Tag: rikthejmë

  • Konkursi për “Asllan Rusin”, Rama: Do i rikthejmë frymën dhe energjinë e dikurshme

    Konkursi për “Asllan Rusin”, Rama: Do i rikthejmë frymën dhe energjinë e dikurshme

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konkursin ndërkombëtar për rijetëzimin e pallatit të Sporteve “Asllan Rusi” në Tiranë. Në fjalën e tij, Rama theksoi se ky projekt synon të ringjallë një nga hapësirat më ikonike sportive të vendit, duke e kthyer atë në një qendër moderne për gara dhe aktivitete ndërkombëtare.
    “Në sallë shoh disa nga protagonistët e mëdhenj të kohës kur pallati i Sportit gëlonte nga kompeticioni, nga shpirti i garës, nga tifozët dhe kam shumë besim që me këtë projekt do të rikthejmë ata, por do të rikthejmë edhe pikërisht atë frymë dhe atë energji të pazëvendësueshme të hapësirës së ‘Asllan Rusit’ ku jam shpresëplotë se e gjithë lëvizja e re sportive që kemi krijuar në të gjitha shkollat dhe po rritet vit pas viti me pjesëmarrjen e mbi 12 mijë fëmijëve, vajzave dhe djemve nën kujdesin e Komitetit Olimpik Shqiptar do të furnizojë këtë pallat sporti me prurje të reja dhe me talente dhe yje të reja”, theksoi Rama.
    Ai vuri në dukje më tej se Shqipëria synon të rrisë nivelin e pjesëmarrjes në kompeticionet ndërkombëtare.
    “Nga ana tjetër, Shqipëria sot synon shumë lart edhe në aspektin e pjesëmarrjes në kompeticionet ndërkombëtare. Zhvillimi i finales së Konferencë Ligës në futboll ishte një kulminacion i një larmie aktivitetesh ndërkombëtare që zhvillohen në Shqipëri dhe synimi për të luajtur në Shqipëri finalet e Kupës së Kampioneve të Evropës, apo Super Kupës Evropiane, edhe në volejboll apo edhe në basketboll nuk është i paarritshëm. Ndërkohë që ne kemi pasur kontakt me federatat ndërkombëtare dhe jemi interesuar edhe për kapacitetet. Ky projekt, ky pallat sporti që shpresoj që ta realizojmë në një kohë të arsyeshme, do të na japë mundësinë që të kemi një kandidaturë shumë të besueshme të Shqipërisë për të pasur këtu ndeshje apo finale të atyre niveleve më të larta evropiane”, u shpreh ai.

  • Bastoni: Duam t’i rikthejmë emocionet e Stambollit, por kësaj here nga ana tjetër…

    Bastoni: Duam t’i rikthejmë emocionet e Stambollit, por kësaj here nga ana tjetër…

    Në një intervistë ekskluzive për “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni është rikthyer te barazimi 2-2 me Bayern Munich, që iu dha kualifikimin zikaltrëve në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve: “Ishte një nga netët më të bukura që kam përjetuar me Interin. Para ndeshjes të gjithë mendonin se kualifikimi i Bayernit ishte i sigurt, madje bavarezët shiheshin si një prej skuadrave favorite për fitoren finale. T’i eliminosh ata do të thotë që je vërtet një skuadër e madhe.
    Fjalët e Lautaros për ko*et e mëdhaja? Po, i kemi të tilla. Por mbi të gjitha, ne jemi ata që besojmë më shumë te vetja. Përtej perceptimit që kanë të tjerët për Interin, këtu brenda ka shumë besim. E dimë që, si individë ndoshta nuk jemi më të mirët, por së bashku mund t’iu bëjmë dëm të gjithëve”.
    Të riprovosh pas finales së Stambollit është një shtysë më shumë?Po, sepse karrierat tona nuk janë të pafundme dhe kush e di sa herë do të kemi mundësinë të luajmë një gjysmëfinale të Champions-it. Është një rast që duhet kapur. Duam t’i rikthejmë emocionet e Stambollit, por këtë herë nga ana tjetër… Do bëjmë gjithçka që kjo të bëhet realitet. Dhe nuk është e mirëqenë që kemi mbërritur deri këtu, mes katër më të mirëve. Po përhapet pak ky mendim, por s’duhet. Nuk ndodh shpesh që një skuadër italiane të arrijë këtu. Ne po punojmë prej katër vitesh, pa ndalim. 20 ditë në verë nuk janë pushime të vërteta…
    Çfarë ka të veçantë ky Inter?Ka shumë cilësi, shumë teknikë. Askush në këto vite nuk na ka ushtruar presion si Bayerni, por si në vajtje, ashtu edhe në kthim dolëm shumë mirë, me topin në këmbë, duke i krijuar probleme një skuadre të jashtëzakonshme. Ka dëshirë për të vuajtur të gjithë së bashku, edhe sulmuesit, por edhe luajmë bukur.
    Si ndalet Barcelona?Nuk e di, sepse në Europianin e fundit nuk shkoi shumë mirë… (qesh) Barcelona ka një identitet të qartë, ndoshta lë ndonjë hapësirë, por ndaj saj duhet të mbrohemi si skuadër. Kemi përballuar tashmë anësorë të mëdhenj: së fundi Olise dhe Sané të Bayernit, ndërsa në grup ata të Arsenalit. Duhet përqendrim 100% dhe formë fizike maksimale. Vetëm kështu mund t’i vendosim në vështirësi katal;anasit.
    Çfarë e bashkon këtë Inter me atë të tripletës historike?Na bashkon dëshira për të vuajtur. Më kujtohet Samuel Eto’o që kthehej si mbrojtës krahu, sot atë punë e bëjnë Lautaro dhe Thuram. Kemi të njëjtën aftësi për të qëndruar të bashkuar në vështirësi, për të goditur kur duhet dhe kuptuar lojën brenda lojës.

