Tag: rimerr

  • Elbasani rimerr kreun, Dinamo ngec me Teutën

    Elbasani rimerr kreun, Dinamo ngec me Teutën

    Pas Tirana- Bylis 0-2 luajtur në orën 14:00 këtë mbrëmje u zhvilluan dhe dy sfidat e fundit të ditës së sotme në Abissnet Superiore. Në Elbasan Dinamo dhe Teuta barazuan pa gola 0-0 ndërsa në Vlorë, Flamurtari u mund minimalisht 0-1 nga AF Elbasani.

    Vazhdo leximin

  • “Edhe Elbasani po rimerr frymë”, Rama: Së shpejti konsultimi për Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike

    “Edhe Elbasani po rimerr frymë”, Rama: Së shpejti konsultimi për Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike

    Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Elbasani është në rrugën e transformimit urban dhe po “rimerr frymë”, teksa publikon fotot nga lirimi i hapësirave publike.
    “Së shpejti do të nisë konsultimi me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël për ‘Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike’,” bëri me dije Rama.

  • Pogaçar triumfon në etapen e 7-të, rimerr fanellën e verdhë

    Pogaçar triumfon në etapen e 7-të, rimerr fanellën e verdhë

    Tour de France mbylli etapen e shtatë, protagonistët janë aty, fanella e verdhë rikthehet sërish te slloveni Pogaçar vetëm pas një dite.

    Tadej Pogaçar fiton përsëri sot në Mur-de-Bretagne dhe rimerr fanellën e verdhë si kryesues i klasifikimit të përgjithshëm. Tim Wellens dhe Jhonatan Narvaez ishin absolutisht perfektë, duke e lënë sllovenin thjesht të niste sprintin drejt vijës së finishit.

    Ndërkaq Jonas Vingegaard bëri mirë, por ishte i pafuqishëm kundër rivalit të tij në sprint: ai humbi edhe katër sekonda të tjera për shkak të bonusit kohor, dhe fanella e verdhë rrëshqet më tej. Vendi i tretë i shkon një Oscar Onley (Picnic-PostNL), 2″ më poshtë, i cili vazhdon të surprizojë në këtë javë të parë të Tour de France.

    Pas tij janë Felix Gall (Decathlon-Ag2r La Mondiale), Matteo Jorgenson (Visma|Lease a Bike), Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) dhe Kevin Vauquelin (Arkèa-B&B Hotels), të gjithë brenda 2 sekondash. Një ditë tjetër e vështirë për Red Bulls, me Florian Lipowitz dhe Primoz Roglic që po luftojnë pët t’u ngjitur lart.

    Tadej Pogaçar, me pikë në finish, ia rrëmbeu përsëri fanellën e gjelbër Jonathan Milan.

  • Numërohen 80% e votave të diasporës në Kukës! Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit

    Numërohen 80% e votave të diasporës në Kukës! Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit

    Pas numërimit të 80% të votës së diasporës për Qarkun Kukës, demokrati Isuf Çelaj rimerr përkohësisht mandatin e deputetit falë votave të diasporës.
    Bëhet fjalë për një diferencë prej 49 votash në total.
    Renditja:
    1-Isuf Çelaj 875 vota.
    2-Shkelqim Shehu 393 vota.
    3-Elvira Peka 309 vota.