Tag: rinisë

  • “Dita e Rinisë”/ Berisha kujton Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit: Gjunjëzuan regjimin më të egër

    “Dita e Rinisë”/ Berisha kujton Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit: Gjunjëzuan regjimin më të egër

    Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij të mbajtur në Foltoren e organizuar përpara Kryeministrisë, foli për rëndësinë e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë duke kujtuar lëvizjen e Studentëve të dhjetorit.
    “Ju qytetarë të pranishëm në këtë shesh, sheshin e lirisë. Këto dy vite është folur shumë për gjeneratën Z. Gjeneratë që janë të rinjtë që në fakt përmbysën diktatura mizore, në Nepal, Bangladesh dhe në vende të tjera. Kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme, më e shkëlqyer e idealeve të kohës, aspiratave të kohës. Është kjo gjeneratë në krye të betejës për liri të shoqërisë njerëzore.
    Por po të kthehemi 30 vite më parë, studentët e Universitetit të Tiranë ishin në kushte të pakrahasueshme. Në Shqipëri ishte shtypur gjithçka. Një grup i vogël studentësh, nuk qenë dakord dhe një natë të 8 dhjetorit, dolën në protestë dhe në 1 të natës u pritën nga presidenti i Republikës së asaj kohë që pas takimit u rezervoi kërbaçin e sigurimit të shtetit”, tha Berisha.

  • ‘Dita e Rinisë, pa rini’, Topalli: Sot është dita e dhomave bosh, e shtëpive që plaken pa zëra të rinj

    ‘Dita e Rinisë, pa rini’, Topalli: Sot është dita e dhomave bosh, e shtëpive që plaken pa zëra të rinj

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka bërë një reagim në rrjetet sociale për Ditën e Rinisë.
    Topalli shkruan se 8 dhjetori lindi si Dita e Rinisë dhe e Lirisë, por sot është dita e dhomave bosh, e shtëpive pa të rinj.
    Më tej, Topalli shkruan se Azem Hajdari përfaqësonte guximin për të qëndruar dhe për ta dashur vendin, ndërsa sot shteti po e largon rininë me varfëri dhe padrejtësi.
    Topalli thotë se në 12 vite, rinia është tkurrur me 46%.
    Reagimi i Topallit
    Dita e Rinisë, pa rini
    8 Dhjetori lindi si Dita e Rinisë dhe e Lirisë.
    Sot është dita e dhomave bosh, e dritave që fiken herët, e shtëpive që plaken pa zëra të rinj.
    Azem Hajdari përfaqësonte guximin për të qëndruar, për ta dashur këtë vend edhe kur ishte i vështirë.
    Sot pushteti nuk e ndalon rininë me dhunë.
    E largon me varfëri, padrejtësi dhe mungesë shprese.
    Në vetëm 12 vite, rinia është tkurrur me 46%.
    Pa rini, Shqipëria nuk është e lirë!
    Pas këtyre shifrave janë histori që nuk dalin në statistika.
    Është historia e një vajze 23-vjeçare, e diplomuar me rezultate të shkëlqyera,
    që sot punon si kamariere në një qytet europian dhe thotë:
    “Do doja të punoja këtu atë që mësova atje.”
    Është historia e një djali nga veriu,
    që la prindërit e sëmurë dhe një tokë të pashitur,
    sepse këtu puna nuk e ushqente dinjitetin,
    vetëm mbijetesën.
    Është historia e mjekut të ri që iku
    jo se nuk e donte pacientin shqiptar,
    por sepse nuk pranonte të ulte kokën për një vend pune.
    Është brezi që nuk u largua për jetë luksoze,
    por për një shans të zakonshëm:
    punë të ndershme, rrogë dinjitoze, të ardhme të parashikueshme.
    Kjo nuk është liri.
    Është një rrugë njëkahëshe që një pushtet i dështuar e quan “normalitet”.
    Dita e Rinisë, pa rini,
    është dhimbja më e madhe që një vend mund t’i bëjë vetes.
    Sepse kur të rinjtë ikin,
    Shqipëria nuk varfërohet vetëm në numra,
    por plaket në shpirt.

