Tag: rikthyer

  • Kovac rinovon deri më 2027: Duam ta rikthejmë Brussia Dortmundin te fuqia e dikurshme

    Kovac rinovon deri më 2027: Duam ta rikthejmë Brussia Dortmundin te fuqia e dikurshme

    “Në 6 muajt e fundit kemi arritur shumë së bashku, e kemi rikthyer Borussian në rrugën e duhur sportive. Si staf teknik kemi ndjerë një besim të madh, e kuptojmë se mund të bëjmë realisht diferencën këtu, së bashku me klubin dhe tifozët”, – tha Niko Kovac, pas nënshkrimit të kontratës deri në vitin 2027 me Borussia Dortmund.
    “Bisedat e javëve të fundit ma kanë forcuar më tej këtë bindje; mund ta vazhdojmë me sukses rrugëtimin që kemi nisur. Me punë të ndershme, vendime të qarta dhe entuziazëm të madh duam të kontribuojmë për ta rikthyer Borussian te fuqia e tij e dikurshme. Ende kemi shumë objektiva për të arritur, së bashku”.
    Ja komunikata zyrtare e klubit: “Borussia Dortmund dhe Niko Kovac shikojnë së bashku drejt së ardhmes. Trajneri ka zgjatur kontratën e tij me 8 herë kampionin e Gjermanisë deri më 30 qershor 2027. Kovac dhe stafi i tij teknik morën drejtimin e BVB dimrin e kaluar, kur skuadra ishte në vendin e 11-të të Bundesligës. Falë një rikthimi spektakolar në fund, e sollën ekipin përsëri në kualifikueset e Champions League”.
    Përveç drejtuesit Kehl, edhe drejtori i përgjithshëm i sektorit sportiv, Lars Ricken, dha deklarata mbi konfirmimin e Kovac: “Niko i është përkushtuar plotësisht rolit të tij te BVB. E njeh futbollin në detaje, ka parime të qarta, është jashtëzakonisht i ndershëm, komunikon në mënyrë të drejtë dhe shpërblen performancat e mira. Menaxhimi i tij i disiplinuar ka stabilizuar mbrojtjen tonë, na ka ndihmuar të shënojmë shumë gola dhe na ka rikthyer te futbolli tërheqës. Me të, klubi ynë është përsëri në rritje”.

  • Boniface dështon, Milani i kthehet pistës portugeze

    Boniface dështon, Milani i kthehet pistës portugeze

    24 Gusht 2025

    13:30

    Telesport

    Boniface është rikthyer në Gjermani dhe nuk pritet të veshë fanellën e Milanit.
    Dyshohet se sulmuesi ka probleme fizike dhe është në një gjendje delikate.
    Stafi drejtues i Milanit po vlerëson opsionet e tjera për të forcuar sulmin. Emri i momentit është Conrad Harder, sulmuesi i Sportingut të Lisbonës, i cili u përfol edhe në takimin e mëngjesit në Casa Milan mes trajnerit Massimiliano Allegri dhe drejtuesve të klubit.
    Boniface nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar nga klubi dhe është rikthyer në Gjermani për të pritur përgjigjen e “Djallit”.

  • Juventus i rikthehet pistës Edon Zhegrova, por fati i shqiptarit varet nga një argjentinas

    Juventus i rikthehet pistës Edon Zhegrova, por fati i shqiptarit varet nga një argjentinas

    17 Gusht 2025

    20:52

    Telesport

    Juventus po kërkon të forcojë sulmin për sezonin e ri. Bardhezinjtë i janë rikthyer së fundmi psitës së vjetër: Edon Zhegrova. Fantazisti dardan është lënë jashtë nga Lille për ndeshjen e parë në kampionat, ku barazoi 3-3 ndaj Brest.
    Sipas të gjitha gjasave, Zhegrova pritet të ketë një ekip të ri, brenda 1 shtatorit, afat kur mbyllet merkato. Në garë për 26-vjeçarin është edhe Olimpique Marseille, por rikthimi i interesimit nga ana e Juventusit mund të ndryshojë fatin e fantazistit shqiptar.
    Megjithatë, para se të tentojë transferimin e Zhegrovës, Juventus duhet të sistemojë njëherë e mirë Nicolas Gonzalez, i cili është rikthyer në Torino pas huazimit te Fiorentina në sezonin e kaluar.
    Nuk është hera e parë që përflitet për një interesim të Juventus mbi Zhegrovën, por këtë herë transferimi është shumë herë më i mundshëm, duke ditur që lojtari është në vitin e fundit të kontratës me Lille dhe verën e ardhshme do të largohej falas. Ndaj, klubi francez do të kënaqej me një shifër mesatare 12-15 milionë euro për të lënë të lirë Zhegrovën që këtë verë.
     

