Tag: rinjtë

  • Në 13 vite rinia u tkurr me 45%! Emigrimi shihet si zgjidhje, shkak papunësia e lartë

    Në 13 vite rinia u tkurr me 45%! Emigrimi shihet si zgjidhje, shkak papunësia e lartë

    Më shumë se një e katërta e të rinjve shqiptarë gjenden në të 30-tat e tyre pa asnjë zanat, arsim profesional apo të lartë të përfunduar dhe për më tepër nuk janë në asnjë lloj pune.

    Ky trend, që ka mbetur kokëfortë në dy dekadat e fundit, është pasqyra më e qartë se qeveritë dhe shoqëria nuk kanë arritur të edukojnë dhe formojnë të rinjtë së paku për të qenë të zotët e vetes.

    Të gjendur në këtë situatë, shumica e të rinjve shqiptarë në grupmoshën 15–29 vjeç shohin emigrimin si zgjidhjen kryesore për jetën e tyre.

    Megjithë përpjekjet, sistemi arsimor në vend nuk po mund të lidhet me nevojat e tregut të punës dhe cilësia e të nxënit ka pësuar ulje. Luhatjet në arsim dhe punësim e kanë çorientuar rininë, e cila, në vend që të reagojë dhe të kërkojë llogari, po zgjedh largimin.

    Në 13 vite të rinjtë tkurren me 45%

    Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2024 në të gjithë vendin kishte vetëm 405 mijë të rinj të moshës 15–29 vjeç, ose 45 për qind më pak se në censin e vitit 2011.

    Rënia e popullsisë së re në moshë më shumë sesa me lindjet më pak lidhet me emigracionin e lartë, që ka marrë përmasat e pandemisë në këtë grup-moshë. Numri i të rinjve ndërmjet dy censeve 2011–2023 ka rënë tre herë më shumë se popullsia e përgjithshme.

    Në arsim, të dhënat e vitit 2024–2025 tregojnë se numri i nxënësve dhe studentëve po vazhdon të tkurret. Regjistrimet në sistemin parauniversitar kanë rënë, veçanërisht në arsimin 9-vjeçar, ndërsa edhe universitetet po përballen me më pak aplikime dhe më shumë braktisje.

    Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020–2025, totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%. Ndërsa gjatë dekadës nga viti 2015 deri më 1 janar 2025, numri i nxënësve në arsimin parauniversitar ra me mbi 31%, ose 112 mijë më pak.

    Kjo tkurrje demografike po bën që vendi të ketë gjithnjë e më pak të rinj që hyjnë në sistemin arsimor, më pak studentë që diplomohen dhe më pak fuqi punëtore të kualifikuar për të ardhmen.

    Papunësi e lartë

    Megjithatë, edhe ata që diplomohen ndeshen me sfida të mëdha në tregun e punës. Punësimi i të rinjve mbetet problematik, me nivele papunësie që luhaten rreth 22% për moshat 15–29 vjeç. Një tjetër fenomen shqetësues është papunësia mes të diplomuarve në universitet.

    Pavarësisht viteve të studimit dhe investimeve të familjeve, rreth 15% e të rinjve me arsim të lartë rezultojnë të papunë. Kjo ndodh sepse universitetet prodhojnë më shumë specialistë në fusha si drejtësia, ekonomia dhe menaxhimi, ndërkohë që tregu kërkon profile teknike, inxhinierike, profesione të zanatit, turizëm dhe teknologji. Kjo mospërputhje shton nën-punësimin dhe detyron të rinjtë ose të punojnë jashtë profilit, ose të kërkojnë mundësi jashtë vendit.

    Emigrimi si zgjidhje

    Shqipëria kryeson me diferencë të madhe listën e 45 vendeve me përqindjen më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë në vitin 2023. Sipas vlerësimeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), për çdo një mijë banorë në Shqipëri 22.1 ishin emigrantë në 38 vendet e OECD-së, një tregues që e vendos Shqipërinë shumë përpara vendeve të tjera si Rumania (12.7 emigrantë për 1000 banorë), Bullgaria (11.9) apo Kuba (10.6).

