Tag: rikthimin

  • Po shkëlqen në Bundesligë, ylli i ri i mesfushës drejt rikthimit te Real Madrid

    Po shkëlqen në Bundesligë, ylli i ri i mesfushës drejt rikthimit te Real Madrid

    8 Tetor 2025

    17:23

    Telesport

    “Mundo Deportivo” raporton se Chema Andrés po përgatitet për rikthimin në Madrid. Mesfushori 20-vjeçar u huazua nga Real Madrid te Stuttgart në verën e fundit.
    Transferimi i Chema Andrés te Stuttgart u arrit për rreth 3 milionë euro për 50% të të drejtave të tij, me ekipin e Real Madridit që mbajti gjysmën tjetër dhe mundësinë për blerje. Mediat spanjolle zbulojnë se kostoja për të rimarrë lojtarin do të ishte rreth 10 milionë euro.
    Chema Andrés ka bërë mjaft mirë deri tani me fanellën e Stuttgart, ku në 8 ndeshje ka gjetur edhe njëherë rrjetën. Mesfushori është gati për rikthimin në Madrid në fund të këtij sezoni, por do jetë Xabi Alonso ai që do vendosë për fatin e mesfushorit të ri.
    Real Madrid ka nevojë për disa përforcime në mesfushë për sezonin e ardhshëm dhe një nga këto mund të jetë rikthimi i Chema Andrés.

  • Juventus përgatit rikthimin e bujshëm në Serie A, mesfushori i njohur pranon t’i bashkohet “Zonjës”

    Juventus përgatit rikthimin e bujshëm në Serie A, mesfushori i njohur pranon t’i bashkohet “Zonjës”

    22 Shtator 2025

    16:42

    Telesport

    “Tuttosport” raporton se Juventus po planifikon të bëjë një rikthim të bujshëm në Serie A. Bardhezinjtë po punojnë për rikthimin e Sergej Milinkovic-Savic, si një përforcim shtesë për repartin e mesfushës.
    Kontrata e mesfushorit serb me Al-Hilal mbaron në fund të qershorit të vitit 2026 dhe sipas raportimit në fjalë, ai ka dhënë “ok” për një rikthim në Serie A, këtë herë për të veshur fanellën e Juventusit.
    Pengesa e vetme që duhet zgjidhur deri në qershor është dakordësia për pagën, mesfushori serb duhet të pranojë një ulje të rrogës në rast se dëshiron të transferohet te Juventus.
    Në anën tjetër, ardhja e tij, që do jetë falas, shikohet si një përforcim i madh për mesfushën, duke i dhënë mundësinë trajnerit Tudor të ketë një lojtar me përvojë dhe i aftë të luajë në një mesfushë me 3, 4 ose 5 lojtarë.

  • Neuer, pothuajse 40 vjeç, ja pse pritet të rikthehet në kombëtaren gjermane

    Neuer, pothuajse 40 vjeç, ja pse pritet të rikthehet në kombëtaren gjermane

    12 Shtator 2025

    10:12

    Alfred Lleshi

    Pas një periudhe të vështirë për Gjermaninë, e cila rrezikon të mos kualifikohet në Botërorin 2026, tifozët dhe media po kërkojnë rikthimin e Manuel Neuer, në prag të të 40-tave. Portieri i Bayernit kishte dhënë dorëheqjen pas Europianit 2024, ndërsa Nagelsmann promovoi Ter Stegen, që pas një dekade si zëvendës luksi, u përgatit për rolin e titullarit, edhe pse dëmtimi i gjurit e ktheu gjithçka në një sfidë.
    Ter Stegen humbi vendin dhe pas një tjetër dëmtimi te Barcelona u kthye në portier të tretë. Sipas një sondazhi të “Bild” me mbi 75.000 votues, 49% dëshirojnë rikthimin e Neuer, ndërsa vetëm 20% mbështesin Ter Stegen. Agjenti i Neuer, Thomas Kroth, deklaroi se portieri është i gatshëm për rikthim në kombëtare.
    Legjendat gjermane, Lothar Matthaus dhe Schweinsteiger, janë pro rikthimit të tij. Neuer do të ketë disa javë për të vendosur, por mund të jetë shpresë për Gjermaninë në betejën e kualifikueseve të Botërorit 2026.
     
