Tag: rikthimin

  • Rikthehet grupi i njohur ‘Baba Stars’?

    Rikthehet grupi i njohur ‘Baba Stars’?

    Pas një periudhe gjatë në heshtje dhe projekte të ndara individuale, grupi i famshëm i reperëve Baba Stars ka konfirmuar rikthimin e shumëpritur. Lajmin e kanë bërë publik vetë anëtarët përmes faqes zyrtare të labelit në Facebook, duke ndezur menjëherë emocionet dhe nostalgjinë te fansat e hip-hopit shqiptar.
    Në postimin që po qarkullon me shpejtësi në rrjet, shfaqet një foto ku duken të gjithë emrat ikonë të labelit:Ghetto Geasy, Majk, Skiv, Onat dhe Cozman pesëshja që ndryshoi një epokë të tërë të rap-it shqiptar.
    Në mbishkrimin e fotos, ata paralajmërojnë projektin e ri me vetëm dy fjalë të mjaftueshme për t’i elektrizuar fansat:
    “HIGH 10, së shpejti…”

    Ky mesazh i shkurtër, por tepër domethënës, ka ngjallur menjëherë reagime të shumta, komente entuziaste dhe ndjesinë se një rikthim historik po afrohet.
    Shumë shpresojnë se bëhet fjalë për rikthimin e shpirtit origjinal të Baba Stars, stilin e tyre të fortë, të papërpunuar dhe bashkëpunimet që dikur dominonin çdo platformë.
    Baba Stars ka qenë një prej labelave më ndikues në muzikën moderne shqiptare, duke sjellë hite që ende sot konsiderohen klasike. Ndër vite, anëtarët morën rrugë të ndryshme muzikore, por kërkesa për një ribashkim ka qenë e vazhdueshme nga publiku.
    Do donit nje rikthim te grupit?

  • Mbyllet greva e minatorëve, nisin negociatat për rikthimin në punë dhe plotësimin e 10 kërkesave të tyre

    Mbyllet greva e minatorëve, nisin negociatat për rikthimin në punë dhe plotësimin e 10 kërkesave të tyre

    Një qëndresë që zgjati rreth dy muajsh, një protestë për paga më të larta dhe kushte më të mira punë nga minatorët e Spaçit në Mirditë, u mbyll këtë të premte.
    Përmes një tubimi të zhvilluar në hyrje të rrugës së Spaçit, ata njoftuan se tashmë do t’i hapin rrugë ndjekjes së çështjes së tyre në mënyrë ligjore. Minatorët u shprehën të vendosur se do ta vijojnë betejën deri në plotësimin e 10 kërkesave që i janë dorëzuar kompanisë turke “Tete Albania”.
    Pas mbylljes zyrtare të grevës, një përfaqësi e minatorëve, të ndërmjetësuar nga kryebashkiaku kanë nisur negociatat me kompaninë “Tete Albania” për rikthimin në punë të minatorëve te larguar nga puna dhe më pas për plotësimin e kërkesave të tyre.

  • Lajm i mirë për Barcelonën, trajneri Flik konfirmon kthime të lojtarëve të rëndësishëm

    Lajm i mirë për Barcelonën, trajneri Flik konfirmon kthime të lojtarëve të rëndësishëm

