Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA
Tag: rikthehet
-

Dafina Zeqiri rikthehet fuqishëm me koncert madhështor në dhjetor
-

Rikthehet në detyrë Erion Veliaj, reagon Binaj
Reagimi i Florian Binajt
Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim.
Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë.
Kjo nuk është garë për pushtet, por përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë. Mbështetja, inkurajimi dhe besimi që më kanë dhënë mijëra qytetarë këto ditë më kanë bindur se së bashku ne do t’ja dalim.
Rrugëtimi ynë vazhdon.
Ndryshimin që duan qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalë asgjë. -
Veliaj rikthehet si kryebashkiak/ Berisha: Haram Begaj dhe Rama, GJK zbatoi ligjin
“Në këtë rast është zbatuar ligji. E fajësoi në atë mënyrë që shkeli konventën Evropiane të të drejtave të njeriut dhe i dha Erion Veliajt avantazhin e sotëm. Haram Begaj dhe Rama janë të rrëzuar me këtë vendim”, tha Berisha.
-

Jannik Sinner fiton turneun Masters në Paris dhe rikthehet “numri 1” në botë
Tenisti italian Jannik Sinner fitoi turneun ATP Masters 1000 të Parisit. Në finale, ai mundi 2-0 (6-4, 7-6) kanadezin Felix Auger-Aliassime, në një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës.
Një sukses që i jep mundësi tenistit italian të rikthehet “numri 1” në botë. Falë 1000 pikëve të fituara në këtë turne dhe eliminimit të Carlos Alcaraz që në turin e dytë, ai rikthehet në majë.
Me triumfin e tij në Paris, Sinner fitoi turneun e tij të 23-të në karrierë, të pestin e tij të sezonit pas Australian Open, Wimbledon, Pekin dhe Vjenë. Një paraqitje e mirë e italiani, që përgatitet për finalet ATP.
Renditja, “top-5” meshkuj
1-Jannik Sinner, 11.500 pikë
2-Carlos Alcaraz, 11.250 pikë
3-Alexander Zverev, 5.560 pikë
4-Taylor Fritz, 4,735 pikë
5-Novak Djokovic, 4.580 pikë -

Quentin Tarantino rikthehet pas 30 vitesh në aktrim!
Pas më shumë se tre dekadash qëndrimi pas kamerës, regjisori legjendar Quentin Tarantino po rikthehet në botën e aktrimit me një rol të ri surprizues. Fituesi i shumëfishtë i çmimeve ndërkombëtare do të shfaqet në filmin “Only What We Carry”, nën regjinë e Jamie Adams, në atë që përshkruhet si projekti i tij më i rëndësishëm në ekranin e madh që nga “From Dusk Till Dawn” (1996).
Drama, e cila është xhiruar në Francë, trajton tema të ndjeshme si dashuria, humbja dhe forcën për të ecur përpara pas momenteve të vështira. Filmi është cilësuar si një “udhëtim emocional dhe intim”, ku Tarantino luan rolin e John Percy-t, mikut të ngushtë të personazhit kryesor Julian Johns, i interpretuar nga Simon Pegg.
Në kastin e filmit bëjnë pjesë edhe aktorë të njohur si Sofia Boutella, Charlotte Gainsbourg dhe Liam Hellmann, ndërsa këngëtarja e njohur Lizzy McAlpine do të bëjë debutimin e saj të parë në kinemanë artistike.
Ky rikthim i Tarantinos në aktrim vjen pas lajmit se ai ka vendosur të pezullojë projektin e tij të shumëpërfolur “The Movie Critic”, i cili pritej të ishte filmi i dhjetë dhe njëkohësisht i fundit në karrierën e tij si regjisor.
Ndërkohë që fansat presin të shohin nëse Tarantino do t’i përmbahet vendimit për t’u tërhequr nga regjia, rikthimi i tij në aktrim pritet të sjellë një anë të re dhe të papritur të një prej figurave më ikonike të kinemasë moderne. -

Kërkon lirinë/ Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjon Shkambi rikthehet sot në vendin e krimit në Apelin e Tiranës
Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit Elvis Shkambi që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, do të rikthehet sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.
Ai kërkon masë më të butë sigurie nga arresti me burg dhe kërkesa e tij do të shqyrtohet sot në orën 10:00 në këtë gjykatë nga gjyqtari Gent Shala.
Pritet që të shqyrtohet gjithashtu edhe ankimimi i bërë nga Banush Koxhaj, punonjësi i sigurisë në këtë gjykatë. Nipi 30-vjeçar, gjithashtu në paraburgim, nuk e ka apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 6 tetorit pasi gjyqtari Kalaja dha vendim kundër familjes Shkambi. Në këtë moment, 30-vjeçari ka nxjerrë armën të cilën kishte arritur ta fuste pa problem brenda ambienteve të gjykatës dhe ka qëlluar ndaj gjyqtarit, si dhe ndaj palës kundërshtare, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët mbetën të plagosur -

