Një tjetër emër i njohur është përfshirë në operacionin e gjerë antidrogë të ndërmarrë sot nga SPAK, që goditi një rrjet të strukturuar kriminal të njohur si “Grupi i Pojës”. Mes të ndaluarve është edhe Nexhmedin Danaj, bashkëshorti i Algerta Fejzullës, ish-drejtoreshë në administratën e “Rilindjes” dhe një emër i njohur në qarqet politike të qeverisë.
Sipas burimeve zyrtare, Danaj është një nga personat kyç në aktivitetin ndërkombëtar të trafikut të drogës, që përfshinte rrugë kalimi nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian. Në kuadër të këtij hetimi të zgjeruar, SPAK ka dokumentuar 40 episode të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të lidhura me tre organizata kriminale që bashkëpunonin ndërmjet tyre.
Operacioni u zhvillua në disa qytete brenda dhe jashtë vendit, me dhjetëra urdhër-arreste të lëshuara dhe me bashkëpunim të agjencive partnere në Europë. Nexhmedin Danaj rezulton të ketë qenë aktiv në logjistikën dhe financimin e transportit të drogës.
Nga ana tjetër, lidhja e tij familjare me Algerta Fejzullën – që më herët ka mbajtur poste drejtuese në administratën publike – hedh hijet e para të dyshimeve mbi ndikimin e rrjeteve politike dhe klienteliste në mbështetjen ose mbrojtjen e aktivitetit kriminal.
SPAK ka deklaruar se hetimet janë në vijim dhe pritet që në orët në vijim të ketë më shumë të dhëna për përmasat e plotë të aktivitetit të grupit.
Ish-drejtoresha e Rilindjes arrestohet në Spanjë për pastrimin e eurove të drogës
Tag: rilindjes
-

U godit sot nga SPAK/ Nexhmedin Danaj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së “Rilindjes”
-

Kontrata legale e PD dhe fushata miliardëshe e PS në terren që SPAK se sheh
Kontrata legale e PD dhe fushata miliardëshe e PS në terren që SPAK se sheh
Nga Hysni Gurra
Mediat e McGonigalit dhe të inceneratorëve kanë bërë zbulimin e madh, PD ka bërë një kontratë, patriotike, lobimi në SHBA me paratë e shqiptarëve të Amerikës. Dhe SPAK si qen gjahu i kryeministrit filloi spektaklin mediatik gjoja do hetojë diçka që është transparente, është legale sipas ligjeve në SHBA dhe Shqipëri.
E gjithë furtuna në gotë tregon një panik që ka përfshirë, kukullën e George Soros dhe tutorin që bleu me çanta me para parkingjeve të New York shefin e lartë të FBI-së për të asgjesuar opozitën.
Kjo është fabula dhe furtuna mediatike.
Në terren, në realitet, ajo që do duhej hetuar, por SPAK nuk guxon, është fushata miliardëshe e kandidatëve të Rilindjes në gjithë Shqipërinë. Po, po, ata janë duke shpenzuar miliarda lek për të blerë vota dhe terrorizuar votuesit.
Unë kam disa ditë në terren në qarkun e Elbasanit, ku kam shkuar për të parë një fushatë elektorale si gazetar, sigurisht unë nuk e kam fshehur kurrë që mbështes opozitën kundër regjimit mafioz të Edi Ramës, po nuk jam si partiak gjithësesi.
Çfarë shoh në terren këto ditë dhe çfarë më thonë dëshmitarë okularë, njerëz të zakonshëm, shumë prej tyre pjesë e administratës së Rilindjes, miq e mikesha të mitë, por edhe vetë kandidatë të Rilindjes, është se: Fushata elektorale e një kandidati të Edi Ramës në terren kushton jo më pak se 300-500-mijë euro e deri në 1-milionë euro ndonjë që mbështet nga miqtë e Ramës.
Kjo nuk është legjendë, kjo ndodh para syve të shqiptarëve në çdo qark të vendit. Fushata elektorale e PS mund të tejkalojë shifrën 1-miliardë euro.
SPAK-u, ‘heronjtë e fëmijëve’, bën lojëra kuka-mçefti dhe xhiro nëpër qytete sepse nuk guxon as t’i afrohet ndonjë elementi të rilindjes.
Nuk është e vështirë për SPAK të hetojë krimet elektorale që po bëjnë kërdinë ditë për ditë në çdo qark të vendit.
Mjafton të pyesë punonjësit e adminitratës dhe qytetarë të zakonshëm. Të cilët nëse shohin seriozitet në SPAK, flasin, dhe e folura e tyre është kumbuese për këdo.
Sot ata nuk denocojnë dot sepse regjimi i Ramës i heq nga puna, u heq ndihmën sociale, ose qoftë larg të denoncojë ndonjëri presionin e bandave e paguan edhe më shtrenjtë shtrenjtë se heqja nga puna apo heqja e ndihmës sociale.
Si strukturë eunuke e kryeministrit që është, SPAK bën spektakël me nisje hetimesh për diçka që është legale, është donacion i shqiptarëve të Amerikës, pra, s’ka asnjë shkelje.
-

