Tag: rikthyer

  • SYRI TV/ Pas skandalit, Rama bën propagandë me UBT, i lutet të rinjve: Studioni te Bujqësori, s’kemi më nevojë për jurist

    SYRI TV/ Pas skandalit, Rama bën propagandë me UBT, i lutet të rinjve: Studioni te Bujqësori, s’kemi më nevojë për jurist

    Kryeministri Edi Rama është  rikthyer në Universitetin Bujqësor të Tiranës, disa muaj pas arrestimeve që solli zbulimi i skemën korruptive në këtë universitet, për të cilin Rama ushtroi presion të hapur ndaj drejtësisë. Këtë herë, kryeministri vizitoi  universitetin për t’ju bërë thirrje maturantëve që të studiojnë degët e Bujqësorit, në kushtet  kur të rinjtë po largohen masivisht nga vendi dhe bujqësia e blegtoria janë drejt falimentit. 

    Syri TV

    Disa muaj pasi mori në mbrojtje skemën korruptive në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe pasi i bëri presion drejtësisë për këtë çështje nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Kryeministri Edi Rama është rikthyer në këtë universitet për të parë ecurinë e bashkëpunimit me Universitetin BOKU të Vjenës.

    Mesazhi i Kryeministrit kishte në fokus maturantët, të cilëve u bëri thirrje publike që të studiojnë në Universitetin Bujqësor, në kushtet kur jo vetëm të rinjtë po largohen masivisht nga vendi, por edhe bujqësia dhe blegtoria ndodhen në prag të falimentimit.

    Ajo që e bëri edhe më qesharake vizitën e Kryeministrit në auditore, ishin deklaratat e Rektorit të Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, i cili pak muaj më parë u thirr nga Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, për të justifikuar arrestimet në Universitetin Bujqësor, me akuzën e një dëmi prej 900 milionë lekësh.

    Në përpjekje për t’i bërë lavde punës së Kryeministrit, rektori i Universitetit Bujqësor tregoi se si kishte lindur bashkëpunimi me Universitetin e Vjenës, duke e përshkruar telefonatën nga zyra e Kryeministrit si një “telefonatë hyjnore dhe të pabesueshme”.

    Lajkat e rektorit duket se e vunë në siklet edhe vetë Edi Ramën, i cili nisi të tallet publikisht me rektorin Fatbardh Sallaku.

  • Rama publikon pamjet nga aksioni në Lungomare: Një tjetër sipërfaqe publike u është rikthyer turistëve dhe qytetarëve

    Rama publikon pamjet nga aksioni në Lungomare: Një tjetër sipërfaqe publike u është rikthyer turistëve dhe qytetarëve

    Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Lungomare të Vlorës.
    Kreu i qeverisë shprehet se një tjetër sipërfaqe plazhi publik, u është rikthyer turistëve dhe qytetarëve.

    Ndërkohë bëri thirrje që të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, duke u përfshirë në intervistat e punës.
    “Në Lungomaren e Vlorës një tjetër sipërfaqe plazhi publik i është rikthyer turistëve dhe qytetarëve, ndërkohë që i inkurajoj të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, duke u përfshirë në intervistat e punës”, shkroi Rama.

  • Dita e Pavarësisë/ Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Shtëpisë së Bardhë: Me Trump, shpirti amerikan është rikthyer

    Dita e Pavarësisë/ Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Shtëpisë së Bardhë: Me Trump, shpirti amerikan është rikthyer

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Shtëpisë së Bardhë me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, që përkujtohet çdo 4 Korrik.
    Shtëpia e Bardhë ka nderuar trashëgiminë e themeluesve të kombit amerikan dhe heronjve që e kanë mbrojtur për 249 vjet, ndërsa shton se me rikthimin e presidentit Trump, shpirti amerikan është rikthyer, i guximshëm, krenar dhe i lirë

    “Nën presidentin Trump, shpirti amerikan është rikthyer,  i guximshëm, krenar dhe i lirë”, thuhet në postim, krahas një fotoje të Trump.

     
    “Në këtë Ditë të Pavarësisë, nderojmë guximin e Etërve Themelues, patriotët që krijuan lirinë tonë, dhe heronjtë që e kanë mbrojtur për 249 vjet.
    NËN PRESIDENTIN TRUMP, SHPIRTI AMERIKAN ËSHTË RIKTHYER — I GUXIMSHËM, KRENAR DHE I LIRË.
    Gëzuar 4 Korrikun nga Shtëpia e Bardhë”, shkruhet në postim.

  • Ambasada e ShBA: Nën Presidentin Trump, shpirti amerikan është rikthyer krenar dhe i lirë

    Ambasada e ShBA: Nën Presidentin Trump, shpirti amerikan është rikthyer krenar dhe i lirë

    Ambasada e ShBA në Tiranë, ka ripostuar një mesazh të Shtëpisë së Bardhë me rastin e Ditës së Pavarësisë, ku theksohet se në këtë ditë, nderohet guximi i Etërve Themelues, patriotë që krijuan lirinë tonë, dhe heronjtë që e kanë mbrojtur për 249 vjet.
    ‘Nën Presidentin Trump, Shpirti Amerikan është rikthyer, i guximshëm, krenar dhe i lirë’, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane në Facebook.
    Postimi i plotë:

    Në këtë Ditë të Pavarësisë, nderojmë guximin e Etërve Themelues, patriotët që krijuan lirinë tonë, dhe heronjtë që e kanë mbrojtur për 249 vjet.