Dinamo rikthehet aty ku i takon në renditjen e Superiores, i afrohet Vllaznisë dhe mund Vorën
Pas një nisje sezoni jo të mirë, Dinamo rikthehet aty ku i takon në Superiore. Ekipi i Dajës ka fituar në shifrat 0-2 ndaj Vorës, kundër një kundërshtari jo të lehtë dhe që ka sjellë jo pak probleme për ekipet rivale deri tani.
Një ndeshje e përfunduar falë golave të Vilës dhe Bregut. Goli i parë i takimit erdhi në fundin e pjesës së parë pas një krosimi dhe rrëmuje në zonë, nga ku Vila u tregua cinik për të tundur rrjetën. Në minutën e 76, Bregu do të realizonte nga penalltia duke mbyllur historinë e ndeshjes. Me këtë fitore, Dinamo shkon në vendin e dytë me dy pikë më pak se Vllaznia kryesuese. /Sport Ekspres/ -

Gjon Shkambi do të rikthehet në Gjykatën e Apelit, kërkon heqjen e masës së sigurisë
Të hënën, më 27 tetor, në Gjykatën e Apelit, pritet të rikthehet Gjon Shkambi, por këtë herë si person që kërkon t’i hiqet masa e sigurisë e vendosur nga shkalla e parë.
Shkambi akuzohet si bashkëpunëtor i nipit të tij Elvis Shkambi i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.
Sipas të dhënave, seanca do të nisë në orën 10:00, me gjyqtar relator Genti Shalën.
Ndërkohë, autori i dyshuar Elvis Shkambi nuk e ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke u pajtuar me masën e “arrestit me burg” pa afat.
Në të njëjtën seancë, Apeli do të shqyrtojë edhe ankimin e paraqitur nga Banush Goxhaj, punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit, i akuzuar për shpërdorim detyre.
Kujtojmë se vrasja e gjyqtarit ndodhi më 6 tetor kur Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba në sallën e gjyqit ndaj Astrit Kalaja menjëherë sapo ky i fundit dha vendimin kundër familjes Shkambi për një çështje prone.
31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur. -

Rikthehet “Albania’s Got Talent”, spektakli i moderuar nga Isli Islami sjell garë dhe emocione të forta në Vizion Plus
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të parë, spektakli i madh i talenteve “Albania’s Got Talent” rikthehet sërish në ekran, këtë herë me edicionin e dytë, që do të nisë rrugëtimin të hënën në mbrëmje, në orën 21:00, në Vizion Plus.
Spektakli që u ka dhënë zë dhjetëra talenteve nga i gjithë vendi, vjen këtë sezon me shumë risi, por duke ruajtur thelbin e formatit origjinal që ka bërë për vete publikun në mbarë botën.
Anëtarët e jurisë do të përballen me dhjetëra konkurrentë që do të ngjiten në skenë për të treguar aftësitë e tyre në këngë, numra shpejtësie, akrobaci, balet, dhe çdo formë tjetër arti që frymëzon e emocionon.Një ndër momentet më të pritura është rikthimi i “Golden Buzzer”, butoni i artë që i jep mundësinë secilit prej jurisë të dërgojë drejt gjysmëfinaleve konkurrentin e preferuar, pa kaluar në votim.
Spektakli do të moderohet nga Isli Islami, i cili rikthehet në drejtimin e një formati të madh televiziv që premton argëtim, emocione dhe shumë surpriza.
Sipas organizatorëve, audicionet janë zhvilluar në disa qytete të Shqipërisë, por edhe në Kosovë dhe në diasporën shqiptare, duke garantuar një përfaqësim të gjerë të talenteve dhe historive që do të befasojnë jo vetëm jurinë, por edhe publikun.
Edicioni i parë i këtij formati pati sukses të padiskutueshëm dhe zbuloi talente të reja, si fituesi 14-vjeçari Tristan Çela. Këtë herë, pritshmëritë janë edhe më të larta dhe gara pritet të jetë më e fortëë.
“Got Talent” është një nga formatet televizive më të ndjekura në botë, që zhvillohet në mbi 30 vende, por në Shqipëri vjen ekskluzivisht në ekranin e Vizion Plus. Ndaj, mos e humbisni këtë sezon të ri të “Albania’s Got Talent”, çdo të hënë në orën 21:00, vetëm në Vizion Plus.
/vizionplus.tv -

Arbana Osmani rikthehet në ‘Top Channel’?
KOHA JONË SONDAZH
Nëse Shqipëria shkon në Botërorin e Futbollit a mendoni se Armando Duka dhe Sylvinho duhen dekoruar nga Presidenti i Republikës me NDERI I KOMBIT?
Ke arritur limitin e votimit.