Tag: rinjtë

  • Programi për sipërmarrjen/ Berisha: Lehtësi për të rinjtë dhe gratë! 8 vite pa taksa kush investon në zonat malore

    Programi për sipërmarrjen/ Berisha: Lehtësi për të rinjtë dhe gratë! 8 vite pa taksa kush investon në zonat malore

    Programi për sipërmarrjen/ Berisha: Lehtësi për të rinjtë dhe gratë! 8 vite pa taksa kush investon në zonat malore

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi në konferencën për shtyp të së hënës, një paketë të re masash për të mbështetur sipërmarrjen, me theks të veçantë tek të rinjtë dhe gratë.

    Sipas Berishës, programi parashikon lehtësi fiskale, përjashtime nga taksat dhe subvencione për ata që investojnë në sektorë strategjikë, veçanërisht në zonat malore, ku investitorët do të përfitojnë nga një periudhë 8-vjeçare pa taksa.

    “Qeveria dhe operatorët turistikë do të bashkëpunojnë në mënyrë që punonjësit sezonalë të turizmit të mund të paguhen me një rrogë bazë në periudhën kur në pikun e mungesës së turizmit, gjatë stinës që nuk ka turistë, sepse ata dalin në qiell të hapur pa asnjë mbrojtje.

    Një pjesë e tyre janë sezonalë, janë studentë, janë nxënës, por të tjerë që nuk janë sezonalë në këtë punë, do të trajtohen me dinjitet dhe nuk do mund të flaken sipas sezonit, sikundër kujdesje e veçantë do bëhet për këta punonjës lidhur me kushtet e jetesës së tyre që duhet të jenë brenda standardeve njerëzore.

    Ligji për investimet strategjike pëson ndryshim rrënjësor.

    Çdo titull strategjik i dhënë me koncesion anulohet.

    Çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri do të jetë 5 vite pa taksa kudo që të investojë.

    Por ataqë investojnë në zonat malore, ata do jenë 8 vite pa taksa, siç ka qenë ligji që e anuloi Edi Rama, por e rikthen tani për grupe që i interesojnë atij.

    500 të parët thotë ai, se ata 500 të dytët janë të njerkës ata, nuk mund të përfitojnë. Me ca koncepte të ndryshkura.

    Eksportet, përveç bordit që u informova ju, do krijohet bordi që do monitorojë dhe kompensojë dëmet e krijuara nga lëkundjet e kursit të narko-euros.

    Do krijohet fondi për mbështetjen, mbrojtjen dhe nxitjen e eksporteve.

    Për të rinjtë, zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e parë të punësimit. Çdo i ri nën 30 vjeç.

    Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat gjer në moshën 25 vjeç.

    Stimuj fiskalë dhe mbështetje financiare për investitorët nën moshën 35 vjeç që duan të investojnë në startup-e dhe inovacion.

    Mbështetje e fortë e arsimit profesional dhe ekselencave të tij për biznesi.

    Për zonjat, gratë, zero tatim fitimi për vitin e parë të biznesit. Subvencionim i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për 4 muajt e parë, me kushtin që gjysma e të punësuarve të jenë femra dhe të rinj.

    Kredi të buta bankare nga banka e zhvillimit me preferencë për gratë dhe krijimi i një fondi për mbështetjen e bizneseve të grave.

    Pra, do bëhet gjithçka për pushtetërimin ekonomik të grave në Shqipëri.

    Kjo është një mënyrë e suksesshme për të luftuar pabarazinë e madhe gjinore që ekziston në rrafshin ekonomik midis burrave dhe grave.

    Kjo është e domosdoshme gjithashtu në mënyrë që gratë, vajzat të mund të shpalosin në kushte normale talentin, aftësinë e tyre në fushën e biznesit”, u shpreh Berisha.

