Tag: ricci

  • Milani siguron përfundimisht Ricci, tani hidhet në sulm total për shqiptarin e Zvicrës

    Milani siguron përfundimisht Ricci, tani hidhet në sulm total për shqiptarin e Zvicrës

    Samuele Ricci do të bëhet javën e ardhshme lojtar i ri i Milanit. Mesfushori i kombëtares italiane, që vjen pas një sezoni të rëndësishëm me 36 paraqitje, një gol dhe dy asistime në të gjitha kompeticionet, me fanellën e Torinos, do të jetë përforcimi i parë i verës për kuqezinjtë, pas Luka Modric (që është njoftuar tashmë nga Igli Tare). Samuele Ricci do të jetë lojtar i ri i Milanit për 25 milionë euro gjithsej, 23 milionë fikse, plus 2 milionë bonuse.
    Tani objektivi është një i vetëm, sërish për mesfushën. Milani, në fakt, do të vazhdojë të ngulë këmbë për Ardon Jashari, mesfushorin 22-vjeçar që luan te Club Brugge. Për të thyer “murin belg”, shumë i vështirë kur bëhet fjalë për shitjen e talenteve të tij, siç kujton vetë Milani me rastin e De Ketelaere, do të nevojitet shumë durim. Një cilësi me të cilën Igli Tare duket se është i pajisur. Ish-drejtuesi i Lazios ka ndër mend të rrisë ofertën e tij për Jasharin, duke e konsideruar atë përforcimin e duhur për merkaton e kuqezinjve.

    Jashari është lojtari ideal për mesfushën e re të Max Allegrit. Me këmbë të majtë, MVP i “Jupiler League” sezonin e fundit, Jashari është një lojtar i ri, por tashmë lider, që bashkon cilësinë me intensitetin. Ai di të organizojë lojën, por edhe të prishë aksionet e kundërshtarit dhe të rikuperojë topa. Mund të luajë si “mezzala” apo edhe si “playmaker”.
    Kur është e nevojshme, tërhiqet prapa për të ndihmuar qendrat e mbrojtjes dhe nis ndërtimin e aksioneve, me kokën lart dhe pasime të gjata cilësore. Ai e mbylli sezonin te Club Brugge me 52 paraqitje, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 6 asistime. Në fakt është një lloj xholi, perfekt për një skuadër që synon të luajë me disa module.
    Te Brugge, që përdor 4-2-3-1, Jashari ishte një nga dy mesfushorët para mbrojtjes. Te Milani i Allegrit, që me shumë gjasa do të përdorë 4-3-3, Jashari, të cilin shumë e kanë quajtur “Xhaka i ri”, mund të përdoret si “regjisor” para mbrojtjes ose si “mezzala”, duke qenë kështu një aset themelor për projektin e ri që po lind.
     

  • Milan bën goditjen e madhe në mesfushë, zyrtarizimi javën që vjen. 23 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse

    Milan bën goditjen e madhe në mesfushë, zyrtarizimi javën që vjen. 23 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse

    28 Qershor 2025

    17:16

    Telesport

    Drejtuesit e Milanit kanë qenë shumë aktiv këto ditë në merkato dhe fokusi ka qenë kryesisht në repartin e mesfushës. Milan ka arritur marrëveshjen verbale me Torinon për transferimin e Samuele Ricci për shifrën 23 milionë euro plus 2 milionë euro të tjer abonuse, totali 25 milionë euro.
    Milan ka qenë prej kohësh në ndjekje të mesfushorit 23-vjeçar, i cili konsiderohet si një nga më të mirët në Itali dhe transferimi te klubi kuqezi, mund të jetë një shtysë e madhe për t’u rritur dhe për t’u përmirësuar akoma edhe më shumë si lojtar.
    Zyrtarizimi i Samuele Ricci te Milan do të bëhet javën që vjen, menjëherë pasi mesfushori italian të kryejë me sukses testet mjekësore. Pas mbylljes së marrëveshjes me Luka Modric dhe Samuele Ricci-n, drejtori sportiv Igli tare ka dhe dy objektiva të tjerë në mesfushë:  Ardon Jashari dhe Granit Xhaka.
    Marrëveshja me Club Brugge për kartonine  shqiptarit është afër finalizimit, hendeku mes dy ekipeve është vetëm për 5 milionë euro. Milan ofron 30 milionë euro, belgët duan 35 milionë euro. Ditët në vijim pritet që të dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët. Përsa i përket Xhakës, Tare ka arritur marrëveshjen me lojtarin për kushtet personale, kontratë për 3 vite me rrogë 4 milionë euro në sezon, tani ka mbetur pjesa më e vështirë, marrëveshja me Leverkusen.