  • “Papa amerikan që po rikthen hijeshinë e Vatikanit”. Si po ndryshon Kisha Katolike në 100 ditët e para të Leonit XIV

    “Papa amerikan që po rikthen hijeshinë e Vatikanit”. Si po ndryshon Kisha Katolike në 100 ditët e para të Leonit XIV

    Papa Leoni XIV mban meshën e tij të parë, në Kapelën Sistine, 9 maj, Vatikan.
    Papa Leoni XIV, i zgjedhur më 8 maj si pasardhësi i Françeskut, ka mbushur 100 ditët e para në fronin papnor me një profil që ndërthur përkushtimin ndaj traditës me një natyrë njerëzore dhe energjike.
    I njohur për origjinën e tij amerikane dhe për qasjen më të tërhequr në media, ai ende nuk ka dhënë asnjë intervistë, por ndikimi i tij brenda mureve të Vatikanit po ndjehet gjithnjë e më shumë.

    Sipas burimeve nga brenda Selisë së Shenjtë, gjatë qëndrimit në rezidencën verore në Castel Gandolfo, Papa Leoni ka zhvilluar disa ndeshje tenisi me sekretarin e tij personal, peruanin Edgard Ivan Rimaycuna Inga, 36 vjeç.
    Burimi i Bild thotë se Papa ndërron rrobën e bardhë me veshje sportive dhe zbret në fushë me dëshirë të madhe për të luajtur, edhe pse diferenca në moshë është e ndjeshme. Ish-partnerët e lojës e përshkruajnë goditjen e tij si “të fortë dhe precize”.
    Në një takim me tenistin e famshëm Jannik Sinner, Leoni tregoi zgjuarsi dhe humor, duke refuzuar një shkëmbim spontan goditjesh në Vatikan me fjalët: “Më mirë jo këtu, mund të prishim diçka.” Ende nuk dihet nëse një seancë stërvitore private mes tyre do të ndodhë në të ardhmen.
    Traditë, jo thjesht simbolikë
    Ndryshe nga Papa Françesku, Leoni XIV ka vendosur të banojë në apartamentin papnor mbi Sheshin e Shën Pjetrit, duke rikthyer një simbolikë tradicionale që u shmang nga paraardhësi i tij për arsye modeste dhe sigurie. Edhe zgjedhja e veshjeve dhe stili liturgjik i Papës së ri reflekton përkushtimin ndaj riteve klasike të Kishës Katolike.
    Meshat, lutjet dhe ceremonitë e drejtuara prej tij janë rikthyer në një formë më të ngrohtë dhe shpirtërore, duke e përfshirë personalisht me këndim dhe përkushtim, veçanërisht gjatë lutjes së “Regina Caeli” dhe “Ati Ynë” në latinisht.
    Ndryshime në administratë
    Papa Leoni ka ndërmarrë hapa konkrete për të përmirësuar atmosferën në Vatikan. Ai ka rikthyer mini-bonuset për punonjësit dhe ka futur leje speciale për baballarët e rinj, një masë që i mungonte më parë. Gjithashtu, është në përgatitje një plan i ri i personelit, për të cilin pritet të ketë ndikim të gjerë.
    Mesazhe të thella dhe qëndrime të kujdesshme
    Në Ditën Botërore të Rinisë, me mbi një milion pjesëmarrës, Leoni impresionoi jo me fjalime të shumta, por me thellësinë e mesazheve të tij. “Plotësia e jetës nuk varet nga ajo që grumbullojmë, por nga ajo që ndajmë me gëzim,” u tha ai të rinjve nga e gjithë bota.
    Ndërkohë, qëndrimi i tij për çështjet globale ende është i përmbajtur. Pavarësisht se ka deklaruar se “kurrë më luftë” është shqetësimi i tij më i madh, veprimi konkret mungon. Sidoqoftë, burime nga mediat italiane raportojnë se Papa Leoni planifikon të udhëtojë në Kiev, në një përpjekje të mundshme për të dhënë sinjale më të forta paqeje.

