ABC News dhe Angi Ricerche publikojnë këtë të hënë të dhënat e sondazhit të fundit për zgjedhjet e 11 majit.Ashtu si edhe në dy të parët, në sondazh janë kontaktuar përmes mënyrave të ndryshme 10 116 persona nga të cilat 3300 intervista janë konsideruar të vlefshme, me një marzh gabimi prej 2.3 % , gjatë periudhës 30 prill – 4 maj.
Pyetjes së si jetohet sot në Shqipëri, 53.4 % i janë përgjigjur me shumë mirë ose mirë, përkatësisht 46.8 % e përgjigjeve nga intervistat e vlefshme besojnë se në Shqipëri jetohet mirë, ndërsa 6.6 përqind prej tyre, vlerësoj se jetohet shumë mirë.Ndërkohë ata që mendojnë se në Shqipëri jetohet shumë keq, janë 6.9 % dhe keq mendojnë 39.7 % e të anketuarëve në intervistat e konsideruara të vlefshme.
Tag: ricerche
-

Si jetohet sot në Shqipëri? Real Story dhe Angi Ricerche publikojnë përgjigjet e shqiptarëve për sondazhin e fundit parazgjedhor
-

Sondazhi i Angi Ricerche / Analisti Lami: PS drejt mandatit të nëntë në Elbasan, PD humb një mandat
Në emisionin “Real Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga ABC News dhe Angi Ricerche.
Analisti Roland Lami, ka komentuar rezultatet e sondazhit të publikuar. Ai u shpreh se Partia Socialiste, ka tetë mandate dhe se sipas tij shkon drejt mandatit të 9 në Elbasan. Ndërsa Partia Demokratike sipas tij humb një mandat.
“Nëse do marrim 56 % PS ka tejkaluar përqindjen e siguruar në Elbasan në 2021. Mbron mandatin e 8 dhe është afër me votat e veta me mandatin e 9. Pra nga 2021 sot që po flasim PS ka 8 mandate të sigurta shkon te mandati i 9. PD humb një mandat dhe rrezikon një mandat tjetër. Luhet mandati i 9 nëse do ta marrë Lapaj ose, jo. Dhe ka shumë mundësi që votat e partive të vogla t’i shkojnë partisë fituese që është parti e parë”, tha ai. -

Zgjedhjet e 11 majit/ Sondazhi i dytë i Angi Ricerche: PS fiton Fierin me 57.3 përqind, PD me 39.5 përqind
Është publikuar këtë të hënë në emisionin “Real Story”, sondazhi i dytë për zgjedhjet e 11 majit, i realizuar nga “ABC News” në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche.
Kësaj here janë pyetur mbi 8400 qytetarë dhe gjithashtu janë bërë edhe pyetje shtesë. Në sondazh janë përfshirë Elbasani dhe Fieri.
Lidhur me votën në Fier, nga të anketuarit, 57.3 përqind e tyre kanë deklaruar se do të votojnë PS.
Ndërsa, 39.5 përqind janë përgjigjur se do të votojnë PD dhe koalicionin e saj për Shqipërinë Madhështore. -

Sondazhi i Angi Ricerche/ PS po bën fushatë më të mirë, e dyta ‘Shqipëria bëhet’, koalicioni i Berishës në vend të tretë
Në emisionin “Real Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga ABC News, me kompaninë prestigjioze Angi Ricerche.
Ndër pyetjet në këtë sondazh është edhe; Kush po bën fushatë më të mirë elektorale, shqiptarët janë përgjigjur
PS- 34,2 %
Nisma Shqipëria Bëhet 21,4 %
Aleanca për Shqipërinë Madhështore 18, 1 %
Mundësia 8. 2 %
Partia Social Demokrate 7. 3%
Lëvizja Bashkë 6, 7 %
Koaliconi Euroatlantik 4, 1 % -

Sondazhi i Angi Ricerche/ Ja për kë do votojnë shqiptarët më 11 maj
“ABC News” dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla, sondazhin e parë parazgjedhor kombëtar për zgjedhjet e 11 majit.
Në sondazh shqiptarët i janë përgjigjur disa pyetjeve lidhur me këto zgjedhje. Në sondazh janë pyetur mbi 6 mijë vetë.
Ndërkohë pyetjes se për këtë do të votojnë shqiptarët me 11 maj, ja si janë përgjigjur