Tag: rikthyer

  • ASHM çel fushatën, Berisha: Natë madhështore, do t’i rikthejmë ëndrrat Shqipërisë

    ASHM çel fushatën, Berisha: Natë madhështore, do t’i rikthejmë ëndrrat Shqipërisë

    “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka çelur mbrëmjen e sotme zyrtarisht fushatën zgjedhore në sheshin “Nënë Tereza”.
    Kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi këtë një natë të bekuar, ku shqiptarët i japin besën vendit për t’i rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbëur në 12 vite.
    Ai tha se sot shqiptarët dhe demokratët janë sërish në këmbë për të rikthyer projeket e ëndrrave.

    “Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime, por sonte jam më i emocionuar se asnjëherë, ju shoh ju njerëz të lirë, fisnikë, që i keni dhënë sot këtij sheshi, energjinë, entuziasmin e fitores sonë. Shqipëria Madhështore, është Shqipëria e shpirtit tuaj, është Shqipëria e dashurisë tuaj për të, për familjen, e atdhetarisë tuaj, e idealeve të lirisë. Njerëz të lirë, imagjinoni për një moment, krahun tjetër me patronazhistë mëkatarë, imagjinoni Edi Ramën që ka në krah Erion Relinë, ka në krah Çyrben, Ilir Beqjen, por ka në krah McGonigal, eh sa shumë e presin e presin. Edi Rama sonte e të vështirë natën. Miqtë e mi, kjo është një natë ndër më të veçantat, sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, betejën e fitores, betejën e Shqipërisë Madhështore, betejë në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri. Këto vite e keqja e vutri para vendin tonë. Këto 12 vite ishin për Shqipërinë vite të shkretimit të saj, vite të varfërimit, vite në të cilat regjimi i narkosve të Tiranës bënë gjithçka që të fshinë veprën tuaj pluralist. Bënë gjithçk të fshijnë nga historia e këtij kombi arritjet madhështore, bëri gjithçka të fshinte kontributin tuaj. Bëri gjithçka që ju të mos kishit as emër e as flamur, po ja ku jemi sot me flamurin tonë, më krenar se kurrë me ju. Ja ku jemi sot të bashkuar si asnjëherë, të ngritur si Feniksi nga hiri për të shkuar drejt fitores. Miqtë e mi ne mblidhemi sonte me një vështrim të ri për Shqipërinë, me një betim solemn para saj, për ta nxjerrur atë nga kthetrat e këtij regjimi, për ta rikthyer atë, për të rikthyer tek ajo projektin e ëndrrave të të rinjve të saj, ëndrrave më të bukura. Të dashur miq, 12 vite ishin të rënda për çdo shqiptar”, tha Berisha.
     

  • “Tudor ia ka rikthyer zemrën Juventusit, gjithmonë e ka bërë ndryshimin me shpejtësi”

    “Tudor ia ka rikthyer zemrën Juventusit, gjithmonë e ka bërë ndryshimin me shpejtësi”

    Gianluca Zambrotta e ka thënë disa herë, nuk do ta kishte larguar Thiago Motta-n si trajner të Juventusit. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-mbrojtësi bardhezi shpjegoi se nuk ishte i befasuar nga ndikimi i Tudor te “Zonja e Vjetër”:
    “I ka rikthyer zemrën Juventusit dhe kjo mund të çojë në kualifikimin për Champions League. Igor ishte një nga ata lojtarë që dikur vështirë ta imagjinoje në pankinë. Ai ka aftësinë të transmetojë entuziazëm në ekipet që drejton, gjithmonë e ka bërë ndryshimin me shpejtësi”.
    A mjafton rikthimi i shpirtit të Juventusit për t’u kualifikuar në Champions League? Shpresoj dhe mendoj se po. Beteja për vendin e tretë dhe të katërt është e fortë. Sidoqoftë, nëse Juventusi e mposht Lecce-n të shtunën, atëherë gjithçka do të varet nga bardhezinjtë, pasi Atalanta dhe Bologna do të përballen mes tyre këtë fundjavë. Jam optimist për bardhezinjtë. Edhe sepse Bologna, ndonëse është në formë të shkëlqyer, ka një kalendar më të komplikuar në letër. Ndikimi i Tudor mund të arrijë deri në fund.
    Nëse do të ishit te Juventusi, a do të kishit besuar në rikthimin e Contes si trajner?Antonio është një trajner i nivelit të lartë, por duhet kuptuar gjithashtu nëse dhe si mund të largohet nga Napoli. Nëse Igor arrin të kualifikohet në Champions dhe të bëjë paraqitje të mirë në Botërorin e Klubeve, atëherë do ta meritonte mundësinë për ta drejtuar Juventusin edhe sezonin e ardhshëm, që nga fillimi. Pa harruar aspektet ekonomike, sigurisht, Tudor do të kishte kosto më të ulëta krahasuar me trajnerë të tjerë.

