Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, është sekuestruar një arë me sipërfaqe 9000m2 në Fushë-Prezë. Siç bëhet me dije në njoftimin e Prokurorisë, sekuestroja ka ardhur pas kallëzimit të bërë nga shtetasi me inicialet M.D, se toka e gjyshit të tij nuk figuronte më në pasurinë e familjes.
Kështu nisën hetimet. Rezulton se një tjetër person e ka përvetësuar padrejtësisht këtë tokë dhe e ka shitur për vlerën 100 mijë euro.
Kur është marrë në pyetje lidhur me këtë pasuri që rezulton të jetë jo vetëm e tij, por e të gjithë familjes që prej vitit 1992, ai ka dhënë dy versione.
“Rezulton se shtetasi A.T. zotëronte këtë pasuri. I pyetur për blerjen, shtetasi Altin Topalli ka dhënë dy versione për pasurinë, një herë se prona ka qenë e babait të tij dhe ai disponon dokumentacion të vjetër dhe më pas ka deklaruar se e ka blerë. Ndërkohë që nuk ka të dhëna se shtetasit e mësipërm kanë pasur aftësi paguese dhe burim për të paguar shumën e parave prej 62.203.500 lekë apo (450.000 Euro) të paguar për blerjen e pasurisë. Këtë pasuri shtetasi A.T. ia dhuron në vitin 2016 shtetases B.V, e përfaqësuar me prokurë nga A.V. Ky shtetas shpjegoi se pasurinë e mësipërme e ka blerë në vlerën 100.000 Euro nga Altin Topalli”, thotë Prokuroria.
Tag: rezulton
-

Prokuroria e Tiranës sekuestron 9000m2 tokë në Fushë-Prezë – Detajet
-

U shit për 100 mijë euro, sekuestrohet toka “pa pronar” në Fushë-Prezë
Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, është sekuestruar një arë me sipërfaqe 9000m2 në Fushë-Prezë. Siç bëhet me dije në njoftimin e Prokurorisë, sekuestroja ka ardhur pas kallëzimit të bërë nga shtetasi me inicialet M.D, se toka e gjyshit të tij nuk figuronte më në pasurinë e familjes.
Kështu nisën hetimet. Rezulton se një tjetër person e ka përvetësuar padrejtësisht këtë tokë dhe e ka shitur për vlerën 100 mijë euro.
Kur është marrë në pyetje lidhur me këtë pasuri që rezulton të jetë jo vetëm e tij, por e të gjithë familjes që prej vitit 1992, ai ka dhënë dy versione.
“Rezulton se shtetasi A.T. zotëronte këtë pasuri. I pyetur për blerjen, shtetasi A.T. ka dhënë dy versione për pasurinë, një herë se prona ka qenë e babait të tij dhe ai disponon dokumentacion të vjetër dhe më pas ka deklaruar se e ka blerë. Ndërkohë që nuk ka të dhëna se shtetasit e mësipërm kanë pasur aftësi paguese dhe burim për të paguar shumën e parave prej 62.203.500 lekë apo (450.000 Euro) të paguar për blerjen e pasurisë. Këtë pasuri shtetasi A.T. ia dhuron në vitin 2016 shtetases B.V, e përfaqësuar me prokurë nga A.V. Ky shtetas shpjegoi se pasurinë e mësipërme e ka blerë në vlerën 100.000 Euro nga A.T”, thotë Prokuroria. -

Ekzekutohet 29-vjeçari në Durrës, u qëllua sapo parkoi makinën, gjendet e djegur makina e autorëve
Ky është momenti kur dy persona qëllojnë me breshëri automatiku nga një makinë në lëvizje 29-vjeçarin Ermir Dedja pak pas mesnate, në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit duke e lënë atë të vrarë.
Pamjet tregojnë edhe momentet kur njerëzit largohen në panik pas atentatit.
Nga informacionet e para, dyshohet se autorët kanë qenë në gjurmim të të riut. Pasi kanë kryer vrasjen ata janë larguar nga vendngjarja me automjetin që duket në pamje.Makina tip “Seat” është gjetur e djegur në afërsi të Gerdecit dhe rezulton me targa të vjedhura, ndërkohë në sediljet pas efektivët kanë gjetur edhe një kallashnikov që është përdorur për të kryer vrasjen. Mjeti është marrë nga policia e Durrësit ku po verifikohet numri i shasisë.
Ndërkohë rezulton se i riu është qëlluar sapo ka parkuar makinën e tij tip “BMË”. Në zonë ai kishte miq të tij të cilët janë marrë në pyetje por dëshminë e tyre nuk kanë ndihmuar në identifikimin e autorëve që dyshohet se kanë qenë dy persona.
29-vjeçari qe u bë shënjestër e atentatit ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Një banor i një pallati përballë vendit të ngjarjes ka deklaruar se dëgjoi breshëri arme dhe në fillim mendoi se bëhej fjalë për fishekzjarrë.
Nga dritarja ka parë një person të shtrirë në tokë dhe ka kuptuar se bëhej fjalë për një vrasje.
Sipas tij, pak më vonë mbërritën forcat e policisë dhe më pas autoambulanca që transportoi trupin e të riut drejt Spitalit Rajonal Durrës.
Viktima rezulton person me precedentë penalë. Në vitin 2015, Ermir Dedja është arrestuar pasi i kishte shitur drogë një grupi personash që synonin ta transportonin atë nga pika kufitare e Morinës drejt Kosovës.
Në një tjetër rast, në vitin 2017, ai është arrestuar pasi kishte përkrahur Ismail Nuredinin në një plagosje në Shijak.
Policia po shqyrton pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më mirë dinamikën e ngjarjes./vizionplus.tv -

Votat preferenciale në Vorë, kush kryeson nga PS dhe PD (EMRAT)
Në Bashkinë e Vorës, Myslim Murrizi rezulton më i votuari për Partinë Demokratike.
Ai ka marrë 686 vota preferenciale, ndërkohë që në vend të dytë rezulton Asllan Dogjani me 624 vota dhe Lorenca Hoxha me 609 vota.
Sa i përket votave preferenciale nga Partia Socialiste, më i votuari me diferencë të thellë është Blendi Gonxhja me 4707 vota, ndërsa i dyti Orlando Rakipi me 430 vota.
Top Channel
-

Tropoja dhe Hasi nuk zhgënjejnë/ Koalicioni PD-ASHM kryeson me mbi 50%
Nga rezultatet paraprake të numërimit të votave në Qarkun Kukës, koalicionit PD-ASHM ka kaluar në avantazh me mbi 50% duke kryesuar bindshëm në bashkinë e Tropojës dhe Hasit.
Sipas burimeve zyrtare deri në këto momente PD-ASHM rezulton me 867 vota në bashkinë e Tropojës, ndërsa në bashkinën e Hasit PD-ASHM rezulton me 1242 vota.
Në bashkinë e Tropojës PS rezulton me 438 vota, ndërsa në bashkinë e Hasit PS rezulton me 602 vota.
-

ZGJEDHJET 2025/ Celibashi raporton problematikat: Procesi vijon normalisht
Kryekomisioneri Ilirian Celibashi në një deklaratë për mediet ka dhënë detaje lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor deri në orën 11:00.
Celibashi bëri me dije se të gjitha qendrat zgjedhore janë të hapura dhe procesi po vijon rregullisht. Ai vuri në pah edhe disa problematika.
“Më lejoni tu përcjell disa informacione. Nuk kemi për momentin asnjë qendër të bllokuar. Nga përpunimi i informacionit janë 8% e qendrave të hapura me vonesë të cilat janë hapur ndërmjet orës 07:00 deri në orën 08:00. 5% e QV rezulton se nuk kanë qenë të pranishëm anëtarët e KZAZ. Vlen të theksot se në momentin kur procesi është hapur, në të gjitha qendrat kanë qenë prezentë vëzhduesit e partive politike dhe të tjerë. 5% e QV janë shkaktuar vonesa nga anëtarët, apo nga njerëz që nuk janë dashur të jenë aty. Ka ndërhyrë KQZ dhe pastaj situata është normalizuar. Kemi një raportim të personave me aftësi të kufizuar. Kemi 21% të rasteve ku këta persona nuk janë asistuar sipas procedurave të KQZ. Pasi ka filluar procesi kemi patur në 6% të QV ndërprejreje të procesit. Situata është stabilizuar me ndërhyrjen e inspektorëve të KQZ. Kemi një raportim se në 5% të QV kemi mos respektim të distancës, duke qendruar rreth e qark ambinteve. Ështët një informacion i para 40 minutash. Sa i përket idnetifikimit elektronik na rezulton vetëm 4 QV pa operator në Dropull. Në përgjithësi rezulton se tejet problematikave të orës së parë, ku tashmë jemi mësuar me debatet pavlerë, procesi vlerësohet se ka filluar normalisht dhe vijon normalisht. Ak një rast ku pretendohet ëpr presion dhe intimidim, ka disa raportime edhe nga stafi ynë në terren, të të dy krahëve mbi prezencë të kandidatëve për deputetë në QV. Dikush edhe për të vëzhduar. Ne kemi adresuar thirrjen publike që kandiatët për deputetë nuk mund të jenë vëzhgues gjatë votimit, e kanë këtë të drejtë gjatë numërimit. Sa i përket votimit elektronik, rqaportimetq ë kemi marrë prej orës 07:00 tregon se procesi po vijon normalisht”, tha Celibashi.Lidhur me kërkesën e PS Vlorë për shtyrje të afatit të votimit për shkak të “Giro d’Italia”, Celibashi tha se i takon komisionit rregullator ta vendosë.
