Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: rikthehet
-

E bujshme: Jose Mourinho rikthehet në Premier League?
15 Prill 2025
19:34
Telesport
Tottenham po kalon një sezon shumë të vështirë, aq sa e sheh veten në vendin e 15-të në renditjen e kampionatit anglez.
Ky sezon do të konsiderohet nga më të dobëtit në historinë e klubit dhe kryesisht faji do t’i mbetet trajnerit Ange Postecoglou. Më saktë, përgjegjësia, sepse faji është edhe i klubit për mungesën e efikasitetit për të krijuar një skuadër që tenton trofe.
Lajmi befasues i këtyre ditëve është se Jose Mourinho mund të rikthehet në këtë klub. Portugezi, i cili ka punuar te Tottenham nga viti 2019 deri në vitin 2021, flitet se ka një ofertë paraprake nga klubi anglez. -

Skuadra e Bajramit rikthehet në Serie A
Ish ekipi i Nedim Bajramit në Serie A pas një edicioni në B rikthehet mes më të mirave të futbollit italian. Sasuolo pas fitores 1-3 me Modena-n ka siguruar matematikisht ngjitjen në Serie A me skuadrën emiliane që do të jetë pëe edicionin 2025/2026 një prej 20 ekipeve të Serie A.
Ndërkaq shumë pranë promovimit rezulton edhe Piza e cila me 5 javë nga fundi ka 7 pikë më shumë se Specia e vendit të tretë. Nga kampionati i Serie B në A ngjiten automatikisht dy skuadrat e para.
Bileta e tretë rrjedh pas fazës play off me 6 skuadra të tjera të cilat duhet të kalojnë sipas rregullores së kësaj faze./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

UFC-314: Volkanovski rikthehet kampion bote, mund Lopes dhe fiton titullin që ishte vakant
Luftëtari australian Alexander Volkanovski rikthehet kampion bote në peshën “featherweight” (pesha deri 66kg).
Në eventin UFC-314, zhvilluar në Majemi, ai mundi me vendim unanim të gjyqtarëve rivalin brazilian Diego Lopes, dukr rifituar gjerdanin që e pat humbur në shkurt të vitit të kaluar.
Në fakt, titulli i këtij Divizioni ishte prej kohësh vakant. Një përballje e fortë me 5 raunde, ku australiani arriti të fitojë falë përvojës së tij.
Të tri gjyqtarët i dhanë atij fitoren: 48-47, 49-46, 49-46, ndërkohë që Lopes nuk arriti të bëjë hapin final drejt titullit.
Për australianin kjo është fitorja e 27-të në karrierë (ka edhe 4 humbje), ndërsa për Lopes kjo ishte humbja e gjashtë (ka edhe 26 fitore).
Në këtë event dueluan edhe disa veteranë, si Michael Chandler, që u mund me KO teknik nga Paddy Pimblett në raundin e tretë, sfidë e vlefshme për peshën e lehtë.
Ndërsa Dominik Reyes fitoi me KO që në raundin e parë ndaj Nikita Krylov, sfidë e vlefshme për peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg). -

Fero po i rikthehet jetës luksoze, ja detajet
Fero së fundmi ka paralajmëruar rikthimin e tij në muzikë.Ky rikthim u komentua shumë edhe nga artdashësit e tij dikur, pasi që Fero u largua nga muzika për motive fetare.
Ky rikthim po e bën Feron ta rikthej edhe jetën luksoze me makina të shtrenjta.
Së fundmi ai ndau një pozë nga Zvicrra, ku makina që është i ulur kap shifta të larta shkruan “Kosovarja”.Nga pasioni apo lakmia po e shkel premtimin e dhëne Fero? -

Trump i rikthehet teorisë për t’i dhënë fund ndërrimit të orës: Boll me këtë zakon
Presidenti Donald Trump përsëriti të premten thirrjen e tij për t’i dhënë fund zakonit “të kushtueshëm” të ndryshimit të orës, për të cilin ai tha se po impononte një barrë të panevojshme financiare për Shtetet e Bashkuara.
“Dhoma dhe Senati duhet të përpiqen fort për më shumë dritë në fund të ditës”, i kërkoi Trump Kongresit të SHBA në një postim në “Truth Social”.
“Shumë popullor dhe, më e rëndësishmja, nuk ka më ndryshim të orës, një bezdi e madhe dhe, për qeverinë tonë”.
Ora e verës, e njohur si koha e kursimit të ditës, u miratua nga qeveria federale gjatë Luftës së Parë Botërore, por ishte e papëlqyeshme nga fermerët që nxitonin për të çuar prodhimet në tregjet e mëngjesit dhe u shfuqizua shpejt.
Shumë shtete eksperimentuan me versionet e tyre, por ajo nuk u rifut në mbarë vendin deri në vitin 1967.
Çështja është bërë një temë e përkëdhelur për Trump, i cili bëri thirrje në dhjetor për më shumë dritë në mbrëmje. -