    NËN PRESIDENTIN TRUMP, SHPIRTI AMERIKAN ËSHTË RIKTHYER — I GUXIMSHËM, KRENAR DHE I LIRË.
    Gëzuar 4 Korrikun nga Shtëpia e Bardhë.

  • Gasperini nuk e largon Marash Kumbullën nga Roma, i jep një shans për të parë në miqësoret e verës

    Gasperini nuk e largon Marash Kumbullën nga Roma, i jep një shans për të parë në miqësoret e verës

    Marash Kumbulla ka përfunduar huazimin e tij te Espanyoli dhe është rikthyer te Roma. Në gjysmën e dytë të sezonit në La Liga, mbrojtësi shqiptar ishte titullar i rregullt dhe dha një kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivit të madh të skuadrës: mbijetesa në elitën e futbollit spanjoll. Paraqitjet e tij ishin të qëndrueshme, me disiplinë taktike dhe qetësi në mbrojtje, duke u vlerësuar si një nga pikat e forta të prapavijës së Espanyolit.
    Tashmë, Kumbulla është rikthyer te Roma dhe do të nisë përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Gian Piero Gasperini. Ky i fundit ka shprehur dëshirën ta vëzhgojë nga afër gjatë ndeshjeve miqësore të verës, për të vlerësuar nëse mbrojtësi shqiptar mund të përshtatet në skemat dhe filozofinë e tij të lojës.
    Aktualisht, Kumbulla vjen si alternativa e katërt në hierarkinë e mbrojtjes, por me paraqitje bindëse në fazën përgatitore, ai ka mundësinë të rrisë rolin e tij në skuadër dhe të luftojë për më shumë minuta në sezonin e ri në Serie A. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit

    Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit

    Mëngjesin e të dielës është rikthyer uji në shumë zona të Durrësit pas riparimit të transformatorit në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes.
    Gjatë paradites, Ujësjellësi i Durrësit informoi se furnizimi me ujë është rikthyer. Por pushues të ndryshëm në Gjirin e Lalëzit apo edhe banorë të kësaj zone informuan Klan News se deri në orët e drekës nuk ka pasur ujë.
    Ujësjellësi deklaroi: Uji është rikthyer në mëngjes. Aktualisht janë mbushur depozitat shpërndarëse në varësi të ujësjellësit dhe menjëherë pas kësaj ka nisur shpërndarja në rrjet, përfshirë edhe Gjirin e Lalzit dhe gjithë qytetin. Ky proces zgjat rreth 3 orë dhe më pas do të rikthehet normaliteti.
    Mungesa e energjisë solli probleme të mëdha në furnizimin me ujë në shumë zona të bregdetit të Durrësit. Kjo situatë ndodhi në një kohë kur uji është mjeti më jetik në sezonin turistik, për ofrimin e shërbimeve më të domosdoshme nga bizneset.
    Pak ditë më parë të njëjtin shqetësim ngritën edhe qytetarët dhe bizneset në Vlorë. Mungesa e ujit në qytetet bregdetare gjatë këtij sezoni me frekuentues të shumtë, jo vetëm mund të ndikojë negativisht në imazhin e vendit, por mund të sjellë pasoja afatgjata në numrin e turistëve të huaj që do të zgjedhin të kalojnë pushimet në Shqipëri. Klan News
     

  • “Ja pse erdha me Juven në Amerikë, gjatë rehabilitimit kam botuar një libër dhe mësuar kitarën”

    “Ja pse erdha me Juven në Amerikë, gjatë rehabilitimit kam botuar një libër dhe mësuar kitarën”

    19 Qershor 2025

    9:53

    Telesport

    Mbrojtësi brazilian Gleison Bremer është rikthyer në grup edhe pse do të duhet të presim sezonin e ardhshëm për ta parë sërish në fushë me fanellën e Juventus: “Jam i lumtur që kthehem në grup pas një pritje të gjatë, kanë kaluar tetë muaj”, tha Bremer pas fitores 5-0 të bardhezinjve në Kupën e Botës për klube.
    “Po kthehem në stërvitje me shokët e mi”, tha Bremer për “Globo Esporte”. Më tej ai shtoi: “Unë stërvitem me ta dhe më pas punoj veçmas. Megjithatë, përjetimi i këtij ambientimi është i rëndësishëm për t’u rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ardhshëm”.
    “Më duhej të ndryshoja zakonet e mia, nuk mund të fokusohesha vetëm te lëndimi. Kam shkruar një libër si bashkautor, kam filluar të luaj kitarë. E gjithë kjo më ndihmoi dhe më largoi stresin, të jem më i qetë”, tha Bremer, që ka vendosur ta ndjekë skuadrën në Amerikë, duke e mbështetur nga stoli.

