Tag: rinjve

  • Pse po ikin shqiptarët nga vendi?

    Pse po ikin shqiptarët nga vendi?

    Nga Dom Gjergj Meta

    Ishte krejt e kuptueshme se me rënien e komunizmit, regjimit që e izoloi Shqipërinë për 45 vite me radhë, një pjesë e mirë e shqiptarëve, sidomos e të rinjve, do të largoheshin nga Shqipëria.

    Dëshira për liri dhe afërsia gjeografike e Evropës (nëpërmjet Italisë) në krahasim me vendet e tjera komuniste, e lehtësonte mërgimin e shqiptarëve drejt saj, duke bërë që Evropa të shndërrohej në destinacionin e natyrshëm të shqiptarëve.

    Ajo që ndodhi në atë moment fillestar ishte gati e vetvetishme. Po ashtu, edhe ikjet me gomone në vitet 1990 e pothuajse deri në fillim të viteve 2000, janë deri diku të kuptueshme si përzgjatje e eksodit të vitit ‘90-‘91.

    Kurse ajo që ngjau më vonë, veçanërisht këto vitet e fundit, kur mendohej se Shqipëria po shkonte drejt një stabiliteti shoqëror, duhet të na nxisë të bëjmë ndonjë reflektim pak më të thellë.

    Është fjala për rinisjen e largimeve nga Shqipëria, sidomos të të rinjve dhe të familjeve. Në sa pak mundësi ofrojnë këto rreshta, që me siguri kanë nevojë për një shtjellim më të thellë, si dhe për referenca statistikore apo edhe studimore, po mundohem të nxjerr në pah disa arsye pse kjo hemorragji vazhdon edhe sot e kësaj dite.

    Mendoj se kërkimi i shkaqeve të kësaj ikjeje është më i ndërlikuar se sa thjesht kërkimi i fajtorëve, të cilët rëndom duam t’i gjejmë në ndërrimet e pushteteve.

    Më së pari, më vjen ndër mend kjo shprehje: “Lost in transition”, dhe do ta nisja këtë argumentim pikërisht me të, meqenëse përmbledh ç’ka sollën këto vite tranzicioni, të cilat duket se nuk i përmbushën ëndrrat e thurura në fillim të viteve ‘90.

    Brezi i të rriturve nuk arriti ta përcillte tek të rinjtë entuziazmin dhe pasionin për ndërtimin e një shoqërie të jetueshme për të gjithë: demokratike dhe të zhvilluar.

    Shumë prej tyre u zhgënjyen dhe u strukën disi në atë gjendje, kështu nuk mundën të përçonin tek më të rinjtë ndjenjat e shpresës.

    Ata nuk ia dolën, kësisoj u shkurajuan dhe herë me fjalë e herë me heshtje, iu lanë të rinjve porosinë: “Ky vend nuk bëhet. Ikni!”

    As prindërit, as mësuesit e profesorët e as politikanët, nuk arritën të ngjallnin shpresë. Pak a shumë të gjithë ne dështuam që t’ju trashëgonim brezave pasardhës frymëzim e besim. U borrëm në tranzicion… Së dyti, përkundër mëtimeve revolucionare marksiste, nuk është përplasja apo dialektika midis të pasurve dhe të varfërve ajo që e çon përpara shoqërinë.

    Zhvillimet e saj, përgjithësisht i sjellin shtresat e mesme: artistët, arsimtarët, punëtorët e administratës, njerëzit e shkencës, gazetarët, etj. Por kjo shtresë u la në limitet e mbijetesës ose u përdor ekonomikisht a politiksht, duke ua bërë të pamundur prurjen e diçkaje rrënjësisht të re, diçkaje që do të çonte drejt një ndërrimi domethënës nëpërmjet kulturës, shkencës dhe arsimit, të cilat janë nxitëset kryesore të ndryshimeve.

    Prandaj, të rinjtë kërkuan universitete, auditore dhe skena të tjera, jashtë vendit, për ta afirmuar vetveten.

    Së treti, rregullat e tregut. Në ditët e sotme, fatkeqësisht, edhe arsimi e shkenca janë të orientuara nga logjikat e punësimit dhe të fitimit.

    Largimet e këtyre viteve nuk janë më vetëm thjesht çlirim nga zgjedha e diktaturës, por janë të diktuara dhe të cytura nga rregullat e tregut të punës ose/edhe të fitimit.