    Ky nivel i lartë emigrimi nënkupton se gati një në çdo 4 shqiptarë ka emigruar jashtë vendit, duke reflektuar përmasat e jashtëzakonshme të lëvizjes demografike që ka prekur vendin tonë gjatë dekadës së fundit. Shumica e këtyre emigrantëve, mbi 80%, janë të rinj. Niveli i lartë i emigrimit është ndoshta pasqyra e pakënaqësisë sociale dhe ekonomike të brezit të ri.

    Shqipëria ka hyrë në periudhën e fortë të emigrimit që prej viteve ’90, fenomen që në vend që të zbutet vetëm forcohet. Çdo vit largohet një numër i madh i të rinjve, kryesisht të kualifikuar, duke krijuar një humbje të madhe të kapitalit njerëzor.

    Sipas raportimeve dhe vlerësimeve të fundit, Shqipëria është ndër vendet e Europës me normën më të lartë të largimeve të të rinjve në raport me popullsinë. Popullsia e të rinjve 0–29 vjeç është përgjysmuar brenda më pak se dy dekadave, një rënie dramatike me ndikim të thellë në ekonominë dhe strukturën sociale të vendit. Shkaku kryesor mbetet mungesa e perspektivës, pagat e ulëta, mundësi të pakta zhvillimi profesional, mosbesimi tek institucionet dhe tek e ardhmja.

    1 në 4 të rinj rri kot

    Të rinjtë në Shqipëri që nuk punojnë, nuk arsimohen dhe nuk trajnohen (NEET) paraqesin sot një nga sfidat më të mëdha sociale të vendit. Në vitin 2024, mbi 22% e të rinjve 15–29 vjeç nuk ishin as në punë, as në shkollë dhe as në arsim.

    Në grupmoshën 15–24 vjeç, norma e NEET arrin në 21.3 për qind. Në grupmoshën 25–29 vjeç, situata përkeqësohet ndjeshëm, norma e NEET ngjitet në 31.1 për qind dhe përqindja e të rinjve që janë tërësisht inaktivë rritet dukshëm, sidomos mes grave.

    Gjysma e të rinjve me arsim të ulët rezultojnë NEET deri në moshën 29 vjeç, dhe shumica e tyre janë inaktivë, jo thjesht të papunë. Rreth një e pesta e të gjithë NEET-ëve me arsim të ulët ende deklarojnë se kërkojnë punë, por pjesa më e madhe, 40 deri në 50 për qind, kanë braktisur çdo lidhje me tregun e punës ose arsimin. Edhe pse norma e braktisjes së hershme të shkollës ka rënë nga 17.4% në vitin 2021 në 13.5% në vitin 2023, furnizimi me të rinj të pashkolluar mbetet i lartë.

    Në Shkodër, niveli i NEET-ëve është 22%, më i ulëti ndër qarqet e krahasuara. Tirana shfaq një nivel më të lartë në rang vendi me rreth 27%.

    Të gjitha rajonet karakterizohen nga një problem i përhapur i papunësisë afatgjatë. Rreth 69 deri në 75 për qind e të rinjve që kërkojnë punë kanë më shumë se gjashtë muaj të papunë, duke treguar një shkëputje të thellë nga tregu i punës dhe një risk të lartë për të kaluar në inaktivitet.

    Universitetet të zhytura në korrupsion

    Qëndresa Qytetare ka analizuar se gjatë viteve 2021–2025, sipas prokurorive, janë akuzuar për korrupsion 50 pedagogë të universiteteve publike. Nga analiza rastet e korrupsionit që përfshijnë personel akademik të universiteteve publike rezultojnë të shpërndara në disa qytete. Në Shkodër, 13 pedagogë (5 me hetime të pushuara, 3 të dërguar për gjykim dhe 5 të tjerë ende nën hetim), në Elbasan u përfshinë 9 pedagogë (1 në gjykim, 1 me vendim mosfillimi dhe 7 nën hetim, çështje e kaluar tek SPAK).

