Tag: ridvan

  • Berisha lexon mesazhin: Altin Dumani ka bërë një ujdi për 5 milionë euro në lidhje me dosjen e Kreshnik Farrukut nga Manza

    Berisha lexon mesazhin: Altin Dumani ka bërë një ujdi për 5 milionë euro në lidhje me dosjen e Kreshnik Farrukut nga Manza

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në sallën e parlamentit me një deklaratë të fortë, duke lexuar publikisht një mesazh që, sipas tij, i është dërguar nga një qytetar dhe që përmban akuza të rënda ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

    Sipas mesazhit të lexuar nga Berisha, Dumani akuzohet për një ‘ujdi prej 5 milionë eurosh’ në lidhje me dosjen e shtetasit Kreshnik Farruku nga Manza, i cili, sipas mesazhit, është i përfshirë në hetime ndërkombëtare për trafik droge.

    ‘Së fundmi, meqenëse ia mbathi, se ju u ka në dorë ai të gjithëve, mëkatarë, tani unë do lexoj mesazhin e një qytetari për të,’ tha Berisha, përpara se të lexonte tekstin që përmbante detaje për çështjen në fjalë.

    Në mesazhin e publikuar, Berisha u shpreh se, Dumani ka ndërhyrë për të ndikuar në masat e sigurisë ndaj Farrukut, duke ‘manipuluar telefonatat e kriptuara’ dhe duke premtuar që ‘t’i kalojë përgjegjësinë vëllait të tij’.

    Gjithashtu, kryedemokrati Sali Berisha lexoi edhe komunikimet që i atribuohen Eriona Daupaj, Ridvan Çela dhe ‘Vladi’, duke pretenduar se ato lidhen me mënyrën sesi është trajtuar çështja dhe me ndërhyrje politike që përmendin edhe emrin e Taulant Ballës.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Së fundmi, meqenëse ia mbathi, se ju u ka në dorë ai të gjithëve, mëkatarë, tani unë do lexoj mesazhin e një qytetari për të.

    ‘Doktor, mirëmbrëma. Një burim nga prokuroria më informon sonte në lidhje me një çështje në proces hetimi. Altin Dumani ka bërë një ujdi për 5 milionë euro në lidhje me dosjen e shtetasit Kreshnik Farruku nga Manza, Durrës, mik, bashkëpunëtor i Xhevdet Troplinit dhe Elvis Troplinit.

    Ky shtetas ka një procedim në shtetin italian për tre episode. Në Savona, në Gjenoa, në Ankona ku janë kapur sasi të mëdha kokaine.

    Për këtë fakt ka dhe procedim penal në shtetin italian dhe gjykata e Durrësit i ka vendosur masë sigurimi për ekstradim.

    Më pas, Spaku pas 5 milionëshit, ka filluar procedimin për të njëjtat fakte të ndodhura në shtetin italian dhe i vendos masë sigurimi.

    Me datën 11.5.2025, Gjykata e Lartë, kundrejt një shume të lartë parash, ia heq masën e arrestit dhe e le me detyrim paraqitje.

    Dumani ka premtuar që t’i kalojë përgjegjësinë vëllait të tij duke i manipuluar telefonatat e kriptuara dhe duke ia atribuuar vëllait të tij.

    Shuma e ujdisë do konvertohet në gurë të çmuar, diamante.

    Personi ku investon të ardhurat Dumani është daja i bashkëshortes, Anton Pango, person me precedent penal’.

    Së fundmi, Eriona Daupaj: Do ta çojë për sekuestrim, nuk do i bëjë nder Ballës. Po e çoi për sekuestrim, komplikohet puna se do ia marrin.

    Vladi, Toyota Yaris gjithmonë: Mirëmbrëma o shoku, ku e paskan sjellë?

    Ridvan Çela: Ka këto ditë, po më pyet, do jetë prapë Balla apo thjesht ti?

    Vladi: Okej se flas unë, por të na tregojë mënyrën si do e mbyllë. (Për Ballën e ka fjalën)

    Ridvan Çela: Nga Tao, Tao, dhe thotë se i ka në rregull letrat.

    Daupaj: Kishte të drejtë ajo bundra.

