Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 12-të.
Të shtunën do të zhvillohen tre takimet e para. Në orën 14:00 janë programuar dy ndeshje. Në stadiumin “Niko Dovana” do të luhet dueli Vora – Teuta, ndërsa në “Egnatia Arena” Egnatia do të përballet me Bylisin.
Në mbrëmje, në orën 19:00, do të zhvillohet ndeshja Dinamo City – AF Elbasani, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”.
Java do të mbyllet të dielën me dy duelet e fundit, që do të luhen në orën 16:30. Partizani do të presë në shtëpi kryesuesit e “Abissnet Superiore”, Vllazninë, ndërsa në Vlorë do të zhvillohet takimi Flamurtari – Tirana.
Abissnet Superiore, java 12
FK Vora – Teuta 22.11.2025 16:00
Egnatia – Bylis 22.11.2025 16:00
Dinamo City – AF Elbasani 22.11.2025 19:00
Partizani – Vllaznia 23.11.2025 16:30
Flamurtari – Tirana 23.11.2025 16:30
Tag: rikthehet
-

Rikthehet “Abissnet Superiore”, java e 12-të zhvillohet këtë fundjavë
-

Allegri rikthehet në derbi pas 12 vitesh, fokusi te mbrojtja për një Milan të hekurt
21 Nëntor 2025
14:00
Alfred Lleshi
Massimiliano Allegri rikthehet në pankinë në derbin e Milanos 12 vite pas humbjes 1-0 në dhjetor 2013, një episod që parapriu shkarkimin e tij brenda pak javësh. Gjatë pushimit (kualifikueseve të kombëtareve) ai përcaktoi formacionin për Interin. I vetmi dyshim mbetet krah i majtë (Bartesaghi duket favorit ndaj Estupinán). Për shkak të dëmtimit të Giménez, pas mbi 100 ditësh rikthehet dueti sulmues Pulisic–Leão.
Prioritet i trajnerit kuqezi ka qenë mbrojtja. Mungesa e Rabiot e bëri linjën më të brishtë dhe Allegri ka punuar me Tomori–Pavlović–Gabbia si treshen titullare. Milani ende nuk ka pësuar gol nga goditjet ajrore këtë sezon, por kundër Interit (sulmi më i mirë në kampionat), rreziku rritet.
Allegri ripërsëriti mekanizmat e sistemit miks “zonë–një kundër një” dhe punoi intensisht kundër centrimeve e topave ajrorë brenda 16 metrave, problem që të tijtë e vuajtën ndaj Cremonese e Parma. Qëllimi? Të minimizojnë dëmet dhe të marrë hak për golin e Palacio, sipas parimit: “Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë”.
-

Përfundon pezullimi i Andrea Agnellit, tani mund të rikthehet aktiv në botën e futbollit
21 Nëntor 2025
8:29
Alfred Lleshi
Dje, më 20 nëntor, ka përfunduar pezullimi i Andrea Agnellit. Ish-presidenti i Juventusit, i cili ishte pezulluar për 34 muaj, në janar 2023, mund të rikthehet zyrtarisht të ushtrojë funksione operative në futboll. Më 20 janar 2023, në procesin sportiv për “plusvalencat”, Gjykata Federale e Apelit të FIGC e kishte pezulluar 24 muaj nga aktivitetet federale, me kërkesë për zgjerim të ndalimit në UEFA dhe FIFA.
Pezullimi u konfirmua më 23 prill, pasi Kolegji i Garancisë së CONI-t rrëzoi ankimimin e tij. Më 10 korrik 2023, në procesin për manovrat e pagave, marrëdhëniet me agjentët dhe partneritetet me klube të tjera, Tribunali Federal Kombëtar i FIGC e pezulloi edhe 16 muaj të tjerë, të reduktuar më pas në 10 muaj pas apelimit.
Në drejtësinë e zakonshme, Agnelli pati pranuar në shtator dënimin prej 1 viti e 8 muajsh, të cilin e quajti “një zgjedhje të dhimbshme, por të drejtë”, në përputhje me “pozicionin tim të pafajësisë”. -