  • Do të mbajë shiritin e kapitenit te City, Silva: Sezoni i kaluar një mësim i shkëlqyer, jemi rikthyer të uritur

    Do të mbajë shiritin e kapitenit te City, Silva: Sezoni i kaluar një mësim i shkëlqyer, jemi rikthyer të uritur

    Mesfushori Bernardo Silva do ta mbajë shiritin e kapitenit të Manchester City vitin e ardhshëm. Portugezi dha një deklaratë për “Daily Mail”, duke bërë edhe parashikimet e tij për sezonin e ardhshëm.
    “Nuk ka të bëjë me fitoren apo humbjen. Ka të bëjë me luftën për titullin dhe vitin e kaluar as nuk u përpoqëm. Mendoj se jemi rikthyer emocionalisht tani. Sa i përket nëse jemi të uritur për fitore përsëri, do të thoja po, jemi rikthyer”, tha Silva.
    “E urrej humbjen. Luajta për Benficën për 12 vjet dhe ata na mësuan të mos e pranojmë humbjen. Duhet të jemi të sinqertë me lojtarët. Mendoj se kjo përvojë ka qenë e dobishme sepse, para së gjithash, kemi mësuar të vlerësojmë atë që kemi arritur më parë, pasi ishte e jashtëzakonshme”, shtoi portugezi.
    Më tej, Silva tha: “Gjashtë tituj nga shtatë ishin të pabesueshëm. Ndoshta është diçka që nuk do të ndodhë përsëri“.
    “Mendoj se roli i kapitenit është më i rëndësishmi. Jo vetëm i imi, por për të gjithë kapitenët. Duhet të krijojmë ekuilibrin e duhur në dhomën e zhveshjes”, deklaroi Bernardo Silva.
    “Ekuilibri i duhur është të kesh sjellje të mirë dhe respekt, të bësh punë cilësore në stërvitje dhe të japësh gjithçka për klubin. Zbulon se te kush mund të mbështetesh dhe te kush jo. Shpresoj se ky ka qenë një mësim i shkëlqyer për ne“, tha kapiteni i City.

  • Rama: Në Gjirokastër është rikthyer “Iso mbi kalldrëm”

    Rama: Në Gjirokastër është rikthyer “Iso mbi kalldrëm”

    Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qyteti i Gjirokastrës, i cili është një ndër destinacionet më të preferuara nga turistët në vend.

    Në këtë qytet po zhvillohet festivali i isopolifonisë “Iso mbi kalldrëm” me të madhin e këngës polifonike Arjan Shehu dhe grupi “Ergjëria” që çelën të parën e mbrëmjeve për shumë grupe të tjera.

    “Në Gjirokastër ku këndon çdo rrugicë e  mbajnë iso dhe gurët, është rikthyer “Iso mbi kalldrëm” me të madhin e këngës polifonike Arjan Shehu dhe grupi “Ergjëria” që çelën të parën e mbrëmjeve për shumë grupe të tjera”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

    “Ju presim në Gjirokastër, gjatë gjithë gushtit për t’iu bashkuar isos sonë, pasuri e çmuar e qytetit të gurtë me shpirt të ergjendtë”, thekson kreu i qeverisë.

    Edhe këtë gusht, ashtu si çdo verë u rikthye në Gjirokastër “Iso mbi kalldrëm”, ku morën pjesë grupe folklorike të qytetit ndërsa organizimi i dha gjallëri qytetit.

    Aktiviteti tërhoqi vizitorë të shumtë, përfshirë edhe turistë të huaj, të cilët bëhen kuriozë për këngën me iso.

    Ky organizim do të vijojë gjatë gjithë gushtit dhe do të marrin pjesë grupe folklorike nga të gjitha njësitë administrative të Gjirokastrës./atsh/KultPlus.com

  • Muzeu Historik Kombëtar në kantier restaurimi për t’u rikthyer si institucion bashkëkohor

    Muzeu Historik Kombëtar në kantier restaurimi për t’u rikthyer si institucion bashkëkohor

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bëri të ditur se po punohet për ta rikthyer Muzeun Historik Kombëtar në një institucion dinjitoz dhe bashkëkohor, të denjë për të ruajtur dhe treguar historinë kombëtare.

