Tag: rikthehen

  • Surprizat e motit/ Çfarë do të ndodhë në muajin Dhjetor? Meteorologia zbulon kur do të rikthehen reshjet dhe dëbora

    Surprizat e motit/ Çfarë do të ndodhë në muajin Dhjetor? Meteorologia zbulon kur do të rikthehen reshjet dhe dëbora

    Kjo javë do të jetë në kushtet normale të muajit dhjetor. Këtë parashikon meteorologia Tanja Porja. Ajo paralajmëroi rikthim të reshjeve të shiut dhe dëborës duke filluar nga mesi i javës.
    “Mëngjes i ngrohtë, megjithatë kjo javë do të jetë në kushtet normale të muajit dhjetor. Presim rritje graduale të vlerave termike, por reshjet rikthehen në mesjavë, reshje shiu dhe dëbore por fatmirësisht të pakta”, tha meteorologia.
    Sipas saj “sot dhe nesër do kemi një erë jugore që paralajmëron ngrohjen e kushteve të motit dhe rikthimin e reshjeve. Vranësira të shtuara në territor, të dukshme në të gjithë Shqipërinë”.
    Porja theksoi se temperaturat do të luhaten nga 0-18 gradë.
    “Mëngjesi krahasuara me mëngjesin e një dite më parë ka shënuar rritje të lehtë të temperaturave”.

  • Qytetet që rikthehen nga harresa: Rishfaqja e vendbanimeve të braktisura ngre pyetje për klimën dhe historinë

    Qytetet që rikthehen nga harresa: Rishfaqja e vendbanimeve të braktisura ngre pyetje për klimën dhe historinë

    Qytete dhe fshatra të braktisura, të cilat prej dekadash qëndronin nën ujë apo të mbuluara nga natyra, po rishfaqen në disa zona të botës. Ky fenomen lidhet kryesisht me uljen e nivelit të ujërave për shkak të thatësirave të gjata dhe ndryshimeve klimatike, por gjithashtu edhe me zhvendosjet natyrore të tokës dhe projektet e vjetra të përmbytjes së rezervuarëve.

    Pamjet e këtyre vendbanimeve – disa të rrënuara, të tjera të ruajtura pothuajse të paprekura – kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave, duke u kthyer në pika të reja turizmi. Arkeologët i konsiderojnë këto shfaqje si “laboratorë natyrorë historie”, pasi ndërtesat e ruajtura nën ujë ofrojnë informacion të vlefshëm për jetën e së kaluarës: arkitekturën, objektet shtëpiake dhe organizimin shoqëror të komuniteteve.

    Megjithatë, rritja e interesit dhe vizitave paraqet sfida. Strukturat janë të brishta dhe mund të dëmtohen lehtësisht, ndërsa kthimi i reshjeve mund t’i zhdukë sërish. Prandaj, disa vende po investojnë në dokumentim digjital dhe skanime 3D për t’i ruajtur këto dëshmi historike.

    Ekspertët theksojnë se rishfaqja e qyteteve fantazmë nuk është vetëm një kuriozitet, por edhe një paralajmërim për ndikimin e drejtpërdrejtë të ndryshimeve klimatike mbi burimet ujore. Ndërkohë që këto vendbanime rikthehen përkohësisht në dritë, sfida mbetet se sa shpejt mund të studiohen e ruhen para se natyra t’i mbulojë sërish.

  • Airbus rikthehen fluturimet, por 900 avionë ende mbeten në tokë nga frika e rrezatimit

    Airbus rikthehen fluturimet, por 900 avionë ende mbeten në tokë nga frika e rrezatimit

    Mijëra avionë të Airbus po i rikthehen shërbimit normal, pasi qëndruan në tokë për orë të tëra për shkak të një paralajmërimi se rrezatimi diellor mund të ndërhynte në kompjuterët e kontrollit të fluturimit në bord.

