Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon përgatitjet intensive për ndeshjen me Serbinë.
Lajmi i mirë është rikthimi i Rei Manaj. Futbollisti që prej disa ditësh po kalonte një gjendje gripale, është rikthyer me skuadrën. Sulmuesi ishte shtruar në një spital privat për shkak të një temperature të lartë që kishte kaluar, megjithatë duket se tani gjendja e tij është stabilizuar dhe lojtari është rikthyer të stërvitet me grupin me intensitet të plotë.
E gjithë skuadra gëzon formë të mirë fizike. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e radhës stërvitore ku mbizotëron një energji shumë pozitive ndonëse përballë kanë Serbinë një kundërshtar jo vetëm historik por edhe rival direkt.
Gjatë stërvitjes së këtyre ditëve, braziliani ka ftuar dhe disa lojtarë nga Superiore ku i fundit ka qenë mbrojtësi i Teutës Artan Jazxhi që i bashkohet Rimal Haxhiu dhe Ndrecës nga Tirana si dhe Përgjonit nga Bylisi.
Të katërt futbollistet, Silvinjo i aktivizon në stërvitje për ti përshtatur dhe me skuadrën.
Kur na ndajnë disa orë nga ndeshje me Serbinë, emocionet tani kanë nisur. Kuqezinjtë do të tentojnë fitoren ndaj një kundërshtari jo vetëm historik por edhe rivali direkt në grupin K.
Ndeshja do të luhet të shtunën më datën 7 qershor në orën 20:45 në Arenën Kombëtare.
Tag: rikthyer
-

Gati për duelin më Serbinë, kuqezinjtë vijojnë stërvitjen, rikthehet Rei Manaj
-

Lajm i mirë për Kombëtaren, Rey Manaj rikthehet në stërvitje pas helmimit
Pas disa ditësh shqetësimesh për gjendjen shëndetësore të Rey Manajt, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është rikthyer sot në stërvitje me ekipin. Lajmi vjen si një lehtësim për trajnerin Sylvinho dhe gjithë tifozët kuqezi, vetëm pak ditë përpara sfidave të rëndësishme të Europianit.
Manaj kishte munguar në seancat stërvitore për tre ditë pasi kishte përfunduar në spital si pasojë e një helmimi, që i kishte shkaktuar temperaturë të lartë dhe probleme të përgjithshme fizike.
Fatmirësisht, gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm dhe pasditen e sotme ai është parë duke kryer stërvitje të plotë me pjesën tjetër të skuadrës, çka sinjalizon se është gati për t’u rikthyer në fushë.
Ky zhvillim është një lajm pozitiv për stafin teknik dhe për pritshmëritë e tifozëve, që shpresojnë te kontributi i sulmuesit në ndeshjet e radhës të Kombëtares. -

Surpriza e vitit! Marco Asensio drejt rikthimit në La Liga, këtë herë te rivali i madh i Realit
2 Qershor 2025
20:09
Telesport
Pas huazimit tek Aston Villa deri në fund të sezonit, Marco Asensio është rikthyer te PSG, aty ku do qëndrojë përkohësisht, pasi dihet tashmë në nuk është në planet e Luis Enrique.
Mediat spanjolle kanë publikuar sot një lajm vërtet të bujshëm, ku raportohet se Atletico Madrid interesohet për Asensio-n dhe po bën përpjekje për ta rikthyer atë në La Liga. Ardhja e mundshme e ish-lojtarit të Real Madridit te një nga rivalët kryesorë të tyre, padyshim do të ishte një nga lëvizjet më të mëdha të merkatos verore.
Asensio ka dhënë “ok” për këtë lëvizje, pasi dëshiron të ndihet i rëndësishëm dhe e di se projekti i Atlético-s mund t’i ofrojë atij vazhdimësinë dhe rolin e dëshiruar. Tani topi është në fushën e dy klubeve, Atletico-s dhe PSG-së, ku pritet të nisin bisedimet mes tyre për të gjetur dakordsinë për këtë lëvizje. -

Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Milanit: Kam ardhur me ide të qarta për ta rikthyer klubin në majat e futbollit
Igli Tare ka folur për herë të parë si drejtori i ri sportiv i Milanit në një intervistë ekskluzive për kanalet zyrtare të klubit. Ai ka ndarë emocionet, synimet dhe planet e tij për të rikthyer skuadrën kuqezi në nivelet më të larta.
Duke rikujtuar lidhjen e ngushtë me Milanin që nga fëmijëria, Tare tha se familja e tij gjithmonë ka qenë tifoz i klubit dhe se për të është një nder i veçantë të punojë për një klub me kaq histori të lavdishme.
“Kam ndjekur Milanin që kur isha fëmijë, me emra si Wilkins dhe Hateley që mbeten në mendje. Të jem sot këtu dhe të punoj për këtë klub që kam mbështetur gjithmonë, është realizimi i një ëndrre shumëvjeçare,” tha ai.Drejtori i ri sportiv theksoi se për Milanin janë të nevojshme rezultate të menjëhershme dhe fitore, dhe se ai është gati për këtë sfidë. “Kam ardhur me ide të qarta dhe entuziazëm për t’i bërë realitet. Duhet të jemi të qartë dhe të bashkuar, të mësojmë nga gabimet e së shkuarës dhe të rifillojmë me energji të reja,” u shpreh Tare.
🗣 Igli Tare: “Belonging. Responsibility. Victory.”
Our Sporting Director shares what it means to wear the AC Milan shirt #SempreMilan pic.twitter.com/7ZI9I8bEXX
— AC Milan (@acmilan) May 28, 2025Një nga prioritetet e tij është edhe përzgjedhja e trajnerit të ri, për të ndërtuar një skuadër që djersitet për fanellën kuqezi dhe që kërkon fitore. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e dhënies së hapësirës dhe mbështetjes për lojtarët e rinj, duke i përgatitur ata për sfidat e mëdha.
“Të veshësh fanellën e Milanit është një përgjegjësi e madhe dhe duhet ta kuptosh këtë menjëherë. Duam të shohim një ekip të uritur për fitore dhe një stadium “San Siro” që shpërthen nga gëzimi i tifozëve,” shtoi ai.
Në fund, Tare nënvizoi se roli i tij është të punojë ngushtë me stafin teknik, futbollistët dhe drejtuesit e klubit për të rikthyer Milanin në krye të futbollit italian dhe botëror.
/vizionplus.tv -

‘U mungojnë 200 mijë vota’, Rama: E rikthyer si Doruntinë, Topalli vajtonte duke thënë se ne vramë pluralizmin
Në një takim të zhvilluar sot në Pallatin e Brigadave me deputetët dhe kandidatët e Partisë Socialiste, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka shfrytëzuar fjalën e tij për të lëshuar ironi ndaj opozitës, veçanërisht ndaj Jozefina Topallit dhe Sali Berishës.
Duke komentuar ankesën e Topallit për “vdekjen e pluralizmit” pas rezultatit të 11 Majit, Rama përdori një ton sarkastik, duke e krahasuar rikthimin e saj në politikë me legjendën e Doruntinës.
“E rikthyer si një Doruntinë, mbi samarin e listës së mbyllur, të mushkës gërmuqe të partisë. Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa të Beratit, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave. Vdiq, vdiq pluralizmi, thoshte. Na e vranë pluralizmin dhe vdiq, ku, ku e mjera unë.”
Rama ironizoi gjithashtu akuzat për manipulim të votave, duke thënë se socialistët janë quajtur hajdutë vetëm sepse opozitës i mungonin 200 mijë vota në zonat ku pretendonte se ishte më konkurruese.
Në një tjetër goditje ndaj opozitës, Rama nuk kurseu as Sali Berishën, të cilin e quajti:
“…një kufomë ambulante.”
Kreu i qeverisë theksoi se PS është forca që po mobilizon shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, ndërsa, sipas tij, opozita po fshihet pas preteksteve dhe dështimeve të veta. -