    Muzeu Historik Kombëtar, pas një kohe të gjatë sfidash dhe dëmtimesh, përfshirë tërmetin e 2019-tës është në fazë restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi. Kjo është ndërhyrja më e rëndësishme e këtij institucioni simbol, në kuadër të programit EU4Culture, nën drejtimin e UNOPS, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe MEKI.

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bëri të ditur se, aktualisht në fazën e parë, punimet përfshijnë: paketim dhe evakuim të artefakteve, konsolidim dhe përforcim strukturor, rinovim të fasadave dhe izolimin e çatisë, instalimin e sistemit të monitorimit CAM, restaurimin e fasadës me teknologji moderne (fibra karboni dhe xhaketim kolonash).

    Ndërkohë, MEKI është në proces buxhetimi për fazën e dytë për të garantuar vijimin e këtij transformimi rrënjësor, që do të përfshijë: shtesa nëntokësore me laboratorë e hapësira teknike; fasadën e brendshme “Oculus” prej xhami dhe mbulesën ikonike; sisteme moderne MEP, mbrojtje nga zjarri, muzeologji bashkëkohore dhe mobilim tërësor./atsh/KultPlus.com

  • “Fol mirë, ose…”, Irani bllokon kartat telefonike të “zërave kundërshtues”

    “Fol mirë, ose…”, Irani bllokon kartat telefonike të “zërave kundërshtues”

    Autoritetet iraniane po u ndërpresin gjithnjë e më shpesh qytetarëve shërbimet celulare për shkak të ndarjes së mendimeve kritike ndaj Republikës Islamike në rrjetet sociale një praktikë shtrënguese që lidh lirinë e shprehjes me qasjen në mjetet thelbësore digjitale.
    Kjo qasje, e cila u intensifikua gjatë verës së vitit 2024 dhe është rikthyer sërish, synon gazetarë, aktivistë, akademikë dhe përdorues të zakonshëm në mbarë vendin. Shumë prej tyre kanë raportuar se SIM-kartat e tyre janë çaktivizuar menjëherë pas publikimit të postimeve kritike ndaj qeverisë në platforma si X (ish-Twitter) dhe Instagram.
    Sipas dëshmive të mbledhura, për të rikthyer shërbimin, qytetarët detyrohen të fshijnë përmbajtjen kritike, të nënshkruajnë deklarata ku zotohen se nuk do të kritikojnë më regjimin dhe, në disa raste, të publikojnë qëndrime publike në mbështetje të Republikës Islamike.
    Një nga rastet më të përfolura është ai i Ali Akbar Gorji, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin Shahid Beheshti në Teheran, i cili tha për gazetën “Shargh” se i ishte ndërprerë SIM-karta pasi kishte komentuar mbi tensionet Iran-Izrael. Ai u detyrua të fshinte postimet kritike dhe, sipas Radio Farda, autoritetet i kërkuan të publikonte deri në 20 postime në mbështetje të regjimit.
    Fenomeni nuk është i izoluar. Personat e prekur kanë marrë mesazhe me tekst ku thuhet se “aktivitetet armiqësore dhe të njëanshme” janë identifikuar nga “inteligjenca artificiale”, dhe për këtë arsye qasja në SIM ose në internet është kufizuar ose pezulluar. Në vijim, u kërkohet të ndërmarrin disa veprime për të rikthyer aksesin.
    Gazetarë dhe aktivistë të tjerë i thanë Radio Farda se janë thirrur nga institucionet shtetërore dhe janë urdhëruar të përmbushin disa kushte, mes tyre: nënshkrimi i deklaratave ku zotohen se nuk do të shprehen apo veprojnë në mënyra që “cenojnë sigurinë psikologjike, sociale apo politike” të vendit. Shkelja e këtyre angazhimeve mund të çojë në rikthimin e ndalimeve apo ndjekje penale.
    Një akademik raportoi se u detyrua të fshinte postime të vjetra që datonin që nga protestat mbarëkombëtare të vitit 2022, të cilat frymëzuan lëvizjen “Gratë, Jeta, Liria” dhe sfiduan legjitimitetin e regjimit.
    Në rrjetin X, një përdorues me emrin Foad Ahmadi tha se kishte humbur aksesin në SIM për shkak të një postimi të perceptuar si mbështetje për Izraelin. Ai shtoi se kjo masë nuk kufizoi vetëm komunikimin, por ndikoi edhe në jetën e tij të përditshme, duke përfshirë pamundësinë për të përdorur bankingun online apo aplikacionet për transport.
    Edhe gazetarja Sadaf Fatemi u përball me bllokim të ngjashëm, duke e detyruar të fshinte postime kritike. Këto raste janë pjesë e një skeme më të gjerë që përfshin urdhra nga organet gjyqësore, policia kibernetike (FATA) dhe Shërbimi i Inteligjencës i Gardës Revolucionare (IRGC).
    Juristë si Mousa Barzin dhe Hadi Jafarpour e cilësojnë këtë praktikë si shkelje të ligjeve të brendshme iraniane dhe të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, pasi veprimet ndërmerren pa ndonjë proces të rregullt ligjor dhe mbështeten në dispozita të paqarta.
    Përveç se kufizon lirinë e shprehjes, kjo strategji ndikon drejtpërdrejt në aksesin në shërbime të domosdoshme si bankat dhe mjetet digjitale të komunikimit, duke ngritur shqetësime serioze për të drejtat digjitale, sigurinë e llogarive dhe fjalën e lirë.
    Irani renditet vazhdimisht në pozicione të ulëta në indekset ndërkombëtare për të drejtat civile dhe lirinë e shprehjes. Në raportin e saj më të fundit, organizata Freedom House theksoi se kufizimet e paqarta për fjalën, ndëshkimet e rënda penale dhe mbikëqyrja shtetërore e komunikimeve online, janë faktorët kryesorë që pengojnë iranianët të shprehen lirshëm në publik.

