Ministria e Financave dhe Autoritetet Kontraktuese kanë shkëmbyer qëndrime kontradiktore pas konstatimeve të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili gjeti se për vitin 2024 nuk është publikuar raporti vjetor mbi performancën e kontratave të koncesionit dhe Partneriteteve Publike-Private (PPP), pavarësisht detyrimit ligjor.
Sipas Ministrisë së Financave, raportimet nga Autoritetet Kontraktuese bëhen në zbatim të ligjit nr. 125/2013 dhe udhëzimeve përkatëse, dhe kërkesat për informacion janë të vazhdueshme. Megjithatë, shumë prej raportimeve rezultojnë të paplota, me të dhëna të pasakta ose të munguar, duke vështirësuar përgatitjen e dokumentacionit final.
Ministria sqaron se udhëzimi nr. 5 i vitit 2019 përfshin një listë prej nëntë rreziqesh që duhet të monitorohen për çdo kontratë koncesionare, nga vonesat në ndërtim dhe devijimet e kërkesës, deri tek risqet financiare, ndryshimet e ligjit dhe rinegocimet e kontratave.
Ndërkohë, pas krijimit të Drejtorisë së Risqeve Fiskale sipas strukturës së re të miratuar në tetor 2024, Drejtoria e Koncesioneve pohon se nuk mund të kryejë detyrat që tashmë i përkasin një njësie tjetër.
Ajo thotë se mund të asistojë në evidentimin e risqeve, por jo të marrë përgjegjësi jashtë kompetencës. Për këtë arsye, ministria e pranon rekomandimin vetëm pjesërisht.
Nga ana tjetër, grupi i auditimit nënvizon se raporti i performancës së PPP-ve për 2024 mungon dhe se kjo bie ndesh me nenin 10 të ligjit nr. 125/2013, i cili e detyron ministrin përgjegjës për financat të përgatisë dhe publikojë raportin si aneks të raportit vjetor të buxhetit. Mungesa e tij konsiderohet shkelje e detyrimeve ligjore dhe rrezikon transparencën e monitorimit të kontratave koncesionare. Auditimi kërkon që Ministria e Financave të vlerësojë problematikat e konstatuara dhe të forcojë rolin e saj në reduktimin e risqeve fiskale që burojnë nga PPP-të.
Në rekomandimet e dhëna, kërkohet që titullari i Ministrisë së Financave të përcaktojë përgjegjësitë për mos-publikimin e raportit dhe të sigurojë finalizimin e tij në kohë, ndërsa Drejtoria e Koncesioneve duhet të marrë masa imediate për përgatitjen dhe publikimin e dokumentit.
Po ashtu, i kërkohet ministrisë që në bashkëpunim me Autoritetet Kontraktuese të përmirësojë procesin e monitorimit dhe saktësinë e të dhënave financiare dhe jofinanciare të PPP-ve.
Ndërkohë KLSH pohon se drejtuesi aktual i Drejtorisë së Koncesioneve mohon përgjegjësinë për periudhën e audituar, duke theksuar se është emëruar në këtë detyrë në shkurt 2025 dhe se gjatë procesit të auditimit nuk është kontaktuar nga grupi i punës, as nuk i është kërkuar informacion zyrtar.
Ai argumenton se viti 2024 nuk mbulon periudhën e ushtrimit të detyrës së tij dhe se çdo pretendim duhet të referohet kompetencave dhe përgjegjësive të institucionit gjatë atij viti.
Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, raporti vjetor i performancës së kontratave koncesionare për 2024 nuk është publikuar dhe rekomandimi për përmirësime mbetet i pazbatuar. Situata ngre shqetësime për transparencën e sektorit të PPP-ve dhe rrezikun fiskal që mund të rëndojë mbi financat publike në mungesë të monitorimit të rregullt.
KLSH raportoi se për vitin 2024 rezultojnë 11 kontrata koncesionare PPP me mbështetje buxhetore. 10 kontrata rezultojnë me pagesa faktike, ndërsa për kontratën koncesionare/PPP “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të integruar” në Triport Vlorë”, plani dhe fakti, rezultojnë 0 lekë.
Në total, plani përfundimtar për këto projekte paraqitet në shumën 13,644,710mijë lekë, ndërkohë që pagesat rezultuan në shumën 13,293,576 mijë lekë, me një realizim në masën 97.4%.
Pagesat vjetore faktike nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, 2.22% e totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2023, duke qenë brenda kufirit të pagesave prej 5% të të ardhurave tatimore faktike./ Monitor
Tag: rezultojnë
-

Qeverisë i dalin “duarsh” koncesionet PPP
-

Qeverisë i dalin ‘duarsh’ koncesionet PPP

Pagesat vjetore faktike nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, 2.22% e totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2023, duke qenë brenda kufirit të pagesave prej 5% të të ardhurave tatimore faktike
r./ Monitor/
-