Lajme të mira për Brojën/ Sulmuesi rikthehet në Angli
Armando Broja u detyrua të linte fushën e lojës i dëmtuar në ndeshjen ndaj Anglisë, aty ku u duk se pësoi një dëmtim të rëndë.
Në fakt, gjërat nuk duken aq keq sa u menduan në fillim dhe mediat angleze, raportojnë se paraditen e djeshme Broja është rikthyer te Bërnlei. Sulmuesi shqiptar ka kryer një kontroll mjekësor me mjekët e klubit e më pas është planifikuar për të kryer ekzaminime të tjera mjekësore, ku edhe do të shihet dëmtimi.
Por bëhet fjalë për një ndrydhje të gradës së parë dhe mungesa e tij në fushë, pritet që të jetë vetëm disa ditë e më pas do të rikthehet në skuadër, për të tentuar të fitojë minuta me ekipin anglez të Bërnelit. -

Rikthehet pas 16 vitesh në festival, Mira Konçi zbulon ëndrrën e saj
Në skenën e “Këngës Magjike” në Tv Klan, artistja e njohur shqiptare Mira Konçi rikthehet pas 16 vitesh në festival, ajo zbulon se është një dëshirë që e ruan ende. Skena mbetet forma e Mirës për të depërtuar te publiku dhe për të shprehur gjithë të pathënat e saj.
Biseda mes saj dhe Ardit Gjebreas:
Ardit Gjebrea: Shiko, një recital i munguar, edhe pse e di që e ke premtuar një të tillë, ke ndërmend ta realizosh këtë premtim?
Mira Konçi: E kam ndërmend, e kam dashur që… tani në fakt, sepse bëhen 35 vite nga koncerti që kam dhënë në ’90, nga recitali i parë që kam dhënë, do të doja shumë një recital me orkestër të madhe, me këngë nga më të bukurat. Ëndërr e kam!
Ardit Gjebrea: Urojmë të realizohet! Kujtojmë titullin e këngës “E pathëna fjalë” në “Kënga Magjike”, kënga fituese e jotja. Cila është fjala e pathënë akoma e jotja?
Mira Konçi: Thjesht që dua akoma të jap, dua akoma të më njohin njerëzit më shumë në skenë sepse kur jam në skenë njohin më shumë për Mirën sesa kur jam në jetën e përditshme.
Mbetet te shihet nese Mira do te beje endrren e saj realitet, recitalin e shumedeshiruar. -

“Veliaj nuk e drejton dot Bashkinë”/ Gjikondi: “Djepi i problemit”, dosja penale
Pas një javë heshtje, Erion Veliaj reagoi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e riktheu atë në detyrën e kryebashiakut të Tiranës, reagim që erdhi dhe pas kritikës së ashpër të kryeministrit Rama. Nga qelia e paraburgimit në Durrës, Veliaj thotë se drejtësia u vendos dhe të tjerët duhet të heshtin.
Në një intervistë juristja Brizida Gjikodi tha se është e pakuptimtë që Veliaj të rikthehet në punë apo në “skenën e krimit” siç e quan ajo.“Vepra penale që ka në ngarkim janë konsumuar përgjatë ushtrimit të profesionit të tij. Ndaj nuk ka sens të rikthehet në punë “në skenën e krimit”. Sfida e Veliajt është të përballet me këtë situatë. Të mos e mbante peng Tiranën. Pra të ishte marrë me dosjen penale, ajo është gjeneza, aty është edhe djepi i problemit”, tha Gjikondi.
Gjithashtu theksoi se Erion Veliaj sipas saj nuk e drejton do Bashkinë, ndërsa nënvizoi se është shumë e rëndësishme që të trajtohen veprat penale që sipas saj, ka kryer.
“Ai nuk e ushtron dot, prej atij pozicioni ka kryer ato 13 vepra. Dhe nuk ka logjikë të rikthehet. Para Gjykatës Kushtetuese mbajti një fjalim emotiv, duke thënë se u rrëmbye. Ne e dimë që zoti Veliaj është shoqëruar pa tejkalime…Këto vendime për masën e arrestit dhe mënyrën se si vuhet paraburgimi shkojnë me veprat penale që ke në ngarkim. Por asnjë nuk po merret me realitetin që janë këto 13 vepra penale. Edhe vetë zoti Veliaj e injoron këtë pjesë”, tha ndër të tjera Gjikondi. -