     

  • Celine Dion nuk dorëzohet, këngëtarja premton një rikthim spektakolar

    Celine Dion nuk dorëzohet, këngëtarja premton një rikthim spektakolar

    Pavarësisht sfidave shëndetësore, diva e muzikës Celine Dion po përgatitet për rikthimin spektakolar në skenë vitin e ardhshëm

    Sipas mediave të huaja, këngëtarja 57-vjeçare po punon intensivisht për të rikuperuar zërin dhe qëndrueshmërinë, ndërsa burimet e afërta zbulojnë se ajo po përparon më mirë se sa pritej.

    “Shëndeti i saj është i mirë dhe po arrin përsëri notat e larta. Ajo vazhdon me fizioterapi dhe ushtrime vokale, dhe njerëzit nuk mund ta besojnë se po shërohet kaq shpejt,” – janë shprehur burimet pranë saj.

    Dion u detyrua të anulonte turneun botëror tre vjet më parë për shkak të një çrregullimi të rrallë nervor që shkakton ngurtësi dhe spazma muskulore, duke e bërë të vështirë ecjen.

    Edhe pse ka hasur sfida të mëdha personale dhe profesionale, Dion vazhdoi të performojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Verore 2024 në Paris, duke dëshmuar forcën dhe vendosmërinë e saj për të mos u dorëzuar.

    Këngëtarja kanadeze tani po punon pa u lodhur për të bërë ëndrrën e saj realitet dhe rikthimin në skenë, duke premtuar një vit të ardhshëm plot energji dhe emocione për fansat.

  • Conte: Pres një kampionat të ekuilibruar, nuk ka sfidë mes meje dhe Allegrit

    Conte: Pres një kampionat të ekuilibruar, nuk ka sfidë mes meje dhe Allegrit

    “Ky do të jetë një kampionat shumë i ekuilibruar. Shoh rikthimin e tre të mëdhenjve”. Kështu u shpreh Antonio Conte, trajneri i Napolit, kampion i Italisë, për “Sky Sport”. “Tek Interi nuk bëhet fjalë për rikthim, sezonin e kaluar bëri shumë mirë dhe prej vitesh është gjithmonë aty, bën gjithmonë sezone të rëndësishme, – shtoi Conte. – Do të kemi sigurisht rikthimin e dy skuadrave të tjera të mëdha, që kanë organika të rëndësishme dhe të pajisura për të bërë mirë. Ne do të duhet të përpiqemi të japim më të mirën, në fund do të bëhen llogaritë”.
    Mbi rikthimin e Allegrit: “Nuk është sfidë mes meje dhe atij, janë 20 skuadra dhe të gjithë përballemi me të gjithë. Pra, është një garë e të gjithëve kundër të gjithëve. Mendoj se do të jetë një kampionat shumë entuziast dhe i ekuilibruar, secili do të duhet të bëjë pjesën e vet”.
    “Elogji” për De Bruyne: “Ai erdhi në Itali pas 9-10 vitesh në Premier League, në një moment të pjekurisë shumë të madhe nga të gjitha pikëpamjet. Shpresojmë që të na ndihmojë të përmirësohemi. E dimë shumë mirë që edhe ne do të duhet të jemi të zotë për ta vendosur në kushtet për t’u integruar dhe ndier mirë. E kam thënë shumë herë, skuadra fiton dhe humbet së bashku, nuk ka një individ që bën diferencën. Ose më mirë, nuk ka më”.
    Në fund, Conte foli për mentalitetin e tij fitues: “Nga ky këndvështrim nuk e kam të vështirë. Edhe nëse është dita e parë e imja një skuadër të re, përpiqem gjithmonë të transmetoj mentalitetin tim. Ky mentalitet përbëhet nga puna, serioziteti, përkushtimi, të besuarit në atë që bëjmë dhe gjithmonë të kapërcejmë pengesat. Duhet gjithmonë të ekzistojë dëshira për ta ngritur nivelin, për mua është e rëndësishme. Kjo vlen edhe për lojtarët e mi, të gjithë njerëzit që punojnë me mua”.

  • Nicole Scherzinger ndez thashethemet për rikthimin e The Pussycat Dolls

    Nicole Scherzinger ndez thashethemet për rikthimin e The Pussycat Dolls

    Nicole Scherzinger ka bërë që fansat të flasin sërish për një ribashkim të grupit legjendar The Pussycat Dolls, pasi u shfaq në një set fotografik me një varëse ari ku shkruhej emri i grupit.

    Këngëtarja 47-vjeçare u duk në super formë me një veshje provokuese bardhë e zi, të kombinuar me pantallona dhe çizme të gjata lëkure, duke rikthyer kujtimet e stilit burlesk që e bëri grupin të famshëm në fillim të viteve 2000.