  • Milani, tentativë e re për Jasharin, ofrohen 30 milionë euro. Ricci, gjithnjë e më pranë

    Milani, tentativë e re për Jasharin, ofrohen 30 milionë euro. Ricci, gjithnjë e më pranë

    Janë ditë shumë të nxehta për Milanin sa i përket merkatos së hyrjeve, e cila aktualisht është e përqendruar veçanërisht në mesfushë. Igli Tare ka udhëtuar drejt Belgjikës për të biseduar me Club Brugge për Ardon Jasharin, një nga objektivat kryesorë të klubit kuqezi. Sipas mediave lokale është përballur me një “mur” të vërtetë.
    50 milionë euro, kjo është shifra nën të cilën flamandët nuk kanë asnjë qëllim të zbresin. Shumë, shumë e lartë. Tepër, të paktën për momentin, për arkat e Milanit, që ka bërë një përpjekje të re duke ofruar 30 milionë euro, pas ofertës prej 27 milionë, plus bonuse, të para disa ditëve. Tani topi është te Brugge, që duhet të japë një përgjigje.
    Për një tratativë që e ka të vështirë të marrë hov, ka një tjetër që duket thuajse pranë mbylljes. Në fillim të javës që vjen mund të vijë “tymi i bardhë” për transferimin e Samuele Ricci. Kapiteni i Torinos do të transferohet te Milani për një shifër rreth 25 milionë euro, do të firmosë kontratë deri më 2030 me pagë rreth 2 milionë euro neto në sezon.
    Sa i përket Modric, gjithçka tashmë është e përcaktuar, mbetet vetëm të pritet që kroati të përfundojë Kupën e Botës për Klube me Real Madridin, më pas mund të zyrtarizohet. Ndërkohë, gjithçka mbetet e hapur për Granit Xhakën, pavarësisht mohimeve të ashpra nga Bayer Leverkusen.
    Pëlqimi i lojtarit është i sigurt, ashtu siç është e sigurt që klubi gjerman ka ndërmend të rezistojë sa më shumë të jetë e mundur. Vlerësimi është 15 milionë euro, edhe për shkak të kontratës që skadon vetëm në 2028, ndërsa Milani për momentin nuk dëshiron të shkojë mbi 10 milionë. Megjithatë, dyert nuk janë të mbyllura plotësisht.

  • Milani, me mesfushë krejtësisht të re. Nga Modric te Ricci, duke kaluar te Xhaka dhe Jashari

    Milani, me mesfushë krejtësisht të re. Nga Modric te Ricci, duke kaluar te Xhaka dhe Jashari

