Tag: rihanna

  • Rihanna humb 36 milionë dollarë nga projekti i dështuar i modës me Louis Vuitton

    Rihanna humb 36 milionë dollarë nga projekti i dështuar i modës me Louis Vuitton

    Rihanna ka humbur rreth 36 milionë dollarë nga bashkëpunimi i saj me gjigantin francez të modës, Louis Vuitton, në projektin Fenty, një linjë veshjesh që u lançua me bujë në vitin 2019, por që u mbyll vetëm dy vite më vonë.
    Sipas dokumenteve financiare të kompanisë së saj britanike, Denim UK Holdings, humbja erdhi si rezultat i mbylljes së linjës së veshjeve Fenty, e cila nuk arriti të përmbushë pritshmëritë tregtare. Projektin e goditi veçanërisht pandemia, që kufizoi udhëtimet dhe ndikoi drejtpërdrejt në procesin krijues të këngëtares, e cila ishte e përfshirë personalisht si dizajnere.
    Në fillim të projektit, Rihanna kishte investuar afro 35 milionë dollarë, ndërsa kompania mëmë e Louis Vuitton-it, LVMH, kishte hedhur një shumë të ngjashme. Të dyja palët mbanin përkatësisht 49.99% dhe 50.01% të aksioneve përmes një kompanie të quajtur Project Loud France, një referencë ndaj albumit të saj të pestë, Loud.
    Megjithatë, çmimet e larta, si xhaketat që kushtonin deri në 1,000 dollarë dhe mungesa e interesit të tregut çuan në vendimin për ta ndërprerë linjën në vitin 2021.
    Rihanna dhe LVMH atëherë njoftuan se do të përqendroheshin në zhvillimin e linjave më fitimprurëse si Fenty Beauty, Fenty Skin dhe Savage X Fenty.
    Pavarësisht humbjes, Rihanna mbetet një nga gratë më të pasura në industrinë e argëtimit, me një pasuri të vlerësuar rreth 1.4 miliardë dollarë.

  • “Edhe Riri e bëri gocën”/ Einxhel “thumbon” Dagzin me një kërkesë të ëmbël

    “Edhe Riri e bëri gocën”/ Einxhel “thumbon” Dagzin me një kërkesë të ëmbël

    Superylli botëror Rihanna ka emocionuar fansat në mbarë botën me lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të tretë. Këngëtarja ka sjellë në jetë një vajzë, më 13 shtator, duke kompletuar kështu familjen e saj me një princeshë të vogël pas dy djemve.
    Lajmi është bërë i ditur natën e mbrëmshme dhe është pritur me gëzim nga ndjekësit e saj, por edhe nga shumë personazhe publikë përfshirë dhe emra të njohur nga showbiz-i shqiptar.
    Një ndër ta ishte edhe moderatorja e dashur Einxhel Shkira, e cila nuk e la pa reaguar këtë moment të veçantë. Ajo ripostoi lajmin për lindjen e vajzës së Rihannës dhe, me humor e dashuri, i bëri një “pyetje publike” partnerit të saj, Dagz-it:
    “Ja dhe Riri e bëri gocën, po ne kur?” – shkroi Einxhel në Instastory.

    Çifti i njohur, që u bë i dashur për publikun gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, tashmë janë prindër të dy djemve, dhe duken më të lumtur se kurrë në jetën familjare që kanë ndërtuar.
    Ndërkohë, Rihanna, e cila prej disa vitesh është më e fokusuar te familja dhe markat e saj të suksesshme si Fenty Beauty dhe Savage X Fenty, po shijon në mënyrë të plotë rolin e nënës. Me lindjen e vajzës, ajo dhe partneri i saj, reperi A$AP Rocky, tashmë janë prindër të tre fëmijëve.