“Kemi marrë një kërkesë. Është kompetencë e komisionit rregullator për të vendosur këtë kërkesë. Nëse ata vlerësojnë se duhet shtyrë afatin e vendosin ata”, tha Celibashi. -

Operacioni Antidrogë në Sarandë: Kandidati për deputet i Adriatik Lapajt i ikën me vrap policisë, prangoset
Një aksion antidrogë i policisë në Sarandë ka zbuluar se një prej personave të dyshuar rezulton të jetë kandidat për zgjedhjet e 11 majit 2025 nga koalicioni “Shqipëria Bëhet”.
Burime për WebLajm.com bëjnë me dije se agjenti antidrogës ka mundur të ndalojë në kushtet e flagrancës shtetasin Ergys Isufi, i cili rezulton se kandidon për një mandat në qytetin bregdetar.
Pas arrestimit, “blutë” e Sarandës e kanë proceduar në gjendje të lirë, pasi ka rezultuar se posedonte një dozë kokaine, duke e justifikuar për përdorim personal. -

Vrasja e Renato Hoxhajt…me porosi nga Dubai/ Autori, një vrasës rumun, iku nga Qafë Bota
Renato Hoxha
VLORË- Autori i dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhajt ishte një shtetas rumun. Këto detaje janë bërë me dije nga emisioni “Në Shënjestër”. Nga burime është mësuar se autori ishte një vrasës me pagesë që ishte kontraktuar nga Dubai për të kryer vrasjen pak ditë më parë në Vlorë. Po ashtu, mësohet se pasi ka qëlluar mbi 58-vjeçarin, autori ka dalë nga Shqipëria përmes doganës së Qafë Botës.
Po ashtu, Policia e Vlorës ka dalë në përfundimin se Hoxhaj është qëlluar nga dy armë të ndryshme, kjo pasi, pas këqyrjes së trupit të viktimës, ku janë gjetur plumba të ndryshme nga arma e zjarrit. Autori ende i paidentifikuar ka lëvizur me një makinë tip “Range Rover” që është pikasur para dhe pas krimit dhe më pas ka humbur çdo gjurmë, ndërsa rezulton se ky mjet është blerë rreth 3 javë para krimit në Tiranë.
Në lidhje me krimin në burg ndodhet Eris Mehmetaj i dyshuar se ka ndihmuar autorin e vrasjes se Renato Hoxhajt. Mehmetaj u arrestua në Tiranë pas hetimit të Policisë së Vlorës, e cila identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi. Ai rezulton mik i Roan Brahimit, i cili u ekzekutua në maj 2024 në Greqi. Policia e Vlorës identifikoi makinën me të cilën lëvizi autori, ndërsa nga hetimet rezulton se këtë makinë ia kishte dorëzuar Mehmenti para krimit. Vetë Mehmetaj ka mohuar të ketë lidhje me krimin, ndërsa është shprehur se i ka lënë makinën një miku, pa e ditur se për çfarë do të përdorej më pas. Emri i “mikut” të tij nuk është bërë publik dhe po verifikohet nga hetuesit.
Renato Hoxhaj u ekzekutua me katër plumba mëngjesin e 27 prillit. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup. Autori i ngjarjes rezulton ende në kërkim. Vrasësi është pikasur nga kamerat e sigurisë, megjithëse është totalisht i paidentifikueshëm pasi për të konfuzuar autoritetet ka përdorur maskë silikoni për fytyrën dhe një bark artificial./ZËRI -

Investigimi në ndihmë të SPAK/ Balluku firmosi lejen për Park Fotovoltaik për familjarët e vartësit të saj

Si investimin më të suksesshëm por edhe më të kushtueshmin qeveria e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut si ministre e infrastrukturës dhe energjetikës, mbeten Tigrat, të cilat siç ju faktuam në emisionet e shkuara janë fund e krye, një aferë e pastër me miliona euro.
Duket se Tigrat, nuk janë e vetmja aferë në sektorin energjetikë, pasi ato që kryeministri Edi Rama përpiqet t’i shesë si sukses, Parqet Fotovoltaike, janë një nga sektorët e reja, hambar milionash për drejtorët e Belinda Ballukut. Fal bashkëpunimit të fortë me Ballukun, zemërgjerësisë së institucioneve të drejtuara nga rilindja dhe me firmë të Edi Ramës, këta drejtorë janë sot pronarët defakto të këtij sektori energjetik.
Maksim Et’hemaj, një personazh jo shumë i njohur për publikun, por një nga personazhet kyç të Belinda Ballukut, sa i përket mbarimit të punëve, kryesisht në fushën e Aviacionit Civil, ku edhe vetë Balluku gëzon një eksperiencë të gjatë. Maksim Et’hemaj aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, dhe me një përvojë 22 vjeçare në menaxhimin e trafikut Ajror. Por përvoja e Et’hemajt, fal lidhjeve të forta me Belinda Ballukun, apo familjarëve të tij, është po ashtu e suksesshme edhe në kontrata me qeverinë. Sipas standartit rilindas, bashkëpunëtorët e afërt të shefe Belës shpërblehen me licensa po me firmë të saj.
Në tetor të vitit 2020 themelohet kompania GREEN PLUS ENERGY me aksionere shtetasen Eva Kjaer dhe administrator shtetasin Gjergj Pano. Objekt i aktivitetit: Implementimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese te energjise – elektrike, fotovoltaike, dhe gjithe llojeve te tjera te prodhimit te energjise dhe veprave ndihmese ne gjithe territorin e Shqiperise.
Pra aktiviteti që ka zgjedhur zonja që jeton jashtë Shqipërie e me profesion shef kuzhine është prodhimi i energjisë nëpërmjet impianteve fotovoltaike. Eva Kjaer, kuzhinierja, me ambicie për investime në energjetikë, rezulton të jetë motra e Drejtorit të Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, kurse shtetasi Gjergj Pano është vëllai i gruas së Maksim Et’hemaj. Të dhëna të mjaftueshme këto, që në datë 28 prill të vitit 2023, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë t’i hapë rrugë firmosjes së kontratës “Për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MW, dhe veprave ndihmëse, në Njësinë Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier”, ku aktualisht Belinda Balluku drejton fushatën elektorale.
Në një kohë record, vetëm një muaj më pas, leja e firmosur nga Balluku, merr edhe vulën e KKT, që i miraton lejen zhvillimore. Pra gjithë kjo urgjencë për të miratuar këtë kontratë të majmë për motrën e Drejtorit Et’hemaj, për një kompaninë që nuk ka asnjë të ardhur dhe 0 m2 tokë në pronësi.
Dy muaj pasi është miratuar leja zhvillimore nga KKT në korrik të vitit 2023, Eva Kjaer vendos të shes 40% të aksioneve kompanisë 4 A-M në vlerën 40.000 lekë. Deri këtu kushdo do të mendojë që është një marrëdhënie normale biznesi por bilancet e kompanisë flasin ndryshe. Në bilancin e vitit 2020 pasqyrohet se kompania ka në llogari vlerën 34.500.000 lekë e cila sipas sqarimeve pasqyrohet si garanci paraprake për kryerjen e punimeve. Kjo vlerë e konsiderueshme nuk është kontribut i ortakut të kompanisë dhe nuk identifikohet se kush i ka parapaguar. Për vitet 2021,2022 kjo vlerë qëndron në llogari bankare e pandryshuar. Në bilancet e vitit 2021 dhe 2022 pasqyrohet dhe një tjetër pagesë, ajo për Bashkisë Fier për marrjen me qëra të tokës. Specifikisht për vitin 2021 është paguar 221.000 lekë qera toke dhe në vitin 2022 është paguar 121.000 lekë. Një vlerë qesharake qeraje 120 euro në muaj për 30.000 m2 tokë sipas përcaktimeve në studimin e paraqitur pranë KKT. Në bilancin e vitit 2023 identifikohet më në fund se kush ishte bamirësi që i dha rreth 340.000 euro pa interes për 3 vite kompanisë së motrës së Drejtorit të Aviacionit Civil i cili më parë ka mbajtur dhe detyrën e rëndësishme në ANTA, atë të Drejtorit të Përgjithshëm Teknik. Sipas të dhënave rezulton se tashmë vlera 34.500.000 nuk paraqitet më si parapagim por si hua e dhënë nga ortaku 4 A-M shpk.
Pra, e thënë më thjeshtë, motrës së drejtorit i lind dëshira t’i futet biznesit energjitik në Shqipëri dhe pse dekada në emigracion dhe me profesion kuzhuniere. Për të realizuar këtë dëshirë sepse duhen disa para e garanci në ndihmë i vjen kompania bujare 4 A-M dhe Bashkia Fier. Njëra bamirëse me para dhe tjetra bamirëse me toka shtet.
