisht Perez dhe e njofton për vendimin për kontratën

    24 Nëntor 2025

    17:23

    Telesport

    Prej kohësh, Real Madrid dhe Vinicius Junior janë në bisedime për një rinovim të mundshëm të kontratës së brazilianit, e cila skadon në qershor të vitit 2027.
    Por, mesa duket braziliani nuk do të rinovojë me klubin madrilen dhe arsyeja nuk ka të bëjë me pagën vjetore që ai ka kërkuar ose bonsuet e tjera, por me diçka tjetër. “The Atletic” raporton se Vinicius Junior ka pasur së fundmi një takim privat direkt me Florentino Perez dhe i ka bërë me dije se nuk pranon të rinovojë kontratën për shkak të situatës së tij me Xabi Alonso-n.
    Braziliani është i pakënaqur me trajnerin bask dhe sipas raportimi në fjalë, ai i ka bëre me dije se në këto kushte nuk mund të rinovojë dot me Real Madridin, pasi nuk do të ishte gjëja më e mirë për karrierën e tij. Për Vinicius Junior ka interes të madh nga disa klube të njohura në Europë dhe në Arabinë Saudite, ai pritet të jetë protagonisti kryesor i merkatos së verës së ardhshme.

  • Refuzoi Barcelonën, por jo PL. Nico Williams drejt Londrës, oferta është 70 mln euro

    Refuzoi Barcelonën, por jo PL. Nico Williams drejt Londrës, oferta është 70 mln euro

    22 Nëntor 2025

    21:50

    Telesport

    Nico Williams ishte padyshim një nga protagonistët kryesor të merkatos së fundit. Anësori spanjoll ishte shumë pranë transferimit te Barcelona, por në fundi zgjodhi të rinovojë deri në vitin 2035 me Athletic Bilbao.
    Pavarësisht rinovimit afatgjatë me klubin bask, mediet spanjolle bëjnë me dije se Nico Williams do të largohet në fund të këtij sezoni nga Athletic Bilbao dhe Spanja.
    E ardhmja e sulmuesit do të jetë në Premier League. Chelsea dhe Tottenham ofrojnë 70 milionë euro për anësorin 22-vjeçar, shifër e kënaqshme dhe brenda pritshmërive të klubit bask.
    Williams ka qenë edhe më parë i lidhur me Premier League, ku për të ka pasur interes konkret nga Arsenal, por “Topçinjtë” u tërhoqen nga gara, duke parë dëshirën e madhe të lojtarit për t’u transferuar te Barcelona, edhe pse në fundi vendosi të rinovojë me klubin bask.

  • Befasia te Bayern: Müller “detyrohet” të rinovojë kur askush nuk e pret

    Befasia te Bayern: Müller “detyrohet” të rinovojë kur askush nuk e pret

    6 Korrik 2025

    14:33

    Telesport

    Jamal Musiala ishte lajmi më i keq i së shtunës për Bayern. Skuadra bavareze humbi 2-1 me PSG, por më i rëndë ishte dëmtimi i mesfushorit gjerman, praktikisht ylli absolut i skuadrës.
    Musiala do të mungojë deri në nëntor (ose dhjetor) pas dëmtimit që pësoi në SHBA.
    Thomas Müller shprehu keqardhjen e tij për këtë incident të frikshëm dhe zbuloi një detaj. “Në dhomat e zhveshjes, sigurisht që duhej të ishim të fokusuar te ndeshja, por ishte e vështirë. Nuk jemi robotë. Kemi lidhje miqësore me njëri-tjetrin”.
    I pyetur nëse do të rinovojë kontratën me Bayern, duke qenë se Musiala nuk do të luajë gjatë, ish-kampioni i botës u përgjigj: “Mos ta teprojmë me këto pyetje. Deklaratat e mia për tani janë vetëm për shokun tonë të skuadrës”.

  • Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

    Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

    Cristiano Ronaldo do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez është pranë firmës së një kontrate të re me Al Nassr, ndërsa marrëveshja aktuale përfundon më 30 qershor.
    Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, CR7 ka pranuar të rinovojë me klubin saudit, ndërsa detajet përfundimtare të marrëveshjes pritet të finalizohen në ditët në vijim. Ende nuk është përcaktuar nëse kontrata do të zgjasë deri në vitin 2026 apo 2027, por një gjë është e sigurt; do të jetë vetë Ronaldo ai që do të vendosë nëse do të vazhdojë të luajë deri në moshën 42-vjeçare.
    Rinovimi vjen në një moment kur Ronaldo po ndjek edhe objektivin e fundit madhor në karrierë, pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026. Pas suksesit në Ligën e Kombeve me Portugalinë, fituesi i pesëfishtw i “Topit të Artë” synon të mbyllë karrierën në mënyrën më të denjë.
    Që nga janari i vitit 2023 kur iu bashkua Al Nassr, Ronaldo ka zhvilluar 105 ndeshje dhe ka shënuar 93 gola, një mesatare mbresëlënëse që afron një gol për ndeshje.
    Paga aktuale e 200 milionë eurove në vit e bën atë futbollistin më të paguar në botë, ndërsa rinovimi mund të sjellë një përmirësim të mëtejshëm të kushteve financiare. Shifrat përfundimtare të kontratës së re nuk janë bërë publike, por pritet të jenë rekord për futbollin modern.

  • Rinovimi i një lojtari dhe afrimi i mundshëm i Nico Williams, flet Deco

    Rinovimi i një lojtari dhe afrimi i mundshëm i Nico Williams, flet Deco

    Deco, drejtori sportiv i Barcelonës ka folur për çështje të ndryshme, në një intervistë të dhënë së fundmi.
    “A do të rinovojë Szczesny? Po, do të rinovojë.

    Afrimi i Nico Williams? “Ekziston një kriter i qartë që një lojtar të vijë te Barcelona. Para së gjithash, ai duhet të besojë te projekti jonë. Vitin e kaluar transferimi i Nico Ëilliams nuk u realizua.
    Për mua afrimi i Dani Olmo në këtë kohë, kishte më shumë përparësi. Si Nico ashtu edhe lojtarë të tjerë sot tregojnë dëshirën për të ardhur te Barcelona. Nëse janë rrethanat e duhura për Nico Ëilliams, do të përpiqemi ta afrojmë atë”, tha Deco.

  • Barcelona mbetet thatë, duhet të heq dorë nga objektivi i madh për merkaton e verës! Ylli i Premier League do rinovojë me klubin e tij

    Barcelona mbetet thatë, duhet të heq dorë nga objektivi i madh për merkaton e verës! Ylli i Premier League do rinovojë me klubin e tij

    5 Maj 2025

    18:08

    Telesport

    Barcelonës i duhet të heq dorë nga një nga emrat kyç që ka ndjekur prej kohësh dhe ka pasur si objektiv transferimin e tij në verë. Luis Diaz, anësori kolumbian i Liverpool është ndjekur prej kohësh nga drejtuesit katalanas, të cilët besonin se mund të arrinin transferimin e tij në verë, duket se ka zgjedhur të rinovojë kontratën me kampionin e Premier League.
    TodoFichajes raporton se drejtuesit e Liverpool dhe përfaqësuesit e Luiz Diaz kanë nisur bisedimet për të rinovuar kontratën aktuale, e cila skadon në vitin 2027. Arne Slot e sheh kolumbianin si një lojtar kyç për projektin e tij dhe iu ka kërkuar drejtuesve të klubit të rinovojnë kontratën. Diaz ka shënuar 16 gola këtë sezon, por aftësia e tij për të sulmuar në krah dhe mbi të gjitha efektiviteti para portës e bëjnë atë një lojtar të pazëvendesueshëm për Slot.
    Interesi nga ana e Barcelonës për kolumbianin ka qenë shumë i vërtetë, pasi 28-vjeçari pëlqehet shumë nga Deco, për shkak të aftësisë së tij për të qenë një lojtar i gjithanshëm dhe i aftë për t’u përshtatur si në pozicionin e sulmuesit të krahut ashtu edhe në atë më sulmues. Gjithsesi, Deco tashmë duhet të ndjekë alternativa të tjera, pasi Luiz Diaz do të rinovojë me Liverpool-in.