Tag: rikthehet

  • Luka Modric pranon propozimin e Perez, kroati do të rikthehet te Real Madrid

    Luka Modric pranon propozimin e Perez, kroati do të rikthehet te Real Madrid

    16 Tetor 2025

    18:49

    Telesport

    Pavarësisht moshës 40-vjeçare, Luka Modric po vazhdon të shkëlqejë në fushë. Me shumë mundësi, mesfushori kroat do të rinovojë edhe për një sezon tjetër me Milanin. Ai u transferua si lojtar i lirë gjatë merkatos së fundit, ku firmosi për një vit, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.
    Ndërkohë, “Defensa Central” raporton se Modric do të rikthehet te Real Madrid, pasi të mbyllë angazhimin e tij te Milan. Kroati ka pranuar propozimin e Florentino Perez, për t’u rikthyer në Madrid si ambasador i klubit apo edhe si trajner te moshat.
    Për momentin, Modric nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli. Por, kur të vijë kjo ditë, Modric do rikthehet te Real Madrid. Kroati e ka shprehur publikisht disa herë dëshirën për të punuar me fëmijët, pasi e sheh këtë gjë si mënyrën e duhur për të nisur karrierën si trajner.

  • “Ilir Meta do bëhet sërish President”, Tedi Blushi i bindur: Ja kur do rikthehet

    “Ilir Meta do bëhet sërish President”, Tedi Blushi i bindur: Ja kur do rikthehet

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zbuloi në një emision televiziv, ambiciet e Ilir Metës për t’u rikthyer në Presidencë.
    Teksa juristi Indrit Sefa e vlerësoi punën e Metës si Kryetar Shteti për disa çështje të caktuara, Blushi tha se kreu i burgosur tashmë i Partisë së Lirisë ka marrë vendime të rëndësisë së veçantë për të mbrojtur Kushtetutën.
    DISKUTIMI NË STUDIO:
    Sefa: Zoti Blushi ka qenë pjesë e presidencës, ka qenë një presidencë shumë e veçantë e zotit Meta. Me thënë të drejtën, me qenë i sinqertë.
    Blushi: Edhe e papërsëritshme në raport me mbrojtjen e Kushtetutës.
    Moderatori Andrea Danglli: S’ dimë nëse do përsëritet se dhe mund të përsëritet zoti Blushi?!
    Blushi: Unë i referohem situatës aktuale!
    Moderatori Andrea Danglli: Vetë zoti Meta ka thënë që do rikthehet në Presidencë, kështu që…
    Blushi: Do rikthehet! Zoti Meta është ende i ri në politikë dhe besoj e ka treguar ambicien e tij, pas dy tre dekadash domethënë
    Sefa: Do të them diçka që lidhet në fakt me rolin e Presidentit. Presidenti normal nuk është ai që ishte zoti Meta. Zoti Meta mori një rol disi tej kompetencave e tij, por detyra për të cilën e mori dhe nevoja për të cilën e bëri ishte sepse ishin rrethanat politike në Shqipëri që e detyronin që ai të dilte jashtë në disa raste në vlerësimin tim edhe kompetencave të tij. E bëri për një të mirë më të madhe me thënë të drejtën sepse mbrojti disa interesa.
    Blushi: Për interesin kombëtar po.
    Sefa: Po mbrojti disa interesa por unë e kam vlerësuar sepse në vlerësimin tim si jurist po të them në disa vendimmarrje ai ishte tej kompetencave të tij por që i shërbenin shoqërisë. I shërbenin qytetarëve në atë moment të caktuar. Pavarësisht se si është roli i presidentit i përcaktuar në kushtetutë, presidenti në Republikën e Shqipërisë është përveç se honorifik nuk ka asnjë detyrë tjetër dhe shpërndarjen e këtyre dekoratave ia kanë hequr, a më kupton.

  • Rikthehet kampionati, Egnatia- Dinamo sfida…madhore

    Rikthehet kampionati, Egnatia- Dinamo sfida…madhore

    Pas dy ndeshjeve fantastike të Kombëtares kuqezi fituar me Serbinë në Leskovac (0-1) për fushatën kualifikuese të Kupës së Botës dhe miqësores me Joradninë në “Air Albania Stadium” (4-2) por dhe turit të parë të Kupës së Shqipërisë, radhën e kanë kampionatet Kombëtare.

    Kështu, në dy nivelet më të larta futbollitike në vend, futbolli rikthehet për të luajtur në fundjavë raundin e 7-të. Në Superiore paraprijnë tre ndeshje të shtunën ndërsa të gjitha përballjet e tjera në dy kategoritë zhvillohen të dielën më 19 tetor 2025./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Zirkzee mund të rikthehet në Serie A, dy klube futen në garë

    Zirkzee mund të rikthehet në Serie A, dy klube futen në garë

    15 Tetor 2025

    16:25

    Telesport

    Joshua Zirkzee pritet të rikthehet në Serie A në merkaton e janarit.
    Roma po punon për rikthimin e sulmuesit të Manchester United, i cili kërkohet edhe nga Como. Holandezi deri tani ka dështuar në “Old Trafford”.
    Klubi verdhekuq po e konsideron sulmuesin në formë huazimi. Como është gati ta blejë në mënyrë përfundimtare.