    Gjiganti i hapësirës ajrore me seli në Francë njoftoi se rreth 6,000 nga avionët e tij A320 ishin prekur, dhe shumica kërkonin një përditësim të shpejtë të softuerit.
    Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, njoftoi përditësime “shkuan shumë mirë” për më shumë se 5,000 avionë.
    900 aeroplanë më të vjetër rezultoi se do të kenë nevojë për një kompjuter zëvendësues. Kompania shpjegoi se gjatë verifikimeve është zbuluar se rrezatimi intensiv diellor mund të dëmtojë të dhëna kritike për funksionimin e sistemeve të komandimit të fluturimit të A320.
    Vendimi erdhi pas incidentit të 30 tetorit, kur një A320 i JetBlue, gjatë fluturimit mes Meksikës dhe SHBA-së, nisi të zbriste në mënyrë të pakontrolluar për disa sekonda, ndonëse ndodhej në autopilot. Rreth 15 persona u lënduan. Në direktivën emergjente për aero-ndjeshmërinë nga EASA, u pohua se një defekt në sistemin e brendshëm mund të kishte qenë faktor kontribuues.
    “Nëse kjo situatë korrigjohet, mund të çojë në probleme që kapërcejnë kufijtë strukturorë të avionit”, thuhej në dokument.

    Top Channel

  • Airbus, rikthehen fluturimet, Por 900 avionë ende mbeten në tokë nga frika e rrezatimit

    Airbus, rikthehen fluturimet, Por 900 avionë ende mbeten në tokë nga frika e rrezatimit

    Mijëra avionë të Airbus po i rikthehen shërbimit normal, pasi qëndruan në tokë për orë të tëra për shkak të një paralajmërimi se rrezatimi diellor mund të ndërhynte në kompjuterët e kontrollit të fluturimit në bord.

    Gjiganti i hapësirës ajrore me seli në Francë njoftoi se rreth 6,000 nga avionët e tij A320 ishin prekur, dhe shumica kërkonin një përditësim të shpejtë të softuerit.
    Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, njoftoi përditësime “shkuan shumë mirë” për më shumë se 5,000 avionë.
    900 aeroplanë më të vjetër rezultoi se do të kenë nevojë për një kompjuter zëvendësues. Kompania shpjegoi se gjatë verifikimeve është zbuluar se rrezatimi intensiv diellor mund të dëmtojë të dhëna kritike për funksionimin e sistemeve të komandimit të fluturimit të A320.
    Vendimi erdhi pas incidentit të 30 tetorit, kur një A320 i JetBlue, gjatë fluturimit mes Meksikës dhe SHBA-së, nisi të zbriste në mënyrë të pakontrolluar për disa sekonda, ndonëse ndodhej në autopilot. Rreth 15 persona u lënduan. Në direktivën emergjente për aero-ndjeshmërinë nga EASA, u pohua se një defekt në sistemin e brendshëm mund të kishte qenë faktor kontribuues.
    “Nëse kjo situatë korrigjohet, mund të çojë në probleme që kapërcejnë kufijtë strukturorë të avionit”, thuhej në dokument.

    Top Channel

  • Rikthehen ditët me diell, por ulen temperaturat! Ja parashikimi i motit për sot

    Rikthehen ditët me diell, por ulen temperaturat! Ja parashikimi i motit për sot

    Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.
    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 10 m/s.
    Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do te jete i forcës 2-3 ballë.

  • VIDEO/ Gaza e kthyer në gërmadhe dhe ‘lumi’ i palestinezëve që rikthehen!

    VIDEO/ Gaza e kthyer në gërmadhe dhe ‘lumi’ i palestinezëve që rikthehen!

    Pamjet e publikuara nga agjencitë ndërkombëtare zbulojnë shkallën e shkatërrimit në Qytetin e Gazës, ndërsa mijëra palestinezë, rreth 500,000 që nga e premtja, rikthehen në enklavën veriore, pas javësh të tëra bombardimesh dhe luftimesh të ashpra.

    Videot tregojnë lagje të tëra të kthyera në rrënoja, me ndërtesa të shkatërruara, automjete të djegura dhe rrugë të mbushura me mbeturina.

    Banorët, shumë prej të cilëve u zhvendosën nga shtëpitë e tyre gjatë operacioneve, po kthehen me ngurrim për të kërkuar të mbijetuar, ose për të parë nëse shtëpitë e tyre janë ende në këmbë.

    Shumë prej tyre mbajnë fëmijë të vegjël, ose pak sende që kanë arritur të shpëtojnë.