    Adriatik BALLA
    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka dhënë një përditësim mbi gjendjen fizike të disa prej lojtarëve kryesorë teksa ata kthehen në fushë kundër Athletic Club të shtunën pasdite. Kjo do të jetë ndeshja e tyre e parë në rikthimin në “Camp Nou”, me 45,400 tifozë të lejuar në stadium. Skuadra katalanase po pret rikthimin e disa yjeve nga dëmtimet, por surpriza ditëve para ndeshjes ishte mungesa e Markus Rashford. Flik shpjegoi në konferencën për shtyp se sulmuesi i huazuar nga Mançester Junajtid po vuante nga temperaturë e lartë. Ai gjithashtu konfirmoi se Rafinja mund të luajë minutat e tij të para që nga shtatori.
    “Markus ka temperaturë dhe mungoi dje dhe sot, dhe dyshoj nëse do të jetë i gatshëm nesër, por lajmi i mirë është që Rafinja do të kthehet dhe do të shohim çfarë mund të japë nesër. Dhjetë, pesëmbëdhjetë minuta do të shohim, por është një hap i madh që ai është kthyer”, tha ai. Trajneri foli edhe për Lamine Jamal. “Ai ka punuar shumë këto dy javët e fundit, kjo është e vetmja gjë që mund të them. Nuk mund të them se është rikuperuar plotësisht, ai ka ngritje dhe ulje, por po e menaxhon mirë dhe po punon me stafin. Lamine është lojtari ynë dhe kujdesemi për të po aq sa federata”, vazhdoi ai. Flik nuk deshi të futej në një debat të mëtejshëm me trajnerin e Spanjës, Luis de la Fuente, i cili u shpreh publikisht i surprizuar nga veprimet e Barcelonës. “Tani jemi të fokusuar te klubi, kemi nëntë ndeshje përpara që duam t’i fitojmë dhe jemi të përqendruar në këtë. Ky është detyra jonë dhe nuk do të mendojmë për gjëra të tjera apo zhurma.
    Nesër luajmë dhe jam i lumtur”, përfundoi ai. Pavarësisht raportimeve optimiste më herët këtë javë për rikthimin e mundshëm të Pedrit në stërvitje me grupin, lojtari nga Ishujt Kanarie vijoi të stërvitet veçmas të premten. Barcelona ndeshet me Çelsin në “Stamford Bridge” të martën. “Nuk e di nëse do të jetë gati për të martën. Po e marrim hap pas hapi. Nuk do t’i bëjmë presion, por jemi të kënaqur me progresin e tij”, nënvizoi ai. Blaugranat do të jenë pa Pedrin dhe Frenkie de Jong kundër Athletic Club, me holandezin që është i pezulluar. Mark Kasado pritet të startojë në mungesë të tyre. “E dimë si duam ta zëvendësojmë de Jongun, do ta shohim nesër. Frenkie, si Pedri, janë dy lojtarë të mëdhenj që na japin shumë siguri me topin, por duhet ta menaxhojmë këtë mungesë dhe mendoj se do të ia dalim mirë” Një lajm pozitiv që Flik konfirmoi ishte rikthimi i Joan Garcia, i cili do të startojë në “Camp Nou”.

  • E BUJSHME te Milani, për mbrojtjen synohet rikthimi i Thiago Silva

    E BUJSHME te Milani, për mbrojtjen synohet rikthimi i Thiago Silva

    17 Nëntor 2025

    8:00

    Alfred Lleshi

    “Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë…, bëjnë xhiro të mëdha dhe kthehen”. Kjo frazë mund të përshkruajë mjaft mirë ëndrrën e tifozëve të Milanit për rikthimin e Thiago Silva, 13 vite pas largimit të tij të dhimbshëm në verën 2012.
    Braziliani mbetet një simbol për cilësinë dhe lidhjen me fanellën, edhe sot profili i tij shihet si alternativë ideale për të forcuar qendrën e mbrojtjes kuqezi, sidomos pasi blerja e të riut Odogu nuk ka bindur dhe pritet huazimi i tij në janar.
    Sipas “La Repubblica”, Milani ka disa javë që po vlerëson rikthimin e Silva, i cili më 22 shtator mbushi 41 vjeç, një detaj që e ndan opinionin. Megjithatë, kushtet për transferim janë të favorshme. Kampionati brazilian përfundon më 21 dhjetor dhe mbrojtësi i Fluminense ka vetëm 6 muaj kontratë.
    Një “last dance” në Europë nuk përjashtohet, edhe sepse ai vetë nuk e ka fshehur kurrë dashurinë për Milanin. “Djalli” ka histori me rikthime romantike, nga Kaká te Ibrahimoviç, edhe rasti Modrić tregon se mosha nuk është gjithmonë pengesë.
     