  • Trump nënshkruan urdhrin për qymyrin: Po rikthejmë industrinë që ishte braktisur

    Trump nënshkruan urdhrin për qymyrin: Po rikthejmë industrinë që ishte braktisur

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar urdhrin për qymyrin.

    Teksa ishte i rrethuar nga punëtorët, republikani tha se ‘kjo është një ditë shumë e rëndësishme’.
    “Ne po rikthejmë një industri që ishte braktisur,” theksoi ai.
    Presidenti amerikan tha sot se ai do t’i japë fund “luftës së Joe Biden për qymyrin e bukur të pastër” dhe minatorët “do të kthehen në punë”.
    Trump po nënshkruan një urdhër ekzekutiv për të shpallur qymyrin mineral, gjë që nuk është. Qymyri është një shkëmb sedimentar dhe klasifikohet si lëndë djegëse fosile.

    Top Channel

  • Trump nënshkron urdhrin për qymyrin: Po rikthejmë industrinë që ishte braktisur

    Trump nënshkron urdhrin për qymyrin: Po rikthejmë industrinë që ishte braktisur

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar urdhrin për qymyrin.

    Teksa ishte i rrethuar nga punëtorët, republikani tha se ‘kjo është një ditë shumë e rëndësishme’.
    “Ne po rikthejmë një industri që ishte braktisur,” theksoi ai.
    Presidenti amerikan tha sot se ai do t’i japë fund “luftës së Joe Biden për qymyrin e bukur të pastër” dhe minatorët “do të kthehen në punë”.
    Trump po nënshkruan një urdhër ekzekutiv për të shpallur qymyrin mineral, gjë që nuk është. Qymyri është një shkëmb sedimentar dhe klasifikohet si lëndë djegëse fosile.

    Top Channel

  • “Ballukut dhe bandës së saj i ka mbetur vetëm mashtrimi”, Bardhi akuza ministres: Shkaktoi veç mjerim!

    “Ballukut dhe bandës së saj i ka mbetur vetëm mashtrimi”, Bardhi akuza ministres: Shkaktoi veç mjerim!

    Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Fier, Gazment Bardhi gjatë një takimi me banorët në Patos ka hedhur akuza ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke u shprehur “se i ka mbetur vetë mashtrimi”.
    “Asnjë ide, asnjë punë. Mashtrim, mashtrim dhe vetëm mashtrim i ofruan Patosit në 12 vjet, duke shkaktuar veç mjerim dhe shpopullim”, dekaroi Bardhi.
    Deputeti demokrat theksoi se biznesi i vogël është prioriteti i PD, duke shtuar se “ka vullnetin dhe dëshirën për të punuar që të rikthejmë rininë në Patos, të rikthejmë shpresën dhe të sigurojmë të ardhmen”.
    Postimi i Gazment Bardhit:
    Me kandidaten tonë Samena Malenaj, biseduam me banorë dhe tregtarë të vegjël në Patos për shqetësimin e tyre kryesor: nuk ka më blerës, shumë janë larguar, s’ka punë. Në një mëmyrë a në nje tjetër, secili e ka provuar në familjen e vet, dëmet e mëdha që ka shkaktuar kjo qeveri.
    Ajo që na takon ne, si opozitë dhe si shoqëri, është që të veprojmë! Qytetarët veprojnë me votë! Ne veprojmë me punë!
    Programi ynë parashikon:
    – Kthimi i emigrantëve përmes programeve favorizuese!
    – Mbështetje e bizneseve përmes taksave te ulëta ose përjashtimit nga taksat!
    – Rritje e pagave dhe e pensioneve në qytet dhe fshat!
    Belinda Ballukut dhe bandës së saj të gënjeshtrave të mëdha i ka mbetur vetë mashtrimi, sajesat dhe lajmet e rreme! Asnjë ide, asnjë punë. Mashtrim, mashtrim dhe vetëm mashtrim i ofruan Patosit në 12 vjet, duke shkaktuar veç mjerim dhe shpopullim!
    Biznesi i vogël është prioriteti ynë i madh. Partia Demokratike ka vullnetin dhe dëshirën për të punuar që të rikthejmë rininë në Patos, të rikthejmë shpresën dhe të sigurojmë të ardhmen!