  • Marc Marquez i nënshtrohet një operacioni në shpatull pas titullit, rikthehet vitin tjetër

    Marc Marquez i nënshtrohet një operacioni në shpatull pas titullit, rikthehet vitin tjetër

    14 Tetor 2025

    12:38

    Telesport

    Marc Marquez i është nënshtruar me sukses një operacioni në shpatullën e djathtë në spitalin ndërkombëtar Ruber në Madrid. Pas aksidentit të pafat me Marco Bezzecchi në garën e Indonezisë, ekipi i tij mjekësor zgjodhi trajtim konservativ dhe Ducati njoftoi se do të tërhiqej nga garat në Australi dhe Malajzi.
    Megjithatë, imobilizimi nuk po tregonte shenja të mjaftueshme stabilizimi, kështu që Marquez iu nënshtrua një operacioni për të trajtuar dëmtimin. Koha e rikuperimit nuk është njoftuar, por në mënyrë të pashmangshme do të zgjatet.
    Kampionati Botëror, i cili përfundon në Valencia më 16 nëntor, ka vetëm katër raunde të mbetura dhe me titullin tashmë të siguruar për Ducati rikthimi duket i pamundur. Marc Marquez u shpall kampion bote në MotoGP këtë sezon dy javë më parë, në garën e Suzuka.
    Ducati ka njoftuar se në dy gbarat e radhës vendin e Marquez do ta zërë Michele Pirro, që me shumë gjasa do të garojë për motorin italian deri në fund të sezonit. Ducati, por edhe vetë piloti, nuk do të rrezikojnë ta rikthejnë para kohe spanjollin në pistë, ndaj mund të rikthehet sezonin tjetër.

  • Dybala mezi pret të rikthehet ndaj Interit, bisedimet e rinovimit priten deri në fund të muajit

    Dybala mezi pret të rikthehet ndaj Interit, bisedimet e rinovimit priten deri në fund të muajit

    14 Tetor 2025

    10:31

    Alfred Lleshi

    Paulo Dybala po studion kalendarin e Kupës së Italisë me synimin e qartë; ta ngrejë më në fund një trofe me Romën. Rruga nuk do të jetë e lehtë: Torino në 1/8, ndoshta Interi në çerekfinale dhe derbi në finale, por për argjentinasin është mënyra më e shpejtë për t’i rikthyer një titull klubit verdhekuq dhe harruar zhgënjimin e natës së Budapestit (ndaj Sevilla).
    Në pritje për t’u bërë baba për herë të parë, Dybala po kalon javë të ngarkuara mes stërvitjeve dyfishe, kontrolleve mjekësore dhe programit të personalizuar që i ka rikthyer shkëlqimin fizik. Pas më shumë se një muaji mungesë, numri 21 është gati të rikthehet titullar kundër Interit, duke formuar me Soulé dhe Dovbyk “tridentin” e ri të Gasperinit. Trajneri e ka quajtur “lojtarin me më shumë cilësi” dhe ka theksuar se “një si ai nuk mund të kufizohet”.
    Rinovimi i kontratës pritet të diskutohet në fund të tetorit, por Dybala synon fillimisht të bëhet sërish vendimtar. Nuk ka shënuar që nga 20 shkurti dhe kërkon golin e 200-të në karrierë. Publiku i “Olimpico” e pret si simbol kampionin që bashkon tifozët dhe dashamirët e futbollit të pastër. Sepse Dybala, për Romën dhe për futbollin, nuk është vetëm një numër. Ai është ende “La Joya”.
     

  • Roger Federer rikthehet në fushë, do të luajë në lojën dyshe në turneun e Shangai

    Roger Federer rikthehet në fushë, do të luajë në lojën dyshe në turneun e Shangai

    10 Tetor 2025

    9:43

    Telesport

    Tenisti Roger Federer do të rikthehet në fushë këtë të premte në një ndeshje miqësore që do të zhvillojë në Shangai (Kinë). Zvicerani, ashtu si në vitin 2024, është i ftuar special i ndeshjes dyshe që do të mbyllë ditën aziatike me eventin “Roger & Friend Celebrities Doubles”.
    “Shanghai ka qenë gjithmonë një vend i veçantë për mua. Faleminderit tifozëve, kujtimeve të mrekullueshme dhe gjithashtu një pasioni të vërtetë për lojën e tenisit“, tha Federer kur konfirmoi pjesëmarrjen e tij në event.
    Roger do të luajë së bashku me aktorin kinez Donnie Yen, një nga eksponentët më të famshëm të zhanrit të filmave të arteve marciale. Kundër tyre janë ish-tenisti Jie Zheng dhe një aktor tjetër, Wu Lei. Ndeshja do të fillojë menjëherë pas çerekfinales së Masters 1000 midis Medvedev dhe De Minaur.
    Duket se Roger është gjithmonë i lumtur të kthehet në Shangai. Vitin e kaluar, ai ishte protagonist në një tjetër ndeshje dyshe. Vjet ai ndau fushën me aktorin Eason Chang, kundër dyshes së fituesit të medaljes së artë olimpike të pingpongut Fan Zhendong dhe tenistit Zhizhen Zhang.
    Federer arriti të rikthehej në histori të shumë sukseseve të tij në fushat me cement të Shangait, ku ai ka triumfuar dy herë.