     

    Israel’s bombardment of Gaza has left large swathes of the Strip in ruins, including parts of Gaza City which was the focus of Israel’s offensive before the ceasefire.AP drone footage taken on Saturday showed massive destruction of the city’s Tal al-Hawa neighborhood. pic.twitter.com/jYZQAELJdr
    — The Associated Press (@AP) October 11, 2025

     

    Sipas agjencisë izraelite përgjegjëse për transportimin e ndihmës humanitare në Gaza, shpërndarja e ndihmës ka rifilluar ndërsa armëpushimi hyn në ditën e dytë. Kamionë që transportojnë ushqime, karburant dhe furnizime mjekësore po kalojnë gradualisht nëpër pikat kufitare, duke synuar të lehtësojnë popullsinë civile që ka pësuar humbje dhe privime të mëdha. Armëpushimi ka lejuar rikthimin e përkohshëm të aktivitetit humanitar dhe transferimin e të plagosurve në spitale, megjithatë situata në Gaza mbetet dramatike, me komunitetin ndërkombëtar që thekson se rindërtimi do të kërkojë kohë, stabilitet dhe vullnet politik nga të dyja palët.

    Drone footage shows widespread destruction in Gaza City neighbourhoods following weeks of conflict.#Gaza #DroneFootage #Destruction pic.twitter.com/spsR14jV0K— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) October 11, 2025

  • Rikthehen kualifikueset e Botërorit 2026, ja ndeshjet që nuk mund t’i humbisni sot

    Rikthehen kualifikueset e Botërorit 2026, ja ndeshjet që nuk mund t’i humbisni sot

    Rikthehen kualifikueset e Botërorit 2026-të. Sot në fushë do të zbresin 16 skuadra nga grupi C, G, H dhe L. Çekia do të përballet me Kroacinë ndërsa Holanda luan në transfertë me Maltën.
    GRUPI C
    BJELLORUSI – DANIMARKË ORA 20:45
    SKOCI – GREQI ORA 20:45
    GRUPI G
    FINLANDË-LITUANI ORA 18:00
    MALTË- HOLANDË ORA 20:45
    GRUPI H
    AUSTRI-SAN MARINO ORA 20:45
    QIPRO – BOSNJË ORA 20:45

  • Gerta Gixhari dhe Rozana Radi rikthehen në ekran

    Gerta Gixhari dhe Rozana Radi rikthehen në ekran

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Ceferin kërkon të bëjë paqe me Real-in dhe Barça-n: Janë të mirëpritura të rikthehen, Superliga do ta shkatërronte futbollin

    Ceferin kërkon të bëjë paqe me Real-in dhe Barça-n: Janë të mirëpritura të rikthehen, Superliga do ta shkatërronte futbollin

    Aleksandër Ceferin i hap dyert sërish Realit dhe Barcelonës. Pas një ftohje të raporteve mes qeverisë së futbollit evropian dhe dy nga klubet më të mëdha të kontinentit, kësaj radhe për të qetësuar raportin e vështirë të krijuar mes palëve ka menduar vetë nr.1 i Uefas, Ceferin. Projekti për krijimin e Super Ligës nga Perez dhe i përqafuar nga disa prej klubeve të mëdha të kontinentit mbeti vetëm në letër, ndërsa Uefa nuk ngurroi të ndërronte duke nisur nga sezoni i kaluar edhe formatin e Uefa Champions League, duke shtuar numrin e skuadrave pjesëmarrëse e duke shbërë fazën e grupeve e duke e zëvendësuar atë me fazën e ligës. Një format i ri që për shumëkënd, UEFA e ka aplikuar pikërish për t’iu kundërvënë projektit të Super Ligës që kërkoi të bënte Fiorentino Perez.
    Megjithatë vetë nr.1 i Uefas në një intervistë të dhënë sqaron se kjo gjë i përket të shkuarës, ndërsa Real dhe Barcelona janë të mirëpritura ti bashkohen familjes evropiane:

    “Real Madrid dhe Barcelona janë gjithmonë të mirëpritura të rikthehen në familjen e futbollit evropian aty ku ata i përkasin. Formati i Champions League nuk do të ndryshojë. Super Liga? Mendoj se nëse do të aplikohej, do ta shkatërronte futbollin, ky është opinioni im i sinqertë”, mbylli fjalën e tij Alexander Ceferin, duke treguar edhe njëherë tjetë qëndrimin e palëkundur të institucionit që ai drejton sa i takon ndryshimeve në organizimin e kompeticioneve evropiane për klube.