  • Rihanna rikthehet në skenë – turne botëror dhe album i ri në 2026

    Rihanna rikthehet në skenë – turne botëror dhe album i ri në 2026

    Rihanna është gati për një rikthim në muzikë dhe planifikon të nisë një turne të ri në vitin 2026, pas anulimit të disa datave të mundshme këtë verë në Londër.Këngëtarja 37-vjeçare, e cila është në pritje të fëmijës së saj të tretë me ASAP Rocky, kishte planifikuar një seri koncertesh në stadiumin e West Ham në korrik, por planet u pezulluan në moment të fundit.Sipas burimeve për The Sun, turneu i ri do të përkojë me 10-vjetorin e albumit të saj të fundit, Anti, dhe pritet të shoqërohet me muzikë të re, shkruan DailyMail.

    “Rihanna dhe ekipi i saj janë të bindur se mund ta realizojnë vitin e ardhshëm”, tha një burim për median britanike.Ylli i hitit “Umbrella” ka konfirmuar se albumi i saj i nëntë është në përgatitje dhe se do të sjellë diçka që “do ta justifikojë pritjen”.Ajo foli së fundmi për mëmësinë dhe rolin e saj në filmin e ri të animuar Smurfs, ku i bashkohen dy djemtë e saj, RZA dhe Riot, në tapetin e kuq.

    Rihanna përjetoi edhe një moment të vështirë kohët e fundit, pas ndarjes nga jeta të babait të saj në Barbados, në moshën 70-vjeçare.Pavarësisht dhimbjes, këngëtarja vazhdon të jetë aktive dhe e përkushtuar ndaj projekteve të reja muzikore dhe jetës familjare. /KultPlus.com

  • Rihanna rrëfen si i rrit fëmijët: “Duhet të jenë jashtë, jo para ekranit”

    Rihanna rrëfen si i rrit fëmijët: “Duhet të jenë jashtë, jo para ekranit”

    Në një intervistë të fundit për Entertainment Tonight, Rihanna ka ndarë më shumë mbi përvojën e saj si nënë, duke theksuar ndikimin që ka pasur babai i saj, Ronald Fenty, në stilin e saj të prindërimit. Ajo ka dy djem, RZA (3 vjeç) dhe Riot (1 vjeç), dhe është aktualisht shtatzënë me fëmijën e tretë.Sipas këngëtares, babai i saj ishte gjithmonë një shembull i fuqishëm për të si prind, duke i mësuar asaj dashurinë për natyrën dhe aventurat jashtë. Rihanna ka përshkruar se babai e kishte përgatitur për të rritur fëmijët e saj në një ambient ku ata do të ishin të lirë, duke u angazhuar jashtë dhe duke e shmangur teknologjinë. Ajo ka theksuar se dëshiron që fëmijët e saj të mos rriten si fëmijë të varur nga tabletët, por të kenë mundësi të kalojnë kohë të çmuar jashtë dhe të zhvillohen në mënyrë të natyrshme.“Gjithmonë kam ëndërruar se çfarë lloj gjyshi do të ishte për ta, dhe më përgatiti për këtë rol,” tha Rihanna, duke shtuar se babai i saj ishte gjithashtu pjesa më argëtuese e fëmijërisë së saj, që përfshinte aktivitete si vrapimi zbathur në natyrë dhe të tjera që i jepnin një ndjenjë lirie.Përkundër mesazhit të saj pozitive dhe të shëndetshëm, komentet e Rihanna kanë shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Disa prindër kanë shfaqur kundërshtime ndaj qasjes së saj dhe e kanë akuzuar për gjykim, duke theksuar se është e lehtë për një miliardere si Rihanna të flasë për prindërimin kur ka staf dhe mundësi të pakufizuara. Disa përdorues në Reddit shprehën shqetësimin se komente të tilla mund të nënvlerësojnë vështirësitë e prindërve të zakonshëm, të cilët nuk mund të përballojnë angazhimin e plotë ndaj fëmijëve siç bën Rihanna.Një përdorues shkruajti:“Rihanna është miliardere. Nuk dua të më japë leksione për prindërimin dikush që ndoshta ka një dhomë lodrash në një vilë me staf që i shikon fëmijët tek vrapojnë ‘të lirë’, ndoshta në një plazh privat.”Megjithatë, shumë përdorues e përkrahën Rihanna-n dhe shprehën mbështetje për mënyrën si ajo po rrit fëmijët e saj. Disa komentues ndanë përvojat e tyre dhe theksuan rëndësinë e aktivitetet jashtë dhe zhvillimit të natyrshëm të fëmijëve, përmes të cilëve ata mësojnë durimin, zgjidhjen e problemeve, dhe ndërveprimin social.Një përdorues komentoi:“Fëmijët kanë nevojë të mësojnë durimin, zgjidhjen e problemeve dhe ndërveprimin me të tjerët. Kjo humbet tek ata që përdorin tableta pa kufij.”Përkundër kritikave, Rihanna ka mbetur besnike ndaj filozofisë së saj të prindërimit dhe ka shprehur se është e gatshme të vazhdojë me këtë qasje natyrale dhe të balancuar për fëmijët e saj./KultPlus.com

