Tag: rikthim

  • Mourinho: Kthim te Real Madridi? Mos më bëni pyetje hipotetike…

    Mourinho: Kthim te Real Madridi? Mos më bëni pyetje hipotetike…

    10 Dhjetor 2025

    10:55

    Alfred Lleshi

    Në prag të sfidës së Champions League mes Benfica dhe Napolit, José Mourinho u përball sërish me pyetjen që e ndjek prej vitesh: lidhja e emrit të tij me Real Madridin. Mjaftoi një aludim i thjeshtë për të ringjallur spekulimet për një rikthim të mundshëm në kryeqytetin spanjoll. Përgjigjja e trajnerit ishte e menjëhershme dhe pa asnjë hapësirë për interpretim. “Nuk kam asgjë për të thënë, temën e hapni ju vetë”, – tha shkurt, duke mbyllur menjëherë çështjen.
    As insistimi për një rikthim të mundshëm në La Liga nuk e shqetësoi. Mourinho dukej më i lodhur sesa i irrituar: “Mos më bëni pyetje hipotetike. A mendoni vërtet se do të ishte e lehtë t’i thoja jo Benfica?”
    Kjo tregon se mendimi i tij është plotësisht i përqendruar te klubi i Lisbonës, pa lënë hapësirë për spekulime që ia largojnë vëmendjen nga ndeshjet. Në fund, Mourinho foli për aspektin taktik dhe të ardhmen europiane të skuadrës që drejton: “Benfica është një nga klubet më të mëdhenj në botë. Këtu gjithmonë shkohet deri në fund”.

  • Rikthim në shtëpinë e tij, Devolli merr drejtimin e Luftëtarit

    Rikthim në shtëpinë e tij, Devolli merr drejtimin e Luftëtarit

    Pas largimit të trajnerit Besmir Shabani, klubi i futbollit Luftëtari ka zgjetur pasuesin e tij.
    Argjiroja.net mëson ekskluzivisht se drejtimi i skuadrës i është besuar Bledar Devollit.
    Ai është një trajner me përvojë të gjatë dhe karrierë në futobollin shqiptar. Rikthimi i Devollit në Gjirokastër është rikthim në shtëpinë e tij.
    Kujtojmë që ai ka luajtur me Luftëtarin për disa vite. Prezantimi zyrtar në klub pritet të bëhet këto ditë. ©Argjiroja.net

  • Rivali për president, kritika ndaj Laportës: Ta kthejmë Messin, një statujë për të është pak

    Rivali për president, kritika ndaj Laportës: Ta kthejmë Messin, një statujë për të është pak

    20 Nëntor 2025

    10:26

    Alfred Lleshi

    Java e fundit te Barcelona ka qenë e trazuar. Fillimisht u shfaq Lionel Messi në “Camp Nou”, çka ndezi shpresat e katalanasve për një rikthim, ndonëse asnjë drejtues nuk ishte në dijeni të hyrjes së tij në stadium. Më pas klubi zyrtarizoi datën e rikthimit për të luajtur në shtëpi, vijuan daljet e kandidaturave të para për zgjedhjet presidenciale.
    Kandidati Víctor Font kritikoi ashpër Laportën dhe tha se gjëja e parë që do të bënte, nëse fiton, do të përfshinte Messin. Ai reagoi ndaj deklaratës së Laportës për ngritjen e një statuje për Messin: “Ta nderosh me një shtatore është shumë pak. Duhet ta përqafojmë Messin dhe t’i japim rolin që ai dëshiron te Barça”.
    Font nuk përjashtoi as një rikthim të mundshëm: “Një ‘Last Dance’? Mua më ngjethet lëkura nga kjo ide, por varet nga ai”. Ndërkohë, zëvendëspresidentja Elena Fort sqaroi pse stadiumi i ri nuk do të mbajë emrin e Messit: “Në Barcelonë përpiqemi të mos i personifikojmë shumë ambientet. Ka shumë mënyra për t’i nderuar legjendat tona”.

    🚨 Víctor Font: “The first thing I’ll do if I win Barça’s presidential elections is to call Messi.” pic.twitter.com/a2VZZQbWbD
    — Barça Universal (@BarcaUniversal) November 19, 2025

  • A po përgatiten Meghan Markle dhe Princi Harry për një rikthim në Australi?