  • Administrata e Newsom-it shpenzoi miliona për programet e transgjinisë te të rinjtë

    Administrata e Newsom-it shpenzoi miliona për programet e transgjinisë te të rinjtë

    Në fillim të marsit, guvernatori Gavin Newsom (D-CA) u distancua nga partia e tij në lidhje me çështjen e transgjinisë pasi deklaroi se pjesëmarrja e burrave biologjikë në ligat sportive për femra është “shumë e padrejtë.” Megjithatë, një shqyrtim i regjistrave të granteve të Kalifornisë nga Washington Examiner tregon se administrata e Newsom-it shpenzoi rreth 5 milionë dollarë për programe që mbështesin transgjininë te të rinjtë mes viteve 2022 dhe 2024.

    Projektet e mbështetura nga administrata e Newsom-it përfshinin financimin e drejtpërdrejtë të kujdesit të ashtuquajtur “pohues të gjinisë” për të rinjtë, orientimin e të rinjve të cenueshëm drejt burimeve transgjinore dhe financimin e organizatave që ofrojnë trajtime për ndryshimin e gjinisë te të miturit. Vëzhguesit politikë besojnë se Newsom po përpiqet të adoptojë një imazh më centrist me synimin për të kandiduar për presidencën në vitin 2028.

    Ndërsa Newsom mund të ketë marrë një qëndrim më të moderuar për çështjen e sporteve transgjinore, administrata e tij ka qenë historikisht mbështetëse e të rinjve transgjinorë, duke transferuar 1.4 milionë dollarë në qendra shëndetësore për të ofruar kujdes “pohues të gjinisë” për të miturit.

    Granti i parë, me vlerë 600,000 dollarë, iu dha një klinike jofitimprurëse të quajtur “Gender Health Center” për të ofruar “akses të menjëhershëm në kujdesin mendor pohues të gjinisë dhe shërbime të tjera mbështetëse për të rinjtë transgjinorë dhe jokonformë gjinorë.” Klinika deklaron në faqen e saj të internetit se fëmijët 12 vjeç e lart mund të marrin këshillim për shëndetin mendor pa pëlqimin e prindërve. Takimet “konfidenciale” trajtojnë tema si “eksplorimi i gjinisë,” stresi emocional dhe “çështjet/temat LGBTQ.” Këshillimi bazohet në “terapinë e narrativës të informuar nga komuniteti queer,” dhe pjesëmarrësit duhet të mbajnë maska gjatë sesioneve.

    Shërbimet e tjera të ofruara nga Gender Health Center përfshijnë udhëzime të detajuara për të rinjtë mbi aksesin në hormonet e ndryshimit të gjinisë dhe operacionet transgjinore. Qendra gjithashtu bashkëpunon me studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë në Davis për të lëshuar receta për hormonet e ndryshimit të gjinisë përmes një programi të quajtur “Haus of Hormones.”

    Qendrat Shëndetësore CommuniCare morën 800,000 dollarët e mbetur nga fondet e taksapaguesve për të “mbështetur zhvillimin e fuqisë punëtore në qarqet Yolo, Napa dhe Solano” në ofrimin e kujdesit shëndetësor të fokusuar në “pohimin gjinor dhe seksual” për të rinjtë dhe të rriturit e rinj të komunitetit “2S/LGBTQ+.” Sipas faqes së saj zyrtare, klinika ofron gjithashtu “letra për miratimin mjekësor para operacionit,” referime tek specialistët dhe asistencë ligjore për çështjet transgjinore.

    Megjithëse administrata e Newsom-it ka financuar këto përpjekje për të zgjeruar kujdesin shëndetësor transgjinor për të miturit, vetë guvernatori ka marrë disa masa në drejtim të kundërt. Në shtator 2023, ai vuri veton ndaj një projektligji që do të kërkonte nga gjykatat të merrnin parasysh pohimin e identitetit gjinor në vendimet për kujdestarinë dhe vizitat e fëmijëve.