    Në vitin 2025 SPAK përfundoi hetimet ndaj 27 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (pjesë e stafit akademik dhe administrativ).

    Rreth 9 nga 10 studentë (89.98%) pranojnë ekzistencën e korrupsionit në tetë universitetet publike të marra në analizë. Nivele të larta të perceptimit (96%) janë raportuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin e Mjekësisë dhe Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, ndërsa nivelet më të ulëta, ndonëse përsëri shqetësuese, janë raportuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan (77.5%).

    Përvoja personale është më e përhapur në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë (26.25%) dhe Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (25%).

    Pagesa për nota është perceptuar si më e përhapur në Universitetin Bujqësor të Tiranës (59.62%) dhe Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës (56.15%), ndërsa më e ulët në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (35.33%). Detyrimi për blerje librash dominohet nga Universiteti i Shkodrës (32.34%).

    Pasojat

    Është krijuar një cikël dobësish në vend që po dekurajon të rinjtë. Arsimi nuk po prodhon aftësi që kërkon ekonomia, ekonomia nuk po prodhon vende të mjaftueshme pune me kushte të pranueshme për të rinjtë. Mungesa e perspektivës ekonomike dhe sociale i shtyn të rinjtë drejt emigrimit.

    Largimi i të rinjve rrudh më tej bazën e popullsisë së re, ul numrin e nxënësve dhe studentëve, dobëson tregun e punës dhe ndikon në cilësinë e zhvillimit ekonomik. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, Shqipëria rrezikon të futet në një spirale të gjatë të plakjes së popullsisë, mungesës së fuqisë punëtore dhe pamundësisë për të zhvilluar një ekonomi konkurruese pa rininë.

    Në këtë realitet, pyetja nuk është më “a po ikin të rinjtë?”, por “si të krijohet një klimë që i mban, i punëson dhe i zhvillon ata”. Sfida duket se është strukturore dhe kërkon reformë në arsimin profesional dhe universitar, politika punësimi të lidhura me sektorët prioritarë, si dhe programe konkrete që ndalojnë ose ngadalësojnë emigrimin.

    Nëse këto procese nuk ndryshojnë, Shqipëria do të përballet me një të ardhme ku rinia do të jetë gjithnjë e më pak e pranishme dhe zhvillimi ekonomik do të jetë i paqëndrueshëm./Monitor

  • Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

    Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

    Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar një protestë paqësore, pas humbjes tragjike të bashkëmoshatarit të tyre, Erjon Boba.
    “Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt kudo,” tha një prej pjesëmarrësve, ndërkohë që të rinjtë u shprehën se protesta nuk është vetëm për të kujtuar bashkëmoshatarin e tyre, por një thirrje për gjithë komunitetin dhe institucionet të marrin masa më tepër parandalimin e konflikteve.
    Të rinjtë shprehën solidaritet me familjen e Erjon Bobës dhe apeluan që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
     

  • Drejtësi për Erionin! Të rinjtë organizojnë një protestë paqësore në Bulqizë për vrasjen e 15-vjeçarit në Durrës

    Drejtësi për Erionin! Të rinjtë organizojnë një protestë paqësore në Bulqizë për vrasjen e 15-vjeçarit në Durrës