    A po përgatiten Meghan Markle dhe Princi Harry për një rikthim në Australi?

    Në 12 nëntor, astrologia australiane Angela Pearl ka shpërndarë një foto të papublikuar më parë me Dukën dhe Dukeshën e Sussex nga vizita e tyre e fundit në Nju Jork, së bashku me një letër nga çifti që sugjeron planet për një vizitë të mundshme në Australi. Një rikthim në “Down Under” do të ishte shumë i rëndësishëm për Princin Harry, 41 vjeç, dhe Meghan, 44 vjeç. Kjo do të ishte vizita e tyre e parë në Australi që nga momenti kur ata hoqën dorë nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe u vendosën në Kaliforni, një lloj rikthimi në një vend që i ka pritur ata me turma të mëdha gjatë turneut të tyre të parë mbretëror në vitin 2018.
    Në postimin e saj të 12 nëntorit, Pearl, e cila është gjithashtu një folëse motivuese dhe autore, ka ndarë një foto të re me Princin Harry dhe Meghan, duke përshkruar atë si një “mbrëmje speciale”, dhe falënderuar çiftin për ftesën dhe bisedën frymëzuese. Fotoja u bë në të njëjtën ditë kur Duka dhe Dukesha e Sussex kishin dalë për darkë në Nju Jork, gjatë vizitës së tyre të lidhur me Ditën Botërore të Shëndetit Mendor. Ata ishin fotografuar në të njëjtin veshje ndërsa dilnin nga Soho House, një lokal privat, bashkë me mikun e tyre, këngëtarin Ed Sheeran.

    Po ashtu, Pearl ka shpërndarë një imazh të dytë, një foto të letrës që çifti i kishte dërguar, e cila ishte pjesërisht e fshehur. Letra, e datuar 24 tetor 2025 dhe e markuar si “Korrespondencë Personale”, nis me fjalët: “E dashur Angela”.
    Ky postim ka ngritur dyshime dhe spekulime lidhur me mundësinë që Meghan dhe Harry të rikthehen në Australi, duke u bërë kështu një rikthim i mundshëm i tyre pas largimit nga detyrat mbretërore.

  • Vizita në “Camp Nou”, si shenjë rikthimi… Ja si do të përshtatej Messi në Barcelonën e Flick

    Vizita në “Camp Nou”, si shenjë rikthimi… Ja si do të përshtatej Messi në Barcelonën e Flick

    11 Nëntor 2025

    9:59

    Alfred Lleshi

    Vizita surprizë e Leo Messit në “Spotify Camp Nou” dhe mesazhi i tij në rrjetet sociale kanë ringjallur ëndrrën e tifozëve të Barcelonës për një rikthim të mundshëm. Megjithatë, shumë faktorë e bëjnë të vështirë këtë rikthim. Marrëdhënia e Messit me presidentin Joan Laporta mbetet e tensionuar. Pavarësisht përpjekjeve për ta zbutur situatën, pajtimi i plotë ende nuk ka ndodhur.

    Nga ana sportive, Messi mund të luajë vetëm në dy pozicione te blaugranat; si “9 fals” apo si trekuartist, duke ripërshtatur rolet që ka me kombëtaren e tij. Me lojtarë si Lamine, Raphinha, Olmo, Fermín, Rashford dhe Ferran, ai mund të përshtatej lehtësisht në sulm. Një alternativë është pozicioni i trekuartistit, ku do të gjeneronte lojë për sulmuesit e tjerë dhe bashkëpunonte me Frenkie de Jong e Pedri.

    Faktor në këtë rikthim do të bëhej Botërori 2026. Pushimi pas përfundimit të MLS do të lejonte një rikthim të kufizuar të tij. Megjithatë, logjika sugjeron se Messi nuk do të luajë më zyrtarisht për Barcelonën, por ëndrrat për një lamtumirë dinjitoze mbeten të gjalla.

  • Dafina Zeqiri rikthehet pas lindjes së djalit: Çfarë po përgatit ajo për fansat?

    Dafina Zeqiri rikthehet pas lindjes së djalit: Çfarë po përgatit ajo për fansat?