Por a është kjo rastësi? Në kohën kur 4 A-M tregohej bamirëse me kompaninë e të motrës, ANTA i jep asaj 3 tendera në vlerën 500 mijë euro. Konkretisht në vitin 2018, mes ANTA-s dhe 4 A-M lidhet kontrata për “Blerje AC specifik sipas nevojave te Teknikes” me vlerë 2. 5 milionë lekë. Në prill të vitit 2019, në një tender pa garë dhe flamur të kuq, 4 A-M merr 29. 3 milionë lekë për “Shpenzime mirëmbajtje dhe blerje pjesë ndërrimi e sistemeve të instaluara në Administratë”. Dhe në fund të vitit 2021 merr tenderin tjetër me vlerë 20.5 milionë lekë pa garë e me flamur të kuq. Të gjitha këto procedura të përfituara nga 4 A-M pranë ANTA (ALBCONTROLL) në vlerën 500.000 euro janë në periudhën kur Drejtori Drejtorisë Teknike është pikërisht vëllai i Eva Kjaer shtetasi Maksim Et’hemaj. Nuk duam të akuzojmë askënd por këto veprime ngrenë dyshime të arsyeshme që SPAK të hetojë.
Një tjetër problem i konstatuar në këtë projekt është kategoria e tokës, e cila nuk e lejon miratimin e ndërtimit të nje Impianti Fotovoltaik, pasi sipas projektit është thjesht “ranishte” por pa përcaktuar kategorinë. Ky fakt penal gjendet gjerësisht në kontratat e firmosura nga Balluku për Shqipërinë Superfuqi Energjitike por që do të jetë objekt i një tjetër emisioni.
Kompania ‘4-AM’, bën bashkë ‘5B’ dhe ‘5D’
Belinda Balluku dhe mëkëmbësit e saj urdhëruan vartësit për një valë sulmesh dhe censurimi ndaj emisionit Plug, siç rasti i urdhërit të zv. Drejtoreshës së Doganave Monika Dushku. Pikërisht ky reagim shtyu edhe më tej emisionin Plug të investigonte se cila ishte arsyeja e këtij angazhimi dhe çfarë fshihej pas. Investigimi do të na çonte një një aferë edhe më të madhe. Nga denoncimet e mbërritura në redaksinë tonë dje nga kqyrja e dokumenteve rezultojnë një sërë kompanish dhe individësh të përfshirë në këtë skemë të pagëzuar si 5 B e Belinda Ballukut. Bie në sy që në krye të kësaj skeme qëndron kompania 4 AM.
MD GREEN ENERGY është një tjetër kompani e krijuar nga hiçi që mori më pas leje për ndërtim parqesh fotovoltaike. Kjo kompani u themelua në mars të vitit 2022 me aksioner, DABAR 50% (Reni Metaliaj) dhe I.D.K me 50% të aksioneve të tjera. Objekti i veprimtarisë është “Prodhimi i energjisë duke shfrytëzuar burime hidrike, diellore etj”. Në korrik të vitit 2024 administrator emërohet Nikë Shanku, i cili veç i punësuar pranë kompanisë 4 A M është edhe pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë. Sipas raportit të OST, kjo kompani në datën 21.03.2022 ak aplikuar për ndërtimin e një parku Fotovoltaik (80 MË) dhe ka marrë brenda 9 ditëve opinionin paraprak në OST.
Edhe në këtë rast, brenda një kohe rekord, në maj të vitit 2024 KKT ka miratuar projektin me objekt: Leje Zhvillimi për objektin: “Park Fotovoltaik “MD”, me vendndodhje Bashkinë Fier”, me subjekt zhvillues bashkimin e përkohshëm të shoqërive “Md Green Energy” sh.p.k dhe “Ozgun Insaat Taahhut Sanayi Ve Ticaret” L.t.d. Projekti sërish do të ndërtohet në zonën e preferuar të Belinda Ballukut.
Po le të ndalemi pak tek kompania DABAR, pronare me 50 % e Md Green Energy, e cila është përfituese lejes për ndërtimin e parkut fotovoltaik. Kjo kompani u themelua në vitin 2016, nga Reni Metaliaj, i cili në atë kohë ishte vetëm 26 vjeç. Reni Metaliaj figuron në gjendjen civile të vëllait Artan Metaliaj, i cili është i martuar me shtetasen Elsa Metaliaj, Drejtore e Burimeve Njerëzore pranë kompanisë 4 -AM. Por i riu që iu fut biznesit me kompaninë e tij, rezulton edhe vëllai i Ardit Metaliajt, pronarit të vetëm të kompanisë 4 A M. Deri në vitin 2018, administrator i kësaj kompanie është shtetasi Ermal Tahiraj, i cili nga sa do të rezultojë më pas, ka krijuar një tjetër kompani që do të përfitojë miliona euro fonde publike. Në vitin 2018, administrator i DABAR emërohet Arjan Ismajlisufaj, funksion të cilin do e mbaj deri në vitin 2021, kur në vend të tij do të caktohet Fationa Gashi që më parë punonte si përkthyese pranë kompanisë 4 A-M. Prej vitit 2017 deri në vitin 2023, kompania deklaron një xhiro të madhe por me një fitim minimal.
2017 faturon 97.000.000 lekë me nje fitim minimal 400.000 lekë.
2018 faturon 32.000.000 lekë me fitim 300.000 lekë.
2019 faturon 103.000.000 lekë dhe fitim 711.000 lekë.
2020 faturon 155.000.000 lekë me një fitim 760.000 lekë.
2021 faturon 129.000.000 lekë me një fitim 670.000 lekë.
2022 faturon 116.000.000 lekë me një fitim 500.000 lekë.
2023 faturon 16.000.000 lekë me një fitim 100.000 lekë.
Në nëntor të vitit 2024 kompania vendos të rris kapitalin në vlerën 1.4 milion euro në natyrë pasi aksioneri kryesor që në vitin 2016 rezulton pronar i një toke në Mëzez. Reni Metaliaj në moshën 26 vjecare rezulton se ka patur të ardhura të blejë një pronë e cila është rivlersuar në vitin 2016 në vlerën 1.4 milion euro. Pikërisht kjo pasuri ngre dyshime të mëdha, dhe i takon SPAK të hetojnë burimin e të ardhurave të këtij shtetasi. Në mars të vitit 2021 kjo kompani rezulton se kishte vetëm 3 të punësuar: Reni Metaliaj ( pronari); Arjan Ismajlisufaj ( drejtor) dhe Renada Goçaj (ekonomiste). Por edhe pse kompani me vetëm 3 punonjës, DABAR ka përfituar 1 kontratë publike në institucionet e varësisë së Belinda Ballukut: Në vjeshtën e vitit 2020, kjo kompani sëbashku me kompaninë tjetër ILIRIADA shpallen fituese të tenderit me vlerë 120 milionë lekë nga OSSH me object “Transformator fuqie TL/TM për N/Stacione kritike (Rexhepaj ; Jagodinë)”. Nga analizimi i i bilanceve rezulton se kjo kompani që nga themelimi ka faturuar 648.000.000 lekë ose 6.4 milion euro me vetëm 3-4 punonjës e mbi të gjitha nuk jepen të dhëna se nga cila kompani i ka përfituar këto të ardhura të cilat dyshohen se janë përdorur për të rritur shpenzimet ose për të qarkulluar para në kompaninë DABAR, e më pas për të vazhduar nga kjo e fundit biznesin e ndërtimit. Skema të njohura këto, që edhe më herët janë bërë objekt hetimi nga SPAK.
Zinxhiri i kompanive vijon me ILIRIADA, me të cilën DABAR fitoi tenderin nga OSSH. ILIRIADA është themeluar që prej vitit 1994 dhe deri në vitin 2018, kjo kompani kishte në rastin më të mirë një fitim minimal ose në përgjithësi rezulton me humbje.
Në shkurt të vitit 2018 aksion blihen 71% nga Eduart Tahiraj dhe 29% Arjan Latifi. Arsyen e blerjes së kësaj kompanie do ta kuptoni në vijimin e investigimit.
Eduart Tahiraj është punonjës i kompanisë 4 A-M dhe vëllai i tij, Ermal Tahiraj rezulton deri në prill të vitit 2018 administrator i kompanisë DABAR e me pas rezulton i punësuar Drejtor pranë kompanisë ILIRIADA.
Administrator i kompanisë është Gazment Kuliçi lidhje familjare e Elsa Metaliaj (Kuliçi), pra brenda rrethit familjar të pronarit të kompanisë 4 A-M.
Gjatë investigimit PLUG ka gjetur se vetë Eduart Tahiraj ne vitin 2018 ka qënë punonjës i kompanisë 4 A-M.