    The Pussycat Dolls u shpërbënë në vitin 2010 pas një karriere të shkëlqyer me dy albume, ndërsa planet për një ribashkim në vitin 2020 u ndalën për shkak të pandemisë. Edhe pse mes Nicole dhe themelueses Robin Antin ka pasur mosmarrëveshje ligjore, këngëtarja ka lënë të hapur mundësinë për një rikthim.

    Ndërkohë, Nicole po shkëlqen edhe në aktrim. Ajo fitoi çmimin prestigjioz Olivier për rolin e Norma Desmond në Sunset Boulevard dhe këtë vit po debuton me të njëjtin rol në Broadway, një arritje që e quan “ëndërr të bërë realitet”.

    Përveç angazhimeve në teatër, Scherzinger ka konfirmuar se po punon për projekte të reja muzikore, duke lënë hapur derën që së shpejti fansat të dëgjojnë këngë të reja solo – ose ndoshta rikthimin e një prej grupeve më të njohura të vajzave në botë./KultPlus.com

  • Arbana Osmani ndez rrjetin për rikthimin e saj në televizion

    Arbana Osmani ndez rrjetin për rikthimin e saj në televizion

    Showbiz E Mërkurë, 20 Gusht 2025 15:18
    Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani ka qenë nën një presion të vazhdueshëm publik për rikthimin në ekran. Ajo vendosi që rikthimin ta realizonte vitin e kaluar jo në formën klasike televizive, por përmes një projekti në YouTube me titullin “Mirëmbrëma yje”. Në një intervistë të fundit, moderatorja konfirmoi se sezoni i dytë i këtij formati është në përgatitje, ndërsa paralajmëroi edhe një projekt tjetër, sërish për YouTube.
    Vëmendja ndaj saj u shtua ndjeshëm pas paraqitjes si mysafire speciale në X Factor, një moment që u interpretua si një kalim i mundshëm drejt ekranit të TV Klan. Spekulimet nuk u shuan, përkundrazi morën hov të ri kur Arbana publikoi dje një fotografi me regjisoren e njohur të këtij televizioni, Vera Grabocka.

    Ky postim ndezi rrjetin dhe la të hapura pyetje mbi planet e saj profesionale. Mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për një takim miqësor mes dy emrave të njohur të medias, apo në prapaskenë po përgatitet një spektakël i madh që do ta rikthente Osmanin në televizion në një format të ri.

  • Kolo Muani kërkon rikthimin në Itali, Enrique nuk e pëlqen. Juventusi po “ngec”

    Kolo Muani kërkon rikthimin në Itali, Enrique nuk e pëlqen. Juventusi po “ngec”

    27 Korrik 2025

    12:20

    Telesport

    Pas huazimit te Juventusi në janar, Randal Kolo Muani nuk dihet se ku do të luajë në sezonin e ri.
    Sulmuesi francez nuk është në planet e PSG-së dhe kërkon të luajë në kampionatin italian. 26-vjeçari shënoi 8 gola në 19 ndeshje për Juventusin në sezonin e kaluar. Ndoshta jo shkëlqyeshëm, por mjaft mirë.
    Fabrizio Romano raporton se sulmuesi po tenton rikthimin në Itali. Juventusi deri tani nuk ka bërë veprime konkrete për të, por ekziston mundësia e kalimit në një klub tjetër italian.
    Një gjë është e sigurt. Luis Enrique nuk e do në Paris, sepse i duket lojtar jashtë profilit që ai do.

  • FORMULA 1 / Botas gati për rikthimin, pranë marrëveshjes me ekipin “Cadillac”

    FORMULA 1 / Botas gati për rikthimin, pranë marrëveshjes me ekipin “Cadillac”

    Valteri Botas është gati të bëjë rikthimin e tij si protagonist në Formulën 1. Finlandezi, aktualisht piloti i tretë i Mercedesit, është afër arritjes së një marrëveshjeje me ekipin “Cadillac”, skuadër që do të debutojë zyrtarisht në F1 duke filluar nga viti 2026, për t’u bërë skuderia e njëmbëdhjetë në pistë.
    Ditët e fundit është folur shumë për interesin e amerikanëve për Botasin, aq sa edhe vetë 35-vjaçari finlandez postoi një video mjaft emblematike në profilin e tij në rrjetet sociale, në të cilën i tregohej një makinë “Cadillac” dhe admironte veçanërisht sediljet, duke pyetur nëse të dyja ishin të lira. Megjithatë, kur u pyet nëse donte të ulej në të, Valteri u përgjigj shkurtimisht: “Ende, jo”.

