Tag: rimorkio

  • Kishte fshehur një shtetase të huaj në rimorkio, procedohet 41-vjeçari turk

    Kishte fshehur një shtetase të huaj në rimorkio, procedohet 41-vjeçari turk

    Procedohet penalisht një 41-vjeçar turk n pikën kufitare të Qafë Thanës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

    Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale S.A., kishte fshehur në rimorkio një shtetase të huaj.
    “Procedohet S. A., 41 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë procesit të skanimit të kamionit që ky shtetas drejtonte, u gjet e fshehur në rimorkio, një shtetase e huaj.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Nga motoçikleta tek kamionët, zbulohen çmimet e reja për kalimin në tunelin e Llogarasë, tarifat shkojnë deri në…

    Nga motoçikleta tek kamionët, zbulohen çmimet e reja për kalimin në tunelin e Llogarasë, tarifat shkojnë deri në…

    Qeveria ka miratuar udhëzimin për përcaktimin e tarifave që do të zbatohen për përdorimin e Tunelit të Llogorasë dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare.
    Tarifat e kalimit do të jenë të diferencuara sipas klasifikimit të mjeteve dhe do të variojnë nga 100 deri në 5000 lekë.
    Mjetet që transportojnë mallra të rrezikshme nuk do të lejohen të kalojnë përmes tunelit.
    Tarifat e reja për kalimin në Tunelin e Llogorasë:Klasa I A: Motoçikleta, motorë me tre rrota dhe katërçikleta – 100 lekë
    Klasa I: Makinat e zakonshme me dy boshte dhe lartësi deri në 1.30 m – 250 lekë
    Klasa II: Mjete me rimorkio ose karavan, me më shumë se dy boshte – 500 lekë
    Klasa III: Autobusë, kamionë dhe mjete me rimorkio me lartësi mbi 1.30 m – 1,000 lekë
    Klasa IV: Kamionë të mëdhenj me shumë boshte dhe rimorkio – 5,000 lekë
    Sipas udhëzimit, ekziston një listë e automjeteve dhe përdoruesve të përjashtuar nga tarifa.
    -Policia Rrugore, autoambulancat dhe forcat zjarrfikëse.-Mjetet ushtarake dhe ato të NATO-s.-Automjetet e punonjësve të ARRSH-së dhe të Entit Kombëtar të Operimit Rrugor, gjatë kryerjes së detyrës.-Personat me status invalidi, kur automjetet i përdorin për qëllime personale.

  • Fshehu nën rimorkio emigrantin maroken, procedohet 30-vjeçari në Qafë Thanë

    Fshehu nën rimorkio emigrantin maroken, procedohet 30-vjeçari në Qafë Thanë

    Dy raste të paligjshmërive janë goditur nga Policia Kufitare në Korçë, gjatë kontrolleve të imtësishme në dy pika kufitare të qarkut. Operacionet u zhvilluan në kuadër të analizës së riskut dhe përforcimit të masave për parandalimin e veprimtarive të jashtëligjshme.
    ???? Në Qafë Thanë, gjatë kontrollit të një kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut, i drejtuar nga shtetasi V. T., 30 vjeç, u zbulua një emigrant i paligjshëm me origjinë nga Maroku, i fshehur nën rimorkio. Policia nisi procedimin penal në gjendje të lirë për drejtuesin e kamionit, me akuzën “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
    ???? Në PKK Goricë, në automjetin e shtetasit T. A., 63 vjeç, nga fshati Zaroshkë, u gjetën mallra ushqimore dhe medikamente pa fatura, të cilat dyshohen të jenë kontrabandë. Ndaj tij nisi procedimi penal për veprat “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”. Mallrat u sekuestruan si prova materiale.
    Policia Kufitare e Korçës thekson se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar paligjshmëritë dhe për të ofruar një shërbim të sigurt dhe të shpejtë për qytetarët.