Nga i papërfshirë në listën e Rejnxhërsit në një nga lojtarët më të mirë në fushë. Situata ka ndryshuar tërësisht në pak kohë për Nedim Bajramin. Çfarë rikthimi nga lojtari shqiptar, që ka kapur sërish formën e tij më të mirë të mundshme.
Paraqitja mjaft pozitive mbrëmjen e sotme kundër Dundi Junajtedit është kurorëzuar në fund me një gol. Nedim Bajrami gjuajti 11 metërshin e fituar në sekondat e fundit e lojës dhe e dërgoi topin në trekëndësh, pa i dhënë shpresa portierit kundërshtar. Një gol me mjaft vlerë ky për Rejnxhërsin, që ia doli të shpëtonte nga humbja, duke marrë kështu një barazim 2-2./Sport Ekspres/
Tag: rikthimi
-

VIDEO/ Çfarë rikthimi i Bajramit, goli i Nedimit në sekondat e fundit shpëton ekipin nga humbja
-

Sulmuesi drejt largimit nga Milani, e ardhmja në dyshim
Santi Gimenez vazhdon stërvitjet i veçuar në Milanello për shkak të një problemi në kyçin e këmbës së majtë dhe rikthimi i tij në grup mbetet i pasigurt.
Sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e Kupës së Italisë ndaj Lacios dhe thuajse me siguri do të mungojë edhe kundër Torinos. Plani parashikon seancë individuale deri në fund të javës, për të vijuar më pas me një fazë rikthimi me intensitet të lartë.
Ndërkohë, afrimi i merkatos së janarit ka rritur zërat për një largim të mundshëm të lojtarit. Disa klube të Premier League, mes tyre Ëest Ham dhe Sunderland, raportohet se po e ndjekin situatën, megjithëse Milani nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare.
Mund të bëhet fjalë për sondazhe të agjentit lidhur me mundësitë në Angli dhe në tregje të tjera. Gimenez kishte zgjedhur të qëndronte gjatë verës, pavarësisht mungesës së garancive për një vend titullari. Aktualisht, konkurrenca me Leao, Pulisic dhe Nkunku e vë lojtarin përballë mundësisë që në janar të kërkojë një ndryshim destinacioni. -

Rikthimi i reshjeve përmbyt Lezhën, një lagje e tërë nën ujë, vështirësi në qarkullim
Reshjet intensive gjatë natës kanë shkaktuar probleme në Lezhë, ku disa zona urbane janë përmbytur si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të kanalizimeve. Blloku i banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja” është një nga zonat më të prekura, ku rreth 11.2 hektarë tokë ndodhen nën ujë.
Uji ka arritur deri në 40 cm, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke krijuar vështirësi të mëdha për banorët. Edhe lëvizja e automjeteve në disa segmente të aksit Lezhë–Shëngjin është vështirësuar për shkak të prezencës së ujit në rrugë.
Pjesa më e madhe e territorit është gjithashtu pa energji elektrike, si pasojë e motit të keq. Ekipet zjarrfikëse, të emergjencave civile dhe punonjësit e OSHEE-së janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës. -

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4
Pas një nate të mbushur me konfuzion dhe debate në rrjet, Alba Pollozhani është rikthyer sërish në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”, duke qetësuar përkohësisht zhurmën e krijuar nga mungesa e saj gati 20-orëshe. Largimi i papritur pas takimit me psikologen, i cili erdhi menjëherë pas shpërthimit të saj emocional në Prime, ngriti një mori pyetjesh mbi gjendjen e saj dhe të ardhmen brenda lojës.
Gjatë orëve të paqartësisë, ndjekësit në rrjetet sociale nuk i kursyen hamendësimet: që nga një largim i mundshëm përfundimtar, e deri te problemet serioze shëndetësore. Komentet dhe debatet u shtuan, duke e kthyer mungesën e Albës në një prej temave më të diskutuara të mbrëmjes.
Por sot, situata mori tjetër drejtim. Alba u shfaq e qetë në zonën e lavanderisë, duke biseduar normalisht me banorët, si të mos kishte ndodhur asgjë. Ky rikthim i papritur ngriti edhe më shumë pyetje sesa dha përgjigje, por të paktën konfirmoi se ajo ndodhet sërish në garë.
Përplasja e saj me produksionin, konkretisht akuzat për deformim të realitetit në konfliktin me Elijonën, mbetet një nga momentet më të nxehta të këtij edicioni. Tensioni çoi në ndërhyrjen e menjëhershme psikologjike, ndërsa dy orë pas hyrjes në dhomën e rrëfimit, ulërimat e saj të fuqishme u dëgjuan deri në sallon, duke frikësuar banorët e tjerë.
Edhe pse Alba është kthyer fizikisht në shtëpi, dilemat dhe pasojat e atij shpërthimi mbeten ende pezull, duke paralajmëruar zhvillime të tjera brenda shtëpisë më të famshme në vend.
The post Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4 appeared first on iconstyle.al. -