    Granti më i madh i dhënë nga administrata e Newsom-it për programet e transgjinisë së të rinjve mes viteve 2022 dhe 2024 ishte një fond prej 3.1 milionë dollarësh për qarkun Sacramento si pjesë e një përpjekjeje për të ndihmuar të miturit e dënuar. Shteti i dha fondet Sacramentos për të krijuar një program brenda Divizionit të të Miturve në Zyrën e Mbrojtjes Publike për të punuar me të rinjtë që hyjnë në sistemin e drejtësisë dhe, nëse konsiderohet e përshtatshme nga “partnerët komunitarë,” për t’i lidhur ata me shërbimet e “identitetit gjinor.” Nisma filloi në qershor 2023 dhe do të vazhdojë deri në qershor 2026.

    Sipas Politico-s, qasja e Newsom-it ndaj çështjeve transgjinore shkon përtej komenteve të tij të fundit në një podcast. Zyrtarë të lartë në administratën e tij thuhet se i kanë dekurajuar demokratët në legjislaturën e Kalifornisë nga paraqitja e projektligjeve të reja për çështjet transgjinore disa javë para publikimit të podcast-it.

    “U zgjuam shumë të zhgënjyer dhe të neveritur, kur dikush që mendonim se ishte i arsyeshëm dhe aleat i palëkundur jep një deklaratë të tillë,” tha përfaqësuesi demokrat Chris Ward, duke iu referuar komenteve të Newsom-it mbi burrat biologjikë që garojnë në sportet e grave.

    Administrata e Newsom-it gjithashtu akordoi rreth 400,000 dollarë për Qendrën LGBT të Los Anxhelesit për “mbështetje për forcimin e sigurisë dhe masa të tjera mbrojtëse fizike,” pasi e përcaktoi këtë klinikë si një vend me “rrezik të lartë për sulme të dhunshme dhe krime urrejtjeje për shkak të ideologjisë, besimeve ose misionit të saj.” Qendra ofron terapi hormonale, përfshirë edukimin dhe menaxhimin e saj, kujdes para dhe pas operacioneve, pap-teste të ndjeshme për personat trans, përfshirë ekzaminime të legenit, të prostatës e të tjera.”

    “Guvernatori ka pranuar shqetësimet për drejtësinë në sportet e të rinjve edhe më parë, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e dinjitetit dhe respektit për fëmijët transgjinorë,” tha zyra e Newsom-it për Washington Examiner. / Washington Examiner – Syri.net

  • Berisha me të rinjtë e PD: Të angazhuar ndaj një politike për rikthimin në vend të të rinjve shqiptarë

    Berisha me të rinjtë e PD: Të angazhuar ndaj një politike për rikthimin në vend të të rinjve shqiptarë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori dje pjesë në një tryezë diskutimi me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se të rinjtë do të jenë në qendër të fushatës zgjedhore të PD-së. “Së pari, urime për këtë ditë të rëndësishme, që kurorëzon sakrificat dhe tregon çdo arritje dhe në bazë të gjithçkaje është sakrifica e njeriut, duken ëndrrat, ambiciet tuaja, synimet tuaja se çfarë dëshironi të realizoni. Dua të ju falënderoj edhe njëherë presidencën për praninë e tyre këtu në mbështetje të PD, dhe të ju falënderoj të gjithë juve, departamentin për të rinjtë dhe FRPD-në për punën e tyre të shkëlqyer.
    Është një kontribut i rëndësishëm që i është sjellë PD-së dhe Shqipërisë. Tani ne jemi në fushatë zgjedhore dhe kam folur me drejtuesit, dhe e kuptojmë se fytyra e fushatës tonë, të jetë fytyra juaj, shëmbëlltyra e fushatës tonë të jetë fytyra juaj dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë. Kjo të jetë shëmbëlltyra më e mirë e cila duhet të përhapet në mbarë vendin. Puna më intensive gjatë këtyre 40 ditëve, do të bëhet prej kush, sepse dinamizmi, dinamika juaj është jetësore dhe do të tregojë shëmbëlltyrën e vërtetë të PD. Në këtë fushatë, ka 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç. Kjo është mosha e pranueshme për ta quajtur dikë të ri. Ne do të jemi të angazhuar ndaj një politike, e cila do të kthejë të rinjtë shqiptarë, kudo që ndodhen, kudo ku punojnë në botë, dhe po të shikosh sot në mbarë botën më të famshmit mes shqiptarëve janë të rinjtë. Le të marrim Mira Muratin. Ajo është magjistarja e inteligjencës artificiale dhe Dua Lipa, ndoshta është zëri më i bukur sot në skenën botërore”, deklaroi Berisha.