  • “Do ta shporrim diktaturën e dytë”- Mbështetësit e Berishës “frymëzohen” nga Dita e Rinisë

    “Do ta shporrim diktaturën e dytë”- Mbështetësit e Berishës “frymëzohen” nga Dita e Rinisë

    Protestës së Sali Berishës edhe këtë javë iu bashkuan vetëm një grusht militantësh, të cilët të ‘frymëzuar’ nga Dita e Rinisë premtojnë se do ta rrëzojnë diktaturën e dytë. Pedagogu Erges Eskiu tha se sot i japin besën njëri tjetrit se do ta largojnë Edi Ramën, por në ndryshim nga studentët e dhjetorit që ishin me mijëra që rrëzuan regjimin komunist, ata janë vetëm një grusht militantësh.  
    “Sot në ditën e rinisë ti japim besën njëri-tjetrit, ta çojmë ëndrrën e tyre në vend, ta shporrim diktaturën e dytë. Kanë shpenzuar miliarda për të shkatërruar ëndrrën e studentëve të drejtorit për të shkatërruar PD-në dhe vinte ajo zonja na thonte do hani bar po ndoqët liderin tuaj. Dua t’iu bëj të besoni që kjo parti nuk shuhet kurrë, se kjo është partia e tyre që sakrifikuan, i bën ballë regjimit të Hoxhës. Kjo është partia e Hajdarit, partia e Berishës, e njerëzve të lirë që kurrë  nuk dorëzohen”, tha ai. 
     

  • “Të rinjtë janë larguar”/ Thirrja e Ambasadorit të BE në Tiranë: Punoni fort për anëtarësimin në familjen europiane

    “Të rinjtë janë larguar”/ Thirrja e Ambasadorit të BE në Tiranë: Punoni fort për anëtarësimin në familjen europiane

    Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, i ka bërë thirrje të rinjve në Ditën e Rinisë që të veprojnë për të sjellë Evropën në Shqipëri. Gonzato thekson se integrimi europian është një mundësi për të cilën duhet të angazhohen të gjithë për ta arritur.
    Ambasadori i BE në Shqipëri i bëri thirrjet ndaj të rinjve gjatë aktivitetit “Rrugët e Rinisë 2030”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.
    “Sot Shqipëria e ka një zgjedhje. A dëshironi ju t’iu vijë Europa këtu në Shqipëri apo dëshironi të ndiqni shembullin e atyre te rinjve të tjerë të cilët janë larguar nga Shqipëria për të shkuar në Europë? Procesi i anëtarësimit në BE, nuk është një proces teknik, është një proces politik. Është një mundësi unike që gjërat të ndryshohen në Shqipëri, për një Shqipëri më të mirë.
    Dhe kjo është thirrja ime për ju në mënyrë, që këto reforma të sjellin rezultate konkrete, që reforma të ndryshojë mendësinë, mënyrën se si njerëzit mendojnë. Për t’i dhënë fund korrupsionit, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të luftuar krimin e organizuar.
    Për të sjellë begati edhe barazi për të gjithë, për të arritur një shoqëri gjithëpërfshirëse kur të gjithë kanë qasje si në arsim ashtu edhe në shëndetësi. Në mënyrë që të ndodhin të gjitha këto duhet të përshpejtohen punët. Ju duhet te mobilizoheni dhe të veproni. Përndryshe nuk do të ndodhin.”-tha Gonzato.

  • Në Ditën e Rinisë, Gjergj Luca ironizon politikën: 35 vjet, ëndrra e Demokracisë mbeti e patretur në stomakun e…

    Në Ditën e Rinisë, Gjergj Luca ironizon politikën: 35 vjet, ëndrra e Demokracisë mbeti e patretur në stomakun e…

    Në Ditën e Rinisë, 8 dhjetor, biznesmeni Gjergj Luca ka shpërndarë një video ironizuese përmes së cilës kritikon klasën politike shqiptare dhe premtimet e pambajtura të 35 viteve të fundit. Mesazhin e tij ai e shoqëroi me një deklaratë të prerë: 
    “35 vjet ëndrra e Demokracisë mbeti e pa tretur në stomakun e shqiptarëve. Edhe sa vjet duhet të presim që kjo ëndërr të bëhet realitet?” 
    Në video, Luca përdor humor dhe sarkazëm për të komentuar situatën politike, duke përmendur edhe Partinë Demokratike dhe institucionet shtetërore. Duke iu referuar ndryshimeve politike ndër vite, ai shprehet: 
    “Partisë Demokratike… i ka ardhur fundi. Ky ka qenë parashikimi 2024–25. Tani do ta fshijmë dhe do vijmë tek parashikimi 2026–27.” 
    Ai ironizon edhe vendimmarrjet parlamentare, duke theksuar: 
    “A jeni dakord të fillojmë me ligjin e parlamentit? Ligji më i fundit i parlamentit është ky këtu…” dhe i referohet Partisë së Lirisë. 
    Në një tjetër pjesë të videos, Luca rikthehet tek nostalgjia e viteve ’90, duke i krahasuar shpresat e atëhershme me realitetin e sotëm: 
    “Kjo është kënga jonë, kënga e viteve ’90… Shqipëria që premton, Shqipëria që po ndryshon.” 
    Në fund, ai i drejtohet edhe Ilir Demalias (“Syçi”), duke e thirrur me humor:“E ku je o Syç? Kjo është kënga jonë, o Syç…” 
     