Sipas këtij vendimi të KPP me subjekt ankimues 4 A-M shpk në faqen 8 të vendimit rezulton se kjo kompani ka dorëzuar dokumentacionin se shtetasi Eduart Tahiraj ishte punonjës i tyre me profilin “SPECIALIST PËR PUNIME NË LARTËSI”
Rezulton se kompania 4 A-M nuk është vetëm vetë shumë e suksesshme në përfitimin e fondeve publike, por të suksesshëm janë edhe specialistët e saj. Me kompaninë e blerë, punonjësi i 4 A-M rezulton përfitues i miliona eurove tendera publik.
Specialisti Tahiraj me kompaninsë ILIRIADA kanë fituar disa kontrata publike:
REF-82809-12-22-2020
Bashkia Kamëz
Ndërtimi i rrjetit KUZ dhe furnizimi me uje i zones Valias i Ri
633.061.314 lekë
ILIRIADA & 4-AM
REF-36888-07-21-2022
Bashkia Krujë
Riforcimi i njesive te banimit ne ndertesa(pallat), te cilat do te rikonstruktohen apo riparohen ne kuader te procesit te rindertimit (Programi i Rindertimit)
497.093.331 lekë
ILIRIADA & ARKONSTUDIO
REF-83477-12-30-2020’
Bashkia Pogradec
Përfundimi i gjithë rrjetit të Kanalizimeve të Ujrave të ndotura në Njësinë Administrative Pogradec dhe Njësisë Administrative Bucimas”
783.315.997 lekë
ILIRIADA & 4-AM
REF-65460-07-14-2020
Autoriteti Rrugor Shqiptar
Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Jugor
160.971.702 lekë
ILIRIADA & GREEN FARM & 4-AM
REF-91077-03-25-2021
Autoriteti Rrugor Shqiptar
“Ndërtim i lidhjes së rrugës së Oroshit me rrugën e Kombit”
115.965.000 Leke
ILIRIADA & 4-AM
REF-80060-11-26-2020
Drejtoria Rajonale e OSSH Fier
Rikonstruksion i i kabinave
91.539.798 lekë
ILIRIADA & 4-AM
REF-78163-11-10-2020
Drejtoria Rajonale e OSSH Durres
Ndertimi i rrjetit TM 20kV
159.477.902 lekë
ILIRIADA & 4-AM
REF-72985-09-24-2020
Drejtoria Rajonale e OSSH Elbasan
Rikostruksion i rrjetit TU me kabell ABC ne Belsh
232.988.238 lekë
ILIRIADA & 4-AM
Posta Shqiptare
Rikonstruksion zyrash
55.000.000 lekë
ILIRIADA & 4-AM
REF-34473-06-27-2022
Sh.A Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Tirane
Përditësimi i versionit të softëare të sistemit operativ dhe hardëare në HEC Koman
223.500.000 lekë
ILIRIADA & DIVITECH
Kryesisht tenderat e marrë nga kjo kompani, por edhe në bashkëpunim me 4 AM dhe kompani të tjera, po pjesë e skemës, janë nga institucione në varësi të Belinda Ballukut, si dhe disa bashki të drejtuara nga socialistët. Kjo kompani për periudhën 2019-2024 ka përfituar vetëm nga Bashkia Kamëz dhe Krujë ka përfituar 1 miliard e 172 milionë lekë. Por ka edhe shumë pagesa për prokurimet e tjera që nuk rezultojnë në thesar. Ndërkaq në total, tenderat publik të fituar nga Eduart Tahiraj janë në vlerën 2.9 miliardë lekë ose 29 milion euro dhe shumica në bashkëpunim po me punëdhënësin e e tij Ardit Metaliaj. E nëse do t’i hedhim një sy tenderave, pjesa më e madhe e tyre janë pa garë e me flamur të kuq. Sipas të dhënave nga bilancet, faturimi i kësaj kompanie për periudhën 2019-2023 është 2.2 miliardë lek dhe rezulton se kjo kompani ka si aktivitet, përfitimin e fondeve publike me ndihmën e 4 A-M shpk.
Zinxhiri vijon me kompaninë koncesionare HENZ ENERGY. Aksionerë të kësaj kompanie janë SHQIPONJA-M me 43% të aksioneve, KLENIS 52% të aksioneve dhe ILIRIADA me 5 %. HENZ ENERGY u themelua në vitin 2009 dhe përfitoi nga Ministria e Energjitikës kontratën koncensionare për ndërtimin e heceve DARS 1, 2 DHE 3. Në shkurt të vitit 2018 pasi ILIRIADA blihet nga aksionerët e rinj, ndyshojnë edhe kuotat në kompaninë koncensionare. Nga 5 %, ILIRIADA tashmë do të zotërojë 92% të aksioneve në kompaninë koncesionare, KLENIS tashme do të zotërojë vetëm 8%. Pikëpyetje të mëdha ngrihen edhe për shkak të vlerës qesharake të blerjes së aksioneve, për vetëm 87 mijë lekë. Ky veprim nuk ka asnjë llogjikë ekonomike pasi deri në atë kohë ishin investuar rreth 90 milionë lekë për ndërtimin e hidrocentralit e mbi të gjitha ndryshe nga shitja e parë e aksioneve, për këtë shitje ka dyshime se nuk është marrë miratimi nga Ministria e Energjitikës pasi nuk cilësohet në kontratë. Pasi në skenë futet Eduard Tahiraj, pronar i ILIRIARDA-s dhe punonjës i 4 A, në vitin 2018 vlera e investimit 10-fishohet dhe shkon në 832 milionë lekë. Në vitin 2019, tek HENZ ENERGY del në skenë edhe një emër shumë i përfolur në skandalet korruptive të 5D, por tashmë edhe në 5B, Redi Molla.
Në datën 4.12.2019 Selim MOLLA, babai i REDI MOLLA 5D, blen nga ILIRIADA 7% të aksioneve për vetëm 7000 lekë. Dhe fill pasi kësaj vlera e investimit shkon në rreth 900 milionë lekë, dhe kompania deklaron për herë të parë të ardhura. Në vitin 2021 kompania regjistron një barrë siguruese nga ku mësojmë të dhënat se kontrata koncensionare është ndryshuar në shtator të vitit 2018 vetëm 7 muaj pasi aksioner bëhet punonjësi i kompaninsë 4 A M. Në vitin 2020 kompania deklaron faturim 193.000.000 lekë. Po në 2021 adresa kryesore ndryshohet nga Pallati 4-AM te kompleksi SQUARE 21. Në dhjetor të vitit 2021 Selim Molla vendos të revokoj kontratën e blerjes së aksioneve dhe të largohet nga kompania. Gjurma e përfshirjes së Selim Mollës, hap një tjetër drejtim po aq të mbushur me skandal. Ndërsa me këtë kompani, Selim Molla kryete blerje e shitje aksionesh, Drejtoria e Ujësjellës kanalizimeve, e drejtuar nga Redi Molla, shndërrohet në një minierë ari për përfitimin e tenderave nga kjo kompani. Por jo vetëm, nga Ujësjellës kanalizimet, 4 A-M ka fituar disa tendera në vlerë disa miliona euro, direkt nga Bashkia e Tiranës, përfshire dhe 2 tendera në bashkëpunim me kompaninë 5 D, për demolimin e pallateve pas tërmetit në zonën e 5 Majit.
Në total, 4 A M në këtë periudhë ka përiftuar mbi 13 milionë euro nga Ujësjellës Kanalizimet dhe nga Bashkia Tiranë, e shumë prej tyre janë pa garë e me flamur të kuq.
Nga investigimi i kompanisë koncesionare, nuk jepen të dhëna se kush i ka kryer punimet ndërtimore në bilancet e Henz Energy. Por kjo kontratë rezulton të jetë amenduar disa herë. Pasi blihet nga punonjësi i 4-AM, Damian Gjiknuri amendon sërish kontratën pasi ndryshohet projekti dhe më pas KKT e drejtuar nga Edi Rama miraton gjithashtu rishikimin dhe shtyrjen e afateve për lejen ekzistuese të HEC Darsi 1 dhe 2 në përroin e Darsit në Klos nga Henz Energy shpk.
Afera ‘5B’ zhyti Shqipërinë në terr energjitik, skandali me përmasa ndërkombëtareNjë rrjetë e qepur mirë, për thithjen e tenderave dhe fondeve publike nëpërmjet kompanive të krijuara rishtazi nga punonjës të së njëjtës Shoqëri, 4 AM.
Tashmë kemi mbërritur në majë të piramidës, tek kompania mëmë, me pronar të vetëm Ardit Metalia, që në 5 vite ka përfituar plot 128 milionë euro fonde publike. Siç do ta mësoni në vijim, këto abuzime financiare kanë shkaktuar edhe pasoja me përmasa rajonale, deri në kolaps energjetik për të gjithë Ballkanin.
Ndërsa për kompanitë e çelura në emër të punonjësve të 4 AM flitej për miliona euro, tenderat e përfituara drejtëpërsëdrejti nga Ardit Metalia shkojnë në një tjetër nivel, në qindra milionë euro.
Në total, për periudhën kohore 2019-2025, tenderat e marra drejtë për së drejti nga 4 AM përllogariten në 12. 8 miliardë lekë ose 128 milionë euro. Një ndër tenderat e kësaj kompanie do të jetë edhe objekt investigimi, pasi pasojat e krijuara pikërisht nga ky tender kanë qenë me përmasa ndërkombëtare.