Etrit Berisha rikthehet në kampionatin ku mori famë
Etrit Berisha rikthehet të luajë në Suedi. Portieri shqiptar është bashkuar me skuadrën e BK Hacken në elitën e futbollit suedez.
Pas disa muajve pa skuadër, 36-vjeçari ka vendosur të rikthehet në Suedi, aty ku në të kaluarën ka qenë pjesë e Kalmar.
Berisha ishte pjesë e Empolit në Serinë A italiane deri më 1 Korrik të vitit 2024 dhe nga ajo kohë ka qenë pa ekip.Portieri i kombëtares shqiptare në karrierën e tij të pasur, ka luajtur me ekipe me emër në Itali, si Lazio, Atalanta, Spal dhe Torino, ndërsa ka dalë nga 2 Korriku në Kosovë.
Gjithashtu ai ka qenë lojtar shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, ku me pritjet vendimtare në kualifikuese, ishte një nga protagonistët e kualifikimit historik në Euro 2016. Me fanellën kuqezi, Etrit Berisha numëron 81 ndeshje të luajtura. -

Emmanuel Macron rikthehet në Shqipëri, viziton sërish Tiranën në mes të Majit
Një vit e gjysmë pasi shkeli për herë të parë tokën shqiptare, në të parën vizitë të një presidenti francez në vendin tonë, Emmanuel Macron rikthehet në Shqipëri.
Vizita zyrtare e Macron do të jetë në mes të muajit maj, në ditët kur në Tiranë zhvillohet edhe Samiti i komunitetit Politik Evropian, e që do të zbresë në kryeqytetin shqiptar liderët më të rëndësishëm të Evropës.
Për Ministrin e Jashtëm Igli Hasanin kjo vizitë është dëshmi e forcimit të marrëdhënieve mes të vendeve, sidomos gjatë viteve të fundit.
“Kjo vizitë parapri ndër të tjera edhe vizitën dypalëshe të Presidentit Macron në Shqipëri që do të zhvillohet në muajin maj’, tha Hasani.
Duke folur në një komunikim me mediat, në prani të ministrit francez për Europën Benjamin Haddad, i cili ndodhet në një vizitë 2 ditore në Tiranë, ndër të tjera edhe për përgatitjen e vizitës së Macron, Hasani tha se shpreson që Franca të vijojë të jetë një aleate e fortë në rrugën e integrimit.
Emmanuel Macron për herë të parë Shqipërinë erdhi në një vizitë historike më 16 tetor 2023, kur u prit nga kryeministri Rama e presidenti Begaj ndërsa dekoroi shkrimtarin e ndjerë Ismail Kadare me nderimin më të madh që Parisi i kulturës jep: “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.
Kjo vizitë historike e Macron u pasua nga vizita zyrtare e kryeministrit Edi Rama në prill të vitit të shkuar, ku u prit me nderimet të larta ushtarake.Top Channel
-

Macron rikthehet në Tiranë, vizita e dytë zyrtare në Maj
Lajmi u bë i ditur nga ministri Igli Hasani gjatë takimit me ministrin francez për Europën Haddad.
Presidenti Macron vizitoi Shqipërinë më 16 tetor 2023, ku u prite me ceremoni shtetërore. Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si kultura, arsimi, ekonomia apo energjia.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dekoroi mbrëmjen e 16 tetorit 2023 shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare me gradën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”. -

Presidenti Macron rikthehet në Tiranë, zbardhen detajet
Presidenti i Francës, Emanuel Macron do të rikthehet në Tiranë. Vizita do të jetë mbahet në muajin Maj, dhe që korrespondon me Samitin e Komunitetit Politik Europian të 16 Majit.
Lajmi u bë i ditur nga ministri Igli Hasani gjatë takimit me ministrin Francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, i cili ka nisur një vizitë dy-ditore në Shqipëri.Macron vizitoi Shqipërinë për herë të parë në një vizitë zyrtare më 16 tetor 2023, ku u prit me ceremoni shtetërore, ndërsa në fokus të takimit ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si kultura, arsimi, ekonomia apo energjia.
