Përmes një postimi në Facebook Bardhi shprehet se duhet të bëhemi bashkë për për të rikthyer emigrantët në Shqipëri. Po ashtu sipas Bardhit pensionistët në qarkun e Fierit do të marrin një pension mbi 200 euro teksa rrogat do të pësojnë një rritje.
Postimi i plotë:
Të kthejmë rininë në Patos!
Në Patos është e veshtirë të takosh të rinj, sepse ata kanë ikur për të gjetur një punë. Një punë që qeveria ua premtoi për 12 vjet rresht dhe i zhgënjeu. Me kandidatin Fation Semanjaku takuam shumë prindër të mbetur vetëm, familjarë që bëjnë përpjekje të mëdha për te mbijetuar në një vend pa mundësi.
Ne duhet të bëhemi bashkë për ta ndryshuar këtë gjendje. Partia Demokratike ka një program shumë të mirë për të rikthyer emigrantët në Shqipëri. Me lehtësimin dhe përjashtimin nga taksat, me subvencionet dhe heqjen e burokracive të stërzgjatura dhe korruptive, ne do të mund t’i kthejmë Patosit njerëzit e punës.
Brenda 100 ditëve të para, në Patos, në Qarkun e Fierit dhe në çdo qytet pensionistët do të marrim një pension mbi 200 euro. Rrogat do të rriten menjëherë, sepse çdokush meriton një jetë më të mirë dhe dinjitoze!
Vota për PD, për nr.1 është votë për familjen dhe mirëqenien!
Tag: rininë
-

FOTO/ Ministrja Muzhaqi: Konferenca “Rinia në Veprim” bën bashkë 600 të rinj nga gjithë Shqipëri
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi organizoi Konferencën Kombëtare Rinore, “Rinia në veprim. Bashkërëndim i aktorëve rinorë për një zë më të fuqishëm në politikëbërje”.
Ky takim shërben për; rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të Këshillave Vendorë dhe Këshillave Studentorë mbi punën e Këshillit Kombëtar Rinor (KKR)- si organ këshillimor i Ministrisë së Shtetit për të Rinjtë dhe Fëmijët;Informimi i Këshillave Studentorë, KVR-ve dhe organizatave rinore mbi risitë e Ligjit të rishikuar “Për rininë’’ dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të praktikave të mira mes KVR-ve, organizatave rinore dhe këshillave studentore;
Identifikimin e fushave dhe modaliteteve ku KKR, KVR, Këshillat Studentorë dhe organizatat rinore mund të bashkëpunojnë për të ndikuar në realizimin e objektivave të Strategjisë Kombëtare të Rinisë.
Ministrja Muzhaqi në fjalën e saj vlerësoi rëndësinë e këtij takimi i cili kulmon punën e tre viteve në hartimin e ligjit “Për Rininë”. Muzhaqi tha se të rinjtë “nuk janë vetëm e ardhmja por janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi”.
Sipas Muzhaqit, të rinjtë e vendit tonë kanë pasur mundësi për ta thënë zërin e tyre në nivel lokal dhe qëndror dhe ligji i ri u krijon atyre kushtet për të qenë vendimarrës në ato tryeza ku hartohen politika rinore dhe u siguron mbështetjen e nevojshme tanimë edhe financiare për ti implementuar ato.
Takimi ishte i organizuar në tre panele ku pjesëmarrësit diskutuan mbi çështje të rëndësishme që prekin drejtëpërdrejtë rininë. Panelet ishin një ndërthurje mes përfaqësuesve të qeverisë dhe instirucioneve qëndrore, përfaqësuesve të pushtetit lokal, të rinjëve pjesëmarrës në KVR, KKR, KS dhe organizata në fushën e rinisë.
Aty u diskutua për ligjin e ri “Për Rininë”, projektligjin e ri “Për Vullnetarizmim”, unifikimin e zërit rinor, bashkëpunimi me pushtetin vendor, tranzicioni nga shkolla drejt punës, garancia rinore dhe këshillimi i karrierës. -

‘0 taksa për të rinjtë që hapin biznes’, PD publikon programin: Lehtësira për blerjen e një banese dhe faljet e kredive
Kandidati për deputet dhe kreu i FRPD, Besart Xhaferri, ka prezantuar programin e Partisë Demokratike për rininë, i cili përfshin një sërë lehtësirash fiskale dhe sociale për të rinjtë.
Një nga premtimet kryesore është zero taksa për bizneset e hapura nga të rinjtë për një periudhë 3-vjeçare, duke përfshirë tatimin mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat. Gjithashtu, shteti do të mbulojë kontributet shoqërore për të rinjtë e punësuar në bizneset private.
Programi i PD për rininë parashikon:0 taksa për arsimin200 euro minimum jetik për çdo të riNdërtimin e shkollave të reja në zonat e Astirit, Freskut dhe Liqenit të Thatë
250 euro për fëmijët që detyrohen të ndjekin shkolla larg vendbanimit, deri në ndërtimin e shkollave të reja0 taksa për bizneset e të rinjve për 3 viteShteti paguan kontributet shoqërore për të rinjtë e punësuar në bizneseLehtësira për çiftet e reja në blerjen e shtëpive: financim 20% të shumës që i nevojitet çiftit dhe 30 mijë euro kredi pa interesFalje të kredisë për çiftet që bëhen me 3 fëmijëShkollat publike të bëhen me program “After-School” me 8 orë mësim, përfshirë një vakt ushqimor
Xhaferri theksoi se ky program synon të krijojë mundësi të reja për rininë, duke nxitur punësimin, arsimimin dhe pavarësinë ekonomike të të rinjve në Shqipëri.
