Tag: rikthehet

  • “Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës”/ Rama rikthehet me “Flasim”, Ogerta Manasirliu e ftuara e parë

    “Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës”/ Rama rikthehet me “Flasim”, Ogerta Manasirliu e ftuara e parë

    Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu

    TIRANË-  Kryeministri Edi Rama rikthehet këtë tetor me podcastin e tij “Flasim”. Ai ka ndarë së fundmi një fragment nga eposodi i parë për këtë vit që do të transmetohet nesër. E ftuara e parë në podcast është kandidatja e Partisë Socilaiste për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastrilut.
    Në pjesën e shkëputur nga podcasti, Rama i drejtohet Manastirlut kështu: “Ti do të jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës”, duke konfirmuar qartë përkrahjen kandidaturën e ish-ministres së Arsimit. Po ashtu në video vërehet një moment kur Manastirliu ndan një episod ku një person i afërt e ka pyetur mbi mënyrën se si Rama shpalli kandidaturën e saj gjatë Asamblesë së fundit Kombëtare të PS-së. “Si ka mundësi që nuk të pyeti?”, thotë ajo.

    Nesër do të kemi mundësinë që të zbulojmë bisedën e plotë mes Manasirliut dhe Ramës./ZËRI

  • Zgjedhjet në Çeki/ Miliarderi ‘populist’ dhe mik i ngushtë i Orbanit, ka shanse të rikthehet në pushtet

    Zgjedhjet në Çeki/ Miliarderi ‘populist’ dhe mik i ngushtë i Orbanit, ka shanse të rikthehet në pushtet

    Çekët votojnë sot për parlamentin e ri, të cilat ka shumë gjasa të shënojnë rikthimin në pushtet të miliarderit Andrej Babis.

    Babis rikthehet me premtime për rritje pagash, nxitje të zhvillimit ekonomik dhe, njëkohësisht, uljen e ndihmës për Ukrainën.

    Ndryshimi nga qeveria aktuale qendër e djathtë mund të forcojë kampin populist dhe anti-emigracion në Evropë, si dhe kundërshtimin ndaj objektivave klimatike të Bashkimit Evropian.

    Qendrat e votimit u hapën sërish sot në mëngjes në orën 08:00 dhe qytetarët mund të votojnë deri në orën 14:00.

    Ditën e sotme pritet të shpallen rezultatet e para paraprake.  Sipas burimeve nuk do të ketë parashikime të bazuara në sondazhe pas votimit.

    Më shumë se 8 milionë votues të regjistruar po zgjedhin deputetët e parlamentit me 200 anëtarë.

    Sipas sondazheve, partia opozitare populiste e djathtë ANO, e udhëhequr nga ish-kryeministri miliarder Andrej Babis, pritet të dalë forca më e madhe politike.

    Ndërkohë, aleanca qendro-djathtas Spolu, e drejtuar nga kryeministri aktual Petr Fiala, pritet të pësojë humbje.

    71-vjeçari Babis, duke votuar dje në qytetin industrial Ostrava në lindje të Çekisë, deklaroi se synon shumicën absolute për partinë e tij.

    Ai është aleat i kryeministrit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orbán, në grupimin politik të Parlamentit Evropian “Patriotët për Evropën”.

    Babis, i cili ka qenë kryeministër nga viti 2017 deri në 2021, ka mbajtur një qëndrim të paqartë lidhur me ndihmën për Ukrainën, ndërsa kryeministri në largim Petr Fiala është mbështetës i vendosur i Kievit në luftën kundër Rusisë.

  • IKMT rikthehet në Theth, në listë për t’u shembur 8 objekte pa leje

    IKMT rikthehet në Theth, në listë për t’u shembur 8 objekte pa leje

    Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMt të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit duke vijuar aksionin e lënë në mes gjatë verës për prishjen e ndërtimeve pa leje.
    Fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh i ngritur vitin e fundit. Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv tritol për shkak të lartësisë dhe pamundësisë për ta shembur përmes fadromave.Në total janë 8 objekte në listë që priten të shemben fillimisht, godina trekatëshe dhe 7 shtëpiza druri të ndërtuara pa leje për të cilat janë marrë vendimet përkatëse nga IMT.

  • IKMT rikthehet në Theth, 35 ndërtime pa leje drejt prishjes

    IKMT rikthehet në Theth, 35 ndërtime pa leje drejt prishjes

    Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është rikthyer sot në Theth, ku ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.
    Operacioni u hap me shembjen e një ndërtese trekatëshe, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se në ditët në vijim do të vijojë prishja e të tjera objekteve të paligjshme.
    Në total pritet të shemben 35 ndërtime, për të cilat banorët janë njoftuar më herët me shkresa zyrtare.

    /vizionplus.tv

  • IKMT rikthehet sërish në Theth, shemben 35 objekteve të tjera pa leje

    IKMT rikthehet sërish në Theth, shemben 35 objekteve të tjera pa leje

    IKMT është rikthyer sërish në Theth, për shembjen e 35 objekteve të tjera pa leje. 

    Ky është aksioni i dytë i zhvilluar në këtë zonë, pas atij të muajit korrik, kur u prishën rreth 70 ndërtime të tjera.
    Thethi, i shpallur park kombëtar dhe një ndër destinacionet kryesore turistike të veriut, është prej kohësh në vëmendjen e autoriteteve për shkak të ndërtimeve pa leje.