  • Punëtorë të huaj në Fier! Bizneset ankohen se të rinjtë shqiptarë nuk e duan punën fizike, zgjidhjen e gjejnë tek indianët

    Punëtorë të huaj në Fier! Bizneset ankohen se të rinjtë shqiptarë nuk e duan punën fizike, zgjidhjen e gjejnë tek indianët

    Mungesa e fuqisë punëtore është bërë një sfidë e përditshme për bizneset në vend, veçanërisht në sektorët që kërkojnë angazhim fizik.

    Të rinjtë shqiptarë shpesh refuzojnë të punojnë në këto profesione, ndaj dhe bizneset kanë gjetur zgjidhje tek punëtorët e huaj, të cilët jo vetëm që pranojnë këto punë, por edhe vlerësojnë mundësitë që u ofrohen. Ky punëdhënës thotë se rekrutimi i punëtorëve të huaj ka qenë i domosdoshëm për vazhdimin e aktivitetit. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Ne kemi ofruar kushte të mira pune dhe paga konkurruese, por, fatkeqësisht, të rinjtë shqiptarë nuk janë të interesuar. Kjo na ka detyruar të shohim për mundësi të tjera dhe të punësojmë punëtorë nga jashtë”, shprehet një prej punëdhënësve.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Sing Rashpal dhe Rakesh Kumar, dy të rinj nga India, janë ndër punëtorët që kanë gjetur një mundësi punësimi në Shqipëri. Ata shprehen të kënaqur me kushtet e punës dhe mikpritjen që kanë marrë.

    “Ne ndihemi shumë mirë këtu. Njerëzit janë miqësorë dhe na trajtojnë me respekt. Punëdhënësi ynë ka zbatuar të gjitha kushtet e kontratës dhe na ka siguruar gjithçka që na nevojitet për të punuar dhe jetuar në Shqipëri”, tha ai.

    Ndërsa sfida për gjetjen e punëtorëve vendas vijon, punëtorët e huaj po bëhen një pjesë e rëndësishme e tregut shqiptar të punës. Për ta, Shqipëria nuk është vetëm një vend pune, por edhe një ambient ku ndihen të vlerësuar dhe të motivuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Rama urren të rinjtë”, është një arrogant i lindur dhe e ka në gjak / Berisha: Vendimi i parë do të jetë rikthimi i Tik Tok

    Rama urren të rinjtë”, është një arrogant i lindur dhe e ka në gjak / Berisha: Vendimi i parë do të jetë rikthimi i Tik Tok

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Berisha tryezë për kthimin e të rinjve në atdhe: Do të jenë pjesë substanciale e qeverisjes tonë

    Berisha tryezë për kthimin e të rinjve në atdhe: Do të jenë pjesë substanciale e qeverisjes tonë

    Berisha tryezë për kthimin e të rinjve në atdhe: Do të jenë pjesë substanciale e qeverisjes tonë

    Sali Berisha zgjodhi ditën e Fiter Bajramit për të zhvilluar një tryezë të rrumbullakët me temë “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”. Në fjalën e tij kreu demokrat theksoi se PD do të jetë e angazhuar ndaj një politike, që do të kthejë në Shqipëri të rinjtë shqiptarë, kudo ku ndodhen dhe punojnë. Sipas tij në këtë fushatë janë 58 kandidatë për zgjedhjet e 11 majit nën moshën 40 vjeç.