Inter, “makineri” golash edhe pa Thuram. Rikthimi i francezit i duhet Chivu dhe… Lautaros
Interi vazhdon të jetë skuadra më produktive në Serie A me 22 gola të shënuar, 6 më shumë se Napoli kryesues, 12 më shumë se Roma, 8 më shumë se Milani dhe 10 mbi Juventusin e Como. 10 lojtarë të ndryshëm kanë shënuar për skuadrën e Chivu.
Calhanoglu kryeson me 5 gola, ndjekur nga Lautaro, Thuram dhe Bonny me nga 3 gola, Dimarco me 2, ndërsa Bastoni, Dumfries, Barella, Pio Esposito dhe Sucic me nga 1 gol. Këtu shtohet edhe autogoli i Muharemovic (Sassuolo).
Edhe pse mungesa e Thuram për shkak dëmtimi s’ka ndikuar në efiçencën sulmuese zikaltër, ka pasur peshë në aspektin taktik dhe fizik. Bonny dhe Pio Esposito kanë bërë mirë, por rikthimi i francezit do të jetë thelbësor për t’i dhënë Lautaros mundësinë të marrë frymë pas një muaji pa pushim mes kampionatit, Champions-it dhe kombëtares.
Thuram ka rifilluar stërvitjet në fushë dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, do të jetë në listë për ndeshjen me Veronën, në pritje që të rikthehet titullar javën e ardhshme në Champions kundër Kairat, mbi një muaj pas dëmtimit ndaj Slavia Prague.
-

Rikthimi i Jasharit në fushë, flet Allegri
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka folur së fundmi për procesin e rikuperimit të Jasharit, duke u ndalur te rikthimi i mundshëm në fushë.
“Sa i përket Jasharit, mendoj se ai mund të ribashkohet ngadalë me ekipin duke filluar nga e mërkura. Do t’i duhet kohë. Gjatë pushimit, do të përpiqemi të organizojmë një miqësore sepse, sidoqoftë, të mos harrojmë se ai mbërriti në fillim të gushtit, luajti vetëm 45 minuta në një miqësore në Dublin dhe më pas u lëndua.
Ai praktikisht ka qenë jashtë futbollit për tre muaj e gjysmë. Kështu që ai duhet të rikthehet në ritmin e gjërave dhe do të duhet pak kohë. Por vetëm rikthimi i tij në ekip është i rëndësishëm, veçanërisht për të, sepse është një djalë që dëshiron të kthehet. Por do të duhet kohë për ta riintegruar dhe, mbi të gjitha, që ai të rifitojë formën e tij të mirë fizike”- tha Allegri. -

Rikthimi historik i Kate Middleton: kurora e rrallë e Mbretëreshës Nënë
Kate Middleton bëri një rikthim mbresëlënës në historinë mbretërore duke veshur kurorën e rrallë Strathmore Rose, një thesar që nuk ishte përdorur në publik për gati një shekull. Princesha e Uellsit, 43 vjeç, mbushi me elegancë një moment historik gjatë banketit shtetëror në Buckingham Palace, për vizitën e Koresë së Jugut.
Kjo kokore delikate, me pesë trëndafila diamanti të vendosur në një bandë lulesh, i përkiste fillimisht Mbretëreshës Nënë, e cila e kishte marrë si dhuratë martese nga babai i saj, Earl i Strathmore dhe Kinghorne, në vitin 1923. Që atëherë, tiara ishte veshur rrallëherë dhe u fotografua për herë të fundit në vitet 1930.
Rikthimi i saj nga Kate u pa si një nderim i veçantë për Mbretin Charles, i cili ishte shumë i afërt me gjyshen e tij. Ekspertët e modës dhe historianët mbretëror e konsideruan këtë moment jo vetëm një deklaratë stili, por edhe një simbol të vazhdimësisë së trashëgimisë mbretërore. Lauren Kiehna nga Court Jeweller theksoi se veshja e tiarës shpreh lidhjen ndërbrezat dhe aspiratën e Kate për të ndjekur shembullin e Mbretëreshës Nënë.
Edhe Bethan Holt, drejtoreshë mode në The Daily Telegraph, e përshkroi kurorën si një “thesar të humbur” që tani merr jetë të re. Përveç aspektit historik, ky aksesor ka treguar se Princesha Kate është e aftë të bashkojë elegancën bashkëkohore me respektin për traditën mbretërore, duke e bërë këtë një nga momentet më të paharrueshme të saj në skenën publike. -

Në Angli të shqetësuar për Palmer, shtyhet rikthimi i fantazistit
Në Angli, por mbi të gjithë në radhët e Chelsea-t, janë shumë të shqetësuar për gjendjen e Cole Palmer. Fantazisti i bluve që nga 26 shtatorit është jashtë fushës së lojës, kjo pasi Palmer vijon të ketë shqetësime në ije. Në atë kohë, trajneri Maresca u shpreh se Palmer pritet të rikthehet pas pauzës së kombëtareve në tetor, por gjendja e tij nuk është përmirësuar.
Nga Anglia bëjnë me dije se Palamer është ende shumë larg rikthimit në fushë, nuk pritet të jetë Nottingham Forest më 18 tetor, me shumë mundësi nuk do të jetë as kundër Ajax në Champions. Rikthimi i tij i mundshëm parashikohet në fillim të muajit nëntor.Jo vetëm Maresca, i shqetësuar për gjendjen e Palmer është edhe trajneri i përfaqësueses angleze, Thomas Tuchel, fundja tekniku gjerman e ka pasur në dispozicion vetëm në 2 takime nga 7: “Për herë të fundit ka qenë në grumbullim në qershor. Kjo është shqetësuese, sigurisht. Gjeja më e rëndësishme është që lojtari të rikthehet në fushë pa dhimbje pasi problemet me ijet është shumë të rrezikshme, mund të bëhet kronik”, u shpreh Tuchel.
Këtë sezon, Palmer ka luajtur vetëm 4 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, ndërsa sezonin e fundit e mbylli me 52 ndeshje në total vetëm me Chelsea-n ku shënoi edhe 18 gola.
()
© BalkanWeb