    Protesta paqësore në Bulqizë

    BULQIZË- Një grup të rinjsh në Bulqizë ka organizuar një protestë paqësore pas humbjes tragjike të bashkëmoshatarit të tyre, 15-vjeçarit Erion Boba pas një sherri me thika në qytetin e Durrësit. Me pankarta në duar, ata apeluan për më shumë siguri dhe mbrojtje të jetës së të rinjve. Gjithashtu të rinjtë kërkuan nga institucionet shtetërore që të ndërmarrin masa për të parandaluar ngjarje të tilla. Ata shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e Erjon Bobës.
    “Ne si të rinj e kemi përjetuar shumë keq se të gjithë mund të ndodhi të dalin dhe të na vrasin. Na rrezikohet çdo ditë jeta dhe të mos jemi të siguritë të flasim atë që duam, të bëjmë atë që duam dhe ne nuk duhet të heshtim për këtë. Familja ka rolin më të rëndësishëm sepse është ajo që i jep fëmijës kulturën, i mëson sesi të sillen, si të përballojnë një çështje pa lënduar veten e të tjerët dhe të kontrollojnë emocionet për të mos shkuar në tragjedi të tilla”, -tha një prej nxënësve.
    Erion Boba, 15-vjeç, ndërroi jetë 2 ditë më parë në QSUT, pasi u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij në shkollën ‘Dom Nikollë Kaçori” në Durrës, gjatë një përleshjeje të nxitur nga një debat online. Katër plagë i përshkuan gjoksin, një prej të cilave në zemër, që rezultoi të ishte fatale për të miturin. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin e Durrësit, dhe më pas të atyre në QSUT, Erioni nuk ia doli, duke u bërë rasti i dytë në pak kohë, pas atij të Martin Camit, ku nxënësit vriten pas konflikteve të nisura në shkollë.
    Autori, 14-vjeçar ka shprehur pendesë përpara grupit hetimor, ku me keqardhje deklaroi se nuk kishte qëllim për të vrarë 15-vjeçarin. Sipas dëshmisë mësohet se në sherr janë përfshirë shumë persona, bashkëmoshatarë, të ndarë në grupe. I mituri deklaroi se ishin pajisur me mjete të forta, si masë për ndonjë konflikt të mundshëm. Ditën e ngjarjes, pasi kanë debatuar dhe qëlluar me sende të forta, 14-vjeçari ka nxjerrë thikën, por sipas tij për vetëmbrojtje dhe vetëm për ta trembur./ZËRI

  • ‘Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt kudo’, protestë pas vrasjes së 15-vjeçarit Erjon Boba

    ‘Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt kudo’, protestë pas vrasjes së 15-vjeçarit Erjon Boba

    Një grup të rinjsh u mblodhën sot në qendër të Bulqizës për të zhvilluar një protestë paqësore, në nder të bashkëmoshatarit të tyre, Erjon Boba, i cili humbi jetën tragjikisht në 5 dhjetori, pasi u qëllua me thikë. Me pankarta në duar dhe një heshtje simbolike, ata kërkuan më shumë siguri dhe kujdes për problemet që prekin rininë.
    “Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt kudo,” u shpreh një prej pjesëmarrësve, duke theksuar se protesta nuk është vetëm një homazh për viktimën, por edhe një thirrje për të gjithë komunitetin që të reflektojë.
    Protestuesit apeluan që institucionet të marrin masa konkrete për parandalimin e konflikteve, ofrimin e mbështetjes psikologjike dhe krijimin e hapësirave të sigurta ku të rinjtë mund të shprehen lirisht dhe të kërkojnë ndihmë.
    Tubimi u zhvillua në qetësi, duke u shndërruar në një mesazh të fortë të solidaritetit dhe kërkesës për ndryshim. Të rinjtë shprehën ngushëllime për familjen e Erjon Bobës dhe theksuan se ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten.
    Edhe Barie Boba, e afërme e familjes së viktimës, bëri thirrje për më shumë edukim, kujdes dhe vëmendje ndaj parandalimit të situatave të rrezikshme, si nga ana e prindërve ashtu edhe nga institucionet arsimore.

