Tag: rikthyer

  • Matthaus lartëson punën e Kompany: E ka bërë Bayernin si Gjermaninë e vitit 1990

    Matthaus lartëson punën e Kompany: E ka bërë Bayernin si Gjermaninë e vitit 1990

    17 Tetor 2025

    12:45

    Alfred Lleshi

    Ish-kampioni i botës Lothar Matthäus nuk ka dyshime: Bayern Munihu është favoriti absolut për ta fituar përsëri Bundesligën. Në një intervistë për “Bild”, 64-vjeçari vlerësoi punën e Vincent Kompany, duke theksuar se trajneri belg i ka rikthyer klubit bavarez ato vlera që Gjermania tregoi në Botërorin 1990; solidaritet, respekt dhe unitet.
    “Kompany i ka rikthyer Bayernit diçka që trajnerët e tjerë nuk e kishin arritur; frymë skuadre, respekt reciprok dhe bashkim mes lojtarëve. Edhe rezervat i gëzojnë golat sikur të ishin në fushë”, – shpjegoi Matthäus, pjesëmarrës në 5 Botërorë dhe fitues i “Italia 1990”.
    Një nga protagonistët e Bayernit konkurrues është Luis Díaz. Matthäus vlerëson lart kontributin e tij në fazën sulmuese dhe mbrojtëse: “Kolumbiani sakrifikohet kur ekipi nuk ka topin dhe ka përmirësuar duelet e rikuperimet krahasuar me kohën te Liverpool. Díaz është ndër më të mirët për duelet e fituara dhe rikuperime në fushën kundërshtare, duke i dhënë energji dhe intensitet ekipit”.

  • Optimizëm në Torino, Ismajli gati për Napolin, “ngroh” edhe Asllani

    Optimizëm në Torino, Ismajli gati për Napolin, “ngroh” edhe Asllani

    Ismajli ishte një nga mungesat e mëdha të Sylvinho-s në këtë muaj tetor, por për fat dyshja Gjimshiti-Ajeti zhvilluan një ndeshje perfekte në çdo aspekt. Qendërmbrojtësi kuqezi duket se ka lënë pas problemin muskulor dhe është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit. Në radhët e Torinos “kryqëzojnë gishtat” që Ismajli të jetë në fushë për sfidën kundër Napolit.
    Ismajli ka hasur jo pak probleme këtë periudhë si pasojë e shqetësimeve muskulore, por trajneri Baroni beson shumë te futbollisti shqiptar, në sfidat e fundit e ka aktivizuar si titullar. Ismajli nuk u paraqitur në grumbullin me Shqipërinë, por qëndroi në Torino për t’u rikuperuar plotësisht. Këto dy javë, Ismajli i është nënshtruar një stërvitje të personalizuar për të qenë në fushë për takimin kundër Napolit.

    Lajmi i mirë për trajnerin Baroni është forma e Asllanit. Mesfushori kuqezi është rikthyer në versionin e tij më të mirë, këtë e vërtetoi edhe në dy takimet kundër Serbisë dhe Jordanisë, në miqësoren e zhvilluar në “Air Albania” dhuroi dhe një super asist për Brojën.
    ()
    © BalkanWeb

  • Dybala mezi pret të rikthehet ndaj Interit, bisedimet e rinovimit priten deri në fund të muajit

    Dybala mezi pret të rikthehet ndaj Interit, bisedimet e rinovimit priten deri në fund të muajit

    14 Tetor 2025

    10:31

    Alfred Lleshi

    Paulo Dybala po studion kalendarin e Kupës së Italisë me synimin e qartë; ta ngrejë më në fund një trofe me Romën. Rruga nuk do të jetë e lehtë: Torino në 1/8, ndoshta Interi në çerekfinale dhe derbi në finale, por për argjentinasin është mënyra më e shpejtë për t’i rikthyer një titull klubit verdhekuq dhe harruar zhgënjimin e natës së Budapestit (ndaj Sevilla).
    Në pritje për t’u bërë baba për herë të parë, Dybala po kalon javë të ngarkuara mes stërvitjeve dyfishe, kontrolleve mjekësore dhe programit të personalizuar që i ka rikthyer shkëlqimin fizik. Pas më shumë se një muaji mungesë, numri 21 është gati të rikthehet titullar kundër Interit, duke formuar me Soulé dhe Dovbyk “tridentin” e ri të Gasperinit. Trajneri e ka quajtur “lojtarin me më shumë cilësi” dhe ka theksuar se “një si ai nuk mund të kufizohet”.
    Rinovimi i kontratës pritet të diskutohet në fund të tetorit, por Dybala synon fillimisht të bëhet sërish vendimtar. Nuk ka shënuar që nga 20 shkurti dhe kërkon golin e 200-të në karrierë. Publiku i “Olimpico” e pret si simbol kampionin që bashkon tifozët dhe dashamirët e futbollit të pastër. Sepse Dybala, për Romën dhe për futbollin, nuk është vetëm një numër. Ai është ende “La Joya”.
     