  • FOTO/ Rihanna feston suksesin e saj të fundit në tapetin e kuq, së bashku me dy djemtë e saj

    FOTO/ Rihanna feston suksesin e saj të fundit në tapetin e kuq, së bashku me dy djemtë e saj

    Rihanna, e cila është në pritje të fëmijës së saj të tretë, mori pjesë në premierën e filmit të animuar Smurfs në Los Angeles, e shoqëruar nga dy djemtë e saj, RZA dhe Riot, fansat e saj më të mëdhenj.

    Këngëtarja mahniti me një paraqitje plot stil, duke zgjedhur një veshje në nuanca çokollate që përfshinte një bluzë me dantellë, një fund të gjatë dhe një xhaketë lëkure të kombinuar. Flokët i kishte të kapura lart, duke përforcuar pamjen elegante. Filmi, në të cilin Rihanna i jep zërin personazhit Smurfette, u festua me kastin dhe disa Smurfë në madhësi reale që u shfaqën.

    Gjatë mbrëmjes, djemtë e vegjël të Rihanna-s patën mundësinë të takohen me Baba-Strumf, figurën ikonike të filmit. Megjithatë, takimi nuk kaloi pa incidente, pasi djali i saj dyvjeçar u frikësua kur pa nga afër personazhin e madh të animuar.
    /vizionplus.tv

  • Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

    Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

    Rihanna dhe ASAP Rocky do të bëhen prindër për herë të tretë, dhe ndërsa fansat po spekulojnë për gjininë dhe emrin e bebit, çifti ka dhënë një të dhënë interesante.
    Në një intervistë të fundit, Rihanna pranoi se edhe pse emri nuk është vendosur ende, një gjë është e sigurt: do të fillojë me shkronjën R. “Është e vetmja gjë për të cilën nuk kemi debat,” tha ajo me humor.
    Ndërkohë, ASAP Rocky ka “rrëshqitur” duke zbuluar gjininë e foshnjës që pritet, duke shtuar edhe më shumë entuziazëm tek fansat.
    Për kujtesë, djali i tyre i madh, Rza, është tashmë 3 vjeç dhe i vogli, Riot, afrohet me të mbushur dy. Rruga e emrave me “R” duket se po vazhdon!

  • Deklarata e ASAP Rocky që “tradhtoi” gjininë e fëmijës që pret me Rihannën

    Deklarata e ASAP Rocky që “tradhtoi” gjininë e fëmijës që pret me Rihannën

    ASAP Rocky duket se e ka zbuluar aksidentalisht gjininë e fëmijës së tretë të tij dhe Rihannës. Gjatë premierës së filmit “Smurfs” në Belgjikë reperi u pyet nga prezantuesi i Entertainment Tonight nëse fëmija që pret është vajzë.
    Ai buzëqeshi dhe u përgjigj: “Po, vëlla, është “. Pastaj i tregoi kamerës një lodër Smurfette, personazhin që Rihanna luan në film, duke komentuar “këtu, këtu” dhe duke treguar kukullën, duke lënë të hapur mundësinë që po konfirmonte gjininë e foshnjës.
    Rihanna u shfaq gjithashtu në premierë, pranë të dashurit të saj, me barkun që dëshmonte për shtatzëninë e saj të avancuar.
    Çifti njoftoi se presin fëmijën e tyre të tretë në maj të vitit 2025, në Met Gala, me një burim që i tha People se janë të emocionuar për zgjerimin e familjes së tyre dhe se Rihanna gjithmonë ka dashur të ketë shumë fëmijë, duke dashur që ata të jenë të afërt në moshë në mënyrë që të rriten bashke.