  • Mësuesi i vetëm në protestë: Kukësi pa rini në ditën kombëtare të rinisë

    Mësuesi i vetëm në protestë: Kukësi pa rini në ditën kombëtare të rinisë

    Kukësi pa rini dhe me shkolla pa nxënës, janë arsyet e protestës së mësuesit të biologjisë, Besmir Muslia, në ditën kombëtare të rinisë, 8 dhjetorin. Ai ishte i vetëm në sheshin e Kukësit me pankartat që pasqyronin gjendjen e sotme të këtij qyteti, pa rini dhe pa shpresë.
    I vetëm me pankarta që era tenton t’i shkëpusë, mësuesi i biologjisë Besmir Muslia ka protestuar në Ditën Kombëtare të Rinisë, pikërisht mbi gjendjen në të cilën ndodhet sot rinia në Kukës.
    35 vite nga koha kur rinia e dikurshme shqiptare vendosi ndryshimin e kursit të Shqipërisë, mësuesi me keqardhje ka një urim të dhimbshëm, “mos e paçi fatin e rinisë së Kukësit”. Mbyllja e shkollave vit pas viti ishte arsyeja tjetër e kësaj proteste të mësuesit.

  • 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

    8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

    Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.
    Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.
    Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Evropë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.
    Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.
    Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës së gjatë të vetizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.
    Vlerat e kësaj dite bëhen gjithnjë e më shumë vlera kombëtare, sepse ndryshe nga ngjarjet e tjera 8 dhjetori nuk pati dy palë, një fituese dhe një të humbur.

  • “Mos e paçi fatin e rinisë shqiptare” – Qytetari proteston i vetëm në Kukës më 8 Dhjetor

    “Mos e paçi fatin e rinisë shqiptare” – Qytetari proteston i vetëm në Kukës më 8 Dhjetor

    Një qytetar i Kukësit, Besmir Muslia, ka dalë në protestë këtë të hënë, në 8 Dhjetor e njohur ndryshe si Dita e Rinisë. Me pankarta simbolike në dorë ai ka dalë në sheshin e qytetit, duke thënë “Mos e paçi fatin e rinisë shqiptare”.

    Referuar emigrimit masiv të të rinjve sidmos në zonën e Kukësit, Muslia thotë se 2026-ta do ta gjejë shtëpinë kuksjane pa të rinjë dhe prindërit pa fëmijët e tyre pranë.
    “Dita e Rinisë, pa rini”,– shprehet gjithashtu Muslia në një postimi në rrjete sociale.
    Postimi i plotë:
    MOS E PAÇIT FATIN E RINISË SHQIPTARE
    Sot në të ashtëquajturën dita e rinisë, ku asgjë nuk i ka ngelë kësaj dite, përpos kujtimi i Dhjetor 1990, organizova një reagim në sheshin para Bashkisë Kukës.
    Sot Shqipëria është pa rini.
    Kukësi e vuan më së shumti mungesën e rinisë. Shkaqet janë të shumta, duke filluar nga papunësia, pagat e ulëta, varfëria, nepotizmi, gjendja e mjeruar e fshatrave, mungesa totale e prespektivës, mungesa totale e projekteve që ngallin shpresë – zhvillim ekonomik – dhe meritokraci.
    2026-ta do ta gjeje shtëpinë kuksjane pa të rinjë, prindërit pa fëmijët e tyre pranë, por edhe fëmijët pa prindërit e tyre pranë pasi kanë ikur në emigracion, gjyshërit pa nipa dhe mbesa, shkollat më më pak nxënës.
    Kjo gjendje e sotme ku ndodhet shoqëria shqiptare pa rini, është një gjendje mjaft shqetësuese, pasi rinia është pjesa më vitale dhe më energjike e zhvillimit shoqëror.
    Rinia është kapitali më i çmuar i një vendi.
    Por 2026-ta vjen me parullën:
    MOS E PAÇIT FATIN E RINISË SHQIPTARE.
       