    Tani negociatat duket se janë përshpejtuar dhe lajmet priten në javët e ardhshme, ndoshta para pushimeve verore, ndërsa Toto Volf nuk do të kundërshtonte largimin e pilotit të tij të tretë. Botas do të sillte një eksperiencë të madhe te “Cadillac”, duke mbetur kështu emri më i nxehtë për ekipin e ri që do t’i shtohet Formulës 1.
    Piloti finlandez regjistron një palmares me 246 pjesëmarrje në gara, duke shënuar 10 fitore, 67 podiume, 20 “pole position” dhe 19 xhiro më të shpejta që nga debutimi i tij në vitin 2013. Valteri Botas ka qenë pjesë e skuadrave Uilliams, Mercedes, Alfa Romeo dhe Sauber.

  • Irani u kërkon evropianëve të heqin dorë nga kërcënimet për rikthimin e sanksioneve

    Irani u kërkon evropianëve të heqin dorë nga kërcënimet për rikthimin e sanksioneve

    Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, u ka bërë thirrje fuqive evropiane t’i ndalin kërcënimet ndaj Teheranit, përfshirë paralajmërimet për rivendosjen e sanksioneve të OKB-së.

    Diplomati kryesor i Teheranit shkroi të premten në X se u tha homologëve të vet nga Britania, Franca, Gjermania, si dhe shefes së politikës së jashtme të BE-së, gjatë një bisede të përbashkët telefonike se Evropa “duhet të veprojë me përgjegjësi” dhe të heqë dorë nga “politikat e shteruara kërcënuese dhe të trysnisë”.
    Ai tha se BE-ja dhe grupi evropian i quajtur E3 nuk kanë “asnjë bazë morale apo ligjore” për të aktivizuar “rikthimin e menjëhershëm” të sanksioneve të OKB-së kundër Iranit.

    Ditë më parë, ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, u tha ministrave të tjerë të BE-së se E3-ja është e gatshme t’i rivendosë sanksionet e OKB-së ndaj Iranit, nëse Teherani nuk shpreh “angazhim të fortë, të dukshëm dhe të qartë”.
    Evropianët përsëritën të njëjtin qëndrim gjatë bisedës me Araqchin, sipas një burimi diplomatik francez të cituar nga Reuters, i cili tha se Irani nuk u përball me trysni për të arritur një marrëveshje “të verifikueshme dhe të qëndrueshme” me Shtetet e Bashkuara.
    Sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 – Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) – kufizimet e afatgjatë të OKB-së ndaj shitjes së armëve, ndaj bankave dhe teknologjisë bërthamore, u hoqën 10 vjet më parë.
    Qeveritë evropiane mund ta përdorin akoma mekanizmin e marrëveshjes për “rikthimin e menjëhershëm” të sanksioneve para afatit të 15 tetorit.
    Irani pezulloi bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i bombarduan objektet e tij bërthamore muajin e kaluar.
    Evropianët po ushtrojnë trysni për të rikthyer punën e inspektorëve bërthamorë të OKB-së në Iran, duke synuar ta parandalojnë Teheranin nga riorganizimi i programit të tij bërthamor pas dëmeve të shkaktuara nga sulmet.
    Sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, Kina dhe Rusia – mbështetës të kamotshëm të Iranit në këto negociata – nuk mund të vënë veto për rikthimin e sanksioneve.
    Megjithëse dritarja formale për aktivizimin e mekanizmit mbyllet në tetor, qeveritë evropiane mund të zgjedhin ta shtyjnë këtë hap pas këtij afati për të mbajtur derën hapur për bisedime të mëtejshme.
    Negociatorët iranianë dhe amerikanë ishin planifikuar të takoheshin në Oslo javën e kaluar, por takimi u shty, dhe duket se nuk është caktuar një datë e re.
    “Çdo rund i ri bisedimesh është i mundur vetëm kur pala tjetër është e gatshme për një marrëveshje të drejtë, të balancuar dhe të dobishme bërthamore për të dyja palët”, shkroi Araqchi në X.
    Gjatë një konference për shtyp këtë javë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ndërsa Irani dëshiron të angazhohet në bisedime, ai nuk është “për ngut” për t’u takuar, duke theksuar se “ne i shkatërruam objektet e tyre” në sulmet e 22 qershorit mbi objektet bërthamore në Fordo, Isfahan dhe Natanz./REL