Bëhet fjale për tenderin e OST, “Spostimi i linjave që preken nga gjurma e aksit rrugor Thumanë – Vorë – Kashar dhe instalimi i shtyllave të demontuara Fier- Rrashbull” në vlerën 3.7 milion euro. Sipas përcaktimeve teknike kjo kompani do të duhet të spostonte linjat e transmetimit që ishin në gjurmën e rrugës që do ndërtohej në aksin Thumanë-Kashar. Tenderi me firmën e Skerdi Drenovës, mban datën 21 nëntor të vitit 2023 dhe sipas opendata ai kështë klasifikuar me Flamur të Kuq pasi ka konkuruar vetëm kompania 4 A-M shpk. Deri këtu për standartin e Belinda Ballukut nuk do të kishte asnjë problem pasi tendera në shkelje flagrante të ligjit të prokurimeve jepen vazhdimisht por ky tender do i shkaktonte Shqipërisë një problem më madhor.
Sipas një publikimi ekskluziv të portalit Hashtag.al, pikërisht ky tender do të shkaktonte kolapsin e sistemit të trasmetimit në Shqipëri.
Më 21 qershor të këtij viti 2024, papritur u shkëput energjia elektrike në pjesën dërrmuese të Shqipërisë për afro 30 minuta e njëjta gjë kishte ndodhur dhe në Malin e Zi, Bosnje e në Kroaci.
Belinda Balluku shpjegoi për mediat se kolapsi i ndodhur orientonte si shkak një problem me mbingarkesën e rrjetit për shkak të temperaturave të larta dhe përdorimit të instrumenteve të kondicionimit.
Por një raport i hartuar nga vartësit e saj në OST raportonte se problematika nuk ishte ngarkesa e kondicionerëve, por pikërisht linjat e transmetimit të cilat do të spostoheshin nga kompania 4 A-M, objekt i tenderit që ju raportuam më sipër.
Raporti zbulon se tre linja transmetimi në momentin që ndodhi ngjarja ishin jashtë funksioni, sepse në ato linja po bëheshin punime për ndërtimin e rrugëve të reja, përfshirë rrugën Kashar-Thumanë. OST-ja pranon zyrtarisht se vendi ynë prej kohësh mban të stakuara tre kapilarë interkonjeksioni që lidhen me ndërtimin e rrugëve të reja, ato janë:
-Linjat që kalojnë pranë rrugës Thumanë-Kashar,
-Linja që kalon pranë rrugës së re që po ndërtohet në unazën e jashtme të Tiranës
-Linja Fier-Babicë
OST
Regjimi i punes para ngjarjes:
-Gjendja e elementeve ne Sistemin e Transmetimit OST (perfshire ndryshimet nga skema normale):
a) Rrjeti 400 kV
Ne n/st Koman220 AT (400/220 kV, 315 MVA) vazhdon jashte pune nga ora 21.01 e dt 21.10.2023.
Linja L400 Koman-Tirana2, e pershtatur me tension 220 kV: lidhje e saj ne shtyllen Nr.5 me linjen L220-15/1 Tirana2-Tiranal, si dhe me linjen L220-13/1 Koman-Tirana2 ne portal ne n/st Koman220; skema te konfiguruara provizorisht, te diktuara nga traseja e autostrades Thumane-Kashar.
Linja L400 Koman-KosovaB e stakuar dhe e tokezuar ne te dy skajet; diktuar nga dalja jashte pune e linjes L400 Tirana2-Koman (e pershtatur me tension 220 kV) dhe qenia jashte pune, prej kohesh, e AT (315 MVA, 400/220 kV) ne n/st Koman400.
b) Rrjeti 220 kV
Linjat L220-13/1 Koman-Tirana2 dhe L220-14/2 Kolacem-Tirana2 vazhdojne jashte pune, ne parapergatitje per demontim te disa shtyllave ne aksin e autostrades Thumane-Kashar dhe kalim te tyre ne trase te re.
Linja L220-16 Fier-Babice e stakuar dhe tokezuar nga dt 26.04.2024, ora 10.35; lartesim shtylle ne kuader te punimeve te reabilitimit te linjes L110-21/3 Fier-Lushnje dhe shtrim percjellesi ne qarkun e dyte te saj.
Linjat L220-5,6 Tiranal-Elbasanı vazhdojne jashte pune, te stakuara dhe tokezuara nga ora 09.30 e dt 17.06.2024; punime per lartesim shtylle ne kuadrin e ndertimit te unazes se jashteme te Tiranes.
Ndërsa publikon raportin, Hashtag ngre pikpyetje se nuk dihet nëse OST i ka raportuar në rrjetin energjitik rajonal këto stakime të linjave, por ajo që dihet me siguri është fakti se sistemet matriks të interkonjeksionit, kanë gjithmonë një plan B kur ndodh një avari diku.
Është njësoj sikur të kesh një autostradë me 10 korsi, aty 10 makina kalojnë njëherësh pa problem. Por nëse papritur autostrada ngushtohet dhe bëhet me një korsi duhet kapilarizuar menjëherë diku tjetër rruga, përndryshe kolapson sistemi, fiket fare dhe rrjeti mbetet me zero energji. Si rregull kur gjurma e një autostrade të re imponon që të zhvendosen dhe linjat e interkonjeksionit, pra të zhvendosen shtyllat dhe kabujt, OST-ja ka një ndërrmarje të posaçme, që brenda 3 ose 4 javësh bën zgjidhjen e situatës me shtylla portative. Pra instalohen dhe përdoren shtylla portative pranë trajektores së rrugës, me qëllim që kur të hiqen shtyllat e vjetra, të mos ketë stakim të kapilarit.
E njëjta situatë është përsëritur dhe në datën 5 janar të vitit 2025, për të cilin OST raportoi se kishte patur sërisht problem me linjat e transmetimit 220 V. Të gjitha këto ndërprerje janë një kosto shumë e lartë për bizneset dhe qytetarët, faturë për të cilën nuk po mban askush përgjegjësi pasi nuk nisi kurrë një hetim.
Por të rikthehemi te investigimi ynë. Rruga Thumanë-Kashar u inagurua nga Rama dhe Balluku në 30 qershor të vitit 2024, pra me përfundimin e punimeve për ndërtimin e rrugës rezulton të kenë përfunduar dhe punimet për spostimin e linjave të transmetimit.
Rezulton se kompania 4 A-M e cila ka përfituar tenderin 3.7 milion euro nga OST për spostimin e shtyllave ka kryer këto punime pa leje ndërtimi. Sipas një dokumenti ekskluziv që po publikojmë sot rezulton se KKT në mbledhjen e datës 28.01.2025 ka miratuar në pikën 12 të rendit të ditës:
Leje Ndërtimi për objektin: “Spostimi i linjave që preken nga gjurma e Aksit Thuman-Vore-Kashar dhe instalimi i shtyllave të demontuara në Linjën Fier-Rrashbull”, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a.
Emisioni PLUG ka siguruar dhe pamje filmike të shtyllave të cilat rezultojnë se nuk janë ende në funksion pasi mungojnë përcjellësit, ose e thënë më thjeshtë mungojnë telat.
Do të duhet që Prokuroria Speciale të sekuestrojë me urgjencë të gjithë praktikën dhe situacionet e këtij tenderi, jo vetëm për mungesën e konkurencës, jo vetëm për lënien e Shqipërisë në terr dy herë por mbi të gjitha sepse dhe punimet i ka kryer në mungesë të një lejë ndërtimi. Arsyeja se përse Belinda Balluku toleron dhe favorizon kompaninë 4 AM, janë të pazbuluara, por me siguri një hetim nga SPAK, mund të jap edhe përgjigjen përfundimtare.
Pra të dashur teleshikues, çdo vjedhje e ka edhe një pasojë, por që këtë herë po kalon edhe kufijtë e Shqipërisë. Ndërsa për pasojat në vendet e tjera ka kush kujdeset, ajo që duhet theksuar, është fakti se qytetarët shqiptarë kërkojnë një përgjigje për 150 milionë eurot, që dalin nga xhepat e qytetarëve dhe përfundojnë vetëm në njërën nga shumë linjat e “5B-së” së Belinda Ballukut!/ Emisioni PLUG
-

Skandalet e ‘Rilindjes’ s’kanë fund! Balluku firmosi lejen për Park Fotovoltaik për familjarët e vartësit të saj
Si investimin më të suksesshëm por edhe më të kushtueshmin qeveria e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut si ministre e infrastrukturës dhe energjetikës, mbeten Tigrat, të cilat siç ju faktuam në emisionet e shkuara janë fund e krye, një aferë e pastër me miliona euro.
Duket se Tigrat, nuk janë e vetmja aferë në sektorin energjetikë, pasi ato që kryeministri Edi Rama përpiqet t’i shesë si sukses, Parqet Fotovoltaike, janë një nga sektorët e reja, hambar milionash për drejtorët e Belinda Ballukut. Fal bashkëpunimit të fortë me Ballukun, zemërgjerësisë së institucioneve të drejtuara nga rilindja dhe me firmë të Edi Ramës, këta drejtorë janë sot pronarët defakto të këtij sektori energjetik.