  • Një ditë pas zjarrit, rikthehet energjia elektrike në fshatrat e Delvinës

    Një ditë pas zjarrit, rikthehet energjia elektrike në fshatrat e Delvinës

    Energjia elektrike në fshatrat e Delvinës, është rikthyer pas tejkalimit të rrezikut nga zjarret.
    Energjia është rikthyer në fshatrat Kopaçëz, Palavli, Vergo, Kalasë dhe Tatzat.
    Një ditë më parë, për shkak të zjarreve katastrofike në fshatrat e Delvinës, energjia elektrike ishte stakuar.
    Madje në 3 fshatrat, Vergo, Palavli dhe Kopaçëz u evakuuan banorët dhe u rikthyen pas disa orësh.

  • Një ikonë e rikthyer: Christina Aguilera në fustanin legjendar të Versace pas dy dekadash

    Një ikonë e rikthyer: Christina Aguilera në fustanin legjendar të Versace pas dy dekadash

    Christina Aguilera është rikthyer në mënyrë magjepsëse, duke dëshmuar se është ende “e bukur në çdo kuptim”, sipas E! News.22 vjet pas fushatës ikonike të Versace për vjeshtën 2003, këngëtarja e “Genie in a Bottle” u shfaq me të njëjtin stil në premierën londineze të “Burlesque: The Musical” më 21 korrik. Me një fustan pa rripa, korse të kryqëzuar dhe fund me volane, ajo e kompletoi pamjen me çizme të zeza të gjata dhe buzë të errëta, ndërsa flokët biond platin i la të rrjedhin natyrshëm — një homazh i qartë për dukjen e dikurshme.Christina, producente e shfaqjes skenike të filmit të vitit 2010 ku luajti me Cher, riktheu jo vetëm stilin, por edhe frymën krijuese. Donatella Versace, e cila e zgjodhi atë për fushatën e vitit 2003, u shpreh: “Zëri i saj është i jashtëzakonshëm. Doja të ishim mikesha, kjo ishte më e rëndësishmja”.Christina tha atëherë se ishte e emocionuar për të eksploruar një fushë të re, dhe ky vizion i saj vazhdon: “Jam më e përqendruar se kurrë në atë që dua të bëj”, tha ajo për Vogue. “Gjithmonë kam dashur të zbuloj pjesë të reja të vetes”./KultPlus.com