Ditën e hënë, që ishte dhe dita e parë e vitit të ri shkollor, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Fadil Gurmani” në Elbasan u rikthyen në banka në një ambient tërësisht të rikonstruktuar.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga shkolla e rikonstruktuar në ditën e parë të mësimit.
“Mbi 350 nxënës dhe mësues të Shkollës ‘Fadil Gurmani’ në Elbasan kanë nisur mësimin në klasa dhe ambiente moderne, pas një transformimi tërësor që e ka kthyer shkollën në një hapësirë të denjë për mësim, falë investimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Elbasan.”, shkruan Rama.
Ky investim përfshiu rikonstruksionin e plotë të godinës ekzistuese, sistemin e ngrohjes, klasat e mësimit, laboratorët dhe ambiente të reja rekreative për nxënësit. Objekti i ri është konceptuar për të ofruar jo vetëm kushte optimale mësimore, por edhe një ambient të sigurt dhe inkurajues për zhvillimin social dhe akademik të fëmijëve.
Në total, në bankat e shkollave të Bashkisë Elbasan këtë vit do të ulen rreth 15 mijë nxënës, prej të cilëve 1 mijë e 200 fëmijë do të nisin për herë të parë klasën e parë.
Tag: rikonstruktuar
-

Rama nxjerr fotot nga shkolla e rikonstruktuar në Elbasan: Është kthyer në një hapësirë të denjë për mësim!
-

Balluku: Kurban Bajrami në xhaminë e rikonstruktuar, në xhaminë Allajbegi, e cila është ndërtuar para 500 vitesh
“Sot u fal Kurban Bajrami në xhaminë e rikonstruktuar, në xhaminë Allajbegi, e cila është ndërtuar para 500 vitesh nga Sheh Murat Bejku, në Maqellarë të Dibrës.
Xhamia është monument kulture i kategorisë së parë – shpallur në vitin 1974.Ishte lënë në harresë dhe ishte dëmtuar. Në vitin 2024 filloi rikonstruksioni me fonde të qeverisë shqiptare i kësaj perle të islamit dhe sot u hapën dyert për besimtarët myslimanë.
Zoti na udhëzoftë gjithmonë për punë të mira!”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre. -

Kryeministri Rama publikon pamjet e aksit rrugor të rikonstruktuar të Ksamilit: Një tjetër hap përpara në shërbim të turizmit
Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar pamjet e aksit të transformuar të Ksamilit.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë tregon rrugën e rikonstruktuar të Ksamilit.
“MIRËMËNGJES, dhe me aksin kryesor të Ksamilit, të transformuar në një rrugë të bukur urbane për makinat, po edhe për këmbësorët, për t’i shërbyer më së miri rritjes së përvitshme të turizmit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Ky investim vjen si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të rritur standardet e infrastrukturës në zonat turistike.
Top Channel