Tag: rihanna

  • Rihanna flet për shtatzaninë e tretë: Ndihesha shumë e lodhur

    Rihanna flet për shtatzaninë e tretë: Ndihesha shumë e lodhur

    Rihanna ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë me ASAP Rocky-n. Këngëtarja u shfaq në Met Gala me barkun e rrumbullakosur duke tërhequr të gjithë sytë drejt saj. Teksa ecte në tapetin e kuq, ajo bëri deklaratat e saj të para për gazetarët.
    “Jam mirë. Çuditërisht, ndihem mirë dhe jo e mbingarkuar tani. Dua të them, në fillim isha si, ‘Jam shumë e lodhur’, por pastaj u emocionova”, tha Rihanna.
    Më pas ajo u pyet për planet e saj profesionale dhe vuri në dukje se shtatzënia nuk do ta pengojë të punojë në muzikë të re.

    “Mund të këndoj”, tha ajo, por theksoi se do të preferonte të mos xhironte një videoklip të ri muzikor ndërsa është shtatzënë.

  • Rihanna në pritje të fëmijës së tretë

    Rihanna në pritje të fëmijës së tretë

    Këngëtarja dhe ikona e modës Rihanna ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, gjatë paraqitjes së saj në Met Gala, ngjarjen më të madhe të modës që mbahet çdo vit në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.
    Këngëtarja dhe ikona e modës Rihanna ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, gjatë paraqitjes së saj në Met Gala, ngjarjen më të madhe të modës që mbahet çdo vit në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

    E veshur me një fustan elegant të errët, 37-vjeçarja tërhoqi vëmendjen teksa përqafoi barkun e rrumbullakosur dhe buzëqeshi para kamerave në tapetin e kuq. Partneri i saj, reperi i njohur ASAP Rocky (shoqëroi Rihannën në event dhe falënderoi gazetarët për urimet.
    “Është koha t’u tregojmë njerëzve se çfarë po përgatisnim”, tha ai me humor, ndërsa shtoi: “Jam i lumtur që të gjithë janë të lumtur për ne, sepse ne jemi padyshim të lumtur”.
    Çifti tashmë ka dy djem: RZA, i lindur në maj 2022, dhe Riot, i lindur në gusht 2023. Met Gala e këtij viti kishte për temë “Superfine: Tailoring Black Style”, duke vënë në qendër të vëmendjes modën mashkullore dhe ndikimin e saj. Rihanna ishte ndër personazhet e fundit që mbërriti në tapetin e kuq, por padyshim ndër më të komentuarat e mbrëmjes.

  • Surpriza e “Met Gala 2025”, Rihanna shtatzënë për herë të tretë

    Surpriza e “Met Gala 2025”, Rihanna shtatzënë për herë të tretë

    Surpriza e Met Gala 2025 ishte padyshim Rihanna, e cila tregoi është në pritje të fëmijës së saj të tretë me partnerin A$AP Rocky. Lajmi u konfirmua nga fotografi i saj, pak përpara se ajo të parakalonte në tapetin e kuq të Met Gala 2025.

    Pak minuta më parë, ylli i muzikës u shfaq në hotelin Carlyle në New York City, ku zbuloi barkun e rrumbullakosur për herë të parë. Pavarësisht reshjeve të shiut dhe motit të paqëndrueshëm, Rihanna tërhoqi vëmendjen me një veshje gri elegante – një fund të shkurtër të kombinuar me bluzë, çorape deri në gjunjë dhe taka në të njëjtën nuancë. Në disa momente, ajo u përpoq të mbulonte barkun me një shall prej peliçeje ngjyrë kafe.

    Rihanna dhe A$AP Rocky janë tashmë prindër të dy djemve, RZA, i lindur në maj të vitit 2022 dhe Riot Rose, i cili erdhi në jetë në gusht 2023.
    Në dhjetor të kaluar, gjatë një interviste për “E! News”, Rihanna kishte lënë të kuptohej se dëshironte një tjetër fëmijë. Me humor ajo tha: “Deri tani kam vetëm djem. Jam 75 për qind për një tjetër djalë, por po mbajmë gishtat e kryqëzuar.”

    Që prej vitit 2020, këngëtarja dhe sipërmarrësja e suksesshme ka folur shpesh për dëshirën për të krijuar një familje të madhe. Në një intervistë për “British Vogue”, ajo kishte treguar se e imagjinonte veten me tre ose katër fëmijë – qoftë me partner, qoftë edhe vetëm.

  • Rihanna shtatzënë për herë të tretë? Detaji që i bëri fansat të dyshojnë

    Rihanna shtatzënë për herë të tretë? Detaji që i bëri fansat të dyshojnë

    Spekulimet kanë nisur se Rihanna mund të jetë shtatzënë me fëmijën e saj të tretë. Këngëtarja 37-vjeçare, e cila është nënë e dy fëmijëve – RZA, dy vjeç, dhe Riot Rose, një vjeç – me reperin A$AP Rocky, 36 vjeç, mund të presë një shtesë në familjen e saj.
    Kjo teori u përhap pas një shfaqjeje të fundit të Rihannës në Paris, ku ajo u pa në një ngjarje të markës së saj Fenty, duke mbajtur një fustan të artë të gjerë që mbulonte barkun e saj. Disa ditë më vonë, Rihanna u shfaq gjithashtu duke bërë pazar në Los Angeles me një pulovër të madhe gri dhe më pas duke shëtitur në Santa Monica me rroba të gjera, çka shtoi më tej dyshimet.

    Nëse spekulimet janë të vërteta, do të thotë që Rihanna mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të tretë brenda pak viteve. Ky informacion vjen pas një interviste të fundit, ku Rihanna ka folur hapur për jetën e saj si nënë dhe ka shprehur dëshirën për të pasur edhe më shumë fëmijë. Ajo theksoi për Entertainment Tonight: “Dua të kem një vajzë. Nuk do të dija çfarë të bëja, sepse deri tani kam vetëm djem. Do të jetë një aventurë e re!”
    Pavarësisht se ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Rihanna, fansat e saj presin me padurim një njoftim nga këngëtarja për të mësuar nëse ajo është apo jo shtatzënë.