    Artistja e njohur Dafina Zeqiri po përgatitet për një rikthim të fuqishëm në muzikë pas një periudhe pushimi. Këngëtarja ka zbuluar se po xhiron videoklipin e saj të parë që pas lindjes së fëmijës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Dafina, përmes një postimi emocionues në TikTok, ku ka ndarë me ndjekësit e saj emocionet për këtë moment të rëndësishëm në jetën dhe karrierën e saj.
    “Jemi të lumtur, pasi nesër do të xhirojmë videoklipin e parë muzikor që kur linda fëmijën”, ka shkruar Dafina, duke theksuar se ky rikthim është shumë i veçantë për të. Ky projekt i ri shënon një kapitull të ri në jetën e saj, duke balancuar rolin e nënës me atë të artistes.
    Për të dy muaj, Dafina publikoi këngën “Faya”, një projekt energjik që u pëlqye shumë nga publiku, por pa realizuar videoklipe të reja. Tani, ajo po përgatitet të sjellë një tjetër projekt të plotë, duke rifilluar xhirimet pas një periudhe të rëndësishme personale.
    Ky rikthim i Dafinës është më i fuqishëm se kurrë, duke treguar përkushtimin e saj ndaj muzikës dhe jetës familjare.
    Pas një periudhe të veçantë në jetën e saj, Dafina Zeqiri është gati të rikthehet tashmë në skenën muzikore, duke na dhuruar një projekt që do të na befasojë.

  • Harry Kane del hapur, pas zërave të shumtë mediatikë. Tregon a do të kthehet te Tottenhami

    Harry Kane del hapur, pas zërave të shumtë mediatikë. Tregon a do të kthehet te Tottenhami

    16 Tetor 2025

    8:51

    Alfred Lleshi

    Në javët e fundit janë përhapur shumë zëra për një rikthim të mundshëm të Harry Kane te Tottenham. Megjithatë, në intervistë për “Daily Mail”, sulmuesi anglez i ka hedhur poshtë këto thashetheme: “Jam shumë i lumtur te Bayern Munich, nuk po mendoj për ndonjë rikthim në Angli.
    Me Tottenham do të jetë gjithmonë ‘ne’, sepse kam kaluar gjithë jetën time aty. Jam tifoz i ‘Spurs’ dhe do t’i ndjek gjithmonë për të parë si luajnë. Do të jenë gjithmonë pjesë e imja, por për momentin e dua jetën time këtu në Mynih, duke luajtur me një skuadër të madhe si Bayern Munich”.

  • Çfarë thonë sot yjet? Zbuloni shenjën që merr një vendim të madh dhe atë që rrezikon një rikthim të papritur në dashuri

    Çfarë thonë sot yjet? Zbuloni shenjën që merr një vendim të madh dhe atë që rrezikon një rikthim të papritur në dashuri

    DashiSot mund të ndiheni të nxitur për të bërë një zgjedhje të rëndësishme që keni lënë pas dorë. Zemra dhe arsyeja kërkojnë harmoni, mos ngutni, por as mos hezitoni shumë gjatë. Në dashuri, fjalët që keni shmangur më parë mund të kenë ndikim, komunikoni me sinqeritet. Në punë, iniciativa juaj mund të jetë e vlerësuar, bëni hapin që mendoni se ia vlen.
    DemiSot kërkoni stabilitet, brenda vetes dhe në marrëdhënie. Mos i përkëdhelni dilemave të vogla, por përqendrohuni në thelbin e çështjeve tuaja. Në dashuri, lejoni që emocionet t’ju udhëheqin, nuk është momenti për të ftohur situatat. Në planin profesional, durimi dhe përkushtimi do të sjellin fryte gjatë rrugës.
    BinjakëtKomunikimi është armë e fortë për ju sot. Mos hezitoni t’i shprehni mendimet dhe ndjenjat, veçanërisht në marrëdhënie që kanë nevojë për rikthim dialogu. Idetë e reja që vijnë në punë mund të sjellin mundësi, por zgjidhni një drejtim dhe mos përhapni energji në shumë fronte.