  • “Më pëlqen Leskovci, këtu shënoj gola”, kapiteni i Serbisë është optimist: Këtu i kemi të gjitha rezultatet pozitive

    “Më pëlqen Leskovci, këtu shënoj gola”, kapiteni i Serbisë është optimist: Këtu i kemi të gjitha rezultatet pozitive

    Më pak se 24 orë na ndajnë nga përballja vendimtare kundër Serbisë. Mitroviçi është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të kësaj sfide për t’ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Kapiteni i Serbisë thekson se është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe se dëshiron të vazhdojë serinë e golave edhe ndaj Shqipërisë. Sulmuesi serb ka shprehur optimizmin e tij për zhvillimin e ndeshjes në Leskovc, pasi aty ekipi i tij ka marrë vetëm rezultate pozitive.
    “Ndihem mirë pas atij dëmtimi që më shqetësoi. Kam luajtur pesë, gjashtë ndeshje që atëherë. Jam rikthyer në ritëm me gola dhe asiste. Jam rikthyer, ndihem mirë, shpresoj të vazhdoj formën time nesër nëse më jepet mundësia të luaj. Shpresoj të jem në fushë dhe të ndihmoj ekipin.
    Më pëlqen Leskovci, sepse aty shënoj gola. I gjithë ekipi e pëlqen Nishin, Leskovcin, stadiumin, atmosferën… Që nga momenti që mbërrijmë deri në momentin që kthehemi. Kemi mbështetje deri në vërshëllimën e fundit… Na pëlqen shumë të luajmë këtu. Kemi të gjitha rezultatet pozitive në Leskovc, shpresojmë të vazhdojmë serinë”, ka thënë Aleksandër Mitroviçi./Sport Ekspres/

  • Ndodh në La Liga, shënohen dy gola për një minutë. Ekipi i rikthyer pas 24 vitesh bën surprizën e madhe (video)

    Ndodh në La Liga, shënohen dy gola për një minutë. Ekipi i rikthyer pas 24 vitesh bën surprizën e madhe (video)

    Pavarësisht se vëmendja e të gjithëve sonte është në ndeshjet e Champions League, në La Liga, Valencia dhe Real Oviedo, u përballën në “Mestalla”, në ndeshjen e fundit të javës së shtatë.
    Vendasit e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin pas 4 minutash lojë, ku Arnaut Danjuma shënon një gol shumë të bukur me një veprim fantastik akrobatik. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Valencia-n.
    Në minutën e 75-të, holandezi Danjuma gabon nga pika e bardhë e penalltisë, ku mund të kishte vulosur fatin e ndeshjes. Përmbysja e madhe e Real Oviedo, ndodhi brenda një minute.
    Në minutën e 85-të, Luka Ilic shënon pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe rrëmujës në zonë. Megjithatë, Real Oviedo nuk mjaftohet me kaq dhe gjen golin e avantazhit, pas një aksioni të shpejtë, ku Salomon Rondon dëegon topin në rrjetë. Në minutat shtesë, Oviedo luajtu me një lojtar më pask, pasi autori i golit të parë, Luka Ilic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën e lojës.
    Real Oviedo, e rikthyer në La Liga pas 24 vitesh, merr fitoren e dytë për këtë sezon dhe tani renditet në vendin e 14-të me 6 pikë, ndërsa Valencia mbetet në vendin e 12-të me 8 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Genta Ismajli flet për rikthimin në muzikë dhe zërat për divorc

    Genta Ismajli flet për rikthimin në muzikë dhe zërat për divorc

    Pas disa vitesh mungesë nga skena muzikore, Genta Ismajli është rikthyer me energji të reja. Këngëtarja publikoi së fundmi këngën “Unë të dua” në bashkëpunim me Luana Vjollcën, një projekt që ka marrë vëmendjen e publikut dhe rikthyer Gentën në qendër të vëmendjes.
    Gjatë pauzës së saj, artistja u përfol shpesh për një ndarje nga bashkëshorti i saj, Usta. Por në një intervistë për “Prive”, ajo i ka mohuar kategorikisht këto lajme, duke treguar se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë.
    “Usta është përkrahës shumë i madh i imi dhe më ka thënë që është ‘fansi im më i madh’. Kam shumë fat që e kam edhe partner të jetës, edhe burrë, por edhe që nuk më pengon në asnjë aspekt. Ndihem shumë mirë me Usta-n, e kam gjithçka”, u shpreh këngëtarja.
    Arsyeja kryesore e shkëputjes nga skena ka qenë mëmësia. Genta tregoi se i është përkushtuar rritjes së fëmijëve të saj, por tani ndihet e gatshme të kthehet fuqishëm.
    “Kam munguar për shkak të fëmijëve, i kam rritur ata dhe tani që kanë arritur njëfarë moshe, është momenti i duhur për rikthim,” tha ajo.
    Sipas “Prive”, pas bashkëpunimit me Luanën, këngëtarja pritet të sjellë edhe një projekt solo.