  • Bulqizë, të rinjtë në protestë për 15 vjeçarin Erjon Boba

    Bulqizë, të rinjtë në protestë për 15 vjeçarin Erjon Boba

    Dhjetra të rinj u mblodhën këtë të dielë në qendër të qytetit të Bulqizës për të protestuar në mënyrë paqësore, pas humbjes tragjike të bashkëmoshatarit të tyre Erjon Boba .Me pankarta në duar dhe me heshtje simbolike, ata kërkuan më shumë siguri, mbrojtje dhe vëmendje ndaj problemeve me të cilat përballen të rinjtë sot.
    “Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt kudo,” tha një nga pjesëmarrësit, duke theksuar se protesta nuk është vetëm për viktimën, por për të gjithë komunitetin. Protestuesit kërkuan që institucionet të marrin masa më të forta për parandalimin e konflikteve, ofrimin e mbështetjes psikologjike dhe krijimin e hapësirave ku të rinjtë mund të shprehen e të kërkojnë ndihmë.
    Protesta u zhvillua qetësisht, duke u kthyer në një thirrje të fuqishme për reflektim dhe ndryshim. Të rinjtë shprehën solidaritetin e tyre me familjen e viktimës dhe kërkuan që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

    Barie Boba një e afërme e familjes Boba dha një mesazh të qartë për ngjarjen dhe parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen.
    15 vjeçari Erjon Boba humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në qytetin e Durrësit. Familja Boba ishte zhvendosur nga Bulqiza në Durrës 3 vite më parë për një jetë më të mirë, por fatkeqësisht humbën djalin e tyre pas një sherri mes adoleshentësh./vizionplus.tv

  • Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, bashkëmoshatarët protestë solidariteti në Bulqizë

    Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, bashkëmoshatarët protestë solidariteti në Bulqizë

    Vrasja e e 15-vjeçarit i cili u plagos rëndë në Shkozet të Durrësit para 11 ditësh ku më pas humbi jetën më spital për shkak të plagëve të rënda, ka sjellë reagime ndaj të rinjve.
    Gjatë sitës së sotme një grup të rinjsh bashkëmoshatarë të e 15-vjeçarit janë mbledhur në qendër të qytetit të Bulqizë në shenjë proteste,pas humbjes tragjike që i ndodhi bashkëmoshatarit të tyre.
    Me pankarta në duar ata bënë thirrje për mbrojtje,siguri dhe vëmendje ndaj problematikat që të rinjtë po përballën sot, duke thënë se ndihemi shumë të pasigurtë, ndaj të rinjtë kërkojmë më shumë siguri jo vetëm në institucione por edhe në komunitet.
    Ndaj kërkojnë që të merren masa nga ana e institucioneve më të forta për parandalimin e konflikteve, të kenë ofrimin e mbështetjes psikologjike dhe krijimin e e hapësirave ku të rinjtë mund të shprehen e të kërkojnë ndihme.
    Protesta u zhvillua qetësisht, duke u kthyer në një thirrje të fuqishme për reflektim dhe ndryshim. Të rinjtë shprehën solidaritetin e tyre me familjen e viktimën dhe përsëritën kërkesën që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

  • Dita e Rinisë më 8 dhjetor, Këlliçi apel të rinjve: Bashkojuni Foltores tek Kryeministria

    Dita e Rinisë më 8 dhjetor, Këlliçi apel të rinjve: Bashkojuni Foltores tek Kryeministria

    Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka një apel për të rinjtë që në ditën e Rinisë më 8 dhjetor, t’i bashkohen Foltores që do të mbahet në ora 18:00 para kryeministrisë. Këlliçi shkruan në një postim në rrjetin social facebook, se 8 Dhjetori nuk është vetëm një datë historike, por simboli i përgjegjësisë së brezit të ri për të mos pranuar status quo-në, për të mos braktisur atdheun, dhe për t’u përballur me sfidat që po e pengojnë zhvillimin dhe lirinë e tyre.
    Postimi i plotë

    Të hënën më 8 Dhjetor, në orën 18:00, të gjithë në shesh në Ditën e Rinisë. 8 Dhjetori, si Dita e Rinisë dhe simboli i Lëvizjes Studentore, është mishërimi i një gjysëmshekulli uri të rinisë dhe popullit shqiptar për liri, për dije, për dinjitet. Pavarësisht se simbolikat ndryshojnë me kohën, kauza e madhe vijon të jetë aktuale edhe në kontekstin ku jetojmë.