  • ‘Makthet e fëmijërisë janë rikthyer…’ – Rrëfimet prekëse të banorëve në Iran: Një zhurmë e vogël më bën të kërcas, jam e rraskapitur

    ‘Makthet e fëmijërisë janë rikthyer…’ – Rrëfimet prekëse të banorëve në Iran: Një zhurmë e vogël më bën të kërcas, jam e rraskapitur

    “Nuk kam më asgjë për të humbur”, thotë një banore e Iranit.

    Shërbimi Persian i BBC-së ka folur me qytetarë iranianë për përjetimet e tyre që nga fillimi i sulmeve izraelite ndaj Iranit javën e kaluar.

    “Të gjitha makthet e fëmijërisë sime janë rikthyer,” thotë një grua e lindur në vitin 1979, gjatë Revolucionit Iranian.

    “Këto dy-tre netët e fundit, çdo zhurmë e vogël, si një tingull në rrugicë, zhurma e një motoçiklete, ose diçka që bie, edhe nëse më bie diçka nga dora, më bën të kërcas nga frika,” tregon ajo.

    “Jam e tmerruar. Por përveç kësaj, vitet me presion dhe vështirësi në jetë më kanë lënë me një ndjesi të thellë dëshpërimi.

    Jam e rraskapitur. Nuk kam më asgjë për të humbur.”

    Një tjetër person, duke folur nga qyteti i Pakdashtit, rreth 50 kilometra nga Teherani, thotë se nuk ndjen më asnjë emocion për atë që po ndodh.

    “Për shkak të vuajtjeve të mëdha që kemi kaluar gjatë sundimit të Republikës Islamike, dhe besoj se kjo vlen për shumicën e njerëzve, për të qenë i sinqertë, nuk ka më ndjenja brenda nesh, as ndjenja të mira, që të na lejojnë të kuptojmë qoftë edhe frikën apo lumturinë”./BBC

  • Rama i përgjigjet komentuesit: Unë gjallë jam, po Luli a është gjallë?!

    Rama i përgjigjet komentuesit: Unë gjallë jam, po Luli a është gjallë?!

    Kryeministri Edi Rama është rikthyer në komunikimet e drejtpërdrejta me qytetarët përmes rubrikës së tij “Sy m’Sy”, që nisi gjatë fushatës së 11 majit.
    Ndërsa lexoi komentin e një qyetari që pyeste “gjallë është ky?”, Rama iu përgjigj me humor: “Gjallë jam o Shpëtim. Luli a është gjallë? Unë gjallë jam.”

  • Casemiro: Jam rikthyer me meritë në kombëtare, jo sepse njoh Ancelottin

    Casemiro: Jam rikthyer me meritë në kombëtare, jo sepse njoh Ancelottin

    Aventura e Carlo Ancelottit si trajner i Brazilit nisi me një barazim kundër Ekuadorit në Guayaquil. Pa pësuar gol, një aspekt i rëndësishëm për teknikun italian, i cili mezi pati kohë për ta përgatitur ndeshjen, pasi e shpalli listën e të grumbulluarve në mënyrë të nxituar.
    Ancelotti duket i bindur se skuadra e tij mund të rritet edhe falë mbështetjes së lojtarëve që ai i njeh shumë mirë. Ndër ta është edhe Casemiro. Mesfushori i Manchester United, pas një periudhe të alternuar me ulje-ngritje, është rikthyer më në fund në nivelin e tij nën drejtimin e Rúben Amorim dhe ka veshur sërish fanellën e “Seleçaos”.
    Nuk ndodhte që nga tetori i vitit 2023, por gjithsesi pati disa kritika për rikthimin e tij në kombëtare. “Ndihem i lumtur që jam kthyer në kombëtare, që kam rifilluar të luaj futboll të mirë. Nuk jam këtu sepse e njoh trajnerin, por për meritë, – deklaroi lojtari për mediat para ndeshjes kundër Paraguajit. – Jam një ushtar i Brazilit, ashtu si të gjithë lojtarët. Jemi ushtarë të trajnerit, ushtarë të kombëtares braziliane dhe duam të japim më të mirën për kombin”.
    Mesfushori, i cili i bëri shumë elozhe trajnerit italian, nënvizoi se një nga pikat më të forta të Ancelottit është “ana e tij njerëzore, marrëdhënia që ka me lojtarët, afërsia dhe natyrshmëria që tregon ndaj tyre”. Casemiro dëshiron të jetë shembull për të gjithë shokët e ekipit:
    “Dua t’i bëj mirë gjërat në fushë; të frymëzoj respekt dhe të transmetoj eksperiencën time. Kur ke punuar më parë me trajnerin dhe e njeh stilin e tij, gjithçka bëhet më e lehtë… Kam më shumë zë në dhomën e zhveshjes”.