    (Ajo është shoqja e tij, jo bashkëshortja. Mos më bëj ta them emrin këtu. Se ia them emrin, e di unë kush është ajo).

    Nuk duhej toleruar që në fillim. Ajo ku do shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë.

    Ridvan Çela: Se bundra luan edhe me Taon. (Bundra, e di vetë ti kush është).

  • I arrestoi mikun kriminel/ Ilir Prodës nuk i del inati me shef Palin, e ‘internon’ në Kukës

    I arrestoi mikun kriminel/ Ilir Prodës nuk i del inati me shef Palin, e ‘internon’ në Kukës

    Më 10 tetor 2025, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur transferimin e Ridvan Palit në Kukës, ku është emëruar si specialist për rendin në Seksionin e Rendit Publik. Kjo është goditja më e fundit ndaj Palit, i cili u vu në shënjestër të drejtuesve të Policisë pas arrestimit të Altin Morinës, një ish-efektiv i RENEA-s dhe mik i ngushtë i vetë Prodës, i shpallur në kërkim nga SPAK për trafik droge dhe lidhje me organizata kriminale.
    Hakmarrja ndaj Palit nisi pikërisht pas arrestimit të Morinës më 3 prill, një operacion i realizuar nga forcat e Komisariatit nr. 2. Arrestimi i një figure të lidhur ngushtë me drejtues të lartë të Policisë ekspozoi jo vetëm lidhjet e errëta të kupolës së Policisë me krimin, por edhe pasojat e menjëhershme ndaj efektivëve që veprojnë sipas ligjit. Fillimisht, Pali dha dorëheqjen, e më pas u “internua” në Devoll me ulje në gradë për një vit, me akuzën për “moszbatim të dispozitave ligjore”, teksa sot do të transferohet në Kukës.
    Rasti i Ridvan Palit është tashmë simbol i asaj që ndodh me ata pak efektivë që veprojnë me integritet në një sistem të përfshirë nga korrupsioni dhe ndërhyrjet politike. Përplasja për Altin Morinën ka ekspozuar rrënjësisht konfliktin e interesit brenda Policisë, ndërkohë që organet përgjegjëse si AMP dhe Ministria e Brendshme vijojnë të heshtin, duke i hapur rrugë arbitraritetit dhe një drejtësie të kthyer përmbys. Kjo tregon se ndëshkimi nuk vjen për shkeljen e ligjit, por për zbatimin e tij.

  • ‘Heldin’ në garë për Oscars – Aktori shqiptar Ridvan Murati në një ndër rolet kryesore

    ‘Heldin’ në garë për Oscars – Aktori shqiptar Ridvan Murati në një ndër rolet kryesore

    Filmi “Heldin”, ku një nga rolet kryesore interpretohet nga aktori shqiptar Ridvan Murati, po vazhdon të korrë suksese në skenën ndërkombëtare të kinemasë. Pas premierës në Festivalin e Filmit në Berlinale dhe lançimit në platformën Netflix, projekti ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme: kompania prestigjioze Music Box Films ka marrë të drejtat për shpërndarjen e filmit në Amerikën e Veriut.

    Ndërkohë, “Heldin” është zgjedhur zyrtarisht si përfaqësuesi i Zvicrës për kategorinë Best International Feature Film në edicionin e 98-të të çmimeve Academy Awards (Oscars). Ky përfaqësim e vendos filmin në rrugën drejt një prej njohjeve më të mëdha në industrinë globale të filmit, transmeton KultPlus.

    Regjisorja Petra Volpe sjell një dramë të fuqishme që ndjek historinë e Florian, një infermier në repartin e kirurgjisë, i cili përjeton një sërë ngjarjesh tronditëse gjatë një ndërrimi të vonë në spital. Me një narrativë të ngjeshur dhe emocionale, “Heldin” ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe publikut njësoj.

    Pjesëmarrja e Ridvan Muratit në këtë produksion i shton filmit një tjetër dimension. Me një interpretim të ndjerë dhe të përmbajtur, Murati forcon pozicionin e aktorëve shqiptarë në produksionet evropiane me ndikim të gjerë ndërkombëtar.

