Tag: rikthimin

  • Ter Stegen: Rikthehem së shpejti, po bisedoj edhe për të luajtur me kombëtaren

    Ter Stegen: Rikthehem së shpejti, po bisedoj edhe për të luajtur me kombëtaren

    10 Prill 2025

    10:40

    Telesport

    Ai nuk është rikthyer ende në skuadër, por Marc-André Ter Stegen po bën gjithçka që mundet për të përshpejtuar rikuperimin e tij nga dëmtimi i gjatë që e shtyu Barcelonën të nënshkruajë me Wojciech Szczesny në verë për ta zëvendësuar përkohësisht.
    Portieri gjerman foli për “DAZN”, duke shpjeguar se ai shpreson të jetë në gjendje të festojë rikthimin e tij para përfundimit të sezonit aktual. “Ky është qëllimi. Për momentin dua të kthehem në ekip dhe në formë të mirë. Kam bërë disa pjesë të punës me ta. Dua të jem në 100% dhe të punoj shumë në ditët e ardhshme”, tha Ter Stegen.
    Ter Stegen foli edhe për bisedat e tij me trajnerin e kombëtares gjermane Julian Nagelsmann në lidhje me rikthimin e tij. “Ne folëm për këtë. Ai vazhdoi të më pyeste për gjendjen time. Është shumë e rëndësishme për ne të dy që unë të kthehem për të luajtur për klubin dhe më pas në kombëtare”, shpjegoi portieri 32-vjeçar.

  • Pasi paralajmëroi rikthimin në muzikë, Fero fshin të gjitha postimet lidhur me fenë në rrjetet sociale

    Pasi paralajmëroi rikthimin në muzikë, Fero fshin të gjitha postimet lidhur me fenë në rrjetet sociale

    Reperi i njohur Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, ka paralajmëruar rikthimin e tij në skenën muzikore pas një kohe të gjatë mungese.
    Përmes rrjeteve sociale, ai ka ndarë me ndjekësit disa sekuenca nga kënga e re, e cila pritet të publikohet shumë shpejt.
    Në këto pamje, Fero shihet duke performuar vargje që përmbajnë ofendime ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli, me të cilën është ndarë mes shumë polemikave publike.
    Kujtojmë se Fero u tërhoq nga muzika me arsyetimin se do t’i përkushtohej plotësisht fesë islame, duke deklaruar në atë kohë se kishte lënë pas jetën artistike për të ndjekur rrugën e besimit. Madje, për një periudhë të gjatë, ai postonte rregullisht përmbajtje me përmbajtje fetare në platformat e tij online.
    Megjithatë, pas njoftimit për rikthimin në muzikë, vërehet se të gjitha postimet e tij të mëparshme që lidhen me fenë janë fshirë nga rrjetet sociale, duke lënë hapur pyetjen për ndryshimin e papritur në qëndrimet e reperit.
    Ky rikthim ka ngjallur reagime të shumta në publik, veçanërisht për faktin se përmbajtja e këngës së paralajmëruar përfshin sulme personale ndaj një figure tjetër publike si Arbenita.
    Ndjekësit mbeten kuriozë për të parë nëse ky rikthim do të shënojë një fazë të re të karrierës së Feros apo vetëm një tentativë për të provokuar vëmendje në rrjet.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Berisha flet për rikthimin e LaCivita-s: Do t’ia bëj surprizë Ramës

    Berisha flet për rikthimin e LaCivita-s: Do t’ia bëj surprizë Ramës

    Kreu i PD, Sali Berisha, nuk dha një datë fikse për rikthimin e drejtuesit të fushatës Chris LaCivita-s, por theksoi se do të vijë në Shqipëri.
    Berisha tha se data do të jetë surprizë për Kryeministrin Edi Rama.

    “Unë u garantoj që do të vijë, por po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë. Nuk po ua them se duhet ta ketë surprizë ai. Do vijë. Sherifi do vijë.Chris do vijë. Çdo gjë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie, do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe ligjet e vendit tjetër“, tha Berisha.

  • “Sherifi do të vijë”, Berisha për rikthimin e LaCivita: Data, surprizë për Ramën që t’i bjerë tavolinës me kokë

    “Sherifi do të vijë”, Berisha për rikthimin e LaCivita: Data, surprizë për Ramën që t’i bjerë tavolinës me kokë

    Kreu i PD, Sali Berisha nuk dha një datë fikse për rikthimin e strategut amerikan të fushatës elektorale të Donald Trump, Chris LaCivita, por theksoi se do të vijë në Shqipëri.

    Ai u shpreh se data do të jetë surprizë, që kryeministri Edi Rama t’i bjerë tavolinës me kokë.
    Berisha: Datën e ardhjes, unë u garantoj që do të vijë, por po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë. Nuk po ua them se duhet ta ketë surprizë ai. Do vijë. Sherifi do vijë.Chris do vijë. Çdo gjë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie, do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe ligjet e vendit tjetër.
    Prandaj këtu nuk mund të ketë asnjë lloj aludimi tjetër. Do jetë edhe në zyrë, edhe online. Tani online e kemi çdo ditë sa për dijeni. Çdo ditë punojmë me të, funksionon me këshilla, me probleme. Do ketë një njeri të kompanisë së tyre të instaluar përfundimisht. Ai do shkojë, do vijë. Kjo është praktika e punës me këto kompani konsultative elektorale.

    Top Channel