  • Zidane afron rikthimin e tij në rolin e trajnerit: Shumë shpejt do ta drejtoj ekipin tim të ri

    Zidane afron rikthimin e tij në rolin e trajnerit: Shumë shpejt do ta drejtoj ekipin tim të ri

    11 Nëntor 2025

    10:14

    Alfred Lleshi

    Zinedine Zidane vazhdon të jetë pa klub që nga largimi i tij nga Real Madridi në qershor 2021, edhe pse shumë ekipe kanë mbetur pa trajner dhe potencialisht e kanë kërkuar. Me afatin e Botërorit 2026 gjithmonë si mundësi për të mbyllur një cikël dhe filluar një tjetër, vëmendja bie te Zidane, i lidhur me stolin e kombëtares franceze, pas largimit të Deschamps, planifikuar në fund të Botërorit të ardhshëm.
    Nga një ndeshje bamirësie në Toulon, Zidane iu përgjigj pyetjeve për rikthimin e tij me një përgjigje të shkurtër: “DO TA TRAJNOJ SHUMË SHPEJT EKIPIN TIM TË RI…” Legjenda e Botërorit 1998 nuk ka dashur të japë detaje më të hollësishme.
    Ai nuk mundi të luante për shkak të një dëmtimi të vogël në kofshë: “Ne po plakemi dhe, për fat të keq, herë pas here dëmtohemi. Tani do të jem trajner për një kohë”. Ky sinjal nxit spekulimet për rikthimin e Zidane në stolin e një klubi apo të përfaqësueses së Francës.

  • “Bojkoti s’është opsion”,  Berisha paralajmëron: PD do të përdorë të gjitha mjetet për të zbatuar rregulloren në Kuvend

    “Bojkoti s’është opsion”, Berisha paralajmëron: PD do të përdorë të gjitha mjetet për të zbatuar rregulloren në Kuvend

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot para mediave se opozita do të ndërmarrë një aksion për të rikthyer funksionimin normal të Parlamentit, sipas rregullores dhe parimeve demokratike.
    Berisha theksoi se vendimi për veprimet që do të ndërmerren është i prerë dhe se të gjitha format e domosdoshme do të përdoren për të garantuar rikthimin e Kuvendit në “bazën e rregullores”.
    “Do të kthejmë Kuvendin në bazën e rregullores. Të gjitha format e domosdoshme për rikthimin e Parlamentit. Nuk ka ndonjë surprizë — shkoni nesër në komisione dhe do ta shihni. Vendimi është i prerë,” – deklaroi Berisha.
    Ai shtoi se veprimet e opozitës do të synojnë “rikthimin në rrugën e duhur të Parlamentit”, duke e cilësuar institucionin aktual si një strukturë shtypëse.
    “Sot për sot, parlamenti është një institucion opresiv,” – tha Berisha.

  • Grida Duma paralajmëron rikthimin në politikë?

    Grida Duma paralajmëron rikthimin në politikë?

    Në episodin më të fundit të podcastit të saj, Grida Duma ka surprizuar publikun me një deklaratë që ngjan si sinjal për rikthimin e saj në politikë.
    Përballë Hati-t, një nga personazhet më viralë në rrjetet sociale, Duma flet për mundësinë e krijimit të një partie që do të ketë në qendër gratë dhe modelet e reja të shoqërisë shqiptare. 
    “Një ditë do zgjohem në mëngjes dhe do bëj një parti që do ketë në fokus gratë,” thotë Duma, duke i drejtuar Hati-t një ftesë të hapur për t’u përfshirë në këtë nismë.  
    “Bëj një sakrificë katër vite vetëm, jep modelin tënd të vërtetë. Ndoshta nuk fitojmë, por do prekësh gjithë Shqipërinë.” 
    E ftuara e saj, Hati, e pranoi idenë me entuziasëm: 
    “Mendoj që do e bëja. Më pëlqejnë sfidat, më pëlqejnë gjërat e reja. Pse jo, do e testoj veten deri ku mund të shkoj.” 
    Në fund të bisedës, Duma e lë të hapur idenë se kjo mund të mos ketë qenë thjesht një shkëmbim idesh, por fillimi i diçkaje konkrete: 
    “Kjo është më shumë se një ftesë, por do ta mbaj mend që e kemi bërë këtë bisedë bashkë, përpara se të të marrë dikush tjetër.” 