Gjekmarkaj me demokratët në Kurbin: Bashkimi ynë po trondit sistemin e vjetër të Rilindjes
Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka vijuar takimet elektorale në Gjorm dhe Zhejë të Kurbinit. Ai e cilësoi këtë mobilizim si një thirrje për ndryshim dhe çlirim nga padrejtësia, varfëria e programuar dhe braktisja e qëllimshme nga qeverisja e Rilindjes.
Postimi i plotëNë çdo cep të Shqipërisë, në çdo shtëpi, ndjehet nevoja aq e madhe e një pushteti për qytetarët. Në Gjorm dhe Zhejë të Kurbinit, një pjesëmarrje që thërret për ndryshim: çdo familje një përfaqësues. Kjo nuk është thjesht mbështetje, është thirrje për t’u çliruar nga padrejtësia, nga braktisja, nga varfëria e programuar nga Rilindja dhe bashkitë e saj të kapura.
Gjormi dhe Zheja nuk do të jenë më zona të harruara në hartën e shtetit. Aty ku Rilindja ka ngritur mure, ne do të hapim rrugë. Aty ku është mbjellë dëshpërim, ne do të mbjellim mundësi. Investimet do të shkojnë aty ku ka nevojë reale. Shërbimet do të jenë për qytetarët, jo për klientët e pushtetit.
PD nuk po kërkon thjesht një fitore në zgjedhje. Ne po ndërtojmë një lëvizje kombëtare për dinjitetin e çdo shqiptari. Çdo votë për Partinë Demokratike është votë për një Shqipëri që punon për njerëzit, jo për oligarkët. Për një bashki që i shërben qytetarëve, jo që i harron. Për një të ardhme ku edhe Gjormi, edhe Zheja, edhe çdo fshat i vendit, të kenë të drejtën të zhvillohen, të ecin përpara, të jetojnë me dinjitet.
Ndryshimi nuk është më një shpresë, është një realitet që triumfon pas dy javësh! Pas 11 Majit, fillon puna. Fillon kthimi i besimit. Fillon ndërtimi i një Shqipërie që i përket qytetarëve të saj. -