    Një shoqëri, e cila përditë e më shumë ka si model njeriun e fortë dhe të pasur, sigurisht që do të ndjekë rregullat e tregut, edhe kur këto rregulla janë më shumë instinkte xhungle se sa lojë e ndershme ekonomike.

    Ekonomia informale, pasurimi nëpërmjet trafiqeve, kriminalitetit apo korrupsionit, nxiti shumë të rinj që të kërkojnë rrugët e pasurimit të shpejtë, t’i ëndërrojnë ato dhe të mundohen t’i ndjekin.

    Ja pse sot vende si Spanja, Hollanda dhe Anglia kanë probleme me kriminalitetin me origjinë shqiptare.

    Po ashtu, plakja dhe denataliteti i shumë vendeve perëndimore, krijoi tregje pune me rroga të mira, të cilat akoma joshin shumë njerëz edhe kur ata kanë një punë të mirë këtu në Shqipëri.

    Së fundmi, dhe me këtë do ta mbyll arsyetimin tim, shoqëria shqiptare nuk ia ka dalë të jetë një shoqëri e rritur (adulte), dhe si e tillë, ajo ende nuk është shkëputur tërësisht, domethënë, nuk është emancipuar nga e kaluara e saj.

    Një nga gjërat prej të cilave shoqëria jonë duhet të shqitet menjëherë është koncepti i partisë – shtet dhe delegimi te ky koncept i zgjidhjes së problemeve që kanë të bëjnë me të mirën publike dhe me jetën e familjeve apo të individëve.

    Kjo është një nga pasojat më të rënda të regjimit komunist, sa i përket demokracisë së vendit tonë, e cila gjithashtu nuk është një demokraci e rritur.

    Në këto kushte të mosrritjes së shoqërisë dhe të demokracisë, shumë njerëz kërkojnë hapësira të tjera për ta gjetur vetveten dhe për t’u rritur.

    Me siguri, edhe nga kjo pikëpamje, shoqëritë perëndimore ofrojnë më tepër se sa shoqëria shqiptare.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    RRËFIMI I BARDHYL LONDOS PËR LETËRSINË EDHE POLITIKANËT QË VRASIN ËNDRRAT E SHQIPTARËVE ÇDO DITË

    Vëllimi poetik “Prilli i hidhur” e pati rikthyer muaj më parë autorin (tashmë të ndjerë) pranë lexuesit me disa cikle poetike. Nuk munguan në të vargjet për Skënderbeun, aktualitetin e trishtë shqiptar në këto 30 vite tranzicion, por edhe për pandeminë Covid 19.

    Në një rrëfim për “ReportTV” poeti Bardhyl Londo pati treguar zymtësinë, në të cilën po jetojnë shqiptarët për shkak të mungesës së vizionit të politikanëve, nënvlerësimin e kulturës, por edhe përpjekjet që bëri si kryetar i ish-Lidhjes së Shkrimtarëve në fillim të viteve ’90 për një organizëm, që ishte krijuar për një sistem tjetër, siç ishte regjimi socialist.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Konflikti, nga kafeja te plumbi, Gjykata liron 4 të arrestuarit

    Konflikti, nga kafeja te plumbi, Gjykata liron 4 të arrestuarit

    Gjykata e Durrësit ka vendosur detyrim paraqitje dhe ndalim daljeje jashtë shtetit për katër personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e dy të rinjve në Manëz, ngjarje që ndodhi për një konflikt të nisur për një kafe. Seanca u zhvillua pa praninë e mediave, për shkak të ngarkesës me çështje të tjera dhe sekretit hetimor që shoqëron dosjen.
    Rreth orës 01:25 të datës 22 tetor 2025, në ambientet e jashtme të një lokali në Manëz, janë vrarë me armë zjarri shtetasit Flori Paluçi, 33 vjeç, dhe Aranit Kurti, 23 vjeç.
    Sipas dëshmisë së kamerierit, konfliktet nisën në momentin kur njëri prej të rinjve i kërkoi kafe, por iu përgjigjën se ekspresi ishte fikur.
    Nga aty u ndezën përplasje verbale, të cilat përfunduan me përdorim arme dhe vrasje.
    Në pranga u vunë Ergi Kadiu (25 vjeç), Erald Cani (21 vjeç), si dhe dy vëllezërit Taulant (37 vjeç) dhe Emirjan Beqja (34 vjeç), të gjithë të akuzuar për moskallëzim krimi.
    gijotina.com/

  • Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz/ Gjykata shpall vendimin për 4 të arrestuarit

    Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz/ Gjykata shpall vendimin për 4 të arrestuarit

    Detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit ka vendosur Gjykata e Durrësit për 4 të arrestuarit të cilët u vunë në pranga për moskallëzim krimi lidhur me vrasjen e dy të rinjve në Manëz për një kafe.
    Gjyqi u mbajt pa praninë e mediave për shkak të ngarkesës me çështje të tjera dhe sekretit hetimor.
    Ngjarja ndodhi në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti.
    Në pranga u vunë Ergi Kadiu 25-vjeç, Erald Cani 21-vjeç si dhe dy vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqja 37 dhe 34-vjeç, të gjithë të akuzuar për mos kallëzim krimi.

  • Sherri me pesë të plagosur në Bathore, dy të arrestuar dhe disa nën hetim

    Sherri me pesë të plagosur në Bathore, dy të arrestuar dhe disa nën hetim

    Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen e pesë personave në zonën e pedonales në Bathore. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe sipas Policisë, shkaku i përplasjes ka qenë një debat për motive të dobëta.
    Këtë të hënë më 13 tetor, policia ka bërë me dije se ka arrestuar dy prej të rinjve, njëri prej të cilëve është i mitur, ndërsa të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
    -E. L., 19 vjeç, dhe për një 16-vjeçar, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. A., 21 vjeç, A. A., 25 vjeç, dhe për 4 shtetas të mitur, pasi dje, te pedonalja e Bathores, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, kanë pësuar dëmtime, dyshohet me mjet prerës, 5 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.”, bën me dije policia.
    Efektivët kanë sekuestruar një mjet prerës në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • “Në mbështetje të të rinjve shqiptarë”/ Presidenti Begaj, pret përfaqësi ‘British Council’:Kualifikim përmes programeve

    “Në mbështetje të të rinjve shqiptarë”/ Presidenti Begaj, pret përfaqësi ‘British Council’:Kualifikim përmes programeve

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot një përfaqësi nga British Council, me të cilët bisedoi për programet në mbështetje të të rinjve shqiptarë.Presidenti Begaj u shprehu atyre mirënjohje për kontributin e dhënë ndaj të rinjve në shumë fusha përmes kualifikimit përmes programeve në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.
    British Council ka pasur një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve të universiteteve me tregun e punës, përmirësimin e mësimdhënies, kurikulave dhe në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.
    Kreu i Shtetit i vlerësoi këto nisma, të cilat u mundësojnë të rinjve shqiptarë kualifikim cilësor dhe aftësi për të qenë konkurrues në tregun e punës. Ashtu si dhe në takime të tjera me fokus mbështetjen ndaj të rinjve, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë që atyre t’u krijohen kushte për të investuar dijet në Shqipëri, pasi vendi ka nevojë për ta.

  • Formimi profesional në rritje me 49%, të rinjtë braktisin universitetin për zanatet

    Formimi profesional në rritje me 49%, të rinjtë braktisin universitetin për zanatet

    Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, 7589 individë kanë marrë formimin profesional. Këto shifra tregojnë një rritje me 49%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit që lamë pas. Por pyetja që ne ngremë, është një zgjedhje e të rinjve të cilët nuk duan të studiojnë në universitete apo kërkesë e tregut?
    Gertjana Hasalla Eksperte punësimi: “Realisht është një kërkesë e tregut, sepse tregu sot më shumë se çdo gjë tjetër po kërkon persona që kanë aftësi të caktuar profesionale për të ecur përpara por edhe për t’u bërë pjesë e tij. Le të themi që ka një ndryshim të jashtëzakonshëm edhe në mendësinë e njerëzve sidomos krahasuar me 10 vite më përpara. Para 10 vitesh ishte e nevojshme, madje ishte kërkuar që ti të kishe një diplomë të arsimit të lartë, të universitetit për t’u punësuar, për të gjetur një punë të mirë e çdo gjë tjetër, për këtë arsye kemi pasur shumë herë më tepër njerëz në universitete para 10 vitesh se çkemi sot.
    Dy faktorët kryesorë që e kanë larguar, të riun nga universiteti janë patjetër largimi masiv që ka ndodhur të rinjve, por edhe kjo afërsi dhe tërheqje më e madhe për arsimin profesional. Gjithmonë e më tepër, arsimi profesional po merr përparësi në krahasim me universitetin. Sepse i jep mundësi të rinjve të bëjnë një arsim i cili zgjat një deri në dy vite, ose edhe 3-4 vite, por duke mos investuar shumë në kohë të gjatë dhe para në një arsim ose diplomë e cila në fund të ditës nuk do mund të jepte një punë që paguhet mirë. Sot për sot, profesionet që janë dhe ato më të kërkuarat, elektriçistët, hidraulikët, mekanikët, janë të gjitha profesione që marrin një pagesë të mirë në Shqipëri sidomos krahasuar edhe me profesionet e tjera që kanë tashmë një diplomë të universitetit apo të arsimit të lartë.”
    Sipas statistikave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, gjatë periudhës 8 mujore të këtij viti 4639 janë të rinj deri në moshën 29 vjeç, të cilët kanë zgjedhur formimin profesional. Ndërkohë, gra dhe vajza janë 4292 në total, dhe anëtarë të cilët janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike janë 807 të cilët kanë  zgjedhur të jenë pjesë e formimit profesional.