    Vetëm dy ditë më parë, Igli Tare u shpreh kështu për merkaton e Milanit: “Prioriteti në këtë moment është mesfusha, për të rritur cilësinë e lojës, siç është kërkuar nga Allegri”.
    Nga fjalët te faktet, mund të thuhet me plot gojën, sidomos pas shitjes së madhe të Reijnders te Manchester City. Nëse marrëveshja me Modric ishte mbyllur prej ditësh dhe do të bëhet zyrtare pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, që kroati po zhvillon me Real Madridin, në pak kohë kanë shpërthyer menjëherë, në rend kronologjik, tratativat për Granit Xhaka, Samuele Ricci dhe Ardon Jashari.
    Aktualisht, marrëveshja më e avancuar duket ajo për kapitenin e Torinos, prej kohësh në shënjestrën e kuqezinjve dhe që në orët e fundit ka pësuar përshpejtim të ndjeshëm. Sipas raportimit të Alfredo Pedullà, kërkesa fillestare e Torinos ishte 30 milionë euro, por tani është ulur në 28 milionë euro, me bonuset e përfshira.
    Milani po punon për ta ulur më tej çmimin, por ndërkohë ka arritur tashmë marrëveshje të plotë me lojtarin. Për Ricci interesohen gjithashtu Interi, që deri tani nuk ka ndërmarrë hapa konkretë, edhe Atalanta, në rast se largohet Ederson.
    Ricci e ka kaluar në listë Xhakën, i cili fillimisht dukej si një operacion i lehtë për t’u realizuar. Megjithatë, në orët e fundit ka ardhur një “stop” nga Bayer Leverkusen.
    “Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë negociatë me Milanin”. Kështu deklaroi Simon Rolfes për të përditshmen gjermane “Kicker”, duke shuar zërat për një transferim të mundshëm të shqiptaro-zviceranit te Milani.
    “Nuk kemi asnjë ide për ta shitur Xhakën. Graniti është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, – saktësoi drejtuesi i Bayer Leverkusen.
    Orët dhe ditët në vijim do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse Bayer do të hapet për negociata dhe nëse Milani do të paraqesë më pas një ofertë zyrtare.
    Pastaj është edhe rasti i talentit të Club Brugge, për të cilin në Belgjikë flitet shumë mirë, por që vlerësohet 40 milionë euro. Milani deri tani ka ofruar 27 milionë euro + 3 milionë bonuse, por diferenca është ende e madhe. Duhet parë nëse Brugge do t’i ulë pretendimet për mesfushorin e vitlindjes 2002.

  • Milani në “pole-position” për Ricci, negociatat do të intensifikohen me Taren drejtor sportiv

    Milani në “pole-position” për Ricci, negociatat do të intensifikohen me Taren drejtor sportiv

    Milani është në pozicionin më të favorshëm për të siguruar shërbimet e Samuele Ricci. Klubi kuqezi është përmendur prej muajsh si opsioni më serioz për mesfushorin e Torinos, teksa tani interesimi është duke u rritur gjithnjë e më shumë.
    Që në janar, Milani kishte tentuar të hapte bisedimet për të, por pa sukses. Torino e mbylli derën menjëherë, duke mos pranuar ta shesë lojtarin në mes të sezonit. U ra dakord që gjithçka të shtyhej për pranverë/verë.
    Me Igli Taren gjithnjë e më pranë emërimit si drejtor sportiv i ri i Milanit, disa efekte domino mund të ndodhin gjatë rrugës, pavarësisht se kush do të jetë trajneri i ardhshëm. Geoffrey Moncada, që pritet të jetë krahu i djathtë i Tares, e ndjek Riccin prej muajsh dhe kjo është një zgjedhje mbi të gjitha e klubit, jo e varur nga preferencat e trajnerit.
    Milani kërkon prej kohësh një “regjisor” loje, gjithashtu synon të rrisë numrin e lojtarëve italianë në skuadër. Kjo për çështje të listës së UEFA-s dhe jo vetëm. Megjithatë, presidenti i Torinos, Urbano Cairo, e vlerëson Riccin mes 35 dhe 40 milionë euro, nuk pranon të negociojë për më pak.
    Kjo do të thotë se do të ketë negociata të gjata e të vështira, duke marrë parasysh se burime pranë Milanit flasin për një vlerësim ekonomik më të ulët. Mbetet për t’u parë gjithashtu se cilat dhe sa klube të tjera do të tentojnë të hyjnë në garë për mesfushorin italian, thekson “Tuttosport”.