    “Tani ne jemi në fushatë zgjedhore dhe kam folur me drejtuesit, dhe e kuptojmë se fytyra e fushatës tonë, të jetë fytyra juaj, shëmbëlltyra e fushatës tonë të jetë fytyra juaj dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë. Kjo të jetë shëmbëlltyra më e mirë e cila duhet të përhapet në mbarë vendin. Puna më intensive gjatë këtyre 40 ditëve, do të bëhet prej kush, sepse dinamizmi, dinamika juaj është jetësore dhe do të tregojë shëmbëlltyrën e vërtetë të PD. Në këtë fushatë, ka 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç. Kjo është mosha e pranueshme për ta quajtur dikë të ri. Ne do të jemi të angazhuar ndaj një politike, e cila do të kthejë të rinjtë shqiptarë, kudo që ndodhen, kudo ku punojnë në botë, dhe po të shikosh sot në mbarë botën më të famshmit mes shqiptarëve janë të rinjtë”.

    Berisha solli shembullin e Mira Muratit dhe Dua Lipës si shqiptaret më të njohura në botë.

    Le të marrim Mira Muratin. Ajo është magjistarja e inteligjencës artificiale dhe Dua Lipa, ndoshta është zëri më i bukur sot në skenën botërore”.

    Sipas kreut demokrat ideja e kthimit të trurit, u diktua prej largimit të trurit. Ai theksoi se të rinjtë do të jenë pjesë substanciale e qeverisjes.

    “Ne u përballëm me një largim, një eksod të madh gjatë viteve të fundit. Në këtë kontekst për ne kthimi i shqiptarëve na e ka bërë më të vështirë komunikimi me ta, është i një rëndësie të veçantë. Në vitet 2005-2013, kur filluam administratën kishim gjithsej 1.5 përqind të punësuar që kishin përfunduar jashtë Shqipërisë dhe kur përfunduam projektin e kthimit të trurit e mbaruam me 21 përqind në administratë. Më tepër se 50 përqind e tyre iu shtuan stafit akademik të universiteteve, shqiptarë që vinin nga vende të ndryshme. Më pas ata u zëvendësuan nga militantë dhe patronazhistë, meqenëse ishin shumë të angazhuar me dijet e tyre. Njoh shumë prej tyre të cilët kanë ikur dhe punojnë në vende të tjera. Por ne nuk duhet të shkurajohemi, por të punojmë që gjërat të shkojnë më mirë. Ajo që departamenti tregoi, duke punuar si opozitë punoi shumë më mirë për tu afruar pranë të rinjve dhe ka meritën e padiskutueshme që është afruar me të rinjtë. Këta të rinj do të jenë pjesë substanciale e administratës së ardhshme. Do të jenë pjesë substanciale e qeverisjes tonë dhe ne kemi shumë nevojë për kontributin e të rinjve. Ai kontribut është jetik. Misioni nuk mund të realizohet pa energjinë dhe ëndrrat tuaja. Dhe ëndrrat tuaja do ti japin të ardhmen këtij vendi”.

  • Angazhimi i Berishës në tryezën e rrumbullakët: “Riktheni i të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”

    Angazhimi i Berishës në tryezën e rrumbullakët: “Riktheni i të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i pranishëm në tryezën e rrumbullakët me temë “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”, theksoi angazhimin për një politikë që do të mundësojë rikthimin e të rinjve shqiptarë në vend.
    Në aktivitetin e organizuar nga departamenti Brain Gain në PD, dhe në bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Gruas (LDG) dhe Forumin Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Berisha nënvizoi angazhimin e selisë blu në politika për kthimin e shqiptarëve në vendlindje.

    “Ne do të jemi të angazhuar ndaj një politike, e cila do të kthejë të rinjtë shqiptarë, kudo që ndodhen dhe punojnë në botë”, deklaroi Berisha. Ai vlerësoi kontributin e të rinjve në fushatë, duke theksuar se dinamizmi i tyre është jetësor për fitoren e PD-së.
    Në këtë kontekst, ai nënvizoi se Partia Demokratike ka 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç në zgjedhjet e ardhshme, duke e cilësuar këtë një tregues të angazhimit për të rinjtë dhe të ardhmen e vendit.
    “Ajo që departamenti tregoi, duke punuar si opozitë dhe punoi shumë më mirë për tu afruar pranë të rinjve dhe ka meritën e padiskutueshme që është afruar me të rinjtë. Këta të rinj do të jenë pjesë substanciale e administratës së ardhshme.
    Do të jenë pjesë substanciale e qeverisjes tonë dhe ne kemi shumë nevojë për kontributin e të rinjve. Ai kontribut është jetik. Misioni nuk mund të realizohet pa energjinë dhe ëndrrat tuaja. Dhe ëndrrat tuaja do ti japin të ardhmen këtij vendi”, theksoi Berisha.