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?
Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Enixhel Shkira është pyetur nga ndjekësit nëse do të rikthehet së shpejti në ekran. Mesazh i ndjekësit ishte i drejtpërdrejt: “Do të jesh pjesë e ekranit së shpejti? Ti e meriton, njerëz si ty i duhen ekranit.”
Moderatorja u përgjigj me sinqeritet, duke theksuar se për të, qëllimi nuk është të jetë medoemos para kamerave:
“Nuk e di çfarë lloj njerëzish i duhen ekranit… por di që mua s’më duhet ekrani për të qenë pranë jush apo para jush. Ka plot forma për të bërë atë që do dhe për të thënë atë që do.”
Ajo shtoi se aktualisht fokusi i saj është te familja dhe disa aspirata të tjera profesionale, por nuk përjashton surpriza:
“Për momentin kam të tjera aspirata dhe e kam thënë shumë herë se së shpejti do të shihni diçka më shumë. Por jeta familjare ka qenë një prioritet dhe po mundohem të bëj diçka që të ecin të dyja paralel, pa më marrë kohën e çmuar për familjen.”
Me këtë deklaratë, ajo la të hapur mundësinë e një rikthimi në të ardhmen, por duke theksuar se çdo hap i saj do të jetë në harmoni me jetën personale. -

Roberto Mancini rikthehet në Arabinë Saudite, gati firma me skuadrën nga Katari
7 Nëntor 2025
8:57
Telesport
Roberto Mancini është gati të rikthehet në detyrën e trajnerit por jo në Serie A dhe jo në Europë. Kohët e fundit ai ishte përfolur për kalimin në disa ekipe italiane apo në Premier League.
Ish-trajneri i ekipit kombëtar italian, pas përfundimit të parakohshëm të mandatit të tij në krye të ekipit kombëtar të Arabisë Saudite, është një hap më afër nënshkrimit me klubin e Katarit, Al Sadd.
Trajneri italian është parë në tribuna për ndeshjen e ekipit vendas kundër Ah Ahli në Katar dhe është gati të nënshkruajë një marrëveshje fitimprurëse me klubin që aktualisht renditet në vendin e shtatë në Superligën e Katarit dhe të dhjetin në Ligën e Kampionëve të AFC.
Me këtë ekip luan edhe sulmuesi i njohur brazilian Roberto Firmino. -

Meghan Markle rikthehet në aktrim pas tetë vitesh!
Pas një ndërprerjeje tetëvjeçare, Meghan Markle do të rikthehet në aktrim me një rol në filmin e ri hollivudian “Close Personal Friends”, ku do të interpretojë vetveten. Filmi është një komedi që tregon historinë e dy çifteve dhe përfshin një kast të njohur aktorësh, përfshirë Lily Collins, Brie Larson dhe Jack Quaid.
Sheshxhirimet e filmit po zhvillohen në Pasadena, Los Angeles, dhe produksioni po realizohet nga Amazon MGM Studios. Një burim pranë projektit i tha mediave se rikthimi i Meghan është një moment i rëndësishëm dhe shumë i duhur për karrierën e saj: “Ajo ka marrë shumë oferta, por ky projekt dukej më i përshtatshmi. Princi Harry e mbështet plotësisht dhe dëshiron vetëm që Meghan të ndjekë pasionin e saj.”
Meghan është e njohur për rolin e saj si Rachel Zane në serialin televiziv amerikan “Suits”, ku luajti për shtatë sezone para se të ndërpriste karrierën për t’u përkushtuar jetës mbretërore. Ajo dhe Princi Harry dhanë dorëheqjen nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara, duke u fokusuar në projektet humanitare dhe mediatike.
Ky rikthim i Meghan në ekran është gjithashtu një rikthim në pasionin e saj origjinal dhe mund të konsiderohet një hap i ri në karrierën e saj artistike, duke kombinuar përvojën e aktrimit me profilin e saj publik global. Fansat e saj tashmë po e presin me padurim shfaqjen në film dhe rikthimin e saj në Hollivud.