Rilindjes nuk i mjafton vqrfërim dhe shpopullimi, por sulmon dhe me fyerje/ Haxhiu: Ka ardhur koha që shqiptarët të jetojnë me dinjitet
Rilindjes nuk i mjafton vqrfërim dhe shpopullimi, por sulmon dhe me fyerje/ Haxhiu: Ka ardhur koha që shqiptarët të jetojnë me dinjitet
Deklarata e Zv. Sekretares së Përgjithshme të Partisë së Lirisë, Znj. Brunilda Haxhiu
Te nderuar qytetare !
Rilindjes nuk i mjafton qe e ka sulmuar familjen financiarisht duke e varferuar ate, por tashme po e sulmon edhe me propaganden e saj politike ne cdo fjalim. Eshte nje perpjekje e tyre e deshtuar per te marre vemendje. Rilindja po merr vetem urrejtjen e familjareve.
Nuk ka prind qe nuk eshte indinjuar nga fjalet e turpshme te thene para femijeve. Nuk ka prind qe nuk solidarizohet me femijet me probleme te spektrit te autizmit dhe me familjet e tyre. Dhe autizmi nuk mund te perdoret per te shigjetuar ata burra qe nuk te votojne Rilindjen. Nuk ka me te paafte, nuk ka me cyryke sesa nje bande qeverisese qe kerkon ta mbaje pushtetin me dhune, se e dine qe me vote nuk e marrin kurre. Asnje premtim nuk kane mbajtur, prandaj nuk mund te prezantojne asnje program .
Perse kercen Rilindja? Per varferine e madhe qe e ka zhytur Shqiperine? Per shpopullimin masiv qe vazhdon dhe zbraz qytete dhe fshatra anembane? Per falimentin e bizneseve te vogla qe nuk shlyejne dot detyrimet? Per pensionistet qe nuk blejne dot ilacet? Per te semuret qe nuk marrin sherbim ne spitale? Per femijet me autizem qe nuk marrin asnje ndihme nga shteti dhe kalojne ne drama familjare ngaqe jane te pambeshtetur? Per te verbrit qe nuk e kane marre ende bonusin e tyre? Perse ben tallava kjo qeveri dhe nuk perballet ne debat me askend?
Sepse eshte e deshtuar dhe nuk ka asgje per te thene.
Shqiptaret kane hequr mbi kurrizin e tyre 12 vjet keqqeverisje , jo se i kane votuar, por sepse jane manipuluar. Por tashme opozita eshte me e bashkuar se kurre. Vota juaj eshte e mbrojtur dhe ka vlere. Asnje vote nuk humbet, por shkon ne aleancen e Fitores. Cdo vote e juaja shkon per Shqiperine Madheshtore.
Programi yne e mbeshtet direkt familjen me pagesa me te larta, me program strehimi dhe rritje pensionesh. Sepse ne besojme fort ne vlerat e familjes. Ne mbeshtesim bizneset e reja , bizneset e emigranteve dhe grate sipermarrese. Brenda 100 diteve te para vendosim minimumin jetik 200 euro, qe vlen per studentet, pensionistet dhe cdo shqiptar ne nevoje. Rimekembim arsmin dhe shendetesine duke i buxhetuar dhe investuar ne kapitalin njerezor. Ilacet do te jene cilesore dhe nuk do te jete nevoja te na i dergojne familjaret nga vendet e tjera te Europes. Nje plan i qarte mbeshtetje per Personat me Aftesi te Kufizuara. Ulje te te gjitha taksave per biznesin duke i dhene frymemarrje ekonomise.
Kjo eshte Aleanca Per Shqiperine Madheshtore qe ju ftojme ta votoni masivisht ne 11 maj. Eshte koha qe shqiptaret te jetojne me dinjitet.
Faleminderit!
-