    GaforrjaEmocionet mund të jenë të intensifikuara sot, do të ndiheni më të ndjeshëm se zakonisht. Në dashuri, mos i lini keqkuptimet të grumbullohen, sqarimet e sinqerta mund të bëjnë diferencën. Në punë, përpiquni të ruani qetësinë përpara se të reagoni, vendimet e nxituara mund të kenë kosto.
    LuaniSot ju favorizohet të hyni në skenë, merreni me projektet që ju bëjnë të ndiheni të gjallë dhe të shprehur. Në dashuri, tregohuni të guximshëm, çfarë mendoni, thoni, sepse nuk është momenti për lojëra. Në punë, mund të merrni vëmendjen e të tjerëve, përdoreni plotësisht këtë avantazh.
    VirgjëreshaSot analiza juaj ka rëndësi, por kini kujdes mos bini në rrjetë të dyshimeve. Në dashuri, nëse ndiheni të pakënaqur, fjalët që nuk i thoni mund të rriten, përpiquni të silleni me hapje dhe ndershmëri. Në punë, organizimi dhe qartësia janë çelësi, mos e humbisni ritmin me detaje që e zvarrisin progresin.
    BricjapiProgresi sot vjen nga vendosmëria e qetë. Mos kërkoni momentin perfekt për të vepruar, më mirë nisni me atë që mund të bëni. Në dashuri, mund të ndiheni të tensionuar ndërmjet arsyes dhe dëshirës, zgjedhni balancën. Në punë, prano ndryshimet që ju vijnë si mundësi për rritje dhe përshtatje.
    UjoriLiria dhe ideja e ndryshimit ju tërheqin, por mos e humbni kontaktin me realitetin. Në dashuri, ju tërhiqen marrëdhënie që sfidojnë normat, por ruajini parimet tuaja në proces. Në punë, intuita juaj mund t’ju udhëzojë drejt projekteve që tërheqin vëmendje, mos i lërini ato pa u eksploruar.
    PeshqitIntuita juaj është e mprehtë sot, ju ndjenjat dhe perceptimet “pas sipërfaqes” janë të forta. Në dashuri, mos prisni që tjetri ta marrë hapin, shprehni veten. Një marrëdhënie që ka hasur pengesa mund të ketë shansin për rikthim nëse ju tregoheni të hapur. Në punë, idetë krijuese mund të lindin në çaste të qeta, jepni vetes hapësirë për frymëzim.

  • “Rikthim në shtëpinë time natyrale”, Manja pasi u emërua kryetar i Komisionit të Ligjeve: Mezi pres të nis këtë kapitull të ri

    “Rikthim në shtëpinë time natyrale”, Manja pasi u emërua kryetar i Komisionit të Ligjeve: Mezi pres të nis këtë kapitull të ri

    Reagimi:
    Rikthim në shtëpinë time natyrale – Kuvendin e Shqipërisë, si Kryetar i Komisionit të Ligjeve.
    Sot, në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, hodhëm themelet e vizionit Shqipëria 2030 në Evropë. Për mua, ky është një moment i veçantë rikthimi në Kuvend, pas një periudhe të mrekullueshme në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
    Ka qenë nder dhe një shkollë jete të shërbeja si ministër, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, të cilit i jam mirënjohës për mbështetjen e pakursyer dhe besimin e dhënë në këto afro 17 vite të rrugëtimit tim politik në Partinë Socialiste. Faleminderit nga zemra të gjithë bashkëpunëtorëve të mi në ministri dhe institucionet e varësisë – ju jeni një aset i pazëvendësueshëm i shtetit shqiptar.
    Një falënderim të veçantë dua të përcjell edhe për kolegët e mi ministra, me të cilët ndamë punën, sfidat dhe arritjet gjatë këtyre katër viteve. Fryma e skuadrës që ndërtuam bashkë u kurorëzua me sukses në rrugën e integrimit dhe në fitoren plebishitare të 11 majit.
    Urime mikut tim, ministrit të ri Besfort Lamollari, i bindur se do të çojë përpara me përkushtim punën tonë të përbashkët.
    Mezi pres të nis këtë kapitull të ri, për reformimin e kuadrit ligjor dhe për ta çuar Shqipërinë edhe më afër Bashkimit Europian.

    Top Channel