  • ‘Dita e Rinisë, pa rini’/ Këlliçi thirrje të rinjve për të ndryshuar vendin: Nëse jo sot, kur?

    ‘Dita e Rinisë, pa rini’/ Këlliçi thirrje të rinjve për të ndryshuar vendin: Nëse jo sot, kur?

    ‘Dita e Rinisë, pa rini’/ Këlliçi thirrje të rinjve për të ndryshuar vendin: Nëse jo sot, kur?
    Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një reagim të publikuar në Facebook me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, ngriti alarmin për situatën e rënduar të të rinjve në vend, duke e cilësuar këtë ditë “Ditën e Rinisë, pa rini”.
    Këlliçi u shpreh se shoqëria shqiptare përballet me probleme të mëdha që lidhen me emigracionin masiv. Sipas tij, 79% e studentëve shprehin dëshirën për t’u larguar nga vendi, bazuar në një anketë të Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale. Edhe klasa e mesme, që ai e konsideron shtresën më produktive të shoqërisë, deklaron në masën 40% synimin për të emigruar.
    Sipas deputetit demokrat, numri i nxënësve në arsimin parauniversitar është në rënie dhe fenomeni i mbylljes së shkollave, veçanërisht në zonat rurale, po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm. Ndërkohë arsimi universitar, sipas tij, nuk ofron cilësinë e duhur dhe studentët nuk e shohin më lidhjen mes diplomës dhe një të ardhmeje të sigurt në tregun e punës.
    Këlliçi kritikoi edhe qeverinë, duke thënë se “vetë Kryeministri u premton të rinjve pasaportën europiane si zgjidhje për çdo hall”. Ai theksoi se mungesa e të rinjve ka sjellë pasoja të ndjeshme në tregun e punës, ku sektorë si ndërtimi, industria dhe turizmi përballen me mungesë të fuqisë punëtore, duke detyruar bizneset të marrin punëtorë nga vende të huaja.
    Në reagimin e tij, deputeti theksoi se shumë të rinj, të keqinformuar dhe të paorientuar, po bien pre e drogës dhe krimit të organizuar, që, sipas tij, shfaqet si “shkalla e vetme sociale për të dalë nga varfëria”.
    Megjithatë, Këlliçi u shpreh optimist se Shqipëria mund të ketë një të ardhme më të mirë, duke e cilësuar vendin si të aftë për t’u rinovuar dhe ndryshuar, nëse të rinjtë angazhohen realisht në proceset e reformimit. Ai i mbylli urimin e tij të 8 Dhjetorit me thirrjen ndaj të rinjve për të marrë përgjegjësi dhe për të luftuar për ta kthyer Shqipërinë në një vend europian: “Nëse jo sot, kur? Nëse jo unë, kush?”
    Këlliçi:
    Dita e Rinisë, pa rini!
    8 Dhjetori e gjen shoqërinë shqiptare në një situatë tejet problematike sa i takon rinisë.
    Shifrat e dëshirës për të emigruar janë në nivele alarmante, ku 79% e studentëve deklarojnë se kanë dëshirë të largohen, nga një anketë e Qendrës për Studime
    Ekonomike dhe Sociale.
    Klasa e mesme, shtresa më produktive e shoqërisë dhe ajo që nxit zhvillimin demografik dhe ekonomik të një vendi, deklaron se ka dëshirë të emigrojë në masën 40%.
    Këto shifra tregojnë për një tendencë masive të ikjes e cila sigurisht që sjell pasojat e saj sociale, ekonomike dhe politike.
    Nxënësit në arsimin parauniversitar janë pakësuar, me fenomenin gjithnjë në rritje të shkollave të mbyllura, sidomos në fshat.
    Arsimi universitar nuk është në cilësinë e duhur dhe studentët, të cilët do duhej të ishin të parët të interesuar për ta reformuar, ndihen indiferentë dhe presin rastin të emigrojnë.
    Arsimin nuk e shohin të lidhur me tregun e punës dhe diplomën të pavlerë për një jetë të suksesshme.
    Xhanëm, cila alternativë ju jepet?
    Vetë Kryeministri ju premton “pasaportën europiane” si zgjidhje për çdo hall, nëpërmjet largimit.
    Kjo situatë ka krijuar problemet e veta të pashmangshme edhe në tregun e punës, në produktivitet, në frenimin e rritjes.
    Bizneset në sektorë si ndërtimi, industria apo turizmi po hasen me mungesë të fuqisë punëtore dhe po përpiqen ta marrin atë nga vende të huaja si India, Bangladeshi apo shtete afrikane.
    Profesionistët, zanatçinjtë mungojnë në qendrat urbane aty ku ka më shumë nevojë.
    Rinia shqiptare është e keqinformuar, e keqorientuar, e dëbuar.
    Shumë prej të rinjve kanë përfunduar jo vetëm përdorues të drogës por edhe ushtarë apo punëtorë krahu të krimit të organizuar, i cili me bekimin qeveritar e shfaq veten si e vetmja shkallë sociale dhe mënyrë e shpejtë për të dalë nga varfëria.
    A ka një dritë në fund të tunelit?
    Sigurisht që po.
    Shqipëria nuk është një vend gjeografikisht i varfër, historikisht i pashpresë apo institucionalisht i destinuar për dështim.
    Shqipëria i ngërthen në vetvete energjitë për t’u rinovuar, për t’u rritur, për të ndryshuar.
    Kjo sigurisht që do të kërkojë reforma strukturore por asnjë prej këtyre reformave nuk mund të jetësohet pa një angazhim real, të drejtpërdrejtë dhe me vullnet të lirë të të rinjve.
    Shqipëria mund ta shpëtojë veten.
    Të rinjtë mund ta shpëtojnë veten.
    Me energjinë, talentin, përkushtimin, idealizmin e moshës.
    Thjesht duhet t’i bëjnë vetes pyetjet:
    Nëse jo sot, kur?
    Nëse jo unë, kush?
    Gëzuar 8 dhjetorin, ju të rinj që keni vendosur të vijoni betejën në vendin tuaj e ta bëni Shqipërinë një vend europian!