  • ‘Jam e nderuar’/ Fëmijët votojnë Rihannën si ikonën e vitit

    ‘Jam e nderuar’/ Fëmijët votojnë Rihannën si ikonën e vitit

    Rihanna fitoi çmimin ‘Ikona e Vitit’ në Nickelodeon Kids’ Awards 2025. Këngëtarja 37-vjeçare nga Barbadosi nuk mori pjesë në ceremoni, por e pranoi çmimin e saj nëpërmjet një mesazhi video.
    “Çmimi ikonë është një çmim shumë i veçantë dhe të gjithë e njohim dhe e duam Rihannën“, tha prezantuesja Tyla në skenë. “Ajo ka një ndikim të madh në muzikë, modë, bukuri dhe në çdo fushë tjetër që mund të mendoni. Ajo frymëzon kaq shumë njerëz si unë, kështu që përshëndetje RiRi-t!”
    Në fjalimin e saj të pranimit, Rihanna tha:
    “Ju faleminderit të gjithëve shumë për këtë çmim të jashtëzakonshëm. Jam shumë e nderuar që jam emëruar ikona juaj e vitit 2025.” “Jam edhe më e nderuar që mund ta ndaj këtë moment me ju të gjithë. Sepse asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa ju”, tha ajo, duke shprehur mirënjohjen e saj.
    Skena dhe publiku ishin të ndriçuara me blu. Kjo ishte një referencë për filmin e ri ‘The Smurfs’, në të cilin Rihanna jep zërin.

  • Rihanna humb 400 milionë dollarë! Forbes zbulon arsyet pas rënies së pasurisë së saj

    Rihanna humb 400 milionë dollarë! Forbes zbulon arsyet pas rënies së pasurisë së saj

    Showbiz E Premte, 6 Qershor 2025 18:21
    Rihanna, një nga ikonat më të suksesshme të muzikës dhe biznesit, ka pësuar një goditje të ndjeshme financiare. Sipas listës më të fundit të Forbes për “Gratë më të pasura që e kanë ndërtuar vetë pasurinë në SHBA”, vlera neto e saj ka rënë nga 1.4 miliardë dollarë në 1 miliard, një ulje prej 29%.
    Rënia vjen pavarësisht suksesit të vazhdueshëm të markës së saj të famshme, Fenty Beauty, dhe pranisë së saj të qëndrueshme në tregun global. Por, sipas Forbes, sfidat brenda disa prej bizneseve të saj kyçe kanë ndikuar negativisht në të ardhurat.

    Çfarë ndodhi me Savage X Fenty?
    Një nga momentet kyçe ishte largimi i CEO-së së Savage X Fenty në gusht 2024. Ish-drejtuesi i markës u largua për të marrë postin e CEO-së së Victoria’s Secret, një zhvillim që thuhet se ndikoi në ecurinë e brendit të të brendshmeve të Rihanna-s.
    Fenty Beauty pa rritje, pavarësisht zgjerimit në Kinë
    Ndërkohë, edhe pse Fenty Beauty mbeti stabile në shitje, mungesa e një rritjeje të ndjeshme dhe sfidat në tregun kinez, ku Rihanna zgjeroi praninë e markës së saj në partneritet me gjigantin LVMH, kanë kontribuar në këtë rënie të përkohshme të pasurisë së saj.
    Rihanna mbetet ndër më të pasurat dhe më aktive se kurrë
    Megjithatë, ajo renditet ende e 35-ta në listën e Forbes, përkrah emrave si Oprah Winfrey, Beyoncé, Kim Kardashian, Serena Williams dhe Taylor Swift.
    Pavarësisht sfidave financiare, Rihanna mbetet aktive në botën e modës dhe kozmetikës. Në prill, Savage X Fenty prezantoi një koleksion nusërie, ndërsa Fenty Beauty solli sërish në treg produktin kult Body Lava, pikërisht në kohë për sezonin veror.