    Për publikun, kjo do të thotë një mundësi për të parë një film me vlera artistike të larta në platformat më të njohura, ndërsa për ekipin realizues, kjo është një mundësi reale për të hyrë në garë për një nga çmimet më prestigjioze në botë, nominimet Oscars./KultPlus.com

  • Filmi evropian “Heldin”, me aktorin shqiptar Ridvan Murati, tani në Netflix

    Filmi evropian “Heldin”, me aktorin shqiptar Ridvan Murati, tani në Netflix

    Një tjetër sukses për kinemanë evropiane dhe talentin shqiptar vjen përmes filmit “Heldin” (Late Shift), i cili është bërë zyrtarisht pjesë e katalogut të Netflix. Në këtë dramë të vitit 2025, me regji të Petra Volpe, luan edhe aktori i njohur shqiptar Ridvan Murati, duke sjellë një interpretim të fuqishëm në një rol dytësor me peshë.Murati, i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në teatër dhe film në Zvicër, konfirmon edhe një herë aftësinë e tij për të dhënë dimension të thellë roleve që portretizon, duke forcuar gjithnjë e më shumë praninë e aktorëve shqiptarë në produksione ndërkombëtare të nivelit të lartë, përcjellë KultPlus.“Heldin” trajton një histori intensive që ndodh gjatë një ndërrimi të natës në një spital zviceran, ku protagonistja Floria, një infermiere kirurgjie, përballet me sfida ekstreme, përfshirë ndihmën ndaj disa pacientëve në gjendje kritike. Një gabim i vetëm kërcënon të rrëzojë gjithë përpjekjet dhe etikën e saj profesionale, duke e vendosur nën presion moral dhe emocional.Filmi është një bashkëprodhim mes Zvicrës dhe Gjermanisë, dhe pati premierën botërore më 17 shkurt 2025 në seksionin Berlinale Special Gala të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Pas Berlinales, filmi u shfaq në kinematë zvicerane më 27 shkurt dhe tani është i qasshëm globalisht përmes platformës Netflix.Ky projekt përbën një tjetër arritje të rëndësishme për Ridvan Muratin dhe një dëshmi se talenti shqiptar po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë dhe vlerësim në skenën ndërkombëtare të filmit./KultPlus.com

  • Spektakël në qiellin e Liqenit të Shkodrës, një çast dramatik nga jeta e egër, kapur mjeshtërisht nga Ridvan Sokoli

    Spektakël në qiellin e Liqenit të Shkodrës, një çast dramatik nga jeta e egër, kapur mjeshtërisht nga Ridvan Sokoli

    Nga Albert Vataj
    Një çafka e përhime është kapur në flagrancë me një gjarpër në sqep, nga fotografi Ridvan Sokoli në Liqeni i Shkodrës në ditët e majit 2025. Beteja mes një qelltari si çafka e përhime dhe një zvarritës ka përfunduar duke sjellë një spektakël në qiellin sipër suprinës blu të Liqenit të Shkodrës, një prej habitateve më të pasura dhe më të larmishme të fluturakëve dhe të zvarranikëve, të cilët në një betejë të ashpër ekzistence, vendosin kufinjë të rinj të zotërimeve. Dhe janë zotëruesit e qiellit ata që bëjnë ligjin në këtë garë dominimi dhe beteje të jetës.

    Fotografi Ridvan Sokoli, syri qëmtues i Liqenit të Shkodrës, e ka sjellë këtë momet të pabesueshëm, si dëshmi e durimit dhe vendosmërisë për të sfiduar kohën dhe mundësinë, dhe për të kurorëzuar marrjen e kësaj fotoje.
    E cila është më shumë se një foto, është jeta e egër në Liqenin e qetë të Shkodrës, lufta që gjallesat bëjnë në ujë dhe në ajër, dhe mundësia fantastike që na ofrohet për ta përcjellë këtë moment, i cili nuk është krejt i zakonshëm, përkundrazi është i rrallë dhe spektakolar.
    Kjo foto nuk është thjesht një ndalesë e kohës; është një kujtesë se natyra nuk pushon së krijuari skena dramatike e madhështore, dhe se mes nesh jetojnë ata që, me pasionin dhe përkushtimin e tyre, na ndihmojnë t’i shohim ato.
     