  • Nga kapiten i të rinjve të Serbisë te lojtar i Kosovës, rikthehet në vëmendje vendimi historik i Arton Zekajt për të përfaqësuar “Dardanët”

    Nga kapiten i të rinjve të Serbisë te lojtar i Kosovës, rikthehet në vëmendje vendimi historik i Arton Zekajt për të përfaqësuar “Dardanët”

    Gjashtë vite më parë, Arton Zekaj, kapiteni i ekipit të të rinjve të Serbisë, vendosi të ndryshojë fanellën dhe të luajë për vendin e tij të origjinës, Kosovën.

    Një vendim që u prit me shumë polemika dhe tensione mes federatave, duke shkuar deri në ndërhyrje në nivelin e FIFA-s.
    Në fillim të këtij viti, Zekaj u largua nga klubi i Hisperanges në Luksemburg dhe që atëherë nuk ka qenë pjesë e ndonjë skuadre tjetër.
    Portali serb, Kurir.rs, ka rikthyer në vëmendje këtë rast në prag të ndeshjes Serbi-Shqipëri në 11 tetor.
    Në një intervistë të vitit 2018 dhënë për Kurir, Zekaj shpjegoi se arsyeja kryesore e ndërrimit të kombëtares ishte mungesa e përkrahjes nga Federata Serbe e Futbollit. Ai theksoi se dëshiron të luajë për ekipin që e do më shumë dhe ku ndihet i pranuar.
    “Do të luaj për ata që më duan më shumë,” tha ai, duke reflektuar një histori që përfshin politika, identitet dhe sfida të mëdha personale.
    Nw artikullin e publikuar nga portali serb, Kosova vijon të quhet e “ashtuquajtura”, duke treguar nivel të ulët respekti dhe seriozitet, pavarësisht se Kosova është njohur nga FIFA dhe UEFA, duke marrë pjesë rregullisht në kompeticionet europiane dhe ndërkombëtare prej vitesh.

    Top Channel

  • Hapet Ekspozita Pamore Globale e të Rinjve “Një botë: E ardhmja e përbashkët”

    Hapet Ekspozita Pamore Globale e të Rinjve “Një botë: E ardhmja e përbashkët”