Maksim Et’hemaj, një personazh jo shumë i njohur për publikun, por një nga personazhet kyç të Belinda Ballukut, sa i përket mbarimit të punëve, kryesisht në fushën e Aviacionit Civil, ku edhe vetë Balluku gëzon një eksperiencë të gjatë. Maksim Et’hemaj aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, dhe me një përvojë 22 vjeçare në menaxhimin e trafikut Ajror. Por përvoja e Et’hemajt, fal lidhjeve të forta me Belinda Ballukun, apo familjarëve të tij, është po ashtu e suksesshme edhe në kontrata me qeverinë. Sipas standartit rilindas, bashkëpunëtorët e afërt të shefe Belës shpërblehen me licensa po me firmë të saj.
Në tetor të vitit 2020 themelohet kompania GREEN PLUS ENERGY me aksionere shtetasen Eva Kjaer dhe administrator shtetasin Gjergj Pano. Objekt i aktivitetit: Implementimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese te energjise – elektrike, fotovoltaike, dhe gjithe llojeve te tjera te prodhimit te energjise dhe veprave ndihmese ne gjithe territorin e Shqiperise.
Pra aktiviteti që ka zgjedhur zonja që jeton jashtë Shqipërie e me profesion shef kuzhine është prodhimi i energjisë nëpërmjet impianteve fotovoltaike. Eva Kjaer, kuzhinierja, me ambicie për investime në energjetikë, rezulton të jetë motra e Drejtorit të Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, kurse shtetasi Gjergj Pano është vëllai i gruas së Maksim Et’hemaj. Të dhëna të mjaftueshme këto, që në datë 28 prill të vitit 2023, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë t’i hapë rrugë firmosjes së kontratës “Për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MW, dhe veprave ndihmëse, në Njësinë Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier”, ku aktualisht Belinda Balluku drejton fushatën elektorale.
Në një kohë record, vetëm një muaj më pas, leja e firmosur nga Balluku, merr edhe vulën e KKT, që i miraton lejen zhvillimore. Pra gjithë kjo urgjencë për të miratuar këtë kontratë të majmë për motrën e Drejtorit Et’hemaj, për një kompaninë që nuk ka asnjë të ardhur dhe 0 m2 tokë në pronësi.
Dy muaj pasi është miratuar leja zhvillimore nga KKT në korrik të vitit 2023, Eva Kjaer vendos të shes 40% të aksioneve kompanisë 4 A-M në vlerën 40.000 lekë. Deri këtu kushdo do të mendojë që është një marrëdhënie normale biznesi por bilancet e kompanisë flasin ndryshe. Në bilancin e vitit 2020 pasqyrohet se kompania ka në llogari vlerën 34.500.000 lekë e cila sipas sqarimeve pasqyrohet si garanci paraprake për kryerjen e punimeve. Kjo vlerë e konsiderueshme nuk është kontribut i ortakut të kompanisë dhe nuk identifikohet se kush i ka parapaguar. Për vitet 2021,2022 kjo vlerë qëndron në llogari bankare e pandryshuar. Në bilancet e vitit 2021 dhe 2022 pasqyrohet dhe një tjetër pagesë, ajo për Bashkisë Fier për marrjen me qëra të tokës. Specifikisht për vitin 2021 është paguar 221.000 lekë qera toke dhe në vitin 2022 është paguar 121.000 lekë. Një vlerë qesharake qeraje 120 euro në muaj për 30.000 m2 tokë sipas përcaktimeve në studimin e paraqitur pranë KKT. Në bilancin e vitit 2023 identifikohet më në fund se kush ishte bamirësi që i dha rreth 340.000 euro pa interes për 3 vite kompanisë së motrës së Drejtorit të Aviacionit Civil i cili më parë ka mbajtur dhe detyrën e rëndësishme në ANTA, atë të Drejtorit të Përgjithshëm Teknik. Sipas të dhënave rezulton se tashmë vlera 34.500.000 nuk paraqitet më si parapagim por si hua e dhënë nga ortaku 4 A-M shpk.
Pra, e thënë më thjeshtë, motrës së drejtorit i lind dëshira t’i futet biznesit energjitik në Shqipëri dhe pse dekada në emigracion dhe me profesion kuzhuniere. Për të realizuar këtë dëshirë sepse duhen disa para e garanci në ndihmë i vjen kompania bujare 4 A-M dhe Bashkia Fier. Njëra bamirëse me para dhe tjetra bamirëse me toka shtet.
Por a është kjo rastësi? Në kohën kur 4 A-M tregohej bamirëse me kompaninë e të motrës, ANTA i jep asaj 3 tendera në vlerën 500 mijë euro. Konkretisht në vitin 2018, mes ANTA-s dhe 4 A-M lidhet kontrata për “Blerje AC specifik sipas nevojave te Teknikes” me vlerë 2. 5 milionë lekë. Në prill të vitit 2019, në një tender pa garë dhe flamur të kuq, 4 A-M merr 29. 3 milionë lekë për “Shpenzime mirëmbajtje dhe blerje pjesë ndërrimi e sistemeve të instaluara në Administratë”. Dhe në fund të vitit 2021 merr tenderin tjetër me vlerë 20.5 milionë lekë pa garë e me flamur të kuq. Të gjitha këto procedura të përfituara nga 4 A-M pranë ANTA (ALBCONTROLL) në vlerën 500.000 euro janë në periudhën kur Drejtori Drejtorisë Teknike është pikërisht vëllai i Eva Kjaer shtetasi Maksim Et’hemaj. Nuk duam të akuzojmë askënd por këto veprime ngrenë dyshime të arsyeshme që SPAK të hetojë.
Një tjetër problem i konstatuar në këtë projekt është kategoria e tokës, e cila nuk e lejon miratimin e ndërtimit të nje Impianti Fotovoltaik, pasi sipas projektit është thjesht “ranishte” por pa përcaktuar kategorinë. Ky fakt penal gjendet gjerësisht në kontratat e firmosura nga Balluku për Shqipërinë Superfuqi Energjitike por që do të jetë objekt i një tjetër emisioni.Kompania ‘4-AM’, bën bashkë ‘5B’ dhe ‘5D’
Belinda Balluku dhe mëkëmbësit e saj urdhëruan vartësit për një valë sulmesh dhe censurimi ndaj emisionit Plug, siç rasti i urdhërit të zv. Drejtoreshës së Doganave Monika Dushku. Pikërisht ky reagim shtyu edhe më tej emisionin Plug të investigonte se cila ishte arsyeja e këtij angazhimi dhe çfarë fshihej pas. Investigimi do të na çonte një një aferë edhe më të madhe. Nga denoncimet e mbërritura në redaksinë tonë dje nga kqyrja e dokumenteve rezultojnë një sërë kompanish dhe individësh të përfshirë në këtë skemë të pagëzuar si 5 B e Belinda Ballukut. Bie në sy që në krye të kësaj skeme qëndron kompania 4 AM.
MD GREEN ENERGY është një tjetër kompani e krijuar nga hiçi që mori më pas leje për ndërtim parqesh fotovoltaike. Kjo kompani u themelua në mars të vitit 2022 me aksioner, DABAR 50% (Reni Metaliaj) dhe I.D.K me 50% të aksioneve të tjera. Objekti i veprimtarisë është “Prodhimi i energjisë duke shfrytëzuar burime hidrike, diellore etj”. Në korrik të vitit 2024 administrator emërohet Nikë Shanku, i cili veç i punësuar pranë kompanisë 4 A M është edhe pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë. Sipas raportit të OST, kjo kompani në datën 21.03.2022 ak aplikuar për ndërtimin e një parku Fotovoltaik (80 MË) dhe ka marrë brenda 9 ditëve opinionin paraprak në OST.
Edhe në këtë rast, brenda një kohe rekord, në maj të vitit 2024 KKT ka miratuar projektin me objekt: Leje Zhvillimi për objektin: “Park Fotovoltaik “MD”, me vendndodhje Bashkinë Fier”, me subjekt zhvillues bashkimin e përkohshëm të shoqërive “Md Green Energy” sh.p.k dhe “Ozgun Insaat Taahhut Sanayi Ve Ticaret” L.t.d. Projekti sërish do të ndërtohet në zonën e preferuar të Belinda Ballukut.