  • Thyhet në Bujanoc Posteri i Ridvan Qazimit,Komandanti “vritet” për të satën herë

    Thyhet në Bujanoc Posteri i Ridvan Qazimit,Komandanti “vritet” për të satën herë

    Në sheshin ’’Skënderbeu’’, në Bujanoc është thyer qelqi dhe është dëmtuar posteri me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, Dëshmor i UÇPMB-ës. Posteri i thyer ishte vendosur pikërisht para objektit të Komunës së Bujanocit, ku promovohej koncerti në kuadër të manifestimit të Ditëve të Komandant LLESHI-t. Kujtojm opinionin e gjërë se Ridvan Qazimi-LLESHI, ishte Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dhe është vrarë 4 ditë pas nënshkrimit  të Marrëveshjes së Konçulit, ishte njëkohësisht pjesë negociuese për arritjen e armëpushimit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Konçulit, nën organizmin, monitorimin dhe garanatimin e faktorit Politik dhe Ushtarak ndërkombëtarë.Këto akte të ulëta, vepra vandaliste  i denojmë, janë provokuese, janë mos durim nacional, është  sulm ndaj kujtesës sonë kolektive dhe historisë sonë të lavdishme, ndaj luftës për liri dhe ndaj sakrificës së dëshmorëve tanë, janë cënim e mohim që prekin simbolet tona. Shprehim reagimin publik, pasi tani, Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, dëshmor i UÇPMB-ës, po ’’vritet’’ për të satën herë:-Ende nuk është zbardhur vrasja enigmatike e këtij Komandanti të Ushtris Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, -Vazhdon të mos zbatohet Marrëveshja e Konçulit,-Vazhdon të mos lejohet nga instanca qendrore të Serbisë vendosja e shtatores së Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, krahas mos lejimit nga instanca qendrore të Serbisë vendosja edhe të shtatores së heroit ton Kombëtar ’’Skënderbeut’’, në qendër të Bujanocit, -Bashkëluftëtarët e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, po ndiqen, po ju kurdisen gjygje  politike, e nuk po aminstohen,-Bashkëqytetarët e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, po diskriminohemi, në Polici-zingjirin Komandues, në përfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminimi edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur.Thyerja e posterit me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, Dëshmor i UÇPMB-ës, sot në Bujanoc, po japin një mesazh kërcënimi, jo vetëm kundër shqiptarëve në Bujanoc, është një vazhdim pasi në muajin gusht të vitit që e lam pas, 2 herë radhazi branda javës, në qendër të Bujanocit pati pankarta me mbishkrimin ku ishte shprehur Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve  në Bujanoc me mbishkrimin’’Vdekje shqiptarëve” dhe ’’nuk ju duam’’.Këto akte jan të denueshme, përveç së i denojmë, dhe shprehim reagimin publik, është domodoshmëri e kohës që  Republika e Serbisë, zyrtarisht do të duhej të dënon këto akte, të ndalohet krijimi i një urrejtje ndaj një Populli të tërë sepse thyerja dhe dëmtimi i posterit me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI,kështu fyhen gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ofendohet popullata shumicë shqiptare e Bujanocit, por edhe Preshevë, Medvegjë, dhe shqiptarët në Krahinën e Sanxhakut,  Vojvodinë dhe gjithë Serbinë. Republika e Kosovës, do të duhej të dënon këtë akt, Republika e Shqipërisë, pasi ka marrëdhënje diplomatike me  Republikën e Serbisë, në bazë të kushtetutës, të dërgon një NOTË PROTESTE ndaj Beogradit zyrtar, pasi  po shprehet Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimit ndaj neve Shqiptarëve.Shtetet e Quintit dhe instanca e mekanizma të BE-ës, është momenti i fundit, jo vetëm të reagojn po do të duhej të ndalojn shprehjen e gjuhës së urrjetjes, kërcnimit, por edhe manifestimit të diskriminimit  në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare. Po ashtu kërkohet edhe të nxirret një Deklaratë, dhe Rezolut, konkrete lidhur me diskriminimin dhe shprehjen në rritje të gjuhës së urrjetjes dhe kërcnimit për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc.Shqiptarët, në Serbi jetojn duke ju ekspozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje e asimilim. Nga – Refik HASANI