    Në Pekin u mbajt ceremonia e nisjes së Fushatës “UN@80” me Kinën dhe Ekspozitës Pamore Globale të të Rinjve “Një botë: E ardhmja e përbashkët”. Kjo veprimtari u organizua nga CGTN-i në bashkëpunim me agjencitë e OKB-së në Kinë. Diplomatë, përfaqësues të agjencive të OKB-së dhe profesionistë të medies ishin të pranishëm në paraqitjen e veprave të shquara nga Sfida Pamore Globale e të Rinjve “Një botë: E ardhmja e përbashkët”, së bashku me fillimin e programit të posaçëm të CGTN-it për 80-vjetorin e Kombeve të Bashkuara (OKB). Duke përkujtuar 80-vjetorin e OKB-së, veprimtaria theksoi rolin kryesor të kësaj organizate në çështjet globale dhe bëri thirrje për krijimin e një sistemi më të drejtë e më të barabartë të qeverisjes
    Shen Haixiong, drejtor i përgjithshëm i Grupit Mediatik të Kinës (CMG), theksoi angazhimin e CMG-së për përforcimin e zërit të OKB-së, njoftimin e proceseve të qeverisjes globale dhe ndërtimin e urave midis Kinës dhe botës, për të hequr paragjykimet nëpërmjet imazheve dhe për të sheshuar dallimet nëpërmjet veprave, duke thelluar jehonën e vizionit të bashkësisë me të ardhme të përbashkët për njerëzimin.
    CGTN-ja e nisi Sfidën Pamore Globale të të Rinjve “Një botë: E ardhmja e përbashkët” në korrik, duke marrë mbi 56 000 vepra nga 51 vende, që pasqyronin këndvështrimin e të rinjve mbi Objektivat kryesore të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, duke përfshirë paqen e drejtësinë, arsimin, çrrënjosjen e varfërisë, veprimin klimatik dhe mbrojtjen e biodiversitetit.
    Ndërsa Melisa Fleming, zv.sekretarja e përgjithshme e OKB-së për Komunikimet Globale, tha se OKB-ja do të vazhdojë të mbrojë parimet thelbësore të paqes, barazisë dhe dinjitetit të përcaktuara në Kartën e OKB-së 80 vjet më parë.

  • Pasojat e punës në call-center, 60% e të rinjve shfaqin probleme me shtyllën kurrizore, dëgjimin dhe shikimin

    Pasojat e punës në call-center, 60% e të rinjve shfaqin probleme me shtyllën kurrizore, dëgjimin dhe shikimin

    Mijëra të rinj kanë zgjedhur të punojnë nëpër call-center, jo se e pëlqejnë, por se nuk gjejnë një vend pune, ndonëse e kanë një diplomë.
    Ata bëjnë një kompromis me veten për të qëndruar me ore te tej zgjatura ulur, përpara kompjuterit me kufje në vesh pa menduar për dëmet shëndetësore. Kompanitë e call-centerave mendojnë vetëm për numrin e telefonatave që kryejnë dhe shitjet.
    Nga një studim i kryer, në 60% te sektorit të call-centerave rezulton se shumica e të rinjve kanë raportuar probleme shëndetësore si për sa i përket dëmtimit te shtyllës kurrizore, dëgjimit apo shikimit por edhe probleme të shëndetit mendor, për shkak të presionit dhe stresit krijuar nga thirrjet e gjata telefonike me qytetarët.
    95% e tyre raportuan spoliartroze, probleme me sytë, veshët etj”, shprehet Ilir Xhemalaj nga Sindikata Kombëtare e operatorëve telefonikë.Shume call-centera zënë ambiente me qira duke futur sa më shumë kompjuter e punonjës pa respektuar as hapësirën dritën apo standarde të tjera për punonjësit.
    “Unë kam 16 vjet operator kam kompjuter të 2010-ës, kufje që punojmë tre veta se ndërrojmë turnet”, shprehet një i ri që punon në call-centerTë rinjtë janë të detyruar të punojnë përtej orarit 6 orësh të kontratës.“6 orë është kontrata po për aq nuk paguhesh gjë. Duhet te qëndrojnë dy fish që të marrin nje pagë për jetesë”
    Mjeku i cili është një detyrim ligjor rezulton vetëm si emër nëpër letra pasi askush nuk ushtron kontrolle fizike në ambientet e tyre.

  • OSBE në Tropojë, nxit të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhje

    OSBE në Tropojë, nxit të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhje

    Në kuadër të Javës së Demokracisë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvilloi një aktivitet në Tropojë, ku mori pjesë edhe kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran.
    Aktiviteti synon nxitjen e të rinjve për pjesëmarrje në proceset zgjedhore në Shqipëri. Në aktivitet morën pjesë të rinj dhe gjimnazistë nga shkolla të mesme në Tropojë.

    OSBE cilëson se “një demokraci e shëndetshme do të thotë që zëri i çdo qytetari të dëgjohet. Prandaj ne përqendrohemi te pjesëmarrja e të rinjve në zgjedhje dhe rëndësia e votës si një mjet për të ndikuar në vendimmarrje”.

    Sipas OSBE-së, takimi i karakterizuar nga një pjesëmarrje aktive e të rinjve përfshiu edhe diskutime të hapura dhe një simulim praktik të votimit duke ofruar një përvojë argëtuese dhe edukative mbi fuqinë e votës.