    Top Channel

  • “Goca dhe Gra” rikthehet në ekran, këtë sezon me panel ‘special’ burrash

    “Goca dhe Gra” rikthehet në ekran, këtë sezon me panel ‘special’ burrash

    Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” rikthehet në ekranin e Top Channel çdo të martë në orën 12:00, me një sezon që ka tërhequr vëmendjen e publikut që nga paralajmërimi i parë. Diferenca kryesore e këtij sezoni është një “prank” i vogël për teleshikuesit: paneli u prezantua fillimisht si i përbërë nga pesë burra të suksesshëm – Edi Manushi, Nard Ndoka, Sinan Hoxha, Blendi Salaj dhe Laert Vaili – duke krijuar kureshtje dhe diskutime në rrjetet sociale.
    Megjithatë, ky ishte vetëm një shaka për publikun. Në krye të panelit rikthehet Rudina Dembacaj, e cila do të shoqërohet nga ish-deputetja dhe prezantuesja Ori Nebiaj, këngëtarja dhe finalistja e Big Brother VIP 4, Rozana Radi, aktorja e njohur Ema Andrea dhe influencerja e rrjeteve sociale, Sherina Spahiu. Ky grup i larmishëm premton diskutime të gjalla dhe momentet më të pritura nga publiku i “Goca dhe Gra”.
    Producentët e emisionit theksojnë se sezoni i ri do të sjellë temat më interesante dhe debatet më të gjalla, duke përfshirë temat e përditshme, marrëdhëniet, si dhe sfidat e jetës moderne. Publiku mund të presë një kombinim të humorit, opinionit të hapur dhe situatave që shpesh krijojnë kureshtje dhe diskutime të shumta.
    Me këtë rikthim, “Goca dhe Gra” synon të ruajë audiencën e saj të gjerë dhe të tërheqë shikues të rinj, duke ruajtur elementin e befasisë dhe argëtimit që ka bërë emisionin të njohur ndër vite.

  • Moto GP/ “Rikthehet mbreti”, mediat spanjolle i bëjnë jehonë suksesit të Marc Marquez

    Moto GP/ “Rikthehet mbreti”, mediat spanjolle i bëjnë jehonë suksesit të Marc Marquez

    Marc Marquez është kampioni i ri i botës në MotoGP për vitin 2025. Falë vendit të dytë të arritur të dielën në pistën e Motegi, në Japoni, piloti spanjoll i Ducati ka fituar matematikisht kurorën e kampionit. Ky është titulli i shtatë në MotoGP, i nënti në total në garat e motociklizmit (ka edhe një titull në kategorinë Moto2 dhe një në 125cc). Një titull që vjen 6 vjet nga hera e fundit (2019, asokohe me Honda). Gara e zhvilluar në Motegi u dominua nga italiani Francesco Bagnaia (Ducati), që një ditë më parë pati fituar edhe garën sprint. Marquez nuk bëri asnjë cmenduri për fitoren, por u mjaftua më vendin e dytë, që i dha titullin.
    Në podium u ngjit edhe Joan Mir me Honda (i treti), që rikthehet në podium pas 4 vitesh. Gjithsesi, fakti që Marquez shpallet kampion lë gjithcka tjetër në hije, ndërkohë që duhen edhe 5 gara që të mbyllet sezoni. Asnjë pilot nuk kishte fituar titullin kampion pas 6 vitesh pritje. Lot dhe emocione për spanjollin, që barazon rekordin e Valentino Rossi, në një sezon që dominoi totalisht. Duket se vitet e vështira mes operacioneve e rrëzimeve tashmë janë lënë pas.

    Ditën e sotme të përditshmet prestigjoze spanjolle i bën jehonë fitimit të titullit kampion në Moto GP të pilotit spanjoll Marc Marquez.
     
     
     
    © BalkanWeb

  • Xavi rikthehet në aksion! Vjen oferta nga klubi i njohur

    Xavi rikthehet në aksion! Vjen oferta nga klubi i njohur

    28 Shtator 2025

    14:28

    Telesport

    Marrëveshje ende jo, por bisedime po.
    Pas largimit të Laurent Blanc nga Al-Ittihad, drejtuesit e klubit të njohur kanë nisur kërkimin për një trajner të ri. Emri i momentit? Xavi, krejtësisht i lirë aktualisht.
    Sipas gazetarit Matteo Moretto, bisedimet kanë nisur. Deri tani, Xavi ka kërkuar informacione për planet që ka klubi, kurse Al-Ittihad ka pyetur për kërkesat financiare të trajnerit.
    Xavi drejtoi Barcelonën nga nëntori 2021 deri në maj 2024, ku fitoi edhe titullin kampion.

  • UFC/ Rikthehet McGregor, event historik në Shtëpinë e Bardhë, Trump bind irlandezin për 100 mln dollarë

    UFC/ Rikthehet McGregor, event historik në Shtëpinë e Bardhë, Trump bind irlandezin për 100 mln dollarë

    Conor McGregor pritet të rikthehet në oktagon për një event historik të UFC-së, që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë në qershor të vitit 2026.
    Lajmin e ka konfirmuar presidenti i UFC-së, Dana White, ndërsa vetë McGregor ka zbuluar se është bindur nga një ofertë prej 100 milionë dollarësh, si dhe 100 viza të arta amerikane për të dhe miqtë e tij.

    Eventi do të jetë pjesë e festimeve për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së dhe do të mbahet në ambientet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë, në një skenografi spektakolare me ndriçime, fishekzjarre dhe publik të kufizuar.
    McGregor ka paralajmëruar se do të luftojë me duar të zhveshura dhe do të kthehet më i fortë se kurrë më parë. Sipas Dana White, kjo do të jetë karta më e madhe e ndeshjeve në historinë e UFC-së.
    © BalkanWeb