Po le të ndalemi pak tek kompania DABAR, pronare me 50 % e Md Green Energy, e cila është përfituese lejes për ndërtimin e parkut fotovoltaik. Kjo kompani u themelua në vitin 2016, nga Reni Metaliaj, i cili në atë kohë ishte vetëm 26 vjeç. Reni Metaliaj figuron në gjendjen civile të vëllait Artan Metaliaj, i cili është i martuar me shtetasen Elsa Metaliaj, Drejtore e Burimeve Njerëzore pranë kompanisë 4 -AM. Por i riu që iu fut biznesit me kompaninë e tij, rezulton edhe vëllai i Ardit Metaliajt, pronarit të vetëm të kompanisë 4 A M. Deri në vitin 2018, administrator i kësaj kompanie është shtetasi Ermal Tahiraj, i cili nga sa do të rezultojë më pas, ka krijuar një tjetër kompani që do të përfitojë miliona euro fonde publike. Në vitin 2018, administrator i DABAR emërohet Arjan Ismajlisufaj, funksion të cilin do e mbaj deri në vitin 2021, kur në vend të tij do të caktohet Fationa Gashi që më parë punonte si përkthyese pranë kompanisë 4 A-M. Prej vitit 2017 deri në vitin 2023, kompania deklaron një xhiro të madhe por me një fitim minimal.
2017 faturon 97.000.000 lekë me nje fitim minimal 400.000 lekë.
2018 faturon 32.000.000 lekë me fitim 300.000 lekë.
2019 faturon 103.000.000 lekë dhe fitim 711.000 lekë.
2020 faturon 155.000.000 lekë me një fitim 760.000 lekë.
2021 faturon 129.000.000 lekë me një fitim 670.000 lekë.
2022 faturon 116.000.000 lekë me një fitim 500.000 lekë.
2023 faturon 16.000.000 lekë me një fitim 100.000 lekë.
Në nëntor të vitit 2024 kompania vendos të rris kapitalin në vlerën 1.4 milion euro në natyrë pasi aksioneri kryesor që në vitin 2016 rezulton pronar i një toke në Mëzez. Reni Metaliaj në moshën 26 vjecare rezulton se ka patur të ardhura të blejë një pronë e cila është rivlersuar në vitin 2016 në vlerën 1.4 milion euro. Pikërisht kjo pasuri ngre dyshime të mëdha, dhe i takon SPAK të hetojnë burimin e të ardhurave të këtij shtetasi. Në mars të vitit 2021 kjo kompani rezulton se kishte vetëm 3 të punësuar: Reni Metaliaj ( pronari); Arjan Ismajlisufaj ( drejtor) dhe Renada Goçaj (ekonomiste). Por edhe pse kompani me vetëm 3 punonjës, DABAR ka përfituar 1 kontratë publike në institucionet e varësisë së Belinda Ballukut: Në vjeshtën e vitit 2020, kjo kompani sëbashku me kompaninë tjetër ILIRIADA shpallen fituese të tenderit me vlerë 120 milionë lekë nga OSSH me object “Transformator fuqie TL/TM për N/Stacione kritike (Rexhepaj ; Jagodinë)”. Nga analizimi i i bilanceve rezulton se kjo kompani që nga themelimi ka faturuar 648.000.000 lekë ose 6.4 milion euro me vetëm 3-4 punonjës e mbi të gjitha nuk jepen të dhëna se nga cila kompani i ka përfituar këto të ardhura të cilat dyshohen se janë përdorur për të rritur shpenzimet ose për të qarkulluar para në kompaninë DABAR, e më pas për të vazhduar nga kjo e fundit biznesin e ndërtimit. Skema të njohura këto, që edhe më herët janë bërë objekt hetimi nga SPAK.
Zinxhiri i kompanive vijon me ILIRIADA, me të cilën DABAR fitoi tenderin nga OSSH. ILIRIADA është themeluar që prej vitit 1994 dhe deri në vitin 2018, kjo kompani kishte në rastin më të mirë një fitim minimal ose në përgjithësi rezulton me humbje.
Në shkurt të vitit 2018 aksion blihen 71% nga Eduart Tahiraj dhe 29% Arjan Latifi. Arsyen e blerjes së kësaj kompanie do ta kuptoni në vijimin e investigimit.
Eduart Tahiraj është punonjës i kompanisë 4 A-M dhe vëllai i tij, Ermal Tahiraj rezulton deri në prill të vitit 2018 administrator i kompanisë DABAR e me pas rezulton i punësuar Drejtor pranë kompanisë ILIRIADA.
Administrator i kompanisë është Gazment Kuliçi lidhje familjare e Elsa Metaliaj (Kuliçi), pra brenda rrethit familjar të pronarit të kompanisë 4 A-M.
Gjatë investigimit PLUG ka gjetur se vetë Eduart Tahiraj ne vitin 2018 ka qënë punonjës i kompanisë 4 A-M.
Sipas këtij vendimi të KPP me subjekt ankimues 4 A-M shpk në faqen 8 të vendimit rezulton se kjo kompani ka dorëzuar dokumentacionin se shtetasi Eduart Tahiraj ishte punonjës i tyre me profilin “SPECIALIST PËR PUNIME NË LARTËSI”
Rezulton se kompania 4 A-M nuk është vetëm vetë shumë e suksesshme në përfitimin e fondeve publike, por të suksesshëm janë edhe specialistët e saj. Me kompaninë e blerë, punonjësi i 4 A-M rezulton përfitues i miliona eurove tendera publik.
Specialisti Tahiraj me kompaninsë ILIRIADA kanë fituar disa kontrata publike:
REF-82809-12-22-2020
Bashkia Kamëz
Ndërtimi i rrjetit KUZ dhe furnizimi me uje i zones Valias i Ri
633.061.314 lekë
ILIRIADA & 4-AM
REF-36888-07-21-2022
Bashkia Krujë
Riforcimi i njesive te banimit ne ndertesa(pallat), te cilat do te rikonstruktohen apo riparohen ne kuader te procesit te rindertimit (Programi i Rindertimit)
497.093.331 lekë
ILIRIADA & ARKONSTUDIO
REF-83477-12-30-2020’
Bashkia Pogradec
Përfundimi i gjithë rrjetit të Kanalizimeve të Ujrave të ndotura në Njësinë Administrative Pogradec dhe Njësisë Administrative Bucimas”
783.315.997 lekë
ILIRIADA & 4-AM
REF-65460-07-14-2020
Autoriteti Rrugor Shqiptar
Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Jugor
160.971.702 lekë
ILIRIADA & GREEN FARM & 4-AM
REF-91077-03-25-2021
Autoriteti Rrugor Shqiptar
“Ndërtim i lidhjes së rrugës së Oroshit me rrugën e Kombit”
115.965.000 Leke
ILIRIADA & 4-AM
REF-80060-11-26-2020
Drejtoria Rajonale e OSSH Fier
Rikonstruksion i i kabinave
91.539.798 lekë
ILIRIADA & 4-AM
REF-78163-11-10-2020
Drejtoria Rajonale e OSSH Durres
Ndertimi i rrjetit TM 20kV
159.477.902 lekë
ILIRIADA & 4-AM
REF-72985-09-24-2020
Drejtoria Rajonale e OSSH Elbasan
Rikostruksion i rrjetit TU me kabell ABC ne Belsh
232.988.238 lekë
ILIRIADA & 4-AM
Posta Shqiptare
Rikonstruksion zyrash
55.000.000 lekë
ILIRIADA & 4-AM
REF-34473-06-27-2022
Sh.A Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Tirane
Përditësimi i versionit të softëare të sistemit operativ dhe hardëare në HEC Koman
223.500.000 lekë
ILIRIADA & DIVITECH
Kryesisht tenderat e marrë nga kjo kompani, por edhe në bashkëpunim me 4 AM dhe kompani të tjera, po pjesë e skemës, janë nga institucione në varësi të Belinda Ballukut, si dhe disa bashki të drejtuara nga socialistët. Kjo kompani për periudhën 2019-2024 ka përfituar vetëm nga Bashkia Kamëz dhe Krujë ka përfituar 1 miliard e 172 milionë lekë. Por ka edhe shumë pagesa për prokurimet e tjera që nuk rezultojnë në thesar. Ndërkaq në total, tenderat publik të fituar nga Eduart Tahiraj janë në vlerën 2.9 miliardë lekë ose 29 milion euro dhe shumica në bashkëpunim po me punëdhënësin e e tij Ardit Metaliaj. E nëse do t’i hedhim një sy tenderave, pjesa më e madhe e tyre janë pa garë e me flamur të kuq. Sipas të dhënave nga bilancet, faturimi i kësaj kompanie për periudhën 2019-2023 është 2.2 miliardë lek dhe rezulton se kjo kompani ka si aktivitet, përfitimin e fondeve publike me ndihmën e 4 A-M shpk.