  • ‘Nuk është ende momenti për t’i…’/ Olta Gixhari zbulon projektet e reja

    ‘Nuk është ende momenti për t’i…’/ Olta Gixhari zbulon projektet e reja

    Aktorja dhe ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Olta Gixhari ka zbuluar përmes një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram se po përgatitet për rikthimin në ekran, por pa dhënë shumë detaje. Një ndjekës e pyeti nëse ka ndonjë projekt në televizion, film apo teatër, dhe përgjigjja e saj la të kuptohet se surprizat janë afër.
    “Jam duke punuar për dy projekte, mezi pres t’i ndaj me ju, por nuk është ende momenti”, shkroi Olta Gixhari, duke ngjallur kureshtje te ndjekësit për atë që pritet të vijë. Pyetjet e tjera kishin lidhje me memesine, dy djemte, xhelozite mes tyre si dhe ne lidhje me peshen e saj, e cila pas lindjes, duhet pranuar se duket ne top forme.
    Kjo deklaratë vjen pas një periudhe në të cilën Olta ka qenë më e rezervuar për angazhimet e saj, ndërkohë që ndjekësit presin rikthimin e saj në ndonjë projekt televiziv apo filmik.
    Megjithëse aktorja nuk ka dhënë më shumë detaje, energjia dhe entuziazmi me të cilin e bëri postimin lënë të kuptohet se bëhet fjalë për projekte të rëndësishme që do ta rikthejnë fuqishëm në qendër të vëmendjes.
    Kujtojme se Olta ka qene opinioniste ne ‘Big Brother vip Kosova’, mbase nuk i dihet, mund ta shohim ne kolltukun e opinionistes ne Big-un e Shqipërisë.

  • Juventus me plan special për rikthimin e Sandro Tonali në Serie A

    Juventus me plan special për rikthimin e Sandro Tonali në Serie A

    12 Tetor 2025

    20:24

    Telesport

    Prej kohësh, Juventus është vënë në ndjekje të Sandro Tonali-t. Bardhezinjtë do të tentojnë rikthimin e mesfushorit italian në Serie A dhe për ta bërë realitet këtë gjë, kanë një plan special.
    Duke qenë se Tonali është një lojtar shumë i rëndësishëm për Newcastle, Juventus po përgatit një propozim vërtet joshësh: 50 milionë euro plus Teun Koopmeiners.
    Mesfushori holandez i transferuar në vitin 2024 nga Atalanta për 60 milionë euro, nuk e ka justifikuar aspak deri tani shumën e madhe të shpenzuar për të. Transferimi në Angli mund të ishte një lëvizje e mirë për 27-vjeçarin, pasi te Juventus e ka shumë të vështirë të jetë titullar.

  • Juventus përgatit rikthimin e bujshëm në Serie A, shkëlqeu te Milan

    Juventus përgatit rikthimin e bujshëm në Serie A, shkëlqeu te Milan

    8 Tetor 2025

    19:49

    Telesport

    Sandro Tonali është bërë prioritet për Juventusin për të forcuar mesfushën e bardhezinjve sezonin e ardhshëm, duke kërkuar një lojtar që sjell përvojë dhe shkathtësi në mesin e fushës.
    Nuk është hera e parë që bardhezinjtë kanë interes për Sandro Tonalin, por këtë herë duket se janë më të vendosur se kurrë për rikthimin e italianit në Serie A.
    Megjithatë, largimi i tij nga Newcastle nuk do të jetë edhe aq i lehtë. “Qymyrxhinjtë” e vlerësojnë shumë mesfushorin italian dhe mund të heqin dorë prej tij vetëm për një shifër të majme 55-60 milionë euro.
    Drejtuesit e Juventusit mesa duket jani gati ta bëjnë këtë shpenzim të majmë, pasi besojnë se Tonali është profili i duhur për të udhëhequr mesfushën e tyre.