‘Kthjellu’ me Sonila Meçon dhe Brisida Shehaj: Deklarata shokuese e Ramës, heshtja olimpike pllakos gratë e rilindjes dhe institucionet
Deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili u kërkoi fëmijëve të shikonin në internet foton e tij nudo, ka shkaktuar reagime të forta ditën e sotme në sferën politike në vend. Në podcastin “Kthjellu” në SYRI TV, Sonila Meço dhe Brisida Shehaj e cilësuan këtë deklaratë të papranueshme dhe tronditëse. Sipas tyre, Rama ka tejkaluar çdo kufi etik dhe institucional.
Ato i bënë thirrje Avokates së Popullit, grave të Rilindjes, Urdhrit të Psikologut, komuniteteve fetare dhe SPAK-ut të reagojnë. Meço dhe Shehaj i akuzuan këta institucione për heshtje olimpike dhe bashkëfajësi morale.
Veçanërisht kritikë ishin ndaj ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. “Ti ke dy vajza, por sot ke edhe fëmijët e gjithë shqiptarëve në dorë”, u shpreh Shehaj.
Ajo ngriti pyetjen nëse gratë e pushtetit do të lejonin që fëmijët e tyre të përfshiheshin në një eksperiment të tillë.Dy ekspertet e konsideruan të rrezikshëm dhe cënues mesazhin e dhënë para fëmijëve.
Për opozitën, kërkesa ishte e qartë: të bëjë kallëzim penal ndaj Edi Ramës.
Sipas tyre, heshtja ndaj kësaj ngjarjeje është një formë bashkëpunimi me devijimin e normave shoqërore.Shehaj: Kam një thirrje për Ogerta Manastirliun: E dashur Ogerta, ti ke 2 vajza, sigurisht që je nënë, por mbi të gjitha shqiptarët, për shkak se ty Edi Rama të ka vendosur ministre Arsimi, shqiptarët të kanë dorëzuar fëmijët.
Të lutem, më thuaj: kush është diferenca midis një kryeministri që del dhe thotë në rrjete sociale, në takim me fëmijët thotë: “Futuni në rrjete sociale dhe kërkoni: ‘Edi Rama nudo’”, dhe një individi i cili stimulohet nga këto që thotë Edi Rama dhe të rrijë nesër nudo pa bërë asgjë, thjesht nudo në oborrin e një shkolle.
Ose të vjen, të bën një poster të madh në një oborr shkolle me foto nudo të Edi Ramës.Ju gratë e Rilindjes, ju që tundeni dhe shkundeni, nga zv. kryeministria, kryetarja e Kuvendit, ministreshat që jeni me fëmijë.
A do i lini ju fëmijët tuaj ta bëjnë këtë eksperimentin si fëmijët e popullit të varfër shqiptar?
Kjo është pyetja që presim të gjithë me kureshti përgjigje.Kurse ndaj opozitës, kërkesa ime është: kallëzim penal për Edi Ramën.
-

‘Tirana e pushtuar nga plehrat, inceneratori nuk ekziston’, Blushi: Fatura e pisllëkut, 32 milionë euro në vit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar përmes një videoje në rrjetet sociale situatën alarmante të mbetjeve urbane në Tiranë, ndërsa ngriti akuza të forta për pasurim të paligjshëm dhe mungesë të inceneratorit të premtuar.
I ndodhur në Selitë, Blushi tregon pamje nga grumbujt e plehrave që, sipas tij, janë “në prag përmbytjeje” për zonën dhe po rriten bashkë me “aferat e Rilindjes”.
“Ndodhem në zemër të Selitës, aty ku malet me plehra lartësohen dhe po kapin çatitë e kodinave që janë në prag të shembjes. Po lartësohen çdo ditë bashkë me to edhe pasurimi i paligjshëm i Edi Ramës dhe zyrtarëve të Rilindjes, përfshirë edhe ish-kryetarin e Bashkisë, që edhe pse ndodhet në qeli, vazhdon të vjedhë taksat e qytetarëve.”
Blushi theksoi se pagesat për inceneratorin “vijojnë pa u ndalur”, ndonëse ai nuk ekziston, ndërsa plehrat po “përmbysin Selitën dhe gjithë Tiranën”.
“Fatura e këtij pisllëku është mbi 32 milionë euro në vit – taksa që nuk shkojnë për pastrim, por përfundojnë te inceneratori fantazmë dhe kompani të lidhura me Ndranghetan.”
Në fund, ai i bëri thirrje qytetarëve për një ndryshim në zgjedhjet e 11 majit:
“Më 11 maj është koha t’i fusim fshesën Rilindjes, ngrehinës së pisllëkut që ka asfiksuar të gjithë Shqipërinë.” -

Ja projekti fitues i rilindjes së Stadiumit “Selman Stërmasi”, propozim i OMA Studio, prestigjiozja e arkitekturës
“Ja projekti fitues i rilindjes së Stadiumit “Selman Stërmasi”, propozim i OMA Studio, prestigjiozja e arkitekturë”- shkruan sot kryeministri Rama.
Morën këto studio:COBE, Danimarkë
GO HASEGAWA & Assiciates, Japoni
GROUPWORK, Britani e Madhe
L’AUC, Francë
NIETO SOBEJANO, Spanjë
ARCHEA Associati, Itali -

Ja projekti fitues i rilindjes së Stadiumit “Selman Stërmasi”, propozim i OMA Studio, prestigjiozja e arkitekturë
“Ja projekti fitues i rilindjes së Stadiumit “Selman Stërmasi”, propozim i OMA Studio, prestigjiozja e arkitekturë”- shkruan sot kryeministri Rama.
Morën këto studio:COBE, Danimarkë
GO HASEGAWA & Assiciates, Japoni
GROUPWORK, Britani e Madhe
L’AUC, Francë
NIETO SOBEJANO, Spanjë
ARCHEA Associati, Itali -

“Beteja e Anghiarit”, kryevepra e humbur e titanit të Rilindjes, Leonardo da Vinçit
Në vitin 1505, Firence dëshmoi një përballje të paparë artistike. Dy titanë të Rilindjes, Leonardo da Vinci dhe Michelangelo, u ngarkuan të pikturonin muret kundërshtare në Sallën e Madhe të Pesëqindëshit të Palazzo Vecchio-s. Ajo që pasoi do të bëhej një nga misteret më intriguese të historisë së artit.
Kontributi i Leonardos, “Beteja e Anghiarit”, premtoi të ishte vepra e tij më e madhe dhe më ambicioze. Pjesa qendrore përshkruan katër kalorës në një luftë të tërbuar për një standard beteje, duke kapur intensitetin e papërpunuar të luftës.
Skena u interpretua me aq mjeshtëri sa Giorgio Vasari, historiani i njohur i artit, vlerësoi “aftësinë e jashtëzakonshme” të Leonardos për të përshkruar “guxim, muskuj dhe bukuri të këndshme” të kuajve.
Por fryma novatore e Leonardos rezultoi se ishte zhbërja e pikturës. Duke refuzuar të përdorë teknikat tradicionale të afreskut pas përvojës së tij zhgënjyese me Darkën e Fundit, ai eksperimentoi me ngjyra vaji direkt në mur.
Kopje e Betejës së Anghiarit e bërë në shekullin e 16-të dhe në pronësi dhe zgjeruar nga Rubens . Me sa duket, nga e majta në të djathtë janë Francesco Piccinino , Niccolò Piccinino , Ludovico Trevisan dhe Giovanni Antonio Del Balzo Orsini .
Qasja e tij romantike përfshinte një shtresë të trashë të trashë, ndoshta të përzier me dyll. Teksa boja filloi të pikonte, Leonardo u përpoq me dëshpërim të shpëtonte punën e tij duke varur mangale me qymyr pranë murit për të shpejtuar procesin e tharjes. Vetëm pjesa e poshtme mbijetoi e paprekur, ndërsa pjesa e sipërme humbi pasi ngjyrat u bashkuan së bashku.
Për shekuj me radhë, historianët e artit besonin se kryevepra humbi përgjithmonë kur Vasari rinovoi sallën në vitet 1560. Megjithatë, në vitin 2012, studiuesit e udhëhequr nga Maurizio Seracini bënë një zbulim joshës – dëshmi që sugjerojnë se piktura mund të ekzistojë ende pas një zgavër në murin e ri të Vasarit. Kërkimet u ndërprenë përfundimisht për shkak të konflikteve mes palëve hetuese.Megjithatë, historia mori një kthesë tjetër në vitin 2020 kur historianët e artit propozuan një teori tjetër: piktura mund të mos jetë përfunduar fare. Hulumtimi i tyre sugjeroi se teknika eksperimentale e Leonardos do ta kishte bërë të pamundur ngjitjen e duhur të bojës në mur.
Sot, ne mund të shohim vetëm vizionin e Leonardos përmes studimeve përgatitore dhe një kopje të famshme në pronësi të Rubens. Këto vepra të mbijetuara lënë të kuptohet për atë që mund të ketë qenë një nga arritjet më spektakolare të Rilindjes – një kryevepër që vazhdon të magjeps imagjinatën tonë pesë shekuj më vonë.Përgatiti: Albert Vataj