    Shqiptarët ende aspirojnë të jetojnë në një shtet të lirë, demokratik, të begatë dhe të modernizuar. Rinia shqiptare i ka të gjitha potencialet për ta aktualizuar këtë liri. Askush më mirë se të rinjtë nuk e ndjen pengimin e aftësive, stanjacionin ekonomik, frustrimin e potencialit të tyre të jashtëzakonshëm. Pavarësisht propagandës, të rinjtë nuk janë apatikë apo indiferentë.

    Ata shohin dhe kuptojnë gjithçka, përfshirë dhe faktin se janë lënë qëllimshëm larg vendimmarrjes, barazisë në meritë me qëllimin e vetëm patronazhimin e shoqërisë në çdo qelizë. Në të njëjtën kohë, është në dorën e të rinjve të vetëdijësohen për situatën kritike që vendi po kalon. Të keqes mos t’i përgjigjemi me ikje, por me përballje. Me të gjitha energjitë e tyre, kreativitetin, forcën e mendimit, rinia duhet të realizojë medoemos sot, kushtet për të ardhmen që dëshiron nesër.

  • ANALIZA E DW/ Çfarë po i shtyn të rinjtë drejt ekstremizmit të dhunshëm

    ANALIZA E DW/ Çfarë po i shtyn të rinjtë drejt ekstremizmit të dhunshëm

    Dhuna tek të rinjtë

    GJERMANI- 15 dhe 17-vjeçarët, të cilët e identifikuan veten me organizatën terroriste “Shteti Islamik” (IS), planifikuan të vrisnin sa më shumë njerëz të ishte e mundur me një kamion. Synimi i tyre ishte tregu i Krishtlindjeve në Leverkusen.
    Dy ditë para sulmit të planifikuar, adoleshentët u arrestuan pasi policia mësoi për bisedat e tyre në internet. Të miturit, të cilët janë me origjinë nga Afganistani dhe republika autonome ruse e Çeçenisë, u dënuan me katër vjet burg në vitin 2024.
    Rastet si ky po shqetësojnë gjithnjë e më shumë agjencitë gjermane të sigurisë. Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) në Gjermani ka regjistruar një rritje të krimeve të dhunshme për vite me radhë. Numri i të dyshuarve si shkelës të mitur (deri në 17 vjeç) është rritur me pothuajse një të tretën që nga viti 2019. Ndërsa numri i të dyshuarve si fëmijë (deri në 13 vjeç) është rritur me dy të tretat në Gjermani.
    Në statistikat e saj të fundit të krimit policor, BKA vëren arsyet e mundshme për këtë trend: “Ka indikacione se stresi psikologjik tek fëmijët dhe adoleshentët është rritur për disa vite. Edhe pse stresi psikologjik nuk është një shkak i drejtpërdrejtë i sjelljes kriminale, ai në kombinim me faktorë të tjerë të pafavorshëm, mund të rrisë mundësinë e kryerjes së krimeve (të dhunshme).”
    Faktorët e rrezikut – lufta, ndryshimi i klimës, pandemia
    Rreziqet kryesore konsiderohen të jenë dhuna në familjen e dikujt, mungesa e dashurisë prindërore, varfëria dhe ankthi për të ardhmen, të kombinuara me kriza të shumta sociale si lufta, ndryshimi i klimës dhe pandemia korona. Zyra Federale e Policisë Kriminale i konsideron ata të mitur që kanë ikur nga atdheu i tyre si veçanërisht të prekshëm. Të vetëm dhe pa perspektivë, ata shpresojnë të gjejnë përgjigje për pyetjet në lidhje me kuptimin e jetës në internet.
    Kjo shpesh i çon ata në faqet e internetit të ekstremistëve fetarë ose politikë. Kjo rrit rrezikun që ata të bëhen vetë ekstremistë. Për më shumë se 20 vjet, Rrjeti i Parandalimit të Dhunës (VPN) në Berlin ka punuar me njerëz të tillë – fëmijë, adoleshentë dhe të rinj. OJQ-ja është gjithashtu një partner i rëndësishëm për agjencitë gjermane të sigurisë kur bëhet fjalë për deradikalizimin.
    Konflikti në Lindjen e Mesme si një përshpejtues
    CEO i VPN-së, Thomas Mike, paralajmëron për një mungesë në rritje të komunikimit me fëmijët dhe të rinjtë. Nga punëtoritë në shkolla mbi Lindjen e Mesme si temë, ai e di se sa shpejt mund të lindin situata emocionale. Kjo është arsyeja pse ai thekson se bisedat me të rinj dhe midis të rinjve në një mjedis të sigurt janë të rëndësishme për t’i parandaluar ata të futen në rrugën e gabuar.