    Duke përmendur shembuj suksesi si Mira Murati dhe Dua Lipa, Berisha u shpreh se të rinjtë shqiptarë kanë arritur majat në arenën ndërkombëtare dhe se synimi i PD-së është të krijojë kushtet për t’i rikthyer ata në Shqipëri.
    Ish-kryeministri u shpreh se programi i PD, ka në fokus të rinjtë.
    “Ne do mundësojmë kredi të buta për çdo çift të ri, për banesë. E di se çmimet sot janë shumë të larta dhe duket se banesa është mollë e ndaluar, megjithatë ne do të ofrojmë mundësi reale për ju, me mbështetje financiare dhe kredi të buta. Ne do të bëjmë gjithçka që politika e fëmijës së tretë, të jetë mbështetje që për fëmijën e tretë shteti të japë mbështetjen e tij deri në moshën 23 vjeçe”, bëri të ditur Berisha.
    Sipas tij, “çdo i ri, apo çdo emigrant do të trajtohet pa dallime nëse do të vijë për të investuar në Shqipëri, nuk do të taksohet për 5 vite. Ne do të punojmë që ti rikthejmë në Shqipëri. Kundërshtarët tanë kanë kopjuar programin tonë, por ata janë gënjeshtarë dhe të korruptuar dhe në këtë mënyrë e trajtojnë programin”, theksoi Berisha ndër të tjera. /a.f/ ATSH

  • Berisha premton rihapjen e “TikTok”, kreu i PD takon të rinjtë: Mbështetje për çdo çift të ri për banesë me kredi të butë

    Berisha premton rihapjen e “TikTok”, kreu i PD takon të rinjtë: Mbështetje për çdo çift të ri për banesë me kredi të butë

    Kryetari i PD, Sali Berisha, përsëriti premtimin e tij për të rihapur platformën e komunikimit “TikTok” nëse fiton zgjedhjet parlamentare. Berisha shfrytëzoi një takim të departamentit “Brain Gain” në PD për të hequr paralele mes diktaturës komuniste dhe ndalimit të fjalës së lirë dhe ndalimit të TikTok-ut.
    “Vendimi i parë do të jetë hapja e Tik Tok sepse, duke goditur këtë platformë për qëllime censure të gjithë duhet ta dinë se, çdo diktaturë fillon me censurën. Kur ti nuk e duron atë që duron kundërshtari atëherë ke një problem me veten”, tha Berisha.
    Berisha shpjegoi programin e PD për të kthyer të rinjtë në Shqipëri, duke nisur heqjen e taksave për 5 vitet e para për çdo shqiptar që kthehet të investojë në vendin e tij.

    “Ne do mundësojmë kredi të buta për çdo çift të ri, për banesë. E di se çmimet sot janë shumë të larta dhe duket se banesa është mollë e ndaluar, megjithatë ne do të ofrojmë mundësi reale për ju, me mbështetje financiare dhe kredi të buta”, tha kreu i PD.
    Kryetari i PD premtoi që, nëse fiton zgjedhjet, të rinjtë do të jenë pjesë e rëndësishme e administratës dhe e qeverisjes së nesërme./vizionplus.tv

  • “Çdo diktaturë fillon me censurën, Rama urren të rinjtë”, Berisha: Një nga vendimet e para do të jetë rikthimi i TikTok

    “Çdo diktaturë fillon me censurën, Rama urren të rinjtë”, Berisha: Një nga vendimet e para do të jetë rikthimi i TikTok