  • Luana rikthehet në ekran, e tregon me stil

    Luana rikthehet në ekran, e tregon me stil

    Showbiz E Enjte, 9 Tetor 2025 19:43
    Luana Vjollca është një nga prezantueset më të komentuara. Fillimi i 2025-ës e gjeti në qendër të vëmendjes me drejtimin e sezonit të dytë të “Ferma VIP”. Me ardhjen e vjeshtës, duket se për Luanën ka ardhur koha për t’u rikthyer në punë.
    Në postimin e saj të fundit, bërë në orët e para të mëngjesit të së enjtes rreth orës 01:30, ajo shkroi: “Mbaroi puna për sot”, duke dhënë sinjalet e para për një rikthim televiziv të afërt.

    Ende nuk dihet saktësisht se në cilin projekt do ta shohim këtë sezon, por postimet e mëparshme të saj sugjerojnë se Luana mund të rikthehet me formatin e saj “Zemër Luana”, një game show me personazhe publikë, që u prit me sukses në sezonin e tij premierë.

  • Juventus i rikthehet anësorit argjentinas që luan me Atletico, në janar vjen në formë huazimi

    Juventus i rikthehet anësorit argjentinas që luan me Atletico, në janar vjen në formë huazimi

    9 Tetor 2025

    9:41

    Telesport

    Te Juventus ka mjaft punë për t’u bërë dhe trajneri Igor Tudor vazhdon të mbajë një sy mbi atë që mund të ndodhë në janar, kur të rihapet dritarja e transferimeve. Objektivi kryesor i bardhezinjve është 27-vjeçari Nahuel Molina.
    Anësori i djathtë luan me Atletico Madrid në Spanjë, por mund të rikthehet në Serie A, ku dikur ka luajtur me Udinese. Juventus e kërkoi këtë verë dhe transferimi ishte pranë mbylljes, por asgjë nuk ndodhi sepse Molina hoqi dorë.
    Lojtari preferoi të qëndronte në Madrid për sezonin para Kupës së Botës. Asokohe, trajneri Tudor e pranoi zgjedhjen e tij, por duke parë që rezultat po mungojnë trajneri kroat po mendon ta sjellë në Torino që në janar.
    Molina ka luajtur vetëm 108 minuta këtë sezon, shumë pak dhe duket se diçka ka shkuar keq në komunikimin midis argjentinasit dhe trajnerit Simeone. Ndaj edhe vetë lojtari po sheh përqark për një mundësi tjetër.
    Në janar, marrëveshja mund të jetë një huazim me mundësi blerjeje (e ngjashme me atë të ish-lojtarit të Juventus, Nico Gonzalez), dhe rezultati do t’i linte të dy klubet të lumtur dhe të kënaqur. Madje edhe lojtarin.

  • Pereira rikthehet kampion bote, i mjaftojnë 80 sekonda ndaj Ankalaev për të rimarrë titullin

    Pereira rikthehet kampion bote, i mjaftojnë 80 sekonda ndaj Ankalaev për të rimarrë titullin

    5 Tetor 2025

    9:02

    Telesport

    Luftëtarit brazilian Alex Pereira i kanë mjaftuar vetëm 80 sekonda për të fituar revanshin ndaj rusit Magomed Ankalaev dhe për t’u rikthyer kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg) në artet marciale mikse.
    Në eventin UFC-320 zhvilluar sot në Las Vegas, Pereira fitoi me KO Teknik në raundin e parë ndaj rusit, duke u hakmarrë për humbjen e disa muajve më parë. Një rezultat që edhe pritej, por jo pas vetëm 80 sekondash duel në kafaz.
    Ai arriti ta hedhë në tapet rivalin rus dhe ta godasë me grushte e bërryla, duke detyruar gjyqtarin ta ndalte sfidën. Ankalaev (20 fitore, 2 humbje, 1 barazim e 1 duel pa rezultat) nuk arriti dot të reagojë dhe u detyrua të ngrejë “flamurin e bardhë”.
    Alex Pereira (13 fitore e 3 humbje) rikthehet kampion bote në moshën 38-vjecare, ndërkohë që dikur ka qenë edhe kampiomn bote në peshën e mesme. Ai konfirmohet si një nga luftëtarët më të mirë në artet marciale mikse.