    “Ata mund t’u tregojnë njëri-tjetrit gjëra që e kanë të vështirë t’ua tregojnë të rriturve”, thekson Mike. Kjo lejon diskutim dhe i hap ata ndaj perspektivave të tjera. “Nëse e humbasim këtë mundësi për komunikim, atëherë ekstremistët kanë fituar”, thotë ai.
    Propaganda në TikTok dhe platforma të tjera
    Pasojat e mundshme të lëshimeve të tilla përmenden edhe në raportin e BKA-së për vitin 2024: “Në vitet e fundit, është vërejtur se krimet e dhunshme të ekstremistëve të krahut të djathtë shpesh paraprihen nga radikalizimi në internet.”
    Sipas raportit, nuk është vetëm konsumimi i propagandës në platforma të tilla si Instagram ose TikTok që luan një rol, por edhe rrjetëzimi shpesh edhe ndërkombëtar, me njerëz me të njëjtat mendje në kanale online si Telegram ose Discord.
    “Me pragun e ulët të aksesit dhe disponueshmërinë e kudondodhur, interneti u ofron të rinjve një hapësirë ​​virtuale lehtësisht të aksesueshme për rrjetëzim dhe shprehjen e pikëpamjeve mizantropike dhe të dhunshme”, përfundon Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës.
    Imazhe e armiqëve
    Raporti i BKS citon grupin “Jung & Stark” (JS) si shembull, i cili u bë i njohur në vitin 2024 përmes llogarisë së tij në Instagram. “Ky grup i ekstremit të djathtë, i ndarë nga skenat ekzistuese rajonale dhe kombëtare të ekstremit të djathtë dhe i formuar në një periudhë të shkurtër kohore, përfaqëson një pikë hyrjeje në ekstremizmin e krahut të djathtë për shumë të rinj, disa prej të cilëve janë të mitur”, thuhet në raport.
    Anëtarët e JS shënjestruan edhe “armiqtë” për manipulim. Midis tyre janë, ndër të tjera, “Antifa” e krahut të majtë dhe lëvizja LGBTQ+.
    Si të bëhesh i aftë për dialog?
    Sipas vëzhgimeve të Rrjetit për Parandalimin e Dhunës, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të nxirren fëmijët dhe të rinjtë e radikalizuar nga kufijtë e “eko-dhomave” të tyre virtuale. Feride Aktaş, nga departamenti i “Ekstremizmit të Motivuar Fetar” është më e shqetësuar se kurrë për diskursin politik dhe shoqëror: “Kemi arritur në një pikë ku jemi aq larg njëri-tjetrit saqë së pari duhet të bëhemi përsëri të aftë për dialog.”
    Për ta arritur këtë pikë, thekson Aktaş, është e nevojshme të mos i ndash menjëherë të rinjtë në kategori për shkak të deklaratave të tyre të dyshimta, por t’u adresohesh emocioneve të tyre.
    Kur familja dhe shkollat ​​dështojnë
    Ajo thotë se në bisedat me të mitur të radikalizuar, edhe në vitin 2025, përjeton se pasojat e pandemisë së koronavirusit ende po luajnë një rol. Ajo shpesh dëgjon se askush nuk ishte aty për ta – as në shtëpi as në shkollë. Vajza dhe djem të tillë, thotë ajo, janë të vetmuar edhe kur janë në një grup. “Dhe pastaj ata gjejnë lidhje në grupe që në mënyra të ndryshme mund t’i tërheqin ata në ekstremizmin e krahut të djathtë ose në islamizëm”, thotë Aktaş.
    Kolegu i saj Thomas Mike thekson problemin themelor me të cilin përballen shumë prindër – se ata nuk e njohin se ekziston rreziku që fëmijët e tyre të radikalizohen. Kjo është arsyeja pse, thotë ajo, është edhe më e rëndësishme të kontaktoni qendrat e këshillimit nëse keni dyshime. “Ne e monitorojmë situatën me shumë kujdes dhe menjëherë angazhohemi në biseda me prindërit”, thotë Mike.
    “Individë me rrezik të lartë”
    Rrjeti për Parandalimin e Dhunës ka përpunuar 431 raste “të lidhura me rrezikun” gjatë dhjetë viteve të fundit. Këta individë vlerësohen si të rrezikshëm për veten dhe të tjerët, shpjegon Mike. Sipas tij, 75 prej tyre janë “individë me rrezik të lartë” që përbëjnë një kërcënim veçanërisht të lartë për sigurinë publike. Një situatë e ngjashme vlen edhe për 65 të rinj të radikalizuar që iu bashkuan grupit terrorist “Shteti Islamik” dhe më pas u kthyen nga Siria.
    Mike e mat suksesin e punës së tij me shkallën e recidivizmit midis të rinjve me të cilët punon për të gjetur një rrugëdalje nga mjediset ekstremiste. Rezultati është shumë inkurajues: Nga 431 djem dhe vajza, vetëm dy ishin recidivistë./DW