Te Red Bull optimistë dhe paralajmërojnë McLaren: Jemi rikthyer protagonistë, do të fitojmë sërish
20 Maj 2025
12:37
Telesport
Suksesi në Imola fundjavën e kaluar të Formula 1 ka një shije të ndryshme nga ai i arritur në Japoni për skuadrën Red Bull. Sipas drejtorit sportiv Christian Horner, paketa e përditësimeve që nisi në Miami dhe u kompletua në Imola dha rezultate të mira, me fitoren e Max Verstappen.
“Përditësimet funksionuan. Për sa i përket degradimit të gomave ne mbajtëm ritmin me McLaren, madje ishim pak më mirë. Kur Safety Car doli, ne ishim pak nervozë, sepse një avantazh prej 18 sekondash u anulua, por Max u shkëput sërish. Edhe Tsunoda pati një garë të shkëlqyer”, tha Horner.
“Në thelb, kjo ishte hera e parë që makina kthehej në krye duke dominuar. E gjithë skuadra, përfshi edhe Max, e shohin se të gjithë po punojnë shumë dhe po shkojnë në të njëjtin drejtim. Për këtë arsye unë jam optimist për të ardhmen. Unë mendoj se Red Bull është rikthyer protagonist”, shtoi Horner. -

Ishte rikthyer nga Gjermania, “pedofili” shqiptar arrestohet në Komo pas 10 vitesh kërkime
Një 38-vjeçar shqiptar me banim në Gjermani dhe me një leje qëndrimi të rregullt gjermane, u arrestua në Komo të Italisë.
I kërkuari u gjurmua në një motel në “Via P. Paoli”, nga oficerët e Policisë së Shtetit të Komos, të cilët ndërhynë vetëm rreth orës 01:30 të mëngjesit të së premtes (sot), pas një raporti nga qendra e operacioneve.
Alarmi u dha nëpërmjet portalit “web lodgers”, platformës që u lejon forcave të ligjit të monitorojnë të dhënat e identifikimit të klientëve të hoteleve, hosteleve dhe kampingjeve në kohë reale. -

Xavi Hernandez gati të kthehet, jo vetëm Arabia Saudite: dalin dy klube të interesuara por me kusht!
Xavi Hernandez ende pa ekip por jo edhe shumë gjatë. Al-Hilal i ka vënë syrin pasi shkarkoi Jorge Jesus por ish-trajneri spanjoll i Barcelona-s ka disa mundësi në tavolinë për t’u rikthyer në stol. Sipas SPORT, një gazetë e njohur katalanase, Bayer Leverkusen e konsideron atë një emër shumë të mirë për të zëvendësuar Xabi Alonson, nëse ky i fundit do të transferohet te Real Madrid. Opsioni tjeter i “aspirinave” eshte edhe Ten Hag.
Midis Gjermanisë dhe Premier LeagueFilozofia e lojës së Xavit, me futbollin e tij të gjallë dhe sulmues, përputhet mirë me atë të klubit gjerman, i cili synon të ruajë nivele të larta në tokën vendase dhe të përmirësohet në fushën evropiane. Përveç Leverkusenit, megjithatë, edhe Tottenhami e ka shënuar në fletoren e tyre në rast se Ange Postecoglou largohet, duke qenë në dyshim për shkak të rezultateve objektivisht të dobeta ne Premier League dhe me Europa League si zgjidhja e fundit e sezonit (shkon direkt ne Champions nese e fiton).
Pozicioni i XavitXavi ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në stol këtë verë, kjo nuk është sekret. Në një intervistë të kohëve të fundit me France Football, ai shprehu dëshirën e tij për të përqafuar një projekt emocionues, pa mbyllur dyert për një rol të mundshëm në ekipin kombëtar, me qëllim fitimin e trofeve të rëndësishëm si Liga e Kampionëve, Kampionati Europian apo Kupa e Botës.
Pavarësisht kritikave që mori gjatë kohës së tij si trajner i Barcelonës, Xavi është krenar që sheh frytet e punës së tij me rastet e Lamine Yamal, Fermin Lopez, Pau Cubarsí dhe Alejandro Balde, të cilët tani janë lojtarë titullarë të Hansi Flick te Blaugrana. -