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë në kuadër të fushatës zgjedhore.
    Duke e cilësuar Ramën si një “arrogant të lindur”, Berisha argumentoi se kryeministri është i lumtur kur të rinjtë largohen nga Shqipëria. “Ai e di që të rinjtë e urrejnë arrogancën dhe nuk e pranojnë atë, prandaj i urren ata. Më 11 maj, çdo i ri dhe e re duhet të votojë për ta lënë atë në të kaluarën,” deklaroi ai.
    Një nga premtimet e para të Berishës ishte rikthimi i TikTok-ut në Shqipëri, duke e lidhur ndalimin e kësaj platforme me censurën dhe trashëgiminë autoritare.
    “Me ndalimin e TikTok-ut, Rama u kthye tek babai i tij”, tha ai, ndërsa e cilësoi censurën si hapin e parë të diktaturës.
    “Edi Rama është një arrogant i lindur, është problematik, por ai e di në anën tjetër se të rinjtë e urrejnë arrogancën dhe nuk e pranojnë atë dhe kështu ai i urren ata. Ai është i lumtur kur ata largohen nga vendi. Ndaj në 11 maj çdo i ri dhe e re duhet të votojë për ta lënë atë në të kaluarën. Një nga vendimet e para do të jetë rikthimi i TikTok në Shqipëri, sepse me ndalimin e TikTok ai u kthye te babai i tij. Të nderuar, ky person 2 metra i gjatë me atlete të bardha që bën piktorin dhe sportistin në arenën ndërkombëtare, është biri i babait që firmosi varjen në vitin 1988 të poetit dizident Havzi Nela. Ai ishte i pari pas diktatorit që firmosi sepse nuk pranonte poemat e tij për lirinë e fjalës. Edhe pse djali nuk duhet të fajësohet për veprat e të atit, ai duhet të kërkonte falje në shenjë për të dënuar atë veprim, ndërsa Edi Rama nuk e ka bërë kurrë këtë. Ai ka thënë se i ati ishte në anën e duhur të historisë. Ndaj ai ka një marrëdhënie të vështirë me të rinjtë. Çdo diktaturë fillon me censurën”, tha Berisha.

  • Berisha: Kundërshtarët po na kopjojnë programin, 12 vite në pushtet me gënjeshtar dhe korrupsion

    Berisha: Kundërshtarët po na kopjojnë programin, 12 vite në pushtet me gënjeshtar dhe korrupsion

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një tryeze të rrumbullakët me temë “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe” u shpreh se kundërshtarët kanë kopjuar programin e tyre.
    Berisha tha se Edi Rama ka 12 vite në pushtet dhe nuk ka ofruar asgjë pasi veç ka larguar njerëzit. Ai u shpreh se të rinjtë duhet që të votojnë Partinë Demokratike dhe ta lënë Edi Ramën në të kaluarën.
    “Ne do të ofrojmë kredi të buta për banesat, e di që çmimet sot janë shumë të larta dhe duket sikur apartamentet janë të ndaluar, megjithatë ne do të ofrojmë mundësi reale për ju, një mbështetje për fëmijën e tretë. Kur të kenë fëmijën e tretë, çiftet nuk do të kenë pse të paguajnë kredi. Kredia do të paguhet nga shteti.
    Çdo i ri, çdo emigrant, do të trajtohet pa dallim, kushdo që do të vijë të investojnë Shqipëri, nuk do të taksohet për 5 vjet.
    Kundërshtarët tanë po kopjojnë programin tonë. Megjithëse ata janë plot gënjeshtra dhe korrupsion, sepse në këtë mënyrë e trajtojnë programin. Kanë 12 vjet në pushtet dhe nuk kanë ofruar asgjë veçse kanë larguar njerëzit.
    Edi Rama është një arrogant i lindur, e ka në gjak. Është problematik. Por ai i di se të rinjtë e urrejnë dhe nuk e pranojnë arrogancën. Kështu ai i urren ata, do që të largohen nga vendi. Të rinjtë sot duhet të votojnë për ta lënë Edi Ramën në të kaluarën.”, tha Berisha.