VIDEO/ Rrugë të përmbytura e banesa nën ujë, dy të zhdukur nga moti i keq në Itali
Moti i keq ka goditur veriun e Italisë. Dy persona rezultojnë të zhdukur që nga mëngjesi i të hënës. Bëhet fjalë për një 35-vjeçar dhe një të moshuar.
Ekipet e emergjencës dhe ekipet zjarrfikëse janë angazhuar për t’i ardhur në ndihmë banorëve të zonës dhe po punojnë për të gjetur personat që rezultojnë të zhdukur.
Ndërkohë një person është shpëtuar pasi ishte bllokuar në rrënoja. Si pasojë e motit të keq rrugët janë të përmbytura, banesat ndodhen nën ujë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të shmangin lëvizjet për shkak të motit të keq. -

Numri i të vdekurve në Meksikë rritet në 64, ndërsa 65 rezultojnë të zhdukur
Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në pesë shtete meksikane ka arritur në 64, ndërsa më shumë se 65 persona rezultojnë të zhdukur.
Kjo u raportua nga koordinatori kombëtar për mbrojtjen civile.
Shtetet e Veracruz, Puebla, Hidalgo, San Luis Potosi dhe Querétaro ishin më të prekurat.
Në Veracruz, shirat kanë prekur 40 komuna, duke rezultuar në 29 vdekje dhe 18 të zhdukur.
Në Puebla, 23 komuna u dëmtuan, 13 persona vdiqën dhe 4 persona rezultojnë të zhdukur.
Në Hidalgo, ku u prekën 28 komuna, u konfirmuan 21 vdekje dhe 43 persona rezultojnë të zhdukur.
Dymbëdhjetë komuna u dëmtuan në San Luis Potosi dhe tetë në Querétaro, dhe një person u vra.
-

Përmbytjet masive, 20 vajza të mitura rezultojnë të zhdukura. 24 viktima janë regjistruar deri më tani
Bota E Shtunë, 5 Korrik 2025 16:32
24 persona kanë regjistruar të vdekur dhe më shumë se 20 vajza që ndiqnin një kamp veror rezultojnë të zhdukura, pasi shirat e rrëmbyeshëm që ranë për brenda pak orësh në Teksas. Ekipet e kërkimit kryen operacione shpëtimi me varka dhe helikopterë në ujërat e përmbytjeve që lëviznin me shpejtësi, ndërsa qytetarët përdornin mediat sociale, të dëshpëruar për informacion mbi të dashurit në zonë.
Autoritetet thanë se deri më tani janë shpëtuar 237 persona, përfshirë 167 me helikopter. Lajmi vjen pas të paktën 25 cm shiu që ra gjatë natës në Qarkun Qendror të Kerr, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme të një lumi aty pranë.Ekipet kryen dhjetëra operacione shpëtimi dhe ekipet e ndihmës së shpejtë vazhduan të kërkonin për ata që rezultuan të zhdukur. Kjo përfshin më shumë se 20 vajza të zhdukura nga kampet verore.
Fëmijët e zhdukur po ndiqnin një kamp të krishterë përgjatë lumit Guadalupe. Helikopterë, nëntë ekipe shpëtimi dhe njerëz në terren po kryejnë një kërkim masiv, sipas Patrick. Ai thotë se kërkimi do të vazhdojë gjatë natës. -

Tragjedi në Indi, të paktën dy të vdekur nga shembja e një ure! Disa rezultojnë të zhdukur
Një ngjarje tragjike është shënuar në shtetin perëndimor të Maharashtrës, Indi, ku një urë mbi një lumë është shembur në një zonë të njohur turistike.
Sipas agjencisë Press Trust of India, të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa autoritetet shprehin frikën se disa të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi janë marrë nga rrjedha e ujit.
Pamjet dramatike dhe fotografitë nga vendngjarja tregojnë përmasat e katastrofës dhe përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit për të gjetur të mbijetuar.
Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për shkaqet e shembjes, ndërsa kërkimet vijojnë me intensitet të lartë.
-

Shenjat më të zakonshme në trupin tuaj që tregojnë se po përjetoni stres
Ritmi i shpejtë dhe detyrimet e shumta në përditshmërinë e njerëzve rezultojnë në ankth dhe stres intensiv.
Shpesh, stresi mund të trokasë në derën tonë pa e kuptuar ne dhe të ndikojë në trupin tonë në një nivel që nuk mund ta imagjinojmë.
Ja disa shembuj që tregojnë se mund të jeni shumë të stresuar pa e kuptuar…Skuqje
Stresi dhe një periudhë ankthi mund të rezultojnë në shfaqjen e skuqjeve të ndryshme në lëkurën tuaj. Kjo, në fakt, mund të jetë për shkak të faktit se sistemi juaj imunitar po dobësohet. Në çdo rast, mendimi i një eksperti do t’ju japë përgjigjen se për çfarë shkaktohen.
Rënia e flokëve
Një periudhë e stresit të lartë dhe ngarkesës së lartë të punës mund të bëjë që flokët tuaj të bien për një periudhë kohore. Kjo periudhë mund të jetë deri në pesë muaj.
Dhimbje stomaku
Një nga karakteristikat kryesore të ankthit janë dhimbjet e stomakut. Nëse vëreni se dieta juaj nuk po bën ndryshime dhe dhimbjet e stomakut po shtohen, kërkoni ndihmën e një specialisti.