  • Zemra po “lë” edhe të rinjtë, rriten rastet e arresteve kardiake. Mjekët: Mos neglizhoni kontrollet

    Zemra po “lë” edhe të rinjtë, rriten rastet e arresteve kardiake. Mjekët: Mos neglizhoni kontrollet

    Problemet e zemrës tek të rinjë, po kthehen gjithnjë e më shumë në shqetësim serioz.
    Nuk mungojnë as rastet të cilat, shpesh prej një ataku kardiak, fatkeqësisht kanë përfunduar në fatalitete.
    Mjekët specialistë rendisin disa nga faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e këtyre rasteve.
    Ataku kardiak mund të ngatërrohet me atakun e panikut, kjo pasi shpesh simptomat mund të jenë të ngjashme.
    Mjeku kardiolog, shpjegon dallimin mes tyre.
    Specialistët sugjerojnë të bëhen sa më shumë ekzaminime rutinë të përsëritura, veçanërisht për të rinjtë me faktorë rreziku dhe të mbahet nën kontroll niveli i yndyrnave në gjak duke ulur kështu riskun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

  • “Rriten rastet e arresteve kardiake”/ Zemra po “lë” edhe të rinjtë, mjekët apelojnë kujdes: Mos neglizhoni kontrollet

    “Rriten rastet e arresteve kardiake”/ Zemra po “lë” edhe të rinjtë, mjekët apelojnë kujdes: Mos neglizhoni kontrollet

    Problemet e zemrës tek të rinjë, po kthehen gjithnjë e më shumë në shqetësim serioz. Nuk mungojnë as rastet të cilat, shpesh prej një ataku kardiak, fatkeqësisht kanë përfunduar në fatalitete.
    Mjekët specialistë rendisin disa nga faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e këtyre rasteve. Ataku kardiak mund të ngatërrohet me atakun e panikut, kjo pasi shpesh simptomat mund të jenë të ngjashme.
    Specialistët sugjerojnë të bëhen sa më shumë ekzaminime rutinë të përsëritura, veçanërisht për të rinjtë me faktorë rreziku dhe të mbahet nën kontroll niveli i yndyrnave në gjak duke ulur kështu riskun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.