Zinxhiri vijon me kompaninë koncesionare HENZ ENERGY. Aksionerë të kësaj kompanie janë SHQIPONJA-M me 43% të aksioneve, KLENIS 52% të aksioneve dhe ILIRIADA me 5 %. HENZ ENERGY u themelua në vitin 2009 dhe përfitoi nga Ministria e Energjitikës kontratën koncensionare për ndërtimin e heceve DARS 1, 2 DHE 3. Në shkurt të vitit 2018 pasi ILIRIADA blihet nga aksionerët e rinj, ndyshojnë edhe kuotat në kompaninë koncensionare. Nga 5 %, ILIRIADA tashmë do të zotërojë 92% të aksioneve në kompaninë koncesionare, KLENIS tashme do të zotërojë vetëm 8%. Pikëpyetje të mëdha ngrihen edhe për shkak të vlerës qesharake të blerjes së aksioneve, për vetëm 87 mijë lekë. Ky veprim nuk ka asnjë llogjikë ekonomike pasi deri në atë kohë ishin investuar rreth 90 milionë lekë për ndërtimin e hidrocentralit e mbi të gjitha ndryshe nga shitja e parë e aksioneve, për këtë shitje ka dyshime se nuk është marrë miratimi nga Ministria e Energjitikës pasi nuk cilësohet në kontratë. Pasi në skenë futet Eduard Tahiraj, pronar i ILIRIARDA-s dhe punonjës i 4 A, në vitin 2018 vlera e investimit 10-fishohet dhe shkon në 832 milionë lekë. Në vitin 2019, tek HENZ ENERGY del në skenë edhe një emër shumë i përfolur në skandalet korruptive të 5D, por tashmë edhe në 5B, Redi Molla.
Në datën 4.12.2019 Selim MOLLA, babai i REDI MOLLA 5D, blen nga ILIRIADA 7% të aksioneve për vetëm 7000 lekë. Dhe fill pasi kësaj vlera e investimit shkon në rreth 900 milionë lekë, dhe kompania deklaron për herë të parë të ardhura. Në vitin 2021 kompania regjistron një barrë siguruese nga ku mësojmë të dhënat se kontrata koncensionare është ndryshuar në shtator të vitit 2018 vetëm 7 muaj pasi aksioner bëhet punonjësi i kompaninsë 4 A M. Në vitin 2020 kompania deklaron faturim 193.000.000 lekë. Po në 2021 adresa kryesore ndryshohet nga Pallati 4-AM te kompleksi SQUARE 21. Në dhjetor të vitit 2021 Selim Molla vendos të revokoj kontratën e blerjes së aksioneve dhe të largohet nga kompania. Gjurma e përfshirjes së Selim Mollës, hap një tjetër drejtim po aq të mbushur me skandal. Ndërsa me këtë kompani, Selim Molla kryete blerje e shitje aksionesh, Drejtoria e Ujësjellës kanalizimeve, e drejtuar nga Redi Molla, shndërrohet në një minierë ari për përfitimin e tenderave nga kjo kompani. Por jo vetëm, nga Ujësjellës kanalizimet, 4 A-M ka fituar disa tendera në vlerë disa miliona euro, direkt nga Bashkia e Tiranës, përfshire dhe 2 tendera në bashkëpunim me kompaninë 5 D, për demolimin e pallateve pas tërmetit në zonën e 5 Majit.
Në total, 4 A M në këtë periudhë ka përiftuar mbi 13 milionë euro nga Ujësjellës Kanalizimet dhe nga Bashkia Tiranë, e shumë prej tyre janë pa garë e me flamur të kuq.
Nga investigimi i kompanisë koncesionare, nuk jepen të dhëna se kush i ka kryer punimet ndërtimore në bilancet e Henz Energy. Por kjo kontratë rezulton të jetë amenduar disa herë. Pasi blihet nga punonjësi i 4-AM, Damian Gjiknuri amendon sërish kontratën pasi ndryshohet projekti dhe më pas KKT e drejtuar nga Edi Rama miraton gjithashtu rishikimin dhe shtyrjen e afateve për lejen ekzistuese të HEC Darsi 1 dhe 2 në përroin e Darsit në Klos nga Henz Energy shpk.Afera ‘5B’ zhyti Shqipërinë në terr energjitik, skandali me përmasa ndërkombëtare
Një rrjetë e qepur mirë, për thithjen e tenderave dhe fondeve publike nëpërmjet kompanive të krijuara rishtazi nga punonjës të së njëjtës Shoqëri, 4 AM.
Tashmë kemi mbërritur në majë të piramidës, tek kompania mëmë, me pronar të vetëm Ardit Metalia, që në 5 vite ka përfituar plot 128 milionë euro fonde publike. Siç do ta mësoni në vijim, këto abuzime financiare kanë shkaktuar edhe pasoja me përmasa rajonale, deri në kolaps energjetik për të gjithë Ballkanin.
Ndërsa për kompanitë e çelura në emër të punonjësve të 4 AM flitej për miliona euro, tenderat e përfituara drejtëpërsëdrejti nga Ardit Metalia shkojnë në një tjetër nivel, në qindra milionë euro.
Në total, për periudhën kohore 2019-2025, tenderat e marra drejtë për së drejti nga 4 AM përllogariten në 12. 8 miliardë lekë ose 128 milionë euro. Një ndër tenderat e kësaj kompanie do të jetë edhe objekt investigimi, pasi pasojat e krijuara pikërisht nga ky tender kanë qenë me përmasa ndërkombëtare.
Bëhet fjale për tenderin e OST, “Spostimi i linjave që preken nga gjurma e aksit rrugor Thumanë – Vorë – Kashar dhe instalimi i shtyllave të demontuara Fier- Rrashbull” në vlerën 3.7 milion euro. Sipas përcaktimeve teknike kjo kompani do të duhet të spostonte linjat e transmetimit që ishin në gjurmën e rrugës që do ndërtohej në aksin Thumanë-Kashar. Tenderi me firmën e Skerdi Drenovës, mban datën 21 nëntor të vitit 2023 dhe sipas opendata ai kështë klasifikuar me Flamur të Kuq pasi ka konkuruar vetëm kompania 4 A-M shpk. Deri këtu për standartin e Belinda Ballukut nuk do të kishte asnjë problem pasi tendera në shkelje flagrante të ligjit të prokurimeve jepen vazhdimisht por ky tender do i shkaktonte Shqipërisë një problem më madhor.
Sipas një publikimi ekskluziv të portalit Hashtag.al, pikërisht ky tender do të shkaktonte kolapsin e sistemit të trasmetimit në Shqipëri.
Më 21 qershor të këtij viti 2024, papritur u shkëput energjia elektrike në pjesën dërrmuese të Shqipërisë për afro 30 minuta e njëjta gjë kishte ndodhur dhe në Malin e Zi, Bosnje e në Kroaci.
Belinda Balluku shpjegoi për mediat se kolapsi i ndodhur orientonte si shkak një problem me mbingarkesën e rrjetit për shkak të temperaturave të larta dhe përdorimit të instrumenteve të kondicionimit.
Por një raport i hartuar nga vartësit e saj në OST raportonte se problematika nuk ishte ngarkesa e kondicionerëve, por pikërisht linjat e transmetimit të cilat do të spostoheshin nga kompania 4 A-M, objekt i tenderit që ju raportuam më sipër.
Raporti zbulon se tre linja transmetimi në momentin që ndodhi ngjarja ishin jashtë funksioni, sepse në ato linja po bëheshin punime për ndërtimin e rrugëve të reja, përfshirë rrugën Kashar-Thumanë. OST-ja pranon zyrtarisht se vendi ynë prej kohësh mban të stakuara tre kapilarë interkonjeksioni që lidhen me ndërtimin e rrugëve të reja, ato janë:
-Linjat që kalojnë pranë rrugës Thumanë-Kashar,
-Linja që kalon pranë rrugës së re që po ndërtohet në unazën e jashtme të Tiranës
-Linja Fier-Babicë
OST
Regjimi i punes para ngjarjes:
-Gjendja e elementeve ne Sistemin e Transmetimit OST (perfshire ndryshimet nga skema normale):
a) Rrjeti 400 kV
1. Ne n/st Koman220 AT (400/220 kV, 315 MVA) vazhdon jashte pune nga ora 21.01 e dt 21.10.2023.
2. Linja L400 Koman-Tirana2, e pershtatur me tension 220 kV: lidhje e saj ne shtyllen Nr.5 me linjen L220-15/1 Tirana2-Tiranal, si dhe me linjen L220-13/1 Koman-Tirana2 ne portal ne n/st Koman220; skema te konfiguruara provizorisht, te diktuara nga traseja e autostrades Thumane-Kashar.
3. Linja L400 Koman-KosovaB e stakuar dhe e tokezuar ne te dy skajet; diktuar nga dalja jashte pune e linjes L400 Tirana2-Koman (e pershtatur me tension 220 kV) dhe qenia jashte pune, prej kohesh, e AT (315 MVA, 400/220 kV) ne n/st Koman400.
b) Rrjeti 220 kV
1. Linjat L220-13/1 Koman-Tirana2 dhe L220-14/2 Kolacem-Tirana2 vazhdojne jashte pune, ne parapergatitje per demontim te disa shtyllave ne aksin e autostrades Thumane-Kashar dhe kalim te tyre ne trase te re.
2. Linja L220-16 Fier-Babice e stakuar dhe tokezuar nga dt 26.04.2024, ora 10.35; lartesim shtylle ne kuader te punimeve te reabilitimit te linjes L110-21/3 Fier-Lushnje dhe shtrim percjellesi ne qarkun e dyte te saj.
3. Linjat L220-5,6 Tiranal-Elbasanı vazhdojne jashte pune, te stakuara dhe tokezuara nga ora 09.30 e dt 17.06.2024; punime per lartesim shtylle ne kuadrin e ndertimit te unazes se jashteme te Tiranes.