Berisha: Kombit i kemi borxh rininë, të bëjmë çdo gjë për t’i rikthyer të ardhmen këtij vendi
Kryedemokrati Sali Berisha në takimin përmbyllës në Fier deklaroi se 11 maji është një ditë e rëndësishme për vendin, pasi do t’i rikthehet shpresa.
Gjatë fjalës së tij ai tha se politika i ka borxh rinisë, prandaj PD dhe aleatët do të bëjnë gjithccka për t’i rikthyer të ardhmen të rinjve.
“Kombi ka humbur rininë, kombi ka humbur moshën e rinisë. 600 mijë të rinj u larguan në 10 vite.Mos harroni! Çfarëdo që të jeni, demokratë, socialistë, të paparti, mos harroni se, sot ne takohemi njëri me tjetrin duke qenë kombi me lindëshmërinë më të ulët në botë, për shkak të emigracionit.
Çfarë do të thotë kjo?
Kjo do të thotë se, duhet të bëjmë çdo gjë për t’i rikthyer të ardhmen këtij vendi, për të rikthyer rininë.
Qyetarë dhe qytetare të Fierit, atdhetarë, patriotë, me këtë program, ne do kthejmë qindra e mijëra shqiptarë që morën rrugët e dheut këto 10 vite. 5 vite pa asnjë qindarkë taksa. Kredi të buta për strehimin e tyre, për biznesin e tyre.
Shqipëria ka nevojë për ëndrrën e tyre. Ëndrra e tyre është e ardhmja e Shqipërisë.
Këta të rinj, i garantoj se, shkollat e tyre do modernizohen. Se, buxheti për arsimin do të dyfishohet. Se, nuk do të ketë pengesë për universitet për mesatare dhe për asgjë tjetër. Dhe se pas përfundimit, do paguhen sigurimet shoqërore, tek çdo punëmarrës që punëson të rinjtë.
Do financohen me grante dhe kredi start up-et e tyre. Dhe një çati, shteti do ua garantojë çifteve të reja, me një grant 30 mijë euro. Po, po.
Të mos harrojmë se, kombit i kemi borxh rininë. Ndaj dhe, asgjë në botë nuk do mund të na pengojë pa kthyer kombin shqiptar në moshën e rinisë së tij”, tha Berisha. -

FOTO/ Agroturizmi buzë rrugës, Rama: Kolonjari i rikthyer nga emigrimi për të hapur rrugë të re në jetë
Ngritja e agroturizmave po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale duke stimuluar edhe krijimin e vendeve të punës. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të ”KULM Resort”, një agroturizëm i sapohapur buzë rrugës Ersekë-Leskovik nga një i ri kolonjar, i rikthyer nga emigrimi.
”’KULM Resort”, një agroturizëm i sapohapur buzë rrugës Ersekë-Leskovik nga Erioni, një i ri kolonjar i rikthyer në tokën e të parëve për të hapur një rrugë të re në jetën e tij, aty ku tanimë po rritet pa pushim numri i vizitorëve e turistëve dhe falë investimeve në infrastrukturë, janë bërë të arritshme lehtësisht peizazhe përrallore”, u shpreh Rama.Politikat e qeverisë shqiptare për zhvillimin e agroturizmit janë të fokusuara në përmirësimin e kushteve për fermerët dhe në shfrytëzimin e potencialit të bujqësisë dhe natyrës shqiptare për tërheqjen e vizitorëve dhe zhvillimin e turizmit në zonat rurale. Qeveria ka miratuar një sërë masash që synojnë mbështetje financiare, përmirësimin e infrastrukturës dhe promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik agroturistik.