  • Arsenal reziston vetëm 9 minuta, Haaland zhbllokon supersfidën (video)

    Arsenal reziston vetëm 9 minuta, Haaland zhbllokon supersfidën (video)

    21 Shtator 2025

    17:48

    Telesport

    Ka ardhur goli i parë në “Emirates” në supersfidën mes Arsenalit dhe Manchester City, e vlefshme për javën e pestë të Premier League. Pas një aksioni model të “Qytetarëve”, Erling Haaland dërgon topin në portën e mbrojtur nga Raya, pas asistit të Tijjani Reijnders.
    Ky gol i shpejtë na bën të besojmë se do kemi një supersfidë dhe zakonisht këto dy ekipe gjithmonë dhurojnë spektakël në fushë. Për Arsenalin është rikthyer titullar William Saliba, francezi ka lënë pas dëmtimin.
    Po ashtu në stol gjendet edhe Bukayo Saka, i rikthyer nga dëmtimi. Për anglezin mund të ketë disa minuta në dispozicion në pjesën e dytë.
    SHIKOGOLIN

  • Phil Foden: I vendosur për t’u rikthyer në nivelin e dy sezoneve më parë

    Phil Foden: I vendosur për t’u rikthyer në nivelin e dy sezoneve më parë

    15 Shtator 2025

    11:56

    Telesport

    Mesfushori anglez Phil Foden ishte protagonist në fitoren 3-0 që Manchester City arriti në derbi ndaj United. Ai shënoi golin e parë, pasuar më pas nga një dygolësh i Haaland.
    Foden ka premtuar se është i vendosur për t’u rikthyer në nivelin e lojës që e pa të fitonte çmimin e Lojtarit të Sezonit në Premier League në sezonin 2023/24.
    “Ka pasur shumë thashetheme për mua, është e pamundur të mos i shohësh. Çdo gjë që shoh për momentin është negative, por kjo është bota në të cilën jetojmë“, tha Foden.
    “Kur vjen pas fitimit të Lojtarit të Sezonit, standardet janë më të larta. E kuptoj këtë. Bëhet fjalë për leximin e këtyre komenteve dhe reagimin, për t’u rikthyer në nivelin tim më të mirë”, tha Foden.

  • Dhuna e shtuar mes të rinjve, mbyllen disa shkolla

    Dhuna e shtuar mes të rinjve, mbyllen disa shkolla

    Bota E Premte, 12 Shtator 2025 20:54
    Në dy qytete fqinje të Holandës, shkollat e mesme u urdhëruan të mbylleshin për shkak të një rritjeje të dhunës midis dy grupeve të rinjsh. Pesë shkolla në Beverwijk dhe Heemskerk u mbyllën në përpjekje për të rikthyer qetësinë, pasi u përhapën pamje të adoleshentëve që sulmoheshin, si dhe video të krijuara nga inteligjenca artificiale që shfaqnin shpërthime të rreme në dy shkolla.
    Kryetari i Bashkisë së Beverwijk, Martijn Smit, nxori një urdhër emergjent për tre ditë, duke ndaluar tubimet me më shumë se tre persona dhe duke shpallur disa zona si “me rrezik të lartë” për të parandaluar përdorimin e armëve.

    Policia njoftoi se po punonte për të rikthyer qetësinë dhe sigurinë në zonë, duke përdorur autoritetin nga urdhrat e emergjencës të kryetarëve të bashkive të Beverwijk dhe Heemskerk për të kryer kontrolle preventive dhe për të shpërndarë grupe të mëdha njerëzish.

  • Alba dhe Limi rikthehen sërish bashkë? Detaji që nuk i’u shpëtoi fansave

    Alba dhe Limi rikthehen sërish bashkë? Detaji që nuk i’u shpëtoi fansave

    Lim Hoti dhe Alba ishin pa dyshim një nga çiftet më të komentuar të reality show-t FermaVIP 2, ku lidhja e tyre krijoi polemika brenda fermës dhe shkaktoi shumë reagime në publik.

    Pas daljes nga ferma, Alba dhe Limi njoftuan se kanë nisur bashkëjetesën në shtëpinë e këngëtarit, por shumë shpejt pas këtij lajmi njoftuan ndarjen.
    Por së fundmi, dyshimet për një ribashkim janë rikthyer fuqishëm, pasi Alba ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku ndjekësit e vëmendshëm kanë vënë re detaje që përputhen me ambientet e shtëpisë së Limit.

    Ky detaj nuk i ka shpëtuar fansave të çiftit, të cilët janë të bindur se dyshja mund të jetë rikthyer sërish bashkë. Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e tyre, por mbetet për t’u parë nëse do të kemi një deklaratë publike apo një dalje të përbashkët që do të zbulojë të vërtetën.
    /vizionplus.tv