  • ‘Protesta para Kryeministrisë’/ Xhaferri thirrje të rinjve: Sot, në Ditën e Rinisë, dilni për të drejtat tuaja

    ‘Protesta para Kryeministrisë’/ Xhaferri thirrje të rinjve: Sot, në Ditën e Rinisë, dilni për të drejtat tuaja

    Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri, në një postim në rrjetet sociale, ka shprehur shqetësimin e tij për krizën e strehimit që po prek mijëra të rinj, studentë dhe çifte të reja në vend.

    Ai thekson se rritja e çmimeve të qirave dhe pamundësia për të blerë shtëpinë e parë nuk janë më thjesht probleme ekonomike, por barriera që po ua mbyllin të rinjve perspektivën dhe mundësinë për të ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri.

    Xhaferri bën thirrje që sot, në Ditën e Rinisë, të gjithë të rinjtë të bashkohen në protestën para Kryeministrisë për të artikuluar zërin e tyre dhe për të kërkuar të drejtën themelore për strehim të dinjitetshëm.

    Postimi i plotë:

    Ti i ri që nuk blen dot shtëpinë e parë për shkak të pastrimit parave dhe ti student që qiraja të duket e lartë, sot në orën 18:00 eja protesto me ne para Kryeministrisë.

    Qiratë e larta dhe pamundësia për të blerë shtëpinë e parë janë kthyer në problem madhor për mijëra familje të reja në Shqipëri, si dhe për familjet që kanë fëmijët studentë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

    Përgjegjës për këtë situatë është  ai që në rininë tij flinte poshtë urave ku shiste ikonat e vjedhura,Edi Rama, njeriu që ndërtimin  e ktheu në monopol të karteleve të drogës dhe zyrtarëve të korruptuar, duke mos pasur si qëllim strehimin, por pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionit në emër të shenjtnisë së strehës.

    Sot, një çift i ri paguan pesë herë më shumë për të blerë një apartament në Tiranë dhe qytetet bregdetare se në vitin 2018, jo për shkak të cilësisë, por për shkak të kostos së pastrimit të parave dhe korrupsionit.

    Sot studentët paguajnë 8 herë më shumë qira se 8 vite më parë për shkak se Edi Rama në tregun imobiliar pastron paratë e djegësave, PPP-ve në shëndetësi dhe inceneratorëve.

    Në orën 18:00, në Ditën e Rinisë, do të jemi aty para Kryeministrisë edhe për të rinjtë që nuk arrijnë të blejnë dot shtëpinë e parë.

    Si deputet i ri kam hyrë në Parlament me kauzën një çati për çdo çift të ri dhe do punoj që kauza e strehimit të çifteve të reja të mos jetë në mëshirë të karteleve të drogës. 

    Ndaj sot në Ditën e Rinisë ti i ri që e di se Edi Rama dhe aleanca e tij me kartelet e drogës po të lë të pastrehë, eja në protestë dhe dil në foltore për të drejtën tënde.