Tag: riemërimit

  • Aida Hajnaj s’do të riemërohet në krye të BKH, pritet çelja e garës për drejtuesin e ri

    Aida Hajnaj s’do të riemërohet në krye të BKH, pritet çelja e garës për drejtuesin e ri

    Aida Hajnaj nuk do t’i nënshtrohet procedurës së riemërimit, pavarësisht shfaqjes së interesit për një mandat të dytë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
    Raportohet se kjo ndodh pasi Hajnaj nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes (7 maj).

    Mosdorëzimi i dokumentacionit mbyll procedurën e mëtejshme te riemërimit.
    Tashmë pritet që SPAK të çelë garën e hapur për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

  • Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

    Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

    Aida Hajnaj përjashtohet nga rikandidimi për një post të dytë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
    Drejtuesja aktuale e BKH-së nuk ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes deri më 7 maj dhe për pasojë është përjashtuar nga e drejta për rikandidim. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë SPAK, përmes një përgjigje të shkurtër për mediat.
    “Znj. Hajnaj nuk do t’i nënshtrohet procedurës së riemërimit, pavarësisht shfaqjes së interesit për një mandat të dytë, pasi Znj. Hajnaj nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes (7 maj). Mosdorëzimi i dokumentacionit mbyll procedurën e mëtejshme te riemërimit.”, thuhet në përgjigjen e SPAK.
    Kujtojmë se ishte vetë Aida Hajnaj, e cila kishte shprehur që më 28 mars interesin për një tjetër mandat 5-vjeçar, pasi më 31 gusht mandati i drejtores aktuale të Byrosë Kombëtare të Hetimit përfundon.
    Në Prokurorinë e Posaçme ishte hapur procesi i riemërimit të saj në krye të BKH-së, por duket se ka ndryshuar mendje, duke u tërhequr nga riemërimi.
    Pritet që SPAK shumë shpejt të rihapë garën për kandidaturat e tjera të cilët do t’i nënshtrohen disa procedurave. Procesi i emërimit të drejtorit të ri do të kryehet duke kaluar në 7 faza, testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i aseteve dhe testi i poligrafit.

  • SPAK: Aida Hajnaj përjashtohet nga kandidimi për një post të dytë në krye të BKH

    SPAK: Aida Hajnaj përjashtohet nga kandidimi për një post të dytë në krye të BKH

    Znj. Hajnaj nuk do t’i nënshtrohet procedurës së riemërimit, pavarësisht shfaqjes së interesit për një mandat të dytë, pasi Znj. Hajnaj nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes (7 maj). Mosdorëzimi i dokumentacionit mbyll procedurën e mëtejshme te riemërimit.

  • Aida Hajnaj përjashtohet nga gara për kreun e BKH, SPAK: Nuk dorëzoi dokumentet e kërkuara në kohën e caktuar

    Aida Hajnaj përjashtohet nga gara për kreun e BKH, SPAK: Nuk dorëzoi dokumentet e kërkuara në kohën e caktuar

    Aida Hajnaj përjashtohet nga rikandidimi për një post të dytë në krye të BKH. Mesohet se Hajnaj nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes deri më 7 maj, për pasojë u përjashtua nga e drejta për rikandidim.
    SPAK pritet të rihapë garën për kandidaturat e tjera të cilët do t’i nënshtrohen disa procedurave.
    Procesi i emërimit  të drejtorit të ri do të kryehet duke kaluar në 7 faza, testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i aseteve dhe testi i poligrafit.
    ‘Znj. Hajnaj nuk do t’i nënshtrohet procedurës së riemërimit, pavarësisht shfaqjes së interesit për një mandat të dytë, pasi Znj. Hajnaj nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes (7 maj). Mosdorëzimi i dokumentacionit mbyll procedurën e mëtejshme te riemërimit’, thuhet në njoftim.
    Në Prokurorinë e Posaçme ishte hapur procesi i riemërimit të Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Vetë Hajnaj kishte shprehur që më 28 mars interesin për një tjetër mandat 5-vjeçar, pasi më 31 gusht mandati i drejtores aktuale të Byrosë Kombëtare të Hetimit përfundon.

  • “Në fund të mandatit prokurorët e SPAK të rikandidojnë”/ Altin Dumani: Jemi kundra riemërimit, KLP të vlerësojë…

    “Në fund të mandatit prokurorët e SPAK të rikandidojnë”/ Altin Dumani: Jemi kundra riemërimit, KLP të vlerësojë…

    Kreu i SPAK, po i përgjigjet pyetjeve të adresuara në KLP, pas raportit të punës së SPAK gjatë vitit 2024. Dumani u pyet nga një prej anëtarëve të KLP lidhur me statusin që prokurorët e SPAK duhet të kenë pas përfundimit të mandatit 9 vjecar.
    “Në lidhje me statusin qe e keni ngritur si problem, cili është qëndrimi juaj? I pari prokurorët e SPAK emërohen në Gjykatat e Apelit, propozimi i dytë është të bëhen ndryshime kushtetuese që prokurorët që janë në SPAK të riemërohen, për kërkon mazhorancë me 94 vota. Ju vetë ose struktura e juaj për kë qasje do ishit?” – ishte pyetja drejtuar Dumanit, I cili në përgjigje u shpreh pro rikandidimi të prokurorëve me garë dhe kundër riemërimit të tyre.
    “ Ne flasim si grup prokurorësh, dhe unë konsultohem me kolegët. Ne kemi propozuar jo rinovim automatik, në fund të mandatit mos emërohet automatikisht pa garë. Të bëhen ndryshime kushtetuese që në mbarim të mandatit 9 vjeçar t’i jepet mundësia të rikandidosh përballë prokurorëve të tjerë. Por bëhet e mundur edhe mundësia e veprimtarisë së institucionit, pasi ka prokurorë që në mbarim të mandatit 9 vjecar nuk duan të kandidojnë më. Të drejtën e rikandidimit ta vlerësojë Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Jam për variantin e parë që prokurorët e SPAK në fund të mandatit 9 vjeçar të rikandidojnë për një mandat tjetër. Jemi kundra riemërimit,”- shtoi Dumani.