  • Kristian Shpendi rigjen golin

    Kristian Shpendi rigjen golin

    Kristian Shpendi është rikthyer te goli ditën e sotme, pasi nuk shënonte prej 12 javësh.
    Sulmuesi shqiptar shënoi golin e vetëm për skusdrën e tij, e cila u mund 1-2 nga Juve Stabia.
    Ftesa nga Silvinjo ka munguar dhe pse Shpendi është një nga golashënuesit më të mirë në Serinë B. Ky ishte goli i 11-të për të gjatë kampionatit, teksa për një periudhë humbi ndeshje për shkak dëmtimi.

     

  • Rikthehen në SPAK dhe GJKKO përfaqësuesit amerikanë të OPDAT

    Rikthehen në SPAK dhe GJKKO përfaqësuesit amerikanë të OPDAT

    Përfaqësues amerikanë të OPDAT janë rikthyer në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Përfaqësuesit e SHBA-së janë parë këtë të mërkurë në ambientet e dy institucioneve të drejtësisë.
    Nuk dihet nëse ekspertët që asistonin Prokurorinë e Posaçme deri para urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump për ndërprerjen e ndihmës ndërkombëtare, do të kthehen në pozitat e mëparshme apo jo.

    Kujtojmë që përfaqësuesit e OPDAT kanë qenë në mision edhe më herët në Shqipëri, dhe u larguan nga vendi ynë në fillim të muajit shkurt, pas një vendimi të presidentit Donald Trump, për të pezulluar disa fonde për agjenci ndërkombëtare, përfshirë USAID.

    Megjithatë ekspertët amerikanë duket se janë rikthyer për të vazhduar asistencën e nevojshme për SPAK në hetime.

  • A është poezia një viktimë e epokës digjitale?

    A është poezia një viktimë e epokës digjitale?

    Nga Elisa Dedja
    Dikur, poezia ishte një dritare për të parë botën ndryshe, një mjet për të ndier më thellë dhe për të komunikuar në mënyrë të ndërlikuar, por të bukur. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë, syri i shoqërisë drejtohet drejt rrjeteve sociale, aty ku dominon shpejtësia dhe sipërfaqësorja, duke lënë pas një nga thesaret më të çmuara të kulturës sonë: librin dhe gjuhën e pasur. Kjo ditë, që dikur festohej me lexim e reflektim, sot është kthyer në një hapësirë të harruar, një kalendar bosh, një datë pa domethënie për shumicën.
    Leximi, dikur një ritual i përditshëm, një udhëtim në botën e ideve, sot është një përjashtim, jo një rregull. Adoleshentët komunikojnë më shumë me emoji sesa me fjalë, përdorin një gjuhë të shpejtësuar, të shkurtuar, ku zanoret dhe simbolet zëvendësojnë fjalinë e plotë, dhe format e pasura të shqipes po harrohen. Në mesazhet e përditshme, ‘ë’ dhe ‘ç’ nuk janë më të pranishme, një simptomë e një ndryshimi më të thellë kulturor.
    A është poezia, dhe më gjerë, letërsia, një viktimë e epokës digjitale? Apo është thjesht një periudhë kalimtare ku forma të reja të shprehjes po lindin? Në çdo rast, indiferenca ndaj fjalës së shkruar nuk është një shenjë e mirë. Sepse kur leximi zbehet, mendimi kritiko-analitik dobësohet, ndjeshmëria artistike venitet dhe shoqëria humbet një pjesë të shpirtit të saj. Poezia nuk është thjesht vargje të bukura; ajo është reflektim, filozofi, muzikë e mendimit. Kur ajo mungon, mungon një shtresë e rëndësishme e ndjeshmërisë dhe e ndërgjegjes kolektive.
    Prandaj, në këtë Ditë Ndërkombëtare të Poezisë, le të mos lexojmë vetëm këmbana alarmi. Le të mos pranojmë si të pashmangshëm largimin e brezave të rinj nga letërsia. Është e nevojshme që shkollat, familjet, institucionet kulturore dhe vetë ne, si individë, të kujdesemi për të mbajtur gjallë shpirtin e leximit dhe dashurinë për fjalën e bukur. Nuk është vonë për të rikthyer librin në duar, për të mbushur boshllëkun që po krijohet mes brezave, për të rikthyer magjinë e gjuhës dhe fuqinë e mendimit.
    Le ta bëjmë këtë ditë një pikënisje për të rikthyer poezinë në jetën e përditshme. Sepse pa të, rrezikojmë të jetojmë në një botë gjithnjë e më të